shtrentimi i mallrave Archives - Albeu.com

Shtrenjtimi i mallrave, më i larti në një dekadë
Çmimet e produkteve që janë bërë objekt i bordit të transparencës po shënojnë rritje të ndjeshme, që e ka origjinën shumë më herët se shpërthimi i luftës në Ukrainë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni i grupit “Bukë dhe drithëra” në muajin shkurt arriti nivelin 6.6%. Kjo rritje çmimesh është më e larta e dekadës së fundit. Hera e fundit që këto produkte shënuan shtrenjtim më të lartë kishte qenë janari i vitit 2012.

Shtrenjtimi i bukës dhe nënprodukteve të drithit ka nisur që në shtatorin e vitit të kaluar. Sipas tregtarëve të miellit, shtrenjtimi është i lidhur direkt me shtrenjtimin e grurit në tregjet ndërkombëtare. Arsyeja kryesore, sipas tyre, kanë qenë të korrat e pakta të drithërave dhe sidomos të grurit në tregjet kryesore prej nga Shqipëria e importon këtë produkt.

Një shtrenjtim të ngjashëm kanë shënuar edhe vaji vegjetal dhe produktet e ngjashme. Inflacioni vjetor i grupit “Vajra dhe yndyra” në shkurt të këtij viti arriti në 10.1%, niveli më i lartë që prej fundit të vitit 2011. Po të shohim trajektoren e grafikut, vala e shtrenjtimit të çmimeve të vajit ka nisur afërsisht prej një viti.

Kjo përputhet me një tendencë të qartë të shtrenjtimit të vajit të lulediellit edhe në bursat ndërkombëtare. Në muajin shkurt, çmimi mesatar i vajit të lulediellit në tregje arriti në mbi 1470 dollarë amerikanë për ton. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2011.

Veç shtrenjtimit të vetë produktit bazë, ndikim të konsiderueshëm në shtrenjtimin e çmimeve për mallrat e importit po japin edhe kostot e larta të transportit detar. Kapacitetet e pamjaftueshme kanë sjellë shtrenjtim të fortë të kostove të transportit, duke filluar që prej vitit të kaluar, madje importuesit shprehen se shpeshherë është edhe vështirë të sigurohet transporti i ngarkesave në kohën e duhur.

Rritja e fortë e çmimit të karburanteve është një zë që ka ndikim të lartë në kostot e të gjitha bizneseve, por është veçanërisht e lartë në bizneset e tregtisë me shumicë dhe distribucionit. Në muajin shkurt, inflacioni i karburanteve arriti nivelet më të larta që prej vitit 2008.

Në ditët e para të marsit, rritja ishte edhe më e lartë, aq sa çmimet prekën nivelet më të larta të shënuara ndonjëherë, pak ditë para ndërhyrjes së qeverisë nëpërmjet bordit të posaçëm./Monitor

The post Shtrenjtimi i mallrave, më i larti në një dekadë appeared first on Albeu.com.