shtetet e bashkuara te amerikes Archives - Albeu.com

Trump e quan pretendimin e shkrimtares për përdhunim, “qesharak”
Donald Trumpi i quajti pretendimet e një shkrimtareje se ai e kishte përdhunuar në një dyqan në Manhattan në mesin e viteve 1990, “historinë më qesharake dhe më të neveritshme”. Komentet e tij u bënë në një deklaratë të paraqitur në gjykatë të mërkurën. Ish-presidenti tha se akuzat ishin “të sajuara” dhe se sulmi nuk ndodhi kurrë. Avokatët e akuzueses E. Jean Carroll luajtën për rreth 30 minuta pjesë nga deponimi i zotit Trump, duke përfshirë mohimin e prerë të tij se e sulmoi atë në mesin e viteve 1990 në një dhomë zhveshjeje të dyqanit Bergdorf Goodman.

“Nëse do të kishte ndodhur, do të ishte raportuar brenda pak minutash,” thotë zoti Trump në deponimin e tij, duke pretenduar se blerësit dhe punonjësit në “dyqanin shumë të ngarkuar” do të kishin dëgjuar sulmin dhe do të kishin njoftuar autoritetet.

Në zhvillime të tjera të mërkurën, avokatët e Trumpit thanë se nuk do të thërrisnin asnjë dëshmitar dhe gjykatësi tha se argumentet përmbyllëse ka të ngjarë të ndodhin të hënën përpara se juria të fillojë diskutimet të martën.

Trumpi nuk ka marrë pjesë në gjyq dhe nuk do të dëshmojë, duke i dhënë më shumë peshë deponimit të tij. I pyetur për rastin, ndërsa udhëtonte në Irlandë të mërkurën, Trumpi u tha gazetarëve: “Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë në Nju Jork”.

Juria në gjykatën federale në Manhattan pritet të dëgjojë më shumë për deponimin e Trumpit të enjten, të ndjekura nga tre dëshmitarë të tjerë të thirrur nga avokatët e zonjës Carroll.

E. Jean Carroll Carroll po kërkon dëme monetare të paspecifikuara dhe një tërheqje të deklaratave të Trumpit që ajo pretendon se ishin shpifje./voa

The post Trump e quan pretendimin e shkrimtares për përdhunim, “qesharak” appeared first on Albeu.com.

Kë do të zgjidhni mes SHBA dhe Berishës? Përgjigjet Ilir Meta
Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk do të zgjedhë mes SHBA-së dhe Berishës.

Meta shtoi se i ka dhënë opinionet e tij ambasadores Yuri Kim gjatë takimit që ka zhvilluar me të, lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit.

A ndodheni përballë dy zgjedhjeve, mes SHBA dhe Berishës? Cili ka qenë mesazhi i Kim?

“Unë s’mund të flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores, ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Unë mund t’iu them juve se çfarë i thashë ambasadores për këtë çështje. Unë thashë mendimin tim që kam për çështjen e shpalljes “non grata” të Berishës. I shpreha dhe bindjen time se kjo është vepër e Bashës dhe Ramës. I thashë që të thotë në Uashington, që të paktën unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që as nuk kam qenë as nuk jam dakord. Pa një vendim të tillë do të kishim Lulzim Bashën kryetar të PD. Kjo nuk është më një sekret. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë i cili është i pavarur. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD apo ët çdo partie tjetër”, u shpreh Meta./albeu.com/

The post Kë do të zgjidhni mes SHBA dhe Berishës? Përgjigjet Ilir Meta appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë personi i dytë nga lia e majmunëve në SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar vdekjen e dytë nga lia e majmunëve. CNN raporton se një burrë mosha e të cilit nuk bëhet e ditur që qëndronte i shtruar në spital në Los Angeles prej disa ditësh, ka humbur jetën.

Departamenti dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përcaktuan se vdekja ishte për shkak të lisë së majmunëve.

Është vdekja e dytë e një personi të diagnostikuar me këtë sëmundje në Shtetet e Bashkuara. Teksasi muajin e kaluar raportoi vdekjen e parë në një person me imunitet të dobët, i cili u diagnostikua me linë e majmunëve. Megjithatë, ai rast është ende nën hetim për të parë se çfarë roli ka luajtur lija e majmunëve në vdekjen.

Lija e majmunëve mund të shkaktojë skuqje, ethe, dhimbje trupi dhe të dridhura, por relativisht pak njerëz kërkojnë shtrimin në spital dhe vetëm një pjesë e vogël e vdekjeve në mbarë botën kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me sëmundjen./albeu.com

The post Ndërron jetë personi i dytë nga lia e majmunëve në SHBA appeared first on Albeu.com.

Washington Post: A po shkon SHBA drejt luftës civile?
Kohët e fundit përplasjet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të pazakonta për këtë vend.

Është e lehtë dhe logjike të arrihet në përfundimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot në prag të luftës civile, ashtu siç ishte në fillim të vitit 1861.

Por ata nuk kanë arritur ende në atë pikë, megjithëse kjo nuk do të thotë se ata do të jenë në gjendje të shmangin konfliktin e dhunshëm. Ky është qëndrimi i Marc Fisher, redaktor i lartë i gazetës amerikane Washington Post, i cili vëren se një numër i madh politikanësh republikanë dhe demokratë, si dhe punonjës akademikë, të cilët studiojnë konfliktet civile dhe ekstremizmin, tani pranojnë idenë se “lufta civile është ose e menjëhershme ose e nevojshme”.

Fisher shton në artikullin e tij se ato paraqesin prova që mund të duken bindëse, si një stuhi kërcënimesh kundër agjentëve të FBI-së, gjyqtarëve, zyrtarëve të zgjedhur, anëtarëve të bordit të shkollave dhe mbikëqyrësve të zgjedhjeve. Ekstremistët amerikanë stërviten për të kundërshtuar qeverinë e tyre. Përveç kësaj, ka sondazhe që tregojnë se shumë amerikanë presin konflikt të dhunshëm.

Megjithatë, Fisher beson gjithashtu se mund të konkludohet lehtësisht dhe logjikisht se përhapja e retorikës ekstremiste të krahut të djathtë, paralajmërimet alarmante në mediat kryesore dhe breshëria e kërcënimeve dhe sulmeve individuale pas kontrollit të befasishëm të FBI-së të këtij muaji në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, nuk mjaftojnë për të parashikuar mundësinë e tmerrshme të shpërthimit të luftës civile.

Dy grupe

Sipas autorit, janë dy grupe që janë të ndarë se sa seriozisht duhet marrë kërcënimi i luftës civile. Nuk është vetëm një shembull tjetër i ndarjeve të thella në Amerikë, por një lloj marrëveshjeje e bazuar në fakte të përbashkëta.

Të dy grupet e analistëve, domethënë ata që thonë se vendi po shkon drejt luftës civile dhe ata që thonë se kërcënimi ekzistues është kryesisht i kufizuar tek individët dhe grupet e vogla e të çorganizuara, veprimet e rrezikshme dhe të shpërndara të të cilëve nuk përbëjnë bazën për luftë civile, bien dakord se atje ka pak mundësi për një sulm të organizuar dhe të dhunshëm ndaj qeverisë, autoriteteve lokale ose shtetërore.

Por ka ende një ndarje të mprehtë nëse një seri sulmesh individuale dhe sulmesh nga grupe më të vogla mund të çojnë në një konflikt të ngjashëm me luftën që destabilizon vendin, tha Fisher.

Në diskutimin e tyre për luftën civile, të dyja palët bien dakord se tendenca më shqetësuese, në këtë fazë më të rrezikshme të shpërthimeve sporadike të dhunës në vitet e fundit, është në fakt humbja e besimit, shpresës dhe ndjenjës së përkatësisë në një shoqëri kohezioni i së cilës është gërryer rëndë.

Fisher përmendi gjithashtu një shkrimtar dhe teoricien që inkurajoi luftën civile, pikërisht William Pierce, autor i “The Turner Diaries”, një profesor i fizikës që u bë një aktivist neo-nazist.

Fisher deklaroi se e kishte intervistuar këtë shkrimtar një çerek shekulli më parë, kur i tha fjalë për fjalë se qëllimi i atyre që ai shpresonte të lexonin librin e tij ishte “të rrëzonin qeverinë dhe të çlironin vendin nga hebrenjtë dhe zezakët”, siç tha ai.

“Do të doja që Amerika e Veriut të bëhej një kontinent i bardhë”, shtoi Pierce. “Ne duhet ta shkatërrojmë sistemin përpara se ai të na shkatërrojë ne. Nëse nuk e heqim këtë kancer nga trupi ynë, ndryshe e gjithë specia jonë do të zhduket plotësisht.”

“Terrorizëm i organizuar”

Fisher theksoi se Pierce, i cili vdiq në vitin 2002, i tha atij se priste që aktet individuale të dhunës të frymëzuara nga libri i tij të bëheshin më të zakonshme. “Një ditë do të ndodhë terrorizmi i vërtetë, i organizuar, i kryer sipas planit, me qëllim përmbysjen e qeverisë”, tha ai.

The post Washington Post: A po shkon SHBA drejt luftës civile? appeared first on Albeu.com.

3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, SHBA miraton vendimin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar ndihmën prej 7 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti amerikan Joe Biden, i cili ka konfirmuar se SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës gati 3 miliardë dollarë, për të trajnuar dhe pajisur forcat ukrainase për të luftuar për disa vite, shkruan BBC.

Është kësti më i madh i ndihmës amerikane që do të dërgohet në Kiev, thuhet në një deklaratë nga Biden. Ai shtoi se paratë do t’i lejojnë Ukrainës të blejë sisteme dhe municione të mbrojtjes ajrore dhe artilerie, si dhe radarë dhe pajisje të tjera.

Në muajin e gjashtë të pushtimit, Biden tha se ukrainasit kanë “frymëzuar botën me guximin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj lirisë”.

Ukraina do të mbetet një “komb sovran dhe i pavarur”, theksoi ai./albeu.com/

The post 3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, SHBA miraton vendimin appeared first on Albeu.com.

SHBA ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se Rusia mund të nisë një sulm ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, sulmi mund të shtrihet edhe ndaj objekteve qeveritare në ditët në vijim.

“Ne kemi informacione se Rusia po intensifikon përgatitjet dhe do të nisë sulme ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës dhe objekteve qeveritare në ditët në vijim”, tha një zyrtar i administratës amerikane.

Ai ka vënë në dukje se deklarata e tij bazohej në vlerësimin e niveleve më të ulëta të shërbimeve të inteligjencës amerikane.

The post SHBA ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Tre oficerë policie në SHBA dhunojnë pa mëshirë një burrë, pamjet tragjike që tronditën vendin (VIDEO)
Një burrë është dhunuar pa mëshirë në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, nga tre oficerë policie.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet burri i shtrirë në tokë duke u goditur brutalisht me grushta e shkelma.

Sipas mediave, sherifi i qarkut Craëford Jimmy Damante informoi qytetarët se incidenti është nën hetim dhe se dy oficerët nga departamenti i tij i përfshirë janë pezulluar.

Dje, shefi i Departamentit të Policisë Mulberry, Shannon Gregory, dha një njoftim të ngjashëm për policin e tretë, i cili u largua nga detyra në pritje të përfundimit të hetimit.

#BREAKING: Arkansas State Police launch investigation into this incident, captured on camera, outside a convenience store in Crawford County. ASP says two county deputies and a Mulberry police officer were involved. #ARNews

**WARNING: GRAPHIC VIDEO / No audio** pic.twitter.com/dYE0htfAsf

— Mitchell McCoy (@MitchellMcCoy) August 21, 2022

Sipas policisë, paraditen e së dielës u raportua për një person që kërcënonte një punonjëse dyqani në zonën e Mulberry. Raporti i incidentit thotë se kur oficerët shkuan për të folur me të dyshuarin, ai e shtyu zëvendësin e një sherifi në tokë dhe e goditi me grusht në pjesën e pasme të kokës.

Video, e cili ka bërë xhiron e internetit, tregon tre oficerë policie të gjunjëzuar mbi njeriun në tokë. Njëri e godet me grusht të dyshuarin në fytyrë, tjetri e mban duke e fiksuar në tokë dhe një i tretë e gjunjëzon në këmbë.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk dihet, pas ngjarjes është dërguar në spital dhe akuzohet për kërcënime terroriste, rezistencë ndaj autoritetit dhe sulme.

The post Tre oficerë policie në SHBA dhunojnë pa mëshirë një burrë, pamjet tragjike që tronditën vendin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbardhet biseda e rëndësishme mes liderve perëndimorë
Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë kanë zhvilluar një diskutim për një sërë çështjesh të rëndësishme me të cilat po përballet bota kohët e fundit.

Shtëpia e Bardhë, gjatë një deklarate të fokusuar kryesisht në çështjen e Ukrainës, tha se biseda mes liderëve u zhvillua rreth përpjekjeve për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Jashtë Ukrainës, ata “diskutuan gjithashtu negociatat në vazhdim mbi programin bërthamor të Iranit, nevojën për të forcuar mbështetjen për partnerët në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet e përbashkëta për të penguar dhe kufizuar aktivitetet destabilizuese të Iranit në rajon,” vuri në dukje Shtëpia e Bardhë, duke përshkruar telefonata e katër liderëve perëndimorë.

Uashingtoni, megjithatë, nuk elaboroi diskutimin midis presidentëve Joe Biden dhe Emmanuel Macron, kryeministrit Boris Johnson dhe kancelarit Olaf Scholz për çështjet e Lindjes së Mesme.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian dhe SHBA thanë se po studionin përgjigjen e Teheranit ndaj asaj që ata e quajtën propozimin përfundimtar të BE-së për të ringjallur marrëveshjen, sipas së cilës Irani frenoi programin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm i SHBA, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja e nënshkruar nga paraardhësi i tij, Barack Obama, dhe rivendosi sanksione të ashpra ndaj Iranit.

The post Zbardhet biseda e rëndësishme mes liderve perëndimorë appeared first on Albeu.com.

Tensionet me Kinën vazhdojnë, Tajvani pret një tjetër delegacion të SHBA-së
Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit po vijojnë ende, pasi një tjetër delegacion i Shteteve të Bashkuara ka vizituar vendin ishullor së fundmi.

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka pranuar të hënën një tjetër delegacion nga Shtetet e Bashkuara, teksa tensionet me Kinën vazhdojnë të jenë të larta. Eric Holcomb, guvernator i shtetit amerikan, Indiana, ka arritur në Taipei për vizitë katërditore.

Vizita e tij vjen pas udhëtimeve që kanë realizuar zyrtarë të lartë amerikanë në këtë vend, përfshirë udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Këto vizita kanë tensionuar Kinën, e cila kundërshton kontaktet zyrtare të Taipeit me shtetet tjera. Tajvani është ishull që vetëqeveriset prej vitit 1949, por Kina e konsideron të sajin. Si përgjigje ndaj vizitës së Pelosit, Kina ka zhvilluar disa ditë stërvitje të mëdha ushtarake. Tsai e ka theksuar në bisedë e sipër me Holcombin se, SHBA-ja dhe Tajvani janë aleatë kyçë për ekonomi në rajonin e Indo-Paqësorit.

“Tajvani është përballur me kërcënime ushtarake nga Kina, në dhe rreth Ngushticës së Tajvanit. Në këtë moment, aleatët demokratikë duhet të qëndrojnë së bashku dhe të rrisin bashkëpunimin në të gjithë fushat”, ka thënë Tsai. Holcomb ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë së Tajvanit, për të lehtësuar biznesin dhe tregtinë bilaterale, ashtu sikurse bashkëpunimin shkencor.

The post Tensionet me Kinën vazhdojnë, Tajvani pret një tjetër delegacion të SHBA-së appeared first on Albeu.com.

A ka sinjale se mund të shpallet “non grata” nga SHBA? Përgjigjet Ilir Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se spekulimet se ai mund të jetë politikani i radhës për t’u shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë thjesht histori të kuzhinës propagandistike të kryeministrit Rama.

Komentet Meta i bëri për MCN TV, ku ishte i ftuar dhe u pyet për një sërë çështjesh të rëndësishme.

“Nuk merrem me këto çështje fare dhe ju e dini qëndrimin tim edhe kur është shpallur z.Berisha. Unë respektoj vendimin e çdo vendi kudo në botë dhe absolutisht që kjo s’ka asnjë lidhje me raportet e Ilir Metës, në radhë të parë me popullin e Shqipërisë, sepse mendoj që ky është raporti kryesor që më mban mua në politikë, por jo vetëm në politikë, por në të gjithë jetën time si atdhetar, qytetar, si patriot, dhe si njeri i lindur dhe i vendosur për t’i shërbyer gjithnjë vendit tim pavarësisht nga pozita ime. Siç kam bërë gjithmonë, kështu do të bëj edhe në të ardhmen. Sa i përket raporteve ndërkombëtare, unë kam qenë në krye të çdo përpjekjeje për integrimin evropian të Shqipërisë dhe askush s’ka bërë më shumë si politikan në 30 vjet, në mënyrë koherente, për të ndihmuar këtë proces, se sa Ilir Meta. Në të ardhmen do të plotësojmë çdo detyrim që kemi në raport me BE-në. Kam qenë që në fillimet e mia, edhe kur PS ishte kundër pranimit në NATO, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe ne do të plotësojmë të gjitha detyrimet që kemi ndaj NATO-s në të ardhmen. Të gjitha këto të tjerat janë histori të kuzhinës propagandistike të Edi Ramës”, u shpreh Meta.

Meta u pyet gjithashtu nëse do të jetë ai kontakti i Ambasadës Amerikane me opozitën.

“Janë pyetje që s’përbëjnë interes për mua. Berisha s’është një person, është një institucion dhe është në krye të institucionit më të rëndësishëm sot të opozitës, PD-së. Është njeri i zgjedhur në mënyrë publike. Ne respektojmë çdo vendim të PD-së dhe çdo force tjetër, dhe në këtë aspekt më duken pyetje pa asnjë lloj kuptimi. Është e rëndësishme që opozita në mënyrën më paqësore, më aktive, më qëndrestare, më demokratike dhe me një organizim shumë më të mirë se deri tani, të konkretizojë atë shpirt opozitar të jashtëzakonshëm që ekziston sot në Shqipëri, por që grinta e këtij shpirti u vra nga një ish-lidership jo vetëm i përgjumur, por edhe i korruptuar nga qeveria”, shtoi ai.

The post A ka sinjale se mund të shpallet “non grata” nga SHBA? Përgjigjet Ilir Meta appeared first on Albeu.com.