shtrenjtimi i energjise elektrike Archives - Albeu.com

Dritat s’do rriten për vetëm 30% të konsumit, ja “kleçka” që po përdor qeveria!
Planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 30% të konsumit. Kjo për shkak të strukturës apo ndarjes në kategori të tij, ku për një pjesë tashmë çmimi është rritur, një pjesë janë në treg të liberalizuar, një sasi e madhe është humbje në rrjet, ndërsa për pjesën tjetër po kërkohet pikërisht rritja përmes rikthimit të fashave.

Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare për 6-mujorin e këtij vitit, 22.2% e konsumit total ishte humbje në rrjetin e transmetimit dhe shpërnadrjes, 11% e energjisë konsumohet nga bizneset që kanë dalë në tregun e liberalizuar e që sigurojnë përmes kontratave individuale me furnizues të tjerë energjinë e nevojshme, ndërsa për 12.4% të konsumit, ku përfshihen bizneset që furnizohen nga OSHEE, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, çmimi tashmë është rritur me rreth 70%.

Në pjesën tjetër, prej 54.4% të konsumit bëjnë pjesë konsumatorët familjarët dhe jofamiljarë që furnizohen me çmime të rregulluar nga OSHEE. Por, nëse marrim në konsideratë planet e qeverisë që synon të kërkojë shtrenjtimin e energjisë, përmes rikthimit të fashave për familjarët atëherë kjo nënkutpon se rritja do të përfshijë edhe 24% të konsumit.

Kjo pasi, fillimisht u deklarua se shtrenjtimi do të fillonte për familjet që konsumojnë mbi 700 këh energji në muaj e që sipas të dhënave zyrtare prekte 24% të konsumit total. Së fundmi, ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se fasha e dytë do të nisë nga 800 kwh, ndonëse vendimi final për ndryshimin e çmimeve I takon Entit Rregullator të Energjisë./scan

The post Dritat s’do rriten për vetëm 30% të konsumit, ja “kleçka” që po përdor qeveria! appeared first on Albeu.com.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, Kurti: Do të ndihmojmë këta konsumatorë
Kryeministri Albin Kurti tha se po përgatisin një masë për t’u dalë në ndihmë një shtrese të konsumatorëve shtëpiakë.

Duke folur në Kuvend për situatën energjetike dhe paralajmërimin për një krizë të re, Kurti tha se përmes subvencionimit të disa konsumatorëve, synojnë ta ulin shpenzimin e energjisë elektrike. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së deputetes Hykmete Bajrami nëse do të ketë sërish shtrenjtim të rrymës.

“Ministria është duke e përgatitur edhe një masë për efiçiencë të energjisë për konsumatorët shtëpiakë. Përmes subvencioneve, do të ndihmohen konsumatorët që të ulin shpenzimet e enrgjisë elektrike. Ndihma më e madhe do të koncentrohet te rastet e skemës sociale dhe te rastet që janë në nevojë, por s’janë të përfshirë në skemën sociale”, tha ai.

Kurti tha se aktualisht, në termocentralin “Kosova B” janë në remont kapacitetet gjeneruese. Ai tha se kështu po përgatiten për sezonën e dimrit.

“Kapacitetet gjeneruese të termocentraleve gjatë sezonës së verës janë në remont të rregullt te ne. Njëri bllok i Kosovës B është në remont të rregullt dhe pritet të përfundojë gjatë këtij muaji, ndërsa blloku tjetër i Kosovës B do të hyjë në remont gjatë muajit gusht dhe do të zgjasë rreth 25 ditë”, tha ai.

Kurti tha se do të ketë remont të rregullt jashtë dimrit edhe në termocentralin “Kosova A”.

The post Shtrenjtimi i energjisë elektrike, Kurti: Do të ndihmojmë këta konsumatorë appeared first on Albeu.com.