shteti amerikan Archives - Albeu.com

Shteti amerikan padit Pfizer për pretendimet “mashtruese” të vaksinës Covid-19
Shteti amerikan i Kansasit, ka nisur një veprim ligjor kundër Pfizer mbi “pretendimet mashtruese” që pretendohet se ka bërë gjigandi farmaceutik, në lidhje me efektivitetin e vaksinës së tij Covid-19 dhe rreziqet që lidhen me të.

Disa prodhues filluan të zhvillojnë vaksina kundër Covid-19 në muajt pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shpalli zyrtarisht një pandemi në mars të vitit 2020.

Qeveritë në të gjithë botën, filluan më pas të detyrojnë vaksinimin. Sipas të dhënave federale, më shumë se 366 milionë doza të vaksinës origjinale të koronavirusit të Pfizer, janë administruar vetëm në SHBA.

Të hënën, Prokurori i Përgjithshëm i Kansasit, Kris Kobach, ngriti një padi duke pretenduar se Pfizer kishte fshehur qëllimisht prova që lidhnin vaksinën me miokarditin dhe komplikimet e shtatzënisë.

“Pfizer bëri deklarata të shumta për të mashtruar publikun në lidhje me vaksinën e saj, në një kohë kur amerikanët kishin nevojë për të vërtetën”, tha Kobach në një deklaratë.

Në qershor 2021, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, lëshoi ​​një paralajmërim në lidhje me vaksinat Covid-19 të Pfizer dhe Moderna në lidhje me rrezikun e rritur të miokarditit dhe perikarditit, të dyja kushte të rralla të inflamacionit të zemrës.

Sipas ankesës së prokurorit të përgjithshëm, kompania farmaceutike amerikane kishte pohuar gjithashtu në mënyrë të rreme se vaksinat e saj ishin efektive, ndërsa ishte e vetëdijshme se mbrojtja që jepte vaksina kundër virusit u dobësua me kalimin e kohës dhe nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur disa lloje të Covid-19.

Kobach gjithashtu, argumentoi se Pfizer pohoi në mënyrë mashtruese se vaksina e saj parandalonte transmetimin e koronavirusit, edhe pse kompania më vonë pranoi se nuk e kishte studiuar kurrë këtë aspekt.

Për më tepër, Kobach akuzoi kompaninë farmaceutike për bashkëpunim me mediat sociale për të “censuruar fjalimin kritik” ndaj vaksinave Covid-19.

Padia akuzoi se deklaratat e supozuara mashtruese të Pfizer, përbënin shkelje të Aktit të Mbrojtjes së Konsumatorit në Kansas. Shteti tani po kërkon dëme monetare të paspecifikuara.

The Hill citoi një përfaqësues të kompanisë të thoshte se padia “nuk ka merita” dhe këmbëngul se “përfaqësimet e bëra nga Pfizer në lidhje me vaksinën e saj COVID-19 kanë qenë të sakta dhe të bazuara në shkencë”.

Nëntorin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton, ngriti një padi të ngjashme kundër gjigandit farmaceutik, duke e akuzuar atë për “keqinterpretim të paligjshëm të efektivitetit të vaksinës së COVID-19 të kompanisë dhe përpjekje për të censuruar diskutimin publik të produktit”.

Në fillim të këtij muaji, Universiteti i Amsterdamit, publikoi një studim që tregon se profesionistët mjekësorë dhe marrësit e barnave raportuan “lëndime serioze dhe vdekje pas vaksinimit” sipas “bazave të ndryshme të të dhënave zyrtare”.

Sipas studiuesve, ngjarjet e padëshiruara “të dyshuara” të lidhura me inokulimin, mund të kenë kontribuar në vdekshmërinë e tepërt në 47 vende midis 1 janarit 2020 dhe 31 dhjetorit 2022.

The post Shteti amerikan padit Pfizer për pretendimet “mashtruese” të vaksinës Covid-19 appeared first on Albeu.com.

Biden premtoi ndërtimin e një porti në brigjet e Gazës, anija ushtarake amerikane niset për ndërtimin e saj! Synon futjen e ndihmave humanitare për civilët
Një anije ushtarake amerikane po lundron drejt Lindjes së Mesme, duke mbajtur pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës, deklaron ushtria amerikane, raporton BBC.

Anija e quajtur “gjenerali Frank S Besson” u nis nga një bazë ushtarake në shtetin e Virxhinias, të shtunën që lamë pas (9 mars 2024).

Kjo vjen pasi presidenti Joe Biden tha se SHBA do të ndërtonte portin lundrues për të lehtësuar kalimin e ndihmave humanitare në Gaza.

OKB-ja ka paralajmëruar se uria në Rripin e Gazës është “pothuajse e pashmangshme” dhe fëmijët po vdesin nga uria.

Dorëzimi i ndihmave nga toka dhe ajri ka rezultuar i vështirë dhe i rrezikshëm.

Programi Botëror i Ushqimit iu desh të ndalonte dërgesat e tokës pasi kolonat e tij u vunë nën të shtëna me armë zjarri dhe plaçkitje.

Të premten që lamë pas (8 mars 2024) u raportua se pesë palestinezë humbën jetën pasi parashuta e një pako qindrakilogramëshe që u hodh nga avionët amerikanë nuk u hap, duke zënë poshtë palestinezët.

Anija amerikane u nis “më pak se 36 orë” pasi Biden tha lajmin për ndërtimn e portit të përkoshëm në brigjet e Gazës, njftoi Komanda Qendrore e SHBA.

Pentagoni ka thënë se mund të duhen deri në 60 ditë për të ndërtuar portin, me ndihmën e 1000 trupave – asnjë prej të cilëve nuk do të dilte në breg.

The post Biden premtoi ndërtimin e një porti në brigjet e Gazës, anija ushtarake amerikane niset për ndërtimin e saj! Synon futjen e ndihmave humanitare për civilët appeared first on Albeu.com.