shtetësia për të huajt Archives - Albeu.com

Rënie e interesit për pasaportën shqiptare, shtetësia për të huajt bie me 46% në 2025
Gjatë vitit 2025, procesi i marrjes së shtetësisë shqiptare ka hyrë në një fazë tkurrjeje, duke shënuar një ulje të qartë të interesit si për përfitimin, ashtu edhe për dorëzimin e saj, në krahasim me një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se numri i personave që kanë marrë shtetësinë shqiptare ra në 495 këtë vit, shumë më poshtë se 919 rastet e regjistruara në vitin 2024.

Prej tyre, 306 e kanë rifituar shtetësinë, ndërsa 189 e kanë marrë atë për herë të parë. Pjesa më e madhe e këtij grupi përbëhet nga shtetas të Kosovës, të cilët zënë 56,1% të totalit, të ndjekur nga shtetasit turq me 20,1%; më pas renditen ata nga Maqedonia e Veriut dhe Italia, me nga 4,8% secila.

Edhe kërkesat për heqje dorë nga shtetësia kanë pësuar rënie, duke treguar një ndryshim në sjelljen e aplikantëve dhe një vlerësim më të kujdesshëm të lëvizjeve migratore në këtë periudhë. Në vitin 2025, 173 persona kanë zgjedhur të heqin dorë nga shtetësia shqiptare.

Prirjet demografike të këtyre proceseve tregojnë se grup-mosha 30-39 vjeç ka qenë më e pranishmja, duke përfaqësuar 31,7% të atyre që fituan shtetësinë dhe 43,9% të personave që hoqën dorë prej saj.

Në të njëjtën kohë, numri i personave që kërkuan azil në Shqipëri u rrit në 144 gjatë vitit 2025, që janë 40 më shumë se në vitin 2024. Sipas INSTAT, një vit më parë ishte vërejtur vetëm një rritje e lehtë e kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare.

Azilkërkues konsiderohet çdo shtetas i huaj ose person pa shtetësi që ka depozituar një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare, për të cilën ende nuk është marrë një vendim përfundimtar i formës së prerë.

Kërkesat për azil janë përqendruar kryesisht në tremujorin e dytë të vitit, sidomos në gusht, shtator dhe tetor, periudhë që ka mbuluar 63,2% të totalit të aplikimeve për vitin 2025.

Për sa i përket vendit të origjinës, shifrat tregojnë se pjesa më e madhe e kërkesave ka ardhur nga Egjipti me 39,6%, më pas nga Afganistani me 11,8% dhe Palestina me 9,7%.

The post Rënie e interesit për pasaportën shqiptare, shtetësia për të huajt bie me 46% në 2025 appeared first on Albeu.com.