shtrenjtohen Archives - Albeu.com

Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët
Çmimet e qirave për apartamentet 1+1 në zonat më të kërkuara të Tiranës kanë shënuar rritje të ndjeshme nga viti 2024 në 2025, duke reflektuar shtimin e kërkesës, uljen e ofertës dhe ndryshimet strukturore në treg. “Monitor” ka analizuar ndryshimin e çmimeve të qirave për apartamentet 1+1 dhe 2+1 për 11 zona në Tiranë. Çmimet mesatare të qirave janë marrë nga finalizimi i transaksioneve për qiratë të disa prej agjencive kryesore të tregut real estate. Sipas agjencive imobiliare, çmimet mesatare për 11 zonat e analizuara ndikohen ndjeshëm nga vjetërsia e ndërtesës dhe niveli i mobilimit. Një apartament me ndërtim më të vjetër dhe mobilim të konsumuar mund të ketë një çmim më të ulët, edhe nëse ndodhet në një zonë me vlerë të lartë.

Për apartamentet 1+1, çmimet mesatare të qirave në muajin shtator 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, në vlera janë rritur nga 50 deri në 150 euro. Për pronat 2+1, shtrenjtimi në vlerë varion nga 50 deri në 400 euro. Në Tiranë, zona më e shtrenjtë për qiratë e apartamenteve vijon të mbetet pranë stadiumit “Air Albania”. Për banesa 2+1, çmimi mesatar arriti në 1,800 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritën me 13%. Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%.  Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.

Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1. Nga 700 euro në muaj që ishin çmimet vjet, sivjet kanë arritur në 1,100 euro në muaj apo 57% më shumë, për shkak të kërkesës së lartë dhe ofertës së ulët sipas agjentëve imobiliarë. Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024.

Ndryshime çmimesh janë shënuar edhe për qiratë në zonën e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave për apartamente 1+1 arritën në 900 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritën 13%. Për apartamentet 2+1, çmimet arritën në 1,400 euro në muaj, nga 1,200 euro në muaj që ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janë shtrenjtuar 17%. Sipas agjentëve imobiliarë, çmimet në zonën pranë Liqenit Artificial kanë shënuar rritje, kryesisht si rezultat i kërkesës në rritje për apartamente brenda kompleksit “Lake View”, të cilat po përdoren gjithnjë e më shumë për funksione zyrash.

Ani Meta, menaxhere në një nga zyrat e agjencisë real estate “CPM”, thotë se kërkesa më e lartë për prona me qira afatgjatë, veçanërisht nga familjarët, është për zonat pranë Liqenit Artificial, Liqenit të Thatë, Komunës së Parisit dhe pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, të aksesueshme lehtësisht me qendrat e punës dhe institucionet arsimore. Kategoria që kërkon kryesisht banesa me qira janë familjet që nuk kanë mundësi financiare për të blerë një shtëpi, apo ato që e kanë shtyrë blerjen për shkak të kufizimit të buxheteve dhe çmimeve të larta. Sipas saj, kërkesa në rritje nga kjo kategori është një ndër faktorët që ka ndikuar në shtimin e çmimeve të qirave në këto zona.

“Janë zona shumë të kërkuara, kryesisht nga familjarë që parapëlqejnë të qëndrojnë me qira. Këto zona janë afër qendrës, kanë akses të lehtë në institucionet publike, shkollat për fëmijë dhe linjat e transportit urban. Bëhet fjalë për familje që e kanë shtyrë blerjen e një apartamenti për shkak të çmimeve të larta. Ato presin një ulje në treg ose nuk kanë mundësi të blejnë për shkak të kufizimeve buxhetore, që zakonisht variojnë deri në 100 mijë euro”, shprehet znj. Meta.

Në zonat si “Don Bosko” dhe “Zogu i Zi”, çmimet janë rritur nga 11 deri në 17%. Në “Don Bosko” për apartamentet 1+1, qiraja mujore ka arritur 500 euro me rritje 11% krahasuar me vjet. Për apartamentet 2+1, çmimet kanë arritur 700 euro në muaj apo 17% më shtrenjtë sesa në 2024. Për apartamentet e kategorisë 1+1, te “Zogu i Zi” çmimet kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me vjet. Ndërsa qiratë për prona 2+1 kanë arritur në 700 euro në muaj apo 17% më tepër sesa vjet.

Në zonën e “Astirit”, çmimet e qirave kanë mbetur të pandryshuara për të dyja kategoritë e pronave. Qiraja mujore e apartamenteve 2+1 në “Kinostudio”, nga 700 euro, këtë vit kanë arritur 800 euro në muaj, e ndikuar nga kërkesa e lartë veçanërisht prej studentëve pas zhvendosjes në këtë zonë të një universiteti jopublik. Çmimet janë rritur 14% krahasuar me vjet. Në zonën e “Freskut”, çmimet e qirave për apartamentet 1+1 kanë arritur në 400 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet janë rritur me 14%. Për pronat 2+1, çmimet e qirave në këtë zonë kanë arritur 450 euro në muaj. Qiratë janë shtrenjtuar 13%.

“Numri i banesave me çmime nga 300 deri në 350 euro të listuara për qira afatgjatë është shumë i ulët, ndërsa kërkesa për to është e lartë. Kjo kategori pronash, sapo publikohet në faqe, merret menjëherë nga qiramarrësit. Veçanërisht, kjo lloj prone për qira afatgjatë preferohet në zonën e ‘Freskut’ apo deri në ‘Astir’. Më tutje kërkesa është e ulët. Ne kemi prona me qira në këtë nivel çmimi edhe në zonën e Linzës, por kërkesa aty është shumë më e ulët”, pohon Ani Meta, menaxhere në një nga zyrat e agjencisë imobiliare “CPM”.

Pranë Rrugës së Elbasanit, çmimet e qirave për apartamentet 1+1, nga 380–400 euro që ishin në 2021 arritën në 700 euro në vitin 2025. Rritja e çmimeve të qirave për banesat në këtë zonë është 75%. Në ish-Bllok, një nga zonat më të shtrenjta në kryeqytet në vitin 2021, qiratë varionin nga 440 deri në 500 euro, ndërsa në vitin 2025, sipas të dhënave të agjencive imobiliare, çmimet arritën 650 euro.

Krahasuar me qiratë aktuale, rritja e tyre arrin deri në 47% më shumë se viti 2021. Në Komunën e Parisit, çmimet e qirave variojnë nga 370–500 euro në 2021 në 650–800 euro në 2025. Edhe në këtë zonë, çmimet në raport me 2021 kanë shënuar rritje të ndjeshme që varion nga 60 deri 75%. Pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, çmimet e qirave të apartamenteve nga 360–400 euro që ishin në 2021 kanë arritur në 600 euro për apartamentet 1+1 për vitin 2025. Rritja është nga 50 deri në 66%. Pranë stadiumit “Air Albania”, një nga zonat më të frekuentuara dhe të zhvilluara të Tiranës, çmimet e qirave për apartamente të kategorisë 2+1 nga 800–1,060 euro që ishin në 2021, për vitin 2025 arritën në 1,800 euro. Kjo përfaqëson një rritje nga 70 deri në 125% të çmimit.

Edhe në zonat më periferike si “Fresku”, “Astiri”, “Kinostudio”, rritja është gjithashtu e dukshme krahasuar me 2021. Çmimet, në vitin 2021 për apartamentet 1+1 varionin nga 240 deri në 350 euro, ndërsa në 2025, çmimet nisin nga 400 euro deri në 500 euro në muaj. Rritja varion nga 43 deri në 66%.

Rritja e kërkesës për strehim, çmimet e larta të shitjes dhe turizmi nxisin shtrenjtimin e qirave

Agjentët e tregut të qiradhënies dhe ekspertët pohojnë se shtimi i kërkesës për prona me qëllim strehimi dhe çmimet në rritje të shitjes së apartamenteve mbeten ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë drejtpërdrejt në shtrenjtimin e qirave në Tiranë.

“Kërkesa e lartë për qira vjen kryesisht si pasojë e pamundësisë financiare të shumë familjeve të reja për të blerë një apartament, ndërkohë që edhe çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm. Këta dy faktorë kryesorë po ndikojnë vazhdimisht në rritjen e çmimeve të qirave. Veçanërisht në zona si Liqeni i Thatë, pranë Digës dhe pranë shkollës së mesme ‘Petro Nini Luarasi’, ku kërkesa është më e lartë, qiratë janë rritur ndjeshëm. Por në përgjithësi, në të gjithë Tiranën, është shënuar një tendencë në rritje e çmimeve të qirasë dhe nuk pritet ndonjë ulje në periudhën e afërt”, shprehet Dritan Leka, një nga drejtuesit e agjencisë imobiliare “CPM”.

Përveç kërkesës së lartë, rritja e çmimeve të qirave po ndikohet edhe nga rënia e ofertës, pasi gjithnjë e më shumë prona po kalojnë nga tregu i qirasë afatgjatë në atë të qirasë ditore. Kjo e fundit është nxitur së tepërmi nga kërkesa e turistëve. Të huajt parapëlqejnë akomodimin në apartamente me qira ditore, për shkak të çmimeve të lira, sesa në strukturat tradicionale. “Në vitet e fundit, është regjistruar rritje e ndjeshme e çmimeve të qirave në shumicën e zonave kryesore të qytetit. Kjo tendencë lidhet ngushtë me kërkesën e lartë për prona, e cila është fuqizuar nga investimet në njësitë hoteliere me qira ditore, që kanë reduktuar në mënyrë të ndjeshme ofertën e pronave për qira afatgjata.

Gjithashtu, fluksi i shtuar i expatriate-ve (shtetas të huaj që jetojnë përkohësisht ose për një kohë të gjatë në një vend tjetër nga vendi i tyre i origjinës, zakonisht për punë, biznes ose arsye personale) dhe individëve që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri ka kontribuar në rritjen e kërkesës për banesa me qira, veçanërisht në zonat me akses të mirë në shërbime dhe infrastrukturë.

Si pasojë, çmimet e qirave kanë shënuar rritje të qëndrueshme duke krijuar presion në treg dhe duke e bërë më të vështirë gjetjen e apartamenteve me çmime të arsyeshme për banim afatgjatë”, pohon znj. Dhami. Sipas Dritan Lekës, tregu i qiradhënies ditore në vitet e fundit është organizuar kryesisht përmes agjencive të specializuara, të cilat menaxhojnë nga 4 deri në 20 prona secila.

“Një numër gjithnjë e më i madh individësh po blejnë apartamente ose marrin prona me qira afatgjatë, për t’i dhënë më pas me qira ditore. Shumë prej tyre zgjedhin t’ua besojnë menaxhimin e pronave agjencive, kundrejt një tarife të caktuar. Ky model menaxhimi është treguar më efikas sesa menaxhimi i drejtpërdrejtë nga vetë pronari. Kjo, për shkak se kostot operative janë më të ulëta: një pastruese kujdeset për të gjitha pronat e agjencisë, po ashtu edhe një punonjës mirëmbajtjeje mbulon të gjitha nevojat teknike të tyre duke rritur efikasitetin dhe duke ulur shpenzimet për çdo pronë individualisht.

Ky zhvillim ka sjellë rritje të ndjeshme të kërkesës për prona me qira ditore duke ulur ndjeshëm ofertën në treg për qira afatgjatë. Si rezultat, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët të gjejnë apartamente me qira të përhershme, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike”. Stela Dhami, nga “Colliers International Albania”, thotë se shtimi i strukturave të qirasë ditore ka reduktuar ndjeshëm stokun e pronave të disponueshme për qira afatgjatë duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.

“Çmimet vijojnë një trend të qartë rritjeje, veçanërisht në zonat qendrore të qytetit. Kjo lidhet ngushtë me rritjen e numrit të rezidentëve në Tiranë dhe me faktin që stoku rezidencial po shfrytëzohet gjithnjë e më shumë për qëllime të tjera. Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve, të cilët kalojnë disa ditë në kryeqytet. Për pasojë, shumë apartamente në zonat qendrore janë konvertuar në njësi për qira ditore, sipas modelit të platformave si Airbnb. Në Tiranë, një pjesë e konsiderueshme e stokut të pronave rezidenciale po përdoret në funksion të sektorit të hotelerisë. Megjithëse po ndërtohen projekte të reja për hotele, kapaciteti akomodues mbetet ende i ulët për një qytet me këtë nivel të lartë vizitorësh”.

Sipas të dhënave të AirDNA, në prill kishte 23.4 mijë njësi të listuara për t’u dhënë me qira, me rritje prej 38% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, ose rreth 6.4 mijë apartamente apo njësi banimi më shumë. Në prill 2023, kishte vetëm 12.6 mijë njësi të listuara, pra në dy vjet, numri i tyre është dyfishuar. Numri i apartamenteve të disponueshme për t’u marrë me qira në prill 2025 ishte i njëjti me gushtin 2024, kur gjithnjë shënohet rekord për shkak të kërkesës së lartë në kulmin e sezonit.

Rritja e konkurrencës dhe çmimet relativisht të ulëta të qirasë ditore, që variojnë mesatarisht nga 45 euro në shkurt deri në 80 euro në gusht në kulmin e sezonit, së bashku me normën e zënies që luhatet nga 30 në 60%, po e bëjnë këtë biznes të paleverdishëm, pavarësisht kërkesës së lartë për akomodim që ka nga turistët. Treguesi i parë që biznesi i qiradhënies nuk është më aq i leverdishëm është rënia e përqindjes së zënies së njësive të banimit. Në shkurt 2025, norma e zënies ishte 39.3%, nga 42.2% në të njëjtin muaj të një viti më parë. Në mars, treguesi ishte 37.2%, nga 44.1% në mars 2023. Vetëm në prill, zënia ishte pothuajse në të njëjtat nivele, në 46.2%.

Familjet e reja kryesojnë kërkesën për strehim me qira

Teksa oferta është e kufizuar, kërkesa për prona me qira është në rritje. Shtimi i ofertës është një ndër faktorët kryesorë që po shtrenjton qiratë sipas agjentëve të tregut të pasurive të paluajtshme. Dritan Leka, nga agjencia e shitblerjes së pasurive të paluajtshme CPM, pohon se aktualisht kërkesa dominohet nga çiftet e reja që kërkojnë të banojnë në apartamente me qira, pasi e kanë të pamundur blerjen, studentët dhe shtetas të huaj që jetojnë apo punojnë përkohësisht në vend.

Ndërsa  çiftet e reja, sipas agjentes Ani Meta, parapëlqejnë më shumë prona me qira afër zonave të qendrës, për shkak të afërsisë me vendin e punës, për të shmangur përdorimin e makinës. Kërkesa është e lartë edhe në zonat periferike si “Astiri” apo “Fresku” për banesa 1+1 me çmime të lira, por oferta e tyre është e kufizuar. Kërkesa nga të huajt kryesohet nga shtetasit turq, kryesisht të punësuar në sektorin e teknologjisë së informacionit. Këtu përfshihet edhe rritja e kërkesës nga shtetas nga Kanadaja apo SHBA që vijnë në Shqipëri për punësim./Monitor

The post Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët appeared first on Albeu.com.

Fluturojnë çmimet e qirave të apartamenteve në Tiranë
Kërkesa e lartë dhe pakësimi i ofertës nga zënia e pronave për dhënie me qira ditore, ka sjellë rritjen e çmimeve të qirave afatgjatë mesatarisht nga 10 deri në 20% për një vit, sipas Stela Dhamit, menaxheres së agjencisë ndërkombëtare të pronave Colliers International Albania.

Aktualisht, sipas znj. Dhami, çmimet në zonat kryesore të Tiranës, variojnë nga 500 deri në 800 euro për apartamente 1+1. Për apartamentet 2+1, çmimet variojnë nga 800 deri në 2,500 euro.

Ndërsa për apartamente me sipërfaqe më të madhe, qiraja është mbi 2,500 euro në muaj.

Znj. Dhami, thotë se në zonat periferike të kryeqytetit, të cilat njihen për stok cilësor, këto çmime mund të shkojnë nga 4,000 deri në 10,000 euro në muaj për njësi rezidenciale cilësore, si vila me hapësira të mëdha për rekreacion e hapësira të gjelbra përreth ambientit.

“Çmimet e qirave të banimit janë në rritje, një trend i cili vazhdon ndër vite në Tiranë. Rritja nga 10 deri në 20% është e konsiderueshme për nivelin e të ardhurave të konsumatorit shqiptar. Niveli i rritjes është i konsiderueshëm, duke marrë parasysh të ardhurat e familjeve shqiptare.

Përfaqësuesja e agjencisë “Colliers International Albania” parashikon se çmimet e qirave për banim në qendër të Tiranës do të mbeten të larta për vite, nëse vazhdon trendi i fluksit të të huajave.

Si kanë ndryshuar çmimet e qirave në disa zona të Tiranës

Qiratë e apartamenteve në Tiranë, këtë vit janë rritur mesatarisht deri në 50 euro për njësi, krahasuar me vjet, sipas agjentëve imobiliarë.

Sipas tyre, brenda Unazës së Vogël në Tiranë nuk gjen apartamente banimi 1+1, me çmim nën 500 euro në muaj.

Sipas të dhënave të marra nga agjencitë imobiliare, në Tiranë, zona më e shtrenjtë për qiratë e apartamenteve 1+1 vijon të mbetet pranë stadiumit “Air Albania”.

Çmimi mujor i qirasë për këto apartamente është 800 euro, nga 650 euro që ishte vjet. Rritja është 23%.

Ndërsa çmimi maksimal për apartamentet 2+1 ka arritur deri në 1,300 euro, nga 1,200 euro në muaj që ishte vitin e kaluar.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi i qirave për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti deri në 800 euro në muaj nga 750 euro që ishte niveli maksimal i qirasë vitin e kaluar.

Rritja është rreth 7%. Ndërsa për prona 2+1, qiratë variojnë nga 1,000 deri në 1,300 euro, nga 950 deri 1,000 euro në muaj në muajin shtator të 2023.

Brenda Unazës së Vogël, çmimet e qirasë për prona 1+1 janë 500 euro në muaj, ndërsa për njësi 2+1, çmimet maksimale arrijnë deri në 1,000 euro në muaj.

Për apartamentet pranë Komunës së Parisit, me sipërfaqe 1+1, çmimet e qirasë kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me vjet.

Lorina Rada, broker e agjencisë CPM, thotë se në këtë zonë nuk gjen lehtësisht më prona të lira 1+1 që jepen me qira. Ndërsa për prona 2+1, çmimet maksimale vijojnë të mbeten në nivelet e vitit të kaluar, nga 700 deri 800 euro në muaj.

Edhe në zonat si Don Bosko dhe Zogu i Zi, çmimet janë shtrenjtuar. Nga 500 euro në muaj që ishin shtëpitë 1+1 vjet në këto zona, çmimi i qirasë ka arritur në 600 euro në muaj këtë vit. Rritja është 20%.

Ndërsa për prona me sipërfaqe 2+1, çmimet e qirave kanë arritur deri në 800 euro, nga 650 euro që ishte vjet çmimi më i lartë.

Rritje të çmimeve të qirave, ka pasur edhe në zonat periferike. Në zonat si Kinostudio, Astir dhe Fresku, çmimi i qirave në apartamente 1+1 varion nga 350 deri në 600 euro, ndërsa vjet çmimet varionin nga 350 deri në 450 euro në muaj.

Për prona 2+1, çmimet e qirave sivjet variojnë nga 450 deri në 900 euro, nga 350 deri 500 euro në vitin paraardhës.

Dritan Leka, nga agjencia imobiliare CPM, parashikon që në periferi çmimet do të shtrenjtohen sërish, veçanërisht në Astir dhe Paskuqan.

“Në të dyja këto zona, për shkak të zhvillimeve urbanistike dhe infrastrukturore, në vijim do të ketë jo vetëm shtrenjtim të qirave, por edhe të shitjes së apartamenteve. Zhvillimi i tyre do të ndikojë automatikisht te shtrenjtimi i pronës, që tashmë ka nisur të reflektojë ndryshimet”.

Qiraja ditore pakëson stokun e apartamenteve për qira afatgjatë.

Rritja e numrit të turistëve të huaj, të cilët parapëlqejnë akomodimin në apartamente me qira ditore, për shkak të çmimeve të lira, ka rritur ndjeshëm numrin e strukturave rezidenciale të regjistruara në platformat Airbnb dhe Booking.

Stela Dhami, nga Colliers Albania, thotë se shtimi i këtyre strukturave ka zvogëluar stokun e qirasë afatgjatë, duke shtrenjtuar çmimet.

“Çmimet vijojnë trendin e rritjes, sidomos në zonat qendrore, duke ditur që stoku rezidencial është në mënyrë të drejtpërdrejtë i lidhur me fluksin e rezidentëve në qytet.

Duke qenë se në Shqipëri, vitet e fundit vijon të ketë rritje të konsiderueshme të vizitorëve, të cilët në minimum kalojnë disa ditë në kryeqytetin shqiptar, atëherë shumë prej rezidencave në zonat e qendrës janë kthyer në modelin e rezidencave të dhëna me qira ditore. Pra në modelin Airbnb.

Në Tiranë, stoku i pronave po përdoret për hoteleri. Me gjithë projektet që po ndërtohen në hoteleri, përsëri kapaciteti i akomodimit të hotelerisë në Tiranë mbetet relativisht i ulët për një qytet me këtë lëvizje dhe fluks vizitorësh.

Po ashtu, ende nuk kemi një vendimmarrje në nivel lokal ose qendror që mund të ndërhyjë në treg për të limituar këtë stok, i cili në vetvete kufizon stokun rezidencial afatgjatë.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, kjo shkakton presion për rritjen e çmimeve dhe pamundësinë financiare të vendasve për t’u strehuar në njësi rezidenciale me qira afatgjatë.

Të mos harrojmë lëvizjet e zhvilluara në Portugali dhe Spanjë, kundër platformave Airbnb, pasi te rezidentët lokalë është rritur presioni dhe pamundësia e marrjes së një apartamenti me qira me qëllim banimi”.

Teksa oferta është e limituar, kërkesa për prona me qira është në rritje. Shtimi i ofertës është një ndër faktorët kryesorë që po shtrenjton qiratë, sipas agjentëve të tregut të pasurive të paluajtshme.

“Aktualisht, kërkesa dominohet nga çiftet e reja që kërkojnë të banojnë në apartamente me qira, pasi financiarisht e kanë të pamundur blerjen, dhe nga shtetasit e huaj, që punojnë në distancë.

Së fundmi është shtuar numri i të huajve që po zgjedhin të jetojnë në Tiranë, për shkak të kostove më të ulëta sesa vendet nga vijnë. Ne kemi p.sh., klientë nga Kanadaja, që nëse më parë qëndronin në shtëpi me qira ditore, tani parapelqejnë banesa me qira afatgjatë.

Kërkesa kryesohet nga të huajt e profesioneve në fushat si IT, financë apo marketing, që sigurisht kanë fleksibilitetin e të punuarit online”, thotë agjentja për pasuritë e paluajtshme Lorina Rada nga agjencia CPM.

Ndërsa çiftet e reja, sipas zonjës Rada, parapëlqejnë prona me qira afër zonave të qendrës, për shkak të afërsisë me vendin e punës, që të shmangin përdorimit të makinës.

Rritja e çmimeve të shitjes së apartamenteve është një tjetër faktor që po ndikon te shtrenjtimi i qirave, sipas z. Ylli Sula, drejtuesit të indeksit “Key Data”.

“Shtrenjtimi i çmimeve të blerjes ka ndikuar te rritja e qirasë, pasi tarifa më e lartë shkurton afatin e kthimit të investimit të pronës së blerë.

Në treg është shtuar oferta e apartamenteve të dhëna me qira ditore. Kjo ka ardhur për shkak të leverdishmërisë. Nëse një pronar blen një pronë e ka më të leverdishme të investojë për dhënie me qira ditore sesa afatgjatë, pasi për 10 apo 15 ditë nga qiraja ditore, arrin të sigurojë të ardhurat që do t’i merrte për një muaj. Por kjo ka pakësuar ofertën e strehimit për qira afatgjatë.

Ndër të tjera ka rritje të kërkesës nga shumë çifte të reja që e kanë të pamundur të përballojnë blerjen e një apartamenti me nivelin e çmimeve të sotme. Opsioni më i mirë për ta mbetet strehimi në banesa me qira”, pohon ai. /Monitor

The post Fluturojnë çmimet e qirave të apartamenteve në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Pas tatimit te profesionet e lira, shtrenjtohen nga 15 deri në 100% tarifat e shërbimeve mjekësore dhe psikologëve, rritje edhe nga avokatët e kontabilistët
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira, rriten tarifat për marrjen e shërbimit nga psikologët pranë gjykatave dhe për kontrollet mjekësore në klinikat private.

Shtrenjtimi ka nisur të zbatohet në disa raste sporadike, por profesionet e tjera të lira, si avokatët dhe kontabilistët pohojnë se brenda vitit pritet të këtë ndryshimi masiv të tarifave nga vendosja e tatimit mbi të ardhurat.

Avokati Përparim Caca, pohoi për “Monitor” se tashmë ka raste konkrete të shtrenjtimit të tarifave nga psikologët pranë gjykatave. Sipas tij rritja varion nga 15 deri 20%.

“Tashmë është fakt që në disa prej rasteve qytetarët po paguajnë për shërbimin ndaj psikologut në seancat gjyqësore më shumë se paguanin vitin e kaluar. Tarifa ndaj psikologut për akt ekspertimi nga 50,000 lekë kushton 57,500 për shkak të zbatimit nga 1 janari 2024 të tatimit mbi të ardhurat përkatësisht në normat 15 dhe 23%”.

Shtrenjtim të tarifave pritet të ketë edhe nga avokatët sipas Përparim Cacës nga 20 deri 30%.

Eglantina Nikollaj, psikologe e regjistruar në regjistrin elektronik të Ministrisë së Drejtësisë, pohoi se deri tani në dijeni të saj nuk ka hasur në raste të ndryshimit të tarifave, por ajo thekson se rritja e tyre është e pashmangshme.

“Trendi për rritjen e tarifave të shërbimit nga psikologët do të jetë e paevitueshme për shkak të ndryshimit të tatimit në profesionet e lira nga 0 në normat 15-23%. Rritja do t’u faturohet qytetarëve”, pohon ajo.

Shtrenjtim të tarifave në fillim të këtij viti ka pasur edhe në shërbimet mjekësore të ofruara nga disa klinika private.

Kontrollet mjekësore me tarifë 1,000 lekë janë shtrenjtuar në 2,000 (rritja 100%). Kontrollet me tarifë 3,000 lekë kanë arritur në 4,000 lekë (rritja rreth 34%) dhe vizitat mjekësore prej 4,000 lekë kanë arritur në 5,000 lekë (rritja 25%).

Romina Radonshiqi pedagoge e shkencave ekonomike, tha se profesionistët e lirë gjenden përballë një dileme të rrisin çmimet, apo të ulin marzhet e fitimit nga aktiviteti që ata kryejnë.

Tashmë sipas saj një pjesë e profesionistëve të lire, kanë nisur rritjen e çmimeve të të mirave dhe shërbimeve duke krijuar pakënaqësi tek qytetarët shqiptarë.

“Rritja e çmimeve do të prekë buxhetin e familjeve shqiptare, duke vënë në vështirësi shëndetin financiar në kushte ku vendi ynë ka një nivel të lartë të kostos së jetesës për shkak të nivelit të pagës mesatare dhe rritjes së çmimeve për produkteve bazë.

Gjithashtu, rritja e çmimeve do të ulë kërkesën për aktivitetet e profesionistëve të lirë ku një pjesë e tyre mund të arrijnë deri në mbylljen e aktivitetit apo të mendojnë të largohen nga vendi dhe të ofrojnë shërbimet e tyre jashtë vendit”, nënvizon ajo.

Zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira nisi nga 1 janari 2024.

Ndryshimet ligjore hasën kundërshtime nga shumë shoqata për profesionet e lira, si Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, Dhoma Kombëtare e avokatisë që e cilësuan ligjin antikushtetues dhe diskriminues, pasi nuk shtrihet për të gjitha bizneset.

Në muajin dhjetor u botua në fletoren zyrtare vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave me listën për shërbimet e profesioneve të lira që do të përfshihen në taksimin e ri, duke përfshirë 26 lloje aktivitetesh duke nisur nga shërbimi IT, i kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve fikse të padeklaruara në kontabilitet në vlerën 30%, duke përfshirë dhe të ardhurat nga paga minimale, ndaj totalit të të ardhurave vjetore.

Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pa mbajtura në kontabilitet në masën 30%.

Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

Në total sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri 29 mijë biznese të profesioneve të lira.

MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) përfshihen në fashën e ardhurave vjetore deri 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%.

The post Pas tatimit te profesionet e lira, shtrenjtohen nga 15 deri në 100% tarifat e shërbimeve mjekësore dhe psikologëve, rritje edhe nga avokatët e kontabilistët appeared first on Albeu.com.