Shtrenjtim Archives - Albeu.com

Shtohet në treg mungesa e djathit të lopës, çfarë pritet të ndodhë në pranverë ?
Prodhuesit e produkteve të bulmetit vijojnë të jenë në vështirësi për gjendjen e qumështit të lopës.

Rënia e prodhimit të qumështit të lopës nga fermat aktualisht ka shtuar në tregje mungesën e djathit të lopës. Fabrikat pohojnë se me vështirësi po plotësojnë kërkesën me qumësht importi. Kërkesa nga konsumatori shfaqet me rënie për shkak të rritjes së çmimeve.

Përpunuesit e qumështit parashikojnë edhe rritje tjetër të çmimeve të qumështit të deles dhe të dhisë deri 30% më shtrenjtë nga mars 2023 për shkak të kërkesës së lartë dhe ofertës së ulët. Shtrenjtimi i çmimit të qumështit pritet të rrisë sërish çmimet e bulmetit.

Donjaldo Hoxha drejtori i shoqatës Industria e Përpunuesve së Qumështit pohoi për Monitor se aktualisht në frigoriferët e produkteve të stazhinuara të fabrikave prodhuese ka më pak sasi të djathit të lopës krahasuar me vitin e kaluar. “Kjo ka ardhur si pasojë e sasisë së ulët të qumështit të grumbulluar në muajt e verës, por gjithashtu edhe për shkak se prodhuesit në këtë periudhë iu përgjigjën kërkesës më lartë për produkte në periudhën e sezonit turistik. Vështirësitë janë paralajmëruar prej muajsh nga fabrikat e përpunimit të qumështit dhe gjendja e tanishme është si rezultat i mosmarrjes së masave nga institucionet përgjegjëse”.

Fabrikat e qumështit thanë për Monitor se aktualisht gjenden në vështirësi për gjetjen e qumështit të lopës edhe pse çmimi i tij është rritur 30 deri 40% . Nga fermat e vogla çmimi i qumështit të lopës shitet 70 lekë për litër, ndërsa nga fermat më të mëdha 80 lekë për litër.

“Tashmë u bë 1 vit që në treg qumështi i lopës gjendet me vështirësi. Në muajt korrik -gusht kemi qenë me mungesë të djathit të stazhinuar. Kjo ka ardhur për shkak të rënies së numrit të fermave të vogla. Edhe pse fermat e mëdha të mbajtjes së lopëve janë rritur në raport me reduktimin e fermave të vogla zgjerimi i tyre nuk ka efekt te prodhimi. Rënia e fermave të vogla ka ardhur për shkak të emigrimit të rinjve. Kërkesa për djathë lope po plotësohet me vështirësi me qumësht nga jashtë, pasi edhe qumështi i importit po gjendet me vështirësi”, pohoi një nga fabrikat prodhuese në vend.

Sasia e qumështit të lopës së grumbulluar në 2021 në raport me 2020 ishte 7% më pak sipas të dhënave të INSTAT. Vitin e kaluar rënia e qumështit të grumbulluar krahasuar me periudhën para pandemisë, vitin 2019 ishte 25%.

Përveç rënies së prodhimit të qumështit të lopës që gjendet në çdo sezon, përpunuesit parashikojnë vështirësi edhe në gjetjen e qumështit të deles dhe dhisë me prodhimin e ri të pranverës. Kërkesa e lartë për qumësht sipas parashikimeve të bizneseve mund të sjellë një tjetër rritje të çmimit të qumështit të deles dhe dhisë deri 30%. Nëse çmimi do të rritet kjo do të detyrojë përpunuesit të shtrenjtojnë çmimit e bulmetit, çka sipas tyre riskon uljen e konsumit./Monitor

The post Shtohet në treg mungesa e djathit të lopës, çfarë pritet të ndodhë në pranverë ? appeared first on Albeu.com.

Shtrenjtohen kreditë në lekë, interesat prekin nivelin më të lartë prej vitit 2018
Rritja e normave të interesit në tregun financiar po fillon të reflektohet edhe në çmimin e kredive të reja në lekë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin shtator, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë arriti në 7.07%, niveli më i lartë që prej shkurtit të vitit 2018.

Aktualisht, norma mesatare e interesit të kredive të reja në lekë është rritur me 1.18 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë dhe me 1.6 pikë përqindje krahasuar me muajin mars të këtij viti, kur Banka e Shqipërisë nisi normalizimin monetar. Rritja ka nisur të marrë tipare të qëndrueshme sidomos pas muajit korrik dhe interesi mesatar i kredive të reja është në rritje tashmë për të tretin muaj radhazi.

Ndërkohë, për huamarrësit ekzistues që kanë kredi me interesa të ndryshueshme, rritja e normave përcillet automatikisht, nëpërmjet treguesit benchmark, që në rastin e lekut është zakonisht yield-i mesatar i bonove të thesarit. Nga muaji mars e në vazhdim, yield-et janë rritur me ritme të shpejta. Instrumenti më i përdorur benchmark, bonot 12-mujore, në muajin tetor u emetuan me një yield-mesatar të ponderuar prej 5.26%, në rritje me 3.56 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e yield-eve i transmetohet automatikisht huamarrësve, në rivlerësimin e normës së interesit të kredisë, që kryhet të paktën njëherë në vit. Por, tashmë, sektori bankar duket se po e reflekton rritjen e normës bazë të interesit dhe të yield-eve edhe në normat e interesit të kredive të reja.

Pas një periudhe të gjatë, kur normat e interesit në tregun financiar qëndruan pranë niveleve më të ulëta historike, kriza e çmimeve dhe rritja e shpejtë e inflacionit kanë bërë që bankat qendrore të fillojnë një normalizim të shpejtë monetar. Norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 2.25% në harkun e gjashtë muajve. Rritja e normës bazë nga Banka e Shqipërisë rrit çmimin e injektimit të parasë në sistem. Me rritjen e kostos së financimit të tyre afatshkurtër me REPO nga Banka e Shqipërisë, bankat reaguan duke rritur edhe yield-et e kërkuara për të financuar borxhin e qeverisë. Ndërkohë, inflacioni i lartë dhe sinjalet e dhëna nga Banka e Shqipërisë krijuan pritshmëri të forta për vijimin e rritjes së normës bazë të interesit, duke nxitur një rritje të yield-eve edhe më të lartë se ajo e normës bazë, sidomos në instrumentet afatshkurtra.

Një situatë e tillë po krijon shtysa për të transmetuar rritjen e interesave edhe te depozitat dhe tek kreditë bankare. Rritja e yield-eve rriti presionin mbi normat e interesit të depozitave, sepse bonot dhe obligacionet po bëhet një alternativë më e leverdishme për individët, që mund t’i shtyjë drejt tërheqjes së parave nga depozitat dhe investimit të tyre në bono. Me rritjen e normës së interesit të depozitave, që ka filluar të shfaqet tashmë, bankat gradualisht po rrisin edhe normat e interesit të kredive, për të ruajtur marzhet e tyre të ndërmjetësimit.

Për momentin, përcjellja në normat e interesit të kredive të reja është më e ngadaltë, por tregu tashmë po jep sinjale të qarta se ka nisur të lëvizë në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, rritja e fortë e yield-eve të bonove përfaqëson në vetvete një faktor shtesë që nxit rritjen e interesave për sektorin privat, për shkak të logjikës së riskut. Investimi në borxhin e qeverisë konsiderohet investimi me risk më të ulët, ndërsa çdo huamarrës privat teorikisht ka një rrezik më të lartë se qeveria. Edhe nga pikëmamja teknike, instrumentet e borxhit të qeverisë në lekë për bankat peshohen me koeficientë rreziku 0, për efekt të llogaritjes së mjaftueshmërisë së kapitalit. Kjo do të thotë se investimi në bono nuk kërkon mbulim me kapital, ndërsa dhënia e kredive për sektorin privat ka një kosto për bankat në terma të kapitalit. Rrjedhimisht, logjika e investimit dikton që rritja e yield-eve të reflektohet edhe në normat e interesit të kredive të reja për sektorin privat.

Rritja e normave të interesit të kredisë pritet që gradualisht të sjellë një ngadalësim të huadhënies. Kjo nënkupton injektim më të pakët të parasë në ekonomi, duke ngadalësuar konsumin, investimet dhe kërkesën e brendshme dhe duke zbutur presionet inflacioniste, që përfaqëson në thelb edhe qëllimin e politikës

monetare në këtë situatë./Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Shtrenjtohen kreditë në lekë, interesat prekin nivelin më të lartë prej vitit 2018 appeared first on Albeu.com.

Çmimet në bare e restorante shënuan në qershor rritjen më të lartë në 15 vjet, shtrenjtimi pritet të vazhdojë
Një kafe, pije, apo drekë në një restorant po kushton gjithnjë e më shumë, duke detyruar shumë konsumatorë që të reduktojnë zakonin e përditshëm të pirjes së kafesë, apo të dalin më rrallë jashtë për dreka apo darka.

Sipas INSTAT, Indeksi vjetor i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, arriti në 5.9% në qershor. Kjo është rritja më e lartë në 15 vjet, të paktën që nga viti 2007, kur INSTAT raporton të dhënat.

Shtrenjtimi ka nisur që në gjysmën e dytë të vitit 2021, por u përshpejtua në pjesën e parë të këtij viti, për të kulmuar në qershor.

Aktorët e tregut paralajmërojnë se rritja e çmimeve pritet të vazhdojë, e ndikuar nga shtimi i kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore, që po detyron rritjen e pagave, ndërsa pranojnë që kjo situatë po e ndikon negativisht konsumin.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, tha për “Monitor” se rritja e çmimeve është ndikuar nga pamundësia financiare e këtyre strukturave për të përballuar çmimet e shtrenjtuara të furnizimeve me produkte ushqimore dhe pije.

“Bizneset e bareve dhe restoranteve po arrijnë të përshtaten me situatën e rritjes së kostove nga shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve të para. Shumë prej tyre janë detyruar të shtrenjtojnë çmimet, pasi nuk arrijnë ta përballojnë rritjen e kostove. Ndërsa nuk vihet re tendenca abuzive e uljes së sasisë në pjata.

Parashikohet të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve, pasi i gjithë sektori i shërbimit po shkon drejt kolapsit. Ka më pak klientë në bare, kafene dhe restorante. Këtë vit, gjithashtu ka edhe më pak turistë se vjet. Situata është e ngjashme edhe në vendet e Europës, nuk është e pranishme vetëm në Shqipëri. Të gjitha këto janë efektet e krizës së rritjes së çmimeve që nisi që me pandeminë dhe vijoi edhe pas luftës Ukrainë-Rusi”, shton ndër të tjera z. Jahaj.

Nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve më herët u pohua se mosndryshimi i çmimeve do ishte i përkohshëm, pasi dhe bizneset nuk do të kenë më mundësi të mbajnë koston e rritjes të çmimeve.

Për vitin 2021, baret dhe restorantet vijuan të kenë një vit negativ. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5,2%. Në vend ka gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës./Monitor/

Burimi: INSTAT

The post Çmimet në bare e restorante shënuan në qershor rritjen më të lartë në 15 vjet, shtrenjtimi pritet të vazhdojë appeared first on Albeu.com.

Nafta lirohet në botë, shtrenjtohet në Kosovë
Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës, sërish ka shënuar rritje, pavarësisht se në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje.

Përfaqësues të naftëtarëve çmimin e arsyetojnë për shkak se importi i këtij produkti nga kompanitë tregtare dhe furnizuese është blerë më herët, me çmim më të lartë.

Në Kosovë, më 31 mars, një litër naftë është shitur deri në 1.69 euro, ndërkaq benzina deri në 1.59 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni. Çmimi i këtij produkti disa ditë kishte shënuar rënie deri në 1.49 euro.

Me çmimet aktuale këto produkte janë shitur edhe më 8 mars, kur nafta e përpunuar në bursën ndërkombëtare ka qenë 130 dollarë për fuqi.

Mirëpo, nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, më 31 mars ka rënë në rreth 106 dollarë për fuçi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), të mërkurën ka thënë se sinkronizimi i rritjes së çmimeve të naftës lë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Ata kanë shtuar se autoritetet po inspektojnë në terren.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar të enjten përgjigje nga MINT-i se cilat janë gjetjet nga inspektimi në terren, por deri në momentin e publikimit të tekstit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Lëvizjet e çmimeve të karburanteve po ndodhin për shkak të rritjes së kërkesës për këtë produkt në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe sanksioneve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Evropian kanë vendosur kundër Moskës.

Irfan Gërgruri, pronar i kompanisë “Gërguri Petrol”nga Fushë Kosova, që merret me shitjen me pakicë të karburanteve, pranon se të mërkurën (30 mars) ka rritur çmimin e karburanteve nga 1.60 në 1.65 euro, edhe pse ka pasur rezerva, “pasi që çmimi është rritur edhe nga kompanitë tjera”. Ai shton se nuk varet nga çmimi i bursës ndërkombëtare, por nga çmimi, me të cilin blen në kompanitë brenda Kosovës.

“Kompanitë e mëdha i shikojnë vetëm interesat e veta. Ne jemi duke punuar me humbje. Para katër ditësh jam furnizuar me naftë me 1.59 euro. Deri më 29 mars me pakicë e kam shitur 1.60 euro, kurse nga e mërkura e kam ngritur çmimin në 1.65 euro. Nga dje jemi më mirë, fitojmë 0.6 centë në ditë”, thotë ai.

“Benzinën e kam blerë 1.46 centë dhe deri dje e kam shitur nga 1.40 euro, me katër centë në humbje. Tash është 1.50 euro – qe dy ditë jemi më mirë”, thekson ai.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa nga kompanitë që merren me tregtim dhe furnizim me shitje me shumicë të karburanteve në Kosovë, por ato nuk kanë dhënë përgjigje se me çfarë çmimi janë furnizuar.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se çmimet aktuale në treg janë rritur për shkak se importi i produktit ka ndodhur më herët dhe tashmë ka dalë në shitje.

“Çmimi i karburanteve me shumicë – më 31 mars, një litër naftë ka kushtuar 1.55 euro, shto këtu edhe marzhën e Qeverisë. Kështu që çmimi i një litre naftë në treg del 1.69 euro”, tha Berjani.

Qeveria e Kosovës më 1 mars ka marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se çmimet aktuale në treg janë rritur për shkak se importi i produktit ka ndodhur më herët dhe tashmë ka dalë në shitje.

“Çmimi i karburanteve me shumicë – më 31 mars, një litër naftë ka kushtuar 1.55 euro, shto këtu edhe marzhën e Qeverisë. Kështu që çmimi i një litre naftë në treg del 1.69 euro”, tha Berjani.

Qeveria e Kosovës më 1 mars ka marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë.Sipas këtij vendimi, që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve, marzha më e lartë tregtare është 4 për qind e çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë arrin deri në 6 për qind.

Berjani shprehet se në lëvizjen e çmimeve ka ndikuar edhe ndërprerja e furnizimit për Kosovën, nga disa kompani nga Shqipëria.

Aktualisht, vetëm një operator nga Shqipëria importon derivate në Kosovë, ajo është “Gega Oil Group”.

Pronari i kësaj kompanie, Genc Gega, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se rezerva të derivateve ka mjaftueshëm, por kërkesa nga kompanitë e Kosovës ka rënë dukshëm për shkak të rritjes së çmimit. Ai tha se nga 4.2 milionë litra në ditë, sa ka qenë kërkesa më herët, tash kërkohen deri 200 mijë litra në ditë.

“Nafta me shumicë për operatorët e Kosovës shitet për 1.53 euro”, thotë Gega.

Çmimi i naftës me pakicë në tregun e Shqipërisë është 1.95 euro, ndërsa benzina 1.79 euro.

Çmimet më të lira të karburanteve janë në tregun e Maqedonisë së Veriut. Një litër naftë kushton 1.42 euro, kurse benzina 1.39 euro.

Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vende të tjera.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë janë importuar mbi 410 milionë litra naftë. Në këtë shifër nuk janë përfshirë derivatet e benzinës.

Në periudhën nga 24 shkurti deri më 8 mars, në Kosovë janë importuar rreth 31 milionë litra karburante, më së shumti nga Arabia Saudite, e pastaj nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia e vende tjera./REL

The post Nafta lirohet në botë, shtrenjtohet në Kosovë appeared first on Albeu.com.