Shyqyri Beu Archives - Albeu.com

Vrasja e tij u zbulua nga përgjimet në “SKY ECC”, kush është shqiptari që u ekzekutua nga grupet kriminale në Maqedoninë e Veriut
Përgjimet në “SKY ECC”, kanë zbuluar një grup kriminal në Maqedoninë e Veriut.

Goditja e grupit ka sjellë zbulimin e një sërë ngjarjesh kriminale, mes tyre edhe vrasjen e shqiptarit Shyqyri Beu, në 2020 në Shkup.

Kreu i grupit kriminal është Sheval Muaremi, nga fshati Gërcec i cili, nga mediat maqedonase njihet si “bosi i Gërçecit”.

Por kush ishte Shyqyri Beu, i cili njihej në Kryevidh të Kavajës si “Riku Beu”.

Prej muajit mars 2020 Shyqyri Beu, babai i një fëmijë ishte zhdukur pa adresë. Ka qenë bashkëshortja e tij që ka shkuar në ambientet e policisë së Kavajës, ku ka deklaruar largimin e bashkëshortit të saj nga banesa dhe nuk dinte vendodhjen e tij.

Prokuroria e Kavajës, prej datës 10 prill 2020 kishte nisur një procedim për akuzën e “Largimit nga banesa”, kjo pasi nuk kishte asnjë të dhënë se ai mund të ishte rrëmbyer nga persona të tjerë. Më pas ky procedim u pushua nga ana prokurorisë në datën 24 prill 2020.

Sipas burimeve ai kishte kaluar ilegalisht kufirin në Qafë-Thanë, pasi kishte probleme me drejtësisë shqiptare, për shkak se Shyqyri Beu, thonë burimet dyshohej për vjedhjen e një makine.

Trupi i pajetë i Shyqyri Beut, u soll nga Maqedonia e Veriut në Kavajë, ku familjarët e viktimës i dhanë lamtumirën e fundit. Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Kavajës, Shyqyri Beu u gjet i vdekur në 15 maj, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Informacionet thonin se Beu, ishte i implikuar në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë. Ai besohet se ishte në shërbim si korrier për llogari të një grupi kriminal në Elbasan, për të cilat kishte shkuar dhe në Maqedoninë e Veriut.

Referuar dhe informacioneve të mara nga familjarët, Shyqyri Beu, nuk kishte asnjë arsye për të shkuar në Maqedoni, pasi në këtë shtet ata nuk kishin asnjë të afërm./albeu.com

The post Vrasja e tij u zbulua nga përgjimet në “SKY ECC”, kush është shqiptari që u ekzekutua nga grupet kriminale në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

“Sky ECC” trondit botën e krimit në Shkup, goditet banda e drogës, anëtarët akuzohen edhe për vrasjen e shqiptarit Shyqyri Beu në 2020
Bastisjet e policisë në dhe rreth kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkup, të enjten rezultuan në goditjen e një grupi kriminal ndërkombëtar të përfshirë në kontrabandën e kokainës nga Amerika e Veriut dhe i dyshuar për vrasjen e të paktën tre personave.

Të enjten mbrëma, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se policia kishte arrestuar gjashtë të dyshuar, ndërsa një person tjetër ishte arrestuar tashmë në Spanjë.

Spasovski tha se janë ngritur kallëzime penale kundër 16 personave, ndërsa të pa arrestuarit mendohet se janë jashtë shtetit.

“Ky është një nga hetimet më të rëndësishme. Me të po shkojmë drejt bustit të plotë të grupeve kriminale që veprojnë në territorin e Shkupit për më shumë se 30 vjet”, tha ai.

Duke folur për të dyshuarit që besohet se janë jashtë Maqedonisë së Veriut, Spasopvski tha se për ta do të lëshohen urdhërarreste ndërkombëtare, pasi “ne e dimë se ku janë dhe jemi në bashkëpunim të ngushtë me Europolin”.

Luftërat në terren dhe vrasjet e stilit mafioz

Policia tha se kontrolloi rreth 20 vendndodhje në fshatin Grcec afër Shkupit, si dhe në komunën e Çairit në Shkup, gjatë të cilave arrestoi gjashtë të dyshuarit dhe sekuestroi para, makina luksoze dhe sende të tjera.

Një hetim i BIRN, i botuar në shtator 2023, zbuloi se si një varg vrasjesh të kohëve të fundit të stilit mafioz kishin vënë në qendër të vëmendjes botën e krimit në Maqedoninë e Veriut.

Burimet i thanë BIRN për luftërat në terren midis bandave të ndryshme të kontrabandës së drogës nga kryeqyteti, duke përmendur Grcec dhe Çair, ku policia kreu bastisjet, si pika të njohura ku këto banda banojnë dhe veprojnë.

I dyshuari kryesor për formimin dhe drejtimin e grupit që kontrabandonte kokainë dhe kryente vrasje ka inicialet SH. M. është 46 vjeç, është nga Grcec dhe tani ndodhet në paraburgim, shkruan albeu.com.

Ministri Spasovki tha se nga provat e disponueshme, grupi me bazë në Maqedoninë e Veriut kishte dimension dhe lidhje ndërkombëtare.

Ai transportoi 435 kilogramë kokainë nga Brazili në portin belg të Antwerp-it si dhe 106 kilogramë kokainë nga Peruja në portin holandez të Roterdamit. Grupi gjithashtu kontrabandonte drogë nga Belgjika dhe Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.

Spasovski tha se banda ka kryer vrasje dhe dyshohet për vrasje në tentativë të një personi nga fshati Bardovci afër Shkupit, si dhe për vrasjen e një shtetasi shqiptar të gjetur të vdekur në fshatin Matka afër kryeqytetit në maj të vitit 2020.

Bëhet fjalë për vrasjen e Shyqyri Beu alias Riku Beu, i cili u gjet i groposur në 15 maj 2020 në Gorna Matka të Shkupit.

Banda dyshohet edhe për vrasjen e dyfishtë të 5 marsit 2021, kur në Shkup u vranë dy persona me iniciale A.B dhe B.V.

Ministri vuri në dukje gjithashtu se banda po përdorte aplikacionin famëkeq të mesazheve të sigurta Sky ECC.

Spasovski shtoi se hetimi ka të ngjarë të zgjerohet dhe të zbulohen krime të tjera të kryera nga grupi si dhe të goditen bashkëpunëtorët e tyre, përfshirë ata brenda vetë institucioneve të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se publiku do të befasohet kur të dëgjojë emrat e tyre.

“Ka [njerëz] të përfshirë nga shumë institucione, duke nisur nga Ministria e Brendshme, agjencitë dhe ministritë e tjera, në gjykata, prokurori e kështu me radhë. Ka shumë [njerëz] të përfshirë, prandaj thashë se do të habiteni në periudhën në vijim”, u tha Spasovski gazetarëve.

“Duhet të zbulojmë ata që në disa momente bërtisnin, kapeni hajdutin, dhe ishin, në fakt, të lartpërmendurit,” tha ai.

Kjo ka të ngjarë të jetë një nga konferencat e fundit për shtyp të ministrit.

Qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët e Spasovskit dha dorëheqjen të enjten, duke i hapur rrugë krijimit të një qeverie të re teknike, e ngarkuar për të përgatitur vendin për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të planifikuara për në fund të prillit dhe në fillim të majit.

Si pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës, posti i Spasovskit në qeverinë teknike, e cila do të qeverisë për 100 ditë, do t’i shkojë opozitës.

I pyetur nëse kjo mund të rrezikojë hetimin aktual, ai tha: “Askush i gjallë nuk mund ta ndalojë këtë proces”./albeu.com

The post “Sky ECC” trondit botën e krimit në Shkup, goditet banda e drogës, anëtarët akuzohen edhe për vrasjen e shqiptarit Shyqyri Beu në 2020 appeared first on Albeu.com.