shuarja e zjarreve Archives - Albeu.com

Ministria e Mbrojtjes: Si paraqitet situata e zjarreve në vend, janë angazhuar mbi 3000 forca dhe 320 mjete
Në një deklaratë, zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, ka njoftuar sesi paraqitet situata me zjarret në vend. Ajo bën me dije se Prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qenë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana. Gjithashtu njofton se për menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor.

Deklarata:

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike.

Janë shuar dy vatrat në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit në qarkun e Vlorës.

Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.

Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos.

Është shuar një vatër e raportuar në Vorë në fshatin Marikaj dhe fshatin Dushk në bashkinë Lushnje.

Puna vijon prej orëve të para të mëngjesit në shpatin e malit në Balldren, ku tashmë kemi një situatë të normalizuar, në fshatin Shetaj në Durrës, në fshatin Lgjin në Orosh të Mirditës, ku është aktivzuar sërish një vatër si dhe në fshatin Lekbibaj në Tropojë.

Gjatë dy muajve të sezonit veror,Qershor-Korrik  për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Evropës, në të gjithë vendin janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki të vendit.

Prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qënë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana.

Në menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor.

Në dy operacione për shuarjen e zjarreve,  Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë.

Të gjitha strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri.

U bëjmë thirrje qytetarëve të cilësojnë veten pjesë të mbrojtjes civile, të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë zjarret, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre në sipërfaqe më të mëdha. Bashkëpunoni me pushtetin vendor, njoftoni sa më shpejt të mundeni zjarrfikësit! Zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit./albeu.com

The post Ministria e Mbrojtjes: Si paraqitet situata e  zjarreve në vend, janë angazhuar mbi 3000 forca dhe 320 mjete appeared first on Albeu.com.

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, do të dërgojë disa avionë
Pas një kërkese për ndihmë nga Shqipëria, nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ofroi ndihmë për vendin tonë.

Mediat greke shkruajnë se, Greqia po dërgon disa avionë.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë me avionë. Kujtojmë se pak javë më parë përmes avionit grek u bë e mundur shuarja e zjarrit në Sazan./albeu.com

The post Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, do të dërgojë disa avionë appeared first on Albeu.com.

“Janë në servis”, Klodiana Lala “kapet” me Peleshin: Po na fyeni inteligjencën, keni apo jo helikopterë?
Mungesa e helikopterëve të Shqipërisë për përdorim për emergjencat civile ka ndezur një debat të gjerë në vendin tonë.

Në emisionin “Open”, gazetarja Lala kërkoi informacion nga ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi, për sa i përket pyetjes nëse Shqipëria kishte apo jo helikopterë për shuarjen e zjarreve. Insistimi i gazetares ka shkaktuar acarim tek ministri i cili u ankua se nuk po i lihej kohë për t’u përgjigjur.

Ndërsa më tej, Peleshi tha se 3 prej 4 helikopterëve të mundshëm ishin në servis. Sa i përket avionit grek që bëri të mundur shuarjen e flakëve, ministri u shpreh se një i tillë kushtonte 50 milionë euro dhe Shqipëria nuk e kishte të mundur të blinte një të tillë.

DEBATI

Lala: Po na fyeni inteligjencën, keni apo jo helikopterë? Kaq përgjigje duam.

Peleshi: S’përgjigjem nëse s’më lë të përgjigjem. Sikur se kuptoj se çfarë po më pyet. S’mund ta ketë përgjigjen nëse s’më lë të përgjigjem. Ne kemi 4 helikopterë që nuk janë helikopter për hedhje uji nga arji, por janë helikopter ushtarakë për të hedhur ujë sa për të vendosur kova të tilla. Janë helikopter që nuk përdoren për këto emergjenca. Por jo për emergjencat, pikat e zjarreve. Ka një të vërtetë të madhe dhe të trishtueshëm se 3 nga 4 helikopterët tanë janë në kontrata mirëmbajtjesh që zgjaten dhe zgjaten se në Shqipëri ne nuk kemi mundësi dot, operatorë që bëjnë servisin e këtyre helikopterëve. Flota jonë ajrore ka disa dhejtra helikopter. Jemi të detyruar që t’i kontraktojmë ata jashtë.

Lala: Për sa kohë janë në servise?

Peleshi: Jam akoma te presja, skam vënë pikën. Helikopterët janë 3 nga ata janë në servis, në mirëmbajtje. nëse ndonjë thotë se është herezi që janë në servis, nuk shoh çudi. Çuarja e tyre në Itali apo Poloni, kthimi i tyre mbrapsht, apo në momentet e kontrolleve periodike, këto janë probleme që i ka çdo vend Por çfarë kemi bërë ne për të marrë masa. Të gjitha vendet edhe ato më të zhvilluara se ne, që me buxhetin e mbrojtjes nuk i mbulon dot nevojat e veta. Kemi parë listën e avionëve të kontraktuar me qira nga vende të ndryshme. Mekanizmi i vendeve për të përballuar nevojat, është mekanizmi europian i mbrojtjes civile. Jemi në rrugë të mbarë. Pa qenë anëtarë jemi përfitues…

Lala: Komisionerët nuk shërbejnë për të fikur zjarret.

Peleshi: Ata fikin zjarret se shtrojnë çështjet. është një përqindje e vogël e Sazanit që është djegur, nuk është djegur gjithë Shqipëria. Ju thoni se ministri duhej të ndërpriste takimin jashtë.. të lutem tani. Nuk është çështje e një helikopteri. Një helikopter që do të ngrihej, s’do të bënte punë. Ai që u ngrit sot ishte avion Canadair CL 415, 50 mln euro. se kemi mundësinë që të bëjmë një të tillë.

The post “Janë në servis”, Klodiana Lala “kapet” me Peleshin: Po na fyeni inteligjencën, keni apo jo helikopterë? appeared first on Albeu.com.