shtetet e bashkuara Archives - Albeu.com
Mickoski në SHBA: Anëtarësimi i RMV-së në BE duhet të lidhet me reformat dhe meritat, jo me kushte të reja dypalëshe
<html><head></head><body>
Gjatë vizitës së tij në Uashington, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se vendi ka një plan të përcaktuar për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO. Në këtë kuadër, ai përmendi rritjen graduale të buxhetit për mbrojtjen, si dhe investimet në infrastrukturën strategjike, përfshirë autostradat, hekurudhat dhe sistemet e transmetimit të energjisë.
Mickoski e renditi sigurinë kibernetike ndër sfidat kryesore me të cilat do të përballet vendi në të ardhmen.
Gjatë fjalës së tij në Këshillin Atlantik, kryeministri u ndal edhe te projektet infrastrukturore, duke vënë në pah rëndësinë e Korridorit 8 dhe Korridorit 10.
Për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Mickoski tha se Maqedonia mbetet e angazhuar plotësisht për anëtarësimin, por kërkoi që rruga drejt BE-së të mbështetet te reformat dhe meritat, e jo te hapja e vazhdueshme e çështjeve të reja bilaterale. Ai theksoi se Qeveria do të vijojë komunikimin me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sfidat e vendit, duke nënvizuar se Maqedonia nuk do të izolohet dhe as nuk do të largohet nga dialogu.
“E kuptoj parimin e Bashkimit Evropian që vendimet të merren me unanimitet dhe e di se të gjitha vendet anëtare do të përcjellin të njëjtin mesazh. Megjithatë, në të kaluarën ne ndryshuam flamurin, kushtetutën disa herë dhe emrin kushtetues. Sa herë na është thënë se duhet ta bëjmë këtë dhe se do të ishte kërkesa e fundit, ne kemi vepruar, por fatkeqësisht, pas 26 vitesh, gjendemi në të njëjtin pozicion. Propozimi ynë është që ndryshimet të përfundojnë tani në Kuvend, ndërsa ato të zbatohen pasi të mbyllen negociatat dhe pasi parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të ratifikojnë protokollin. Kjo do të ishte garanci se nuk do të ketë kërkesa të tjera dhe se kjo do të jetë kërkesa e fundit”, u shpreh Mickoski.
</body></html>
The post Mickoski në SHBA: Anëtarësimi i RMV-së në BE duhet të lidhet me reformat dhe meritat, jo me kushte të reja dypalëshe appeared first on Albeu.com.
Albin Kurti nderon viktimat e 11 shtatorit: Kosova do të jetë gjithmonë në krah të Amerikës
Albin Kurti ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur nderimin për viktimat dhe për pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit që humbën jetën në përpjekje për të ndihmuar të tjerët.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri në detyrë rikujtoi edhe vizitën e zhvilluar një vit më parë në memorialin dhe muzeun e 11 shtatorit në Ground Zero, në New York, ku kishte shkuar së bashku me bashkëshorten e tij, Rita.
Kurti e cilësoi atë vizitë si një nga përvojat më të veçanta dhe mbresëlënëse të udhëtimeve të tij në Shtetet e Bashkuara.
“Atje patëm mundësi të bëjmë homazhe, t’i kujtojmë viktimat dhe të mësojmë e reflektojmë mbi të gjitha aspektet e sulmeve të asaj dite”, shkroi ai.
Duke sjellë në vëmendje pasojat e tragjedisë, Kurti tha se katër avionë u përdorën si armë të shkatërrimit masiv, duke shkaktuar humbje dhe dëme të jashtëzakonshme.
“2,977 ishte numri i të vrarëve atë ditë, por numri i viktimave është edhe më i lartë. Sipas studiuesve, mbi 5,000 persona kanë vdekur nga sëmundjet dhe komplikimet e 11 shtatorit. Dhe mijëra e mijëra të tjerë të mbijetuar vazhdojnë të vuajnë nga këto pasoja”, deklaroi kryeministri në detyrë.
Ai theksoi se sulmi nuk preku vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përbënte edhe një goditje të rëndë ndaj vlerave demokratike në të gjithë botën.
“Para 25 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan sulmin më vdekjeprurës në historinë e vet. Dhe bota pësoi ndër goditjet më të rënda ndaj vlerave demokratike”, u shpreh Kurti.
Kurti rikonfirmoi më tej qëndrimin e Kosovës në mbështetje të SHBA-ve, duke e lidhur këtë pozicion me marrëdhënien mes dy vendeve dhe përkushtimin e përbashkët ndaj lirisë e demokracisë.
“Kosova qëndron përkrah ShBA-ve jo vetëm se ShBA-ja kurrë nuk e ka braktisur Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën, sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera, është e palëkundur”, tha ai.
Në mesazhin e tij, kryeministri në detyrë veçoi edhe 441 pjesëtarët e ekipeve të para të reagimit, të cilët, sipas tij, u vranë ndërsa përpiqeshin të shpëtonin qindra e ndoshta mijëra persona.
“Vepra e këtyre heronjve, policëve e zjarrfikësve dhe jo vetëm, në atë ditë të errët, do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe të brezave të ardhshëm. Le të shërbejnë ata si shembuj të përhershëm për të gjithë ne”, shkroi Kurti.
Në përmbyllje, ai solli në kujtesë edhe një frazë të parë gjatë vizitës në muzeun e Ground Zero-s: “Memory lives, Freedom wins” – “Kujtesa jeton, liria fiton”.
</body></html>
The post Albin Kurti nderon viktimat e 11 shtatorit: Kosova do të jetë gjithmonë në krah të Amerikës appeared first on Albeu.com.
Frikë nga konflikti i hapur? Irani nuk përfshihet në tensionet me Huthit
Mes tensioneve të krijuara në Detin e Kuq, ku Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe po tentojnë bllokimin e sulmeve të rebelëve Huthi të Jemenit, pyetja që shtrohet tani thotë REL, është sa larg është e vendosur të shkojë secila palë pa e përfshirë Teheranin në një konflikt më të gjerë në Lindje të Mesme.
Irani është mbrojtës i rebelëve dhe financues i tyre, por ndonëse mbështetja e saj dhe armatimi klandestin vazhdojnë, hapur republikam islamike nuk e pranon ndihmën për Huthit. Paralajmërimeve të SHBA-së se nuk do të hezitojnë të mbrojnë jetët e njerëzve dhe lëvizjen e lirë në një prej rrugëve kryesore në botë, teksa kryhen këto sulme, rebelët iu përgjigjën me zotimin të vazhdojnë luftën kundër atij që e përshkruajnë si “genocid” të Izraelit ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës.
Përplasja e radhës u regjistrua vetëm dy ditë më parë, kur Huthit lëshuan raketa balistike kundër disa anijeve ushtarake amerikane, të cilat mbrojnë anijet tregtare amerikane që kalojnë Ngushticën Bab al-Mandab në gjirin e Jemenit. Komanda Qendrore e SHBA-së, njoftoi se nga tre raketat e nisura prej kryengritësve, dy u rrëzuan nga sistemet ajrore amerikane, derisa e treta ra në Gjirin e Adenit. Irani sakaq i ka shpërfaqur kapacitetet e veta të avancuara raketore, si një lloj paralajmërimi për forcën që mund të ketë, në rast të ndonjë konflikti më të gjerë në Lindje të Mesme.
Washingtoni dhe Londra duket se janë të fokusuar tani edhe në nisjen e sulmeve precize në infrastrukturën ushtarake të Huthive, por duke shmangur një operacion më të madh, i cili mund të rezultonte me viktima dhe rritje të tensioneve me Iranin.
The post Frikë nga konflikti i hapur? Irani nuk përfshihet në tensionet me Huthit appeared first on Albeu.com.
Washington Post: Shtetet e Bashkuara i kërkuan Ukrainës, të jetë e hapur për të negociuar me Rusinë
Shtetet e Bashkuara privatisht kanë inkurajuar Ukrainën që të sinjalizojë që të jenë të hapur për bisedime me Rusinë, raporton Washington Post.
Në anën tjetër nga Departamenti amerikan i Shtetit, publikisht kanë pranuar se Moska është duke eskaluar në luftën në Ukrainën, dhe se nuk dëshiron seriozisht të përfshihet në bisedime për paqe, transmeton Telegrafi.
Kjo e përditshme amerikane citon burime të paemëruara, që kanë thënë se kërkesat e zyrtarëve amerikanë nuk ka pasur për qëllim që ta shtyjnë Ukrainën të ulet në tavolinë për të biseduar, por se duhet bërë mirë llogaritë dhe të sigurohet që Kievi të ketë mbështetjen e vendeve tjera.
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas kanë pranuar se ndalesa për bisedimet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin rus Vladimir Putin, ka nxitur një lloj brenge në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine, ku pasojat e luftës janë vërejtur më shumë në ushqim dhe derivate.
“Lodhja nga Ukraina është një realitet për disa nga partnerët tanë”, citohet një zyrtar i paemëruar amerikan.
Zelensky gjatë 4 tetorit nënshkroi dekretin me të cilin zyrtarisht shpall të pamundur çfarëdo lloj bisedime mes Ukrainës dhe Putinit, por dera mbetet e hapur për bisedime me Rusinë.
Këshilli për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, nuk ka komentuar menjëherë rreth kësaj çështje që u raportua në masë të madhe.
“Kemi thënë më herët dhe po i ripërsërim: Nëse Rusia është e gatshme për bisedime, duhet të ndalë menjëherë bombat dhe raketat e saj si dhe të tërheq trupat nga Ukraina”, thanë nga Departamenti amerikan i Shtetit.
“Kremlini po vazhdon ta eskalojë këtë luftë. Ata kanë treguar mosgatishmërinë për t’u përfshirë seriozisht në bisedime para se të fillonte pushtimin e Ukrainës”, thuhej ndër tjera në kumtesë.
The post Washington Post: Shtetet e Bashkuara i kërkuan Ukrainës, të jetë e hapur për të negociuar me Rusinë appeared first on Albeu.com.
Takimi me ambasadoren Kim, reagon Taulant Balla
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Tualant Balla, ka reaguar pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Balla është shprehur se takimet me Kim janë gjithmonë të frytshme dhe sipas tij, bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara sot është në një nivel të shkëlqyer.
Ai shtoi se sulmi rus mbi Ukrainë është një sulm ndaj demokracisë.
“Gjithmonë të frytshme takimet me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi të zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, luftës kundër terrorizmit si dhe në qasjen e përbashkët mbrojtëse dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike.
Jemi mirënjohës SHBA-ve dhe Ambasadës në Tiranë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve që i kanë dhënë Shqipërisë në mënyrë të veçantë gjatë hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi si dhe në ngritjen e forcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë. Kujtoj se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në dhjetor 2019 një Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, duke i’u referuar pikërisht këtyre kërcënimeve dhe duke u kërkuar institucioneve marrjen e të gjitha masave mbrojtëse dhe parandaluese”, tha Balla.
The post Takimi me ambasadoren Kim, reagon Taulant Balla appeared first on Albeu.com.
Kërcënimet nga Koreja e Veriut, SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të mëdha ushtarake
Teksa kërcënimet nga Koreja e Veriut dhe Kina janë në rritje në brigjet e Paqësorit, duket se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë ndërmarrë stëvitje të mëdha ushtarake.
Këto janë stërvitjet më të mëdha ushtarake në pesë vjetët e fundit, raportojnë mediat e huaja.
Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Korenë Jugore, i cili ka konfirmuar se stërvitjet kanë nisur siç është planifikuar, mirëpo nuk ka treguar se ushtarë janë përfshirë edhe çfarë pajisjesh ushtarake janë përdorur.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 28.500 ushtarë të stacionuar në Korenë Jugore, si masë parandaluese ndaj kërcënimeve që vijnë prej Koresë Veriore. Stërvitjet që kanë nisur të hënën përfshijnë trajnime përmes simulimeve kompjuterike, stërvitjet e përbashkëta në terren, si dhe stërvitje për mbrojtje civile nëpër Korenë Jugore.
Ato pritet të përfundojnë më 1 shtator. Seuli është në pritje të ndonjë reagimi të ashpër nga Phenjani për stërvitjet 11-ditore. Udhëheqësja e Koresë Veriore akuzon shpesh SHBA-në se po përgatitet për sulm përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë Jugore.
Uashingtoni dhe Seuli hedhin poshtë diçka të tillë dhe besojnë se stërvitjet synojnë të përmirësojnë kapacitetet për mbrojtje. Tensionet në Gadishullin Korean janë të larta pasi verikoreanët kanë kryer disa herë testime të raketave me kapacitetet bërthamor. SHBA-ja dhe Koreja Jugore kanë reduktuar numrin e stërvitjeve ushtarake në vitet e fundit, për arsye diplomatike.
Më 2018, stërvitjet verore janë anuluar me qëllim të rritjes së mundësive për negociata rreth programit bërthamor të Koresë Veriore. Megjithatë, bisedimet janë bllokuar prej një samiti të dështuar mes SHBA-së dhe Koresë Veriore, që është mbajtur në shkurt të vitit 2019 në Vietnam. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë së Veriut testimet e raketave balistike apo testime tjera bërthamore.
The post Kërcënimet nga Koreja e Veriut, SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të mëdha ushtarake appeared first on Albeu.com.
Rusia i shkon SHBA-së në “derë të shtëpisë”
Ushtria amerikane thotë se avionë spiunë rus hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Alaskës në dy raste të veçanta gjatë dy ditëve të fundit.
Avionët luftarakë amerikanë të tipit F-22 e detyruan largimin e avionit të dytë rus pas futjes në hapësirën ajrore, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar i Pentagonit. Në të dy rastet, tha zyrtari amerikan, ishte i përfshirë i njëjti lloj avioni spiun.
Një zonë identifikimi e mbrojtjes ajrore shtrihet përtej hapësirës ajrore të një shteti, për të përfshirë një zonë në të cilën një vend përpiqet të identifikojë, lokalizojë dhe kontrollojë avionët me qëllim të mbrojtjes së sigurisë kombëtare.
Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut, shkurtimisht NORAD, shkroi në rrjetet sociale të mërkurën se avionët rus qendruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk u futën në hapësirën ajore amerikane apo kanadeze.
“Jemi të gatshëm të përdorim një sërë alternativash kundërveprimi në mbrojtje të Amerikës së Veriut dhe sovranitetit të Arktikut”, thuhej në postimin e NORAD-it.
Ky është incidenti i parë i raportuar për avionët ushtarakë rus pranë hapësirës ajrore të Alaskës në vitin 2022, por vitet e fundit incidente të tilla janë bërë të zakonshme.
Gjatë vitit 2020 pati 14 raste të gjurmimit të avionëve ushtarakë rus pranë zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore në Alaskë, niveli më i lartë në vitet e fundit. Gjashtë incidente të tilla u shënuan vetëm brenda një muaji.
Në muajin shkurt, Rusia filloi një agresion në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.
Duke folur për Zërin e Amerikës në fillim të këtij viti, Senatori Dan Sullivan i shtetit të Alaskës tha se gjatë viteve të fundit ushtrisë amerikane i është dashur të përdorë më shumë avionë për të zbrapsur avionët ushtarakë rusë, ndoshta më shumë se çdo herë tjetër që nga mesi i viteve 1980.
“Ata janë agresivë edhe këtu, dhe e vetmja gjë që Putini kupton dhe e vetmja gjë që sipas mendimit tim Xi Jinping (presidenti i Kinës) kupton në këtë epokë të re të agresionit autoritar është forca”, tha Senatori Sullivan./VOA/
The post Rusia i shkon SHBA-së në “derë të shtëpisë” appeared first on Albeu.com.
Çudit gjenerali izraelit: SHBA ka kontakt me UFO-t, alienët ndaluan Donald Trump të thoshte të vërtetën (FOTO LAJM)
Një debat i nxehtë është hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me ekzistencën e ufove.
Një ish-gjeneral izraelit, Haim Eshed, në një intervistë të fundit ka theksuar se Izraeli dhe SHBA kanë qenë prej kohësh në kontakt me alienët ose me të ashtuquajturën “Federatë Galaktikësh”.
87-vjeçari ka theksuar se tashmë është e kotë të mbajë më sekrete, duke shtuar se SHBA-të dhe Izraeli kanë patur vazhdimisht kontakte me jashtëtokësorët të cilët po monitorojnë jetën në tokë, por nuk kanë folur asgjë pasi njerëzimi nuk është ende gati.
Ai theksoi se në një moment ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ishte gati të tregonte gjithçka për takimet me alienët, por u ndal pas “urdhrave” të ardhura nga “Federata Galaktike”.
“Ka një marrëveshje mes qeverisë së SHBA dhe alienëve. Ata kanë nënshkruar një kontratë për të bërë eksperimentet e tyre këtu. Ashtu si ne edhe ata po përpiqen të zbulojnë si, dhe nga se është i përbërë universi, dhe duan që ne të jemi ndihmësat e tyre”, shpjegon Eshed.
Who’s ready for the finale of 2020. Galactic federation. ? pic.twitter.com/vonoBAH8hq
— Bradley Martyn (@BradleyMartyn) December 7, 2020
The post Çudit gjenerali izraelit: SHBA ka kontakt me UFO-t, alienët ndaluan Donald Trump të thoshte të vërtetën (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.
Pse Rusia e do me çdo kusht kthimin e Viktor Bout në atdhe?
Në burgun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Marion, që pseudonimin e ka “Guantanamo i vogël”, një burrë i quajtur “tregtari i vdekjes”, i cili flet të paktën gjashtë gjuhë po vuan dënimin prej 25-vitesh.
Kjo pas ndërtimit të një perandorie të kontrabandës së armëve që përfshiu globin.
Emri i tij është Viktor Bout. Dhe vendlindja e tij Rusia e do atë në shtëpi, së s’bën.
Lind pyetja: Pse?
Bout, 55 vjeç, është tregtari më famëkeq i armëve i kohës së tij, i akuzuar për përfitimin e armëve që nxitën konfliktin në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.
Këtë javë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara i kishin propozuar Rusisë “një ofertë thelbësore” për të siguruar lirimin e dy amerikanëve që po mbahen në Moskë, yllit të WNBA, Brittney Griner dhe konsulentit të sigurisë Paul Whelan.
Zyrtarët rusë kanë lënë të kuptohet se presin një shkëmbim të të burgosurve.
Nuk ka dyshim se Bout do të ishte çmimi kryesor për zyrtarët rusë, të cilët kanë protestuar ndaj trajtimit të tij që nga arrestimi i tij në 2008-ën në Tajlandë pas një goditjeje nga Administrata e Zbatimit të Drogës.
Steve Zissou, avokati i Bout, paralajmëroi këtë muaj se “asnjë amerikan nuk do të shkëmbehet nëse Viktor Bout nuk dërgohet në shtëpi”.
Ajo që është më pak e qartë, megjithatë, është pikërisht arsyeja pse Rusia kujdeset kaq shumë për Bout.
Kur drejtori i CIA-s, William J. Burns, në Forumin e Sigurisë në Aspen këtë muaj, u pyet pse Rusia dëshiron Bout, Burns u përgjigj se “kjo është një pyetje e mirë, sepse Viktor Bout është një monstër”.
Megjithëse Rusia është ankuar se Bout ishte futur në kurth nga DEA, shumë zyrtarë dhe analistë amerikanë besojnë se zemërimi i saj ka të bëjë me lidhjet e Bout me inteligjencën ushtarake ruse.
“Është e qartë se ai kishte lidhje të rëndësishme me qarqet e qeverisë ruse”, tha Lee Wolensky, një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në administratën e Klintonit, i cili udhëhoqi përpjekjet e hershme për të trajtuar rrjetin e Bout.
Edhe pse më pak e famshme se KGB-ja dhe pasardhësi i saj FSB-ja, agjencia e inteligjencës ushtarake e Rusisë, e njohur zakonisht si GRU, ka një reputacion për marrjen e veprimeve më të guximshme dhe më të rrezikshme.
Ajo është akuzuar në vitet e fundit për gjithçka, nga hakerimi i zgjedhjeve deri te vrasja e disidentëve.
Për më tepër, raportet sugjerojnë se Bout mund të ketë lidhje të ngushta me Igor Sechin, një ish-zëvendëskryeministër i Rusisë dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin.
Të dy Sechin dhe Bout shërbyen me ushtrinë sovjetike në Afrikë gjatë viteve 1980.
Bout ka mohuar çdo lidhje të tillë me GRU-në. Ai gjithashtu ka thënë se nuk e njeh Sechin.
Por kjo heshtje mund të jetë thelbi.
Trafikuesi i armëve refuzoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane, edhe pse u ul për më shumë se një dekadë, i izoluar dhe i vetëm, në një qeli mijëra milje larg shtëpisë së tij në Moskë.
Kjo heshtje mund të shpërblehej.
“Ai e ruajti gjakftohtësinë në burg, nuk u ekspozoi kurrë asgjë amerikanëve, me sa mund të them unë”, tha gazetari rus Andrei Soldatov.
Simon Saradzhyan i Qendrës Belfer për Shkencën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit tha se Bout nuk mund të kishte drejtuar kurrë një biznes kaq të madh kontrabande pa mbrojtjen e qeverisë, por se ai kurrë nuk foli për të.
“Qeveria ruse është e etur për ta tërhequr atë në mënyrë që të qëndrojë kështu”, tha Saradzhyan.
Analistja politike ruse Tatiana Stanovaya, themeluesja e grupit të analizës politike R.Politik, tha se Putini dëshiron diçka më të thellë se përfitimi politik.
“Ne kemi një fjalë të veçantë në gjuhën ruse për njerëz si Bout: svoi. Do të thotë dikush nga ‘ne’. Është dikush që ka punuar për atdheun, të paktën në sytë e “qeverisë”.
Bout, i cili ka thënë në intervista se ka lindur në Taxhikistan në vitin 1967, ka studiuar gjuhë në Institutin Ushtarak Sovjetik të Gjuhëve të Huaja në Moskë.
Ai tha se u shty të studionte portugalisht dhe më vonë u dërgua në Angola për të punuar si përkthyes me forcat ajrore sovjetike.
Institutet ushtarake ishin bazat kryesore të rekrutimit për GRU-në.
Dhe ndërsa lidhjet e tij me Sechin janë të paqarta, të dy studionin portugalisht dhe mbivendosen me ushtrinë sovjetike në Mozambik.
Menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Bout, si shumë të tjerë që panë mundësinë për të përfituar mes kaosit, u bë një sipërmarrës.
Ai përdori një flotë të vogël avionësh Antonov An-8 të prodhimit sovjetik për të krijuar një biznes të transportit ajror dhe me sa duket ishte i gatshëm të merrte rreziqe që të tjerët nuk do ta bënin, duke fluturuar drejt zonave të luftës dhe shteteve të dështuara.
Besohet gjithashtu se Bout ka akses në diçka më të vlefshme se avionët: njohuri për fatin e arkave të mëdha të armëve të Bashkimit Sovjetik.
“Ai po shpërndante armë për një dekadë, nga vende si Ukraina”, tha Douglas Farah, presidenti i firmës së sigurisë kombëtare IBI Consultants dhe bashkautor i një libri për Bout.
Në vitin 2000, Bout ishte një nga trafikantët më famëkeq në botë.
Ai u quajt “tregtari kryesor i vdekjes” në Parlamentin Britanik dhe u emërua në raportet e OKB-së për furnizimin me armatim të rëndë për një lëvizje rebele në Angola.
Mes presionit ndërkombëtar në rritje, duke përfshirë një urdhër-arresti të Interpolit të lëshuar në 2004, Bout u kthye në Moskë.
Sipas shumë llogarive, Bout në atë kohë u tërhoq nga puna e tij më intensive në tregtinë e armëve.
Ai jetonte në Golitsyno, një qytet i vogël jashtë Moskës.
Një mik që vizitoi shtëpinë e tij në vitin 2008 më vonë vuri në dukje se ajo ishte e mbushur me libra, si dhe, çuditërisht, një DVD të filmit të Nicolas Cage të vitit 2005 “Lord of War”, i cili thuhet se ishte frymëzuar nga jeta e Bout.
Fatkeqësisht për të, ai i ftuar – ish agjenti i inteligjencës afrikano-jugore Andreë Smulian – punonte për DEA-n.
Bout u arrestua më vonë në Tajlandë, ku ishte regjistruar fshehurazi nga DEA duke organizuar blerjen e 100 raketave tokë-ajër, 20 mijë pushkë AK-47, 20 mijë granata fragmentesh, 740 mortaja, 350 pushkë snajper, pesë ton C- 4 eksplozivë dhe 10 milionë fishekë për njerëzit që ai mendonte se ishin agjentë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), një grup kryengritës.
Operacioni zgjidhi një problem kyç në ndjekjen e Bout në SHBA.
Ai nuk kishte shkelur asnjë ligj të SHBA-ve.
Në vitin 2011, një gjykatë federale e shpalli atë fajtor për një sërë akuzash, duke përfshirë komplotin për të vrarë shtetasit amerikanë.
Zyrtarët rusë janë ankuar veçanërisht për shënjestrimin agresiv dhe të pazakontë të Bout.
Por regjistrimi i Bout ndihmoi në argumentimin më të gjerë se ai nuk ishte një biznesmen i thjeshtë.
Kur agjentët që paraqiteshin si blerës për FARC thanë se armët do të përdoreshin kundër pilotëve të Forcave Ajrore të SHBA që punonin me qeverinë kolumbiane, Bout mund të dëgjohej duke u thënë atyre se kishin “të njëjtin armik”.
“Nuk është biznes”, tha ai.
“Është lufta ime”.
The post Pse Rusia e do me çdo kusht kthimin e Viktor Bout në atdhe? appeared first on Albeu.com.
Ekzekutimi i 4 aktivistëve në Mianmar, SHBA i bën thirrje Kinës që të rrisë presionin! Pekini: Nuk përfshihemi në çështje të brendshme
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të rrisë presionin ndaj Mianmarit, pas ekzekutimit të katër aktivistëve për demokraci nga junta ushtarake.
Mianmari njihet ndryshe edhe si Burma. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Kina mund të ketë ndikim në Mianmar, më shumë sesa çdo vend tjetër.
“U bëjmë thirrje shteteve në gjithë botën që të veprojnë kështu. Ne po ashtu do të bëjmë më shumë”, ka thënë ai.
Mirëpo zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, ka thënë se Kina nuk përzihet në çështjet e brendshme të shteteve tjera.
I pyetur për ekzekutimet, Lijian ka thënë se Mianmari duhet të përdorë ligjet dhe kushtetutën për të zgjidhur dallimet.
Prince ka thënë se nuk mund të pretendohet kinse nuk ka ndodhur asgjë.
Ai ka kërkuar që të gjitha shtetet të ndalojnë shitjet e pajisjeve ushtarake në Mianmar dhe të përmbahen “nga dhënia e çfarëdo besueshmërie ndërkombëtare për regjimin ushtarak”.
Ai ka thënë se SHBA-ja është duke shqyrtuar “të gjitha mundësitë” për të bllokuar të hyrat e regjimit.
Dy aktivistët, Kyaw Min Yu dhe Phyo Zeya Thaw, janë arrestuar pas puçit ushtarak të vitit të kaluar, nën akuzat për kryerje të “akteve terroriste”.
Ata janë dënuar me vdekje në një gjykim me dyer të mbyllura, të cilin aktivistët për të drejta të njeriut e kanë konsideruar të padrejtë.
Më pak dihet për dy aktivistët tjerë: Phyo Zeya Thaw dhe Ko Jimmy. Ekzekutimet janë kritikuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar./REL/
The post Ekzekutimi i 4 aktivistëve në Mianmar, SHBA i bën thirrje Kinës që të rrisë presionin! Pekini: Nuk përfshihemi në çështje të brendshme appeared first on Albeu.com.