Shtete Archives - Albeu.com

Këto janë shtetet me numrin më të lartë të popullsisë në depresion, ku renditet Shqipëria
Depresioni është një çrregullim i shëndetit mendor që ndikon negativisht në mënyrën se si një person ndihet, mendon dhe vepron.

Global Health Data Exchange vlerëson se 251-310 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ndërsa depresioni është i zakonshëm, ai është gjithashtu, për fat të mirë, i trajtueshëm.

Sipas një studimi të Barrës Globale të Sëmundjeve, në krye të listës së vendeve me popullsinë më depresive kryeson Groenlanda me 6.61 për qind, pasuar nga Greqia 6.52, Spanja 6.04, Portugalia 5.88, Palestina dhe Tunizia me nga 5.75 secila, Bahrejni 5.52, Maroku 5.49, Irani 5.48 dhe Lituania me 5.42 për qind.

Ndër vendet me më pak depresion janë Singapori 2.45 për qind, Timori Lindor 2.41 për qind, Peru 2.36, Mjanmari 2.28 dhe vendi me më së paku depresion është Brunei, shtet në Azi, me 1.83 për qind.

Shqipëria ndërkaq renditet e 162-ta me 3.05 për qind, derisa Kosova nuk është e përfshirë në listë.

Ndryshe, simptomat e depresionit mund të variojnë nga të lehta në të rënda dhe përfshijnë si më poshtë: një ndjenjë e vazhdueshme trishtimi, humbja e interesit për aktivitetet e shijuara dikur, ndryshimet në oreks – humbje ose shtim në peshë, probleme me gjumin etj.

Faktorët e rrezikut për depresion përfshijnë: biokiminë (dallimet në kimikatet në tru), gjenetikë (depresioni mund të jetë i trashëguar), personaliteti (ata që janë përgjithësisht pesimistë ose kanë vetëvlerësim të ulët kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion) dhe mjedisin (ata që janë të ekspozuar ndaj dhunës, abuzimit, neglizhencës ose varfërisë kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion).

Depresioni prek rreth 1 në 15 të rritur në çdo vit të caktuar dhe 1 në 6 njerëz do të përjetojnë depresion në një moment të jetës së tyre.

Një studim ‘Our World In Data’ vlerëson se rreth 3.4% (2-6% kur përfshihet marzha e gabimit) e popullsisë globale ka depresion. Bëhet fjalë për rreth 264 milionë njerëz në mbarë botën.

The post Këto janë shtetet me numrin më të lartë të popullsisë në depresion, ku renditet Shqipëria appeared first on Albeu.com.

“Regjim pa kuptim vizash mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës”
Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, ndonëse dy shtete në zemër të Ballkanit, vazhdojnë të mbajnë regjimin e vizave ndaj njëra tjetrës, duke vështirësuar kështu lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Pengesa të mëdha kanë edhe turistët e këtyre dy vendeve që duan të vizitojnë qytetet, muzetë, apo të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore.

Aida Vežić, sekretare e përgjithshme në Rrjetin e Muzeve të Ballkanit, thotë se “regjimi i vizave është pengesë e madhe për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash në mes kolegëve, gjithashtu është një kërcënim serioz që vazhdon të zgjerojë hendekun midis kolegëve dhe komuniteteve duke iu vështirësuar lëvizjen e lirë.

Padrejtësi të madhe

Vežić thekson se qytetarët me kombësi boshnjake apo kosovare për udhëtim në të dy shtetet, varen nga ekzistenca e thjeshtë e regjimit të vizave dhe ata që vendosin të kalojnë nëpër procesin e marrjes së vizës, janë të irrituar nga procedurat e pakuptimta, në të dyja anët (BiH dhe RKS).

“Përvoja ime personale ka qenë se më kanë thënë se do të merrja një vizë njëvjeçare, por kam gjetur se datat në pasaportë janë vetëm 5 ditë për gjatësinë e ngjarjes që po ndiqja në Republikën e Kosovës. Për shkak të regjimit të vizave neve na duhet qe të dërgojmë kolegë nga vende të tjera, për të ndjekur konferencat dhe workshopet në Kosovë, por jo kolegë nga Bosnja e Hercegovina dhe kjo është një padrejtësi e madhe për ta.”

Vežić tregon se dëshiron të vizitojë Kosovën, por se i duhet të bëjë kilometra të shumtë, pasi aplikimi për vizë duhet bërë në Tiranë ose Zagreb.

Barrierë për implementimin e projekteve

Aida Vežić regjimin e vizave e konsideron barrierë për implementimin e projekteve kulturore e të trashëgimisë, pasi që detyrohen të përjashtohen të dyja vendet, shkaku i pamundësisë së marrjes pjesë nga ana e pjesëmarrësve të Kosovës dhe BiH.

“Gjatë punës sime kur diskutojmë vendin e mbajtjes se një veprimtarie rajonale ne na imponohet të përjashtojmë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën si një opsion sepse nuk do të ofronim mundësi të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit, për shkak të regjimit të vizave. Është e sigurtë se ekzistenca e regjimit të vizave ka ngadalësuar dhe rënduar bashkëpunimin midis individëve dhe institucioneve dhe është një turp që ekziston ende”, përfundon Vežić.

Rënie bashkëpunimi në të gjitha fushat

Më të shpeshta lëvizjet ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës i ka edhe udhëheqësja e zyrës për Kosovën të organizatës rajonale RYCO, Krenare Gashi-Krasniqi. Ajo thotë se regjimi i vizave ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në pamundësinë e lëvizjes së lire në mes qytetarëve të Kosovës dhe BiH. Rrjedhimisht ka ulur edhe bashkëpunimin në të gjitha fushat në pamundësi për t’u takuar dhe krijuar kontakte.

“Nga perspektiva e RYCO-së kjo barrierë në veçanti vështirëson lëvizjen e lirë të të rinjve e cila pa dyshim ndikon zhvillimin e aktiviteteve që do të rrisnin bashkëpunimin dhe përafrimin e shoqërive në fjalë. Në të gjitha thirrjet e hapura nga RYCO për mbështetje të projekteve dhe propozimeve, ne marrim shumë pak, ose fare aplikime në mes organizatave dhe shkollave në mes Kosovës dhe BiH dhe kjo është veç reflektim i realitetit se sa larg jemi nga një bashkëpunim i mirëfilltë me njëri-tjetrin”, thotë Gashi-Krasniqi.

Ajo tregon se procedurat e aplikimit dhe deri tek pajisja me vizave janë mjaft të komplikuara, veçanërisht ato nga Bosnja. Kjo pa dyshim sipas saj, ka ulur edhe vullnetin e qytetarëve për ta vizituar Kosovën dhe BiH. Jo rrallë edhe RYCO detyrohet që t’i shmangë Kosovën dhe BiH si vende për të mbajtur ngjarje të mëdhaKreshnik Ahmeti rajonale vetëm për shkak të barrierave të lartpërmendura.

“Andaj secila qeveri duhet të reflektojë seriozisht mbi pasojat që ka shkaktuar vendosja e regjimit të vizave dhe të gjejë vullnet e mënyra konkrete për të mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve të tyre. Dhe, përfundimisht ta ndryshojmë realitetin aktual ku mallrat lëvizin me lirshëm se sa njerëzit në mes Kosovës dhe BiH”, thotë Krenare Gashi-Krasniqi.

Procedura për dhënien e një vize për një qytetar të Kosovës nga Bosnja është tepër e komplikuar, për faktin që secila vizë dërgohet për aprovim individual në Këshill të Ministrave. Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, është organizata kryesore rajonale e Ballkanit Perëndimor, që e ka selinë e saj në Sarajevë.

Raportet aktuale në rrafshin politik dhe atë diplomatik

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, thotë që Kosova është e angazhuar për thellimin e raporteve të vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Pasi sipas tij, popujt tanë ndajnë histori të njëjtë dhe synime të përbashkëta për të ardhmen.

“Bashkëpunimi i ngushtë pengohet nga qasja destruktive e përfaqësuesve të entitetit të Republikës Serbe përbrenda Federatës së Bosnjës e Hercegovinës. Për arsyen e njëjtë pamundësohet edhe vendosja formale e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve. Megjithatë, institucionet e Republikës së Kosovës shfrytëzojnë secilën mundësi për t’i përafruar raportet me institucionet e Federatës së BiH, gjë që është vetëm formalizëm i raporteve të ngushta ekzistuese mes qytetarëve të të dyja vendeve”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se qeveria e Kosovës ka plane për lehtësimin e lëvizjes së lirë është e angazhuar brenda ‘Procesit të Berlinit’ së bashku me vendet e tjera anëtare që të arrijmë marrëveshjen për qarkullimin e lirë të qytetarëve të rajonit nëpër secilin prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por sipas tij në mungesë të marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Bosnje, për shkak të entitetit të Republikës Serbe, Kosova iu mundëson qytetarëve të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës pajisjen me vizë në misionet diplomatike të rajonit, në Podgoricë, Tiranë dhe Shkup.

“Ne kemi angazhim të përhershëm që politikat dhe procedurat konsullore të jenë sa më të lehta e të shpejta. Është e qartë që sado efikase të jenë këto procedura, fakti që një qytetar duhet të pajiset me vizë paraqet pengesë. Gjithashtu, ne kemi interesim të madh që të dyja shtetet të lidhin marrëdhënie diplomatike, në mënyrë që shqetësimet e ndryshme të qytetarëve, sikurse kjo me qarkullimin e lirë, t’i zgjidhim edhe në formë bilaterale”, përfundon Ahmeti.

Problem real, i përditshëm

Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila është me origjinë boshnjake çështjen e regjimit të vizave e ka cilësuar një problem real, i përditshëm dhe shumë negativ si për Kosovën ashtu edhe për BiH.

“Unë isha iniciatore e hapjes së Zyrës për Marrëdhënie në Sarajevë dhe Prishtinë, njësoj si në Greqi, e cila nuk na njohu si shtet të pavarur apo si ai i Beogradit. Iu shkrova të gjithë faktorëve relevantë në Bosnje dhe zoti Millorad Dodik, doli publikisht dhe e refuzoi kërkesën. Zyra e ndërlidhjes është një nga zgjidhjet më konkrete në situatën në të cilën ndodhemi, por nuk kemi gjetur mirëkuptim” thotë Balje. Por  çfarë është bërë nga qeveritë e kaluara dhe pse nuk është rregulluar çështja e lëvizjes së lirë ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Marrëdhëniet ekonomike pothuajse inekzistente

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, thotë se paradoksi më i madh është fakti që liria e lëvizjes dhe qarkullimi ekonomik midis Kosovës dhe vetë Serbisë ka module praktike, ka frymë më liberale, ndërkaq BiH është më rigide dhe maksimalisht më refuzuese.

“Për shkak të këtij regjimi marrëdhëniet ekonomike në mes te dyja vendeve janë pothuajse inekzistente. Në aspektin kulturor edhe pse në kohën sa Kosova dhe BiH kishin qenë pjesë integrale e Jugosllavisë kishte raporte kulturore në mes të dyja vendeve, ndoshta edhe më të theksuara sesa me shtetet tjera anëtare të Federatës, tani këto raporte pothuajse janë zhdukur në tërësi. Gjithashtu, institucionet e sigurisë nuk kanë ndonjë bashkëpunim të ndërsjellët në mes vete, edhe atëherë kur kërkohet ndonjë veprim i përbashkët duhet të involvohen partnerët ndërkombëtarë për të lehtësuar këtë bashkëpunim”, ka shtuar Çollaku.

Madje, sipas Çollakut, viktimë kryesore e këtij regjimi janë qytetarët boshnjakë të BiH dhe qytetarët kosovarë. Kurse, në anën tjetër qytetarët serbë nga BiH pothuajse të gjithë kanë shtetësi të dyfishtë duke u pajisur edhe me dokumente të shtetit serb gjë e cila ju lehtëson dukshëm lëvizjen edhe në Kosovë, ngjashëm me qytetarët serb të BiH janë edhe qytetarët kroat duke pasur shtetësi të dyfishtë.

Çollaku, mendon që rezultatet përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, do të ndikojnë edhe në raportet ndërmjet Kosovës dhe BiH.

“Rezultatet e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë do të kenë gjithashtu efekt edhe në raportet në mes të Kosovës dhe BiH në të ardhmen, gjithashtu edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës në raport me BE-në do te rrisë dukshëm presionin e arritjes së një marrëveshje edhe në mes te Kosovës dhe BiH për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve si ndër vlerat më të theksuar te BE-së “, ka përfunduar Çollaku.

Autoritet kosovare disa herë u kanë bërë thirrje autoriteteve të Federatës boshnjake që të hiqet regjimi i vizave me Kosovën, ndonëse vet Kosova aplikon reciprocitet në këtë drejtim. Sipas tyre, heqja e vizave ka interes të ndërsjellë, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta e që është integrimit evropian. /DW/

The post “Regjim pa kuptim vizash mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës” appeared first on Albeu.com.

Këto janë shtetet më të mira për të punuar jashtë vendit në vitin 2022
Pandemia ka bërë që të bëjmë ndryshime të mëdha në jetën tonë, por a keni menduar ndonjëherë të punoni në një vend tjetër? Me kaq shumë punë që po zhvendosen në internet, puna në distancë është tani më e lehtë se kurrë.

Stili i jetesës dixhitale është rritur vitet e fundit dhe shumë vende priren të tërheqin punonjës të huaj. Expat Insider ka renditur vendet më të mira për të punuar, bazuar në sondazhet e kryera me emingratët që tashmë jetojnë atje.

Tajvani

Në vitin 2021 Tajvani zuri vendin e parë në Indeksin e Punës jashtë vendit. Të anketuarit ishin të kënaqur me sigurinë në punë – me 83 për qind të kënaqur përgjithësisht, në kontrast me 61 për qind ndërkombëtarisht.

Shumica e të anketuarve ishin të kënaqur me orët e tyre të punës (74 përqind) ndërsa dy në pesë nuk mund të ishin më të lumtur me punën e tyre – që është gati dyfishi i mesatares ndërkombëtare.

Zelanda e Re dhe Republika Çeke

Zelanda e Re doli në vendin e dytë, ndërsa Republika Çeke u rendit e treta. Vendi i Evropës Lindore ka qenë vazhdimisht në tre vendet e para dhe merr vlerësimin më të fortë në kategorinë e punës dhe kohës së lirë. Më shumë se katër në pesë (82 për qind) janë përgjithësisht të kënaqur me orët e tyre të punës dhe 80 për qind janë të kënaqur me balancën e tyre punë-jetë. /albeu.com

The post Këto janë shtetet më të mira për të punuar jashtë vendit në vitin 2022 appeared first on Albeu.com.

Këto janë vendet që shpërblejnë me shuma të majme atletët që marrin medalje të artë (FOTO LAJM)
Lavdia e fitimit të një medalje ari është një nxitje masive për atletët që konkurrojnë në Tokio 2020, por shpërblimet mbresëlënëse të ofruara i shtojnë një dimension tjetër më fitimprurës lojërave.

Madhësia e bonusit në ofertë ndryshon shumë nga vendi.

Për shembull, atletët britanikë nuk marrin bonus për një medalje ari, ndërsa konkurrentët amerikanë marrin 37,500 dollarë për çdo medalje të artë që marrin në shtëpi, sipas CNBC dhe Nikkei.

Atletëve të suksesshëm nga Indonezia u jepet një çmim prej 346,000 dollarë për një medalje ari.

Singapori u ofron olimpikëve të tij të suksesshëm edhe më shumë para, rreth 737,000 dollarë – edhe pse kjo nuk përfshin medaljet e ekipit.

Britania, si disa vende të tjera evropiane, u ofron atletëve të saj financim dhe stërvitje njëvjeçare, pa pagesë paraprake.

Por disa vende gjithashtu ofrojnë pagesa mujore, ndonjëherë edhe pensione të përjetshme si Malajzia.

Donacionet private ndonjëherë tejkalojnë shpërblimet zyrtare të medaljeve.

Peshëngritësja filipinase Hidilyn Diaz, e cila fitoi medaljen e parë të artë në vend javën e kaluar, pritet të fitojë rreth 600,000 dollarë nga fitimi i saj – trefishi i bonusit zyrtar – pasi filipinasit e shquar, bizneset dhe madje edhe presidenti i vendit Rodrigo Duterte kanë njoftuar se do të lajnë medaljen në para dhe dhurata.

The post Këto janë vendet që shpërblejnë me shuma të majme atletët që marrin medalje të artë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Këto shtete u votuan si më të mirat për emigrantët në vitin 2021
Pas një viti me kufizime, shumë njerëz po kërkojnë një ndryshim – qoftë një lëvizje e përkohshme apo një ndryshim i përhershëm në një vend të ri. Por me kaq shumë vende për të zgjedhur, të vendosësh për shtëpinë e re mund të jetë shqetësuese.

Organizata e komunitetit të emigrantëve InterNations publikoi së funmdi sondazhin “Expat Insider 2021” i cili zbulon destinacionet më të mira për të jetuar dhe punuar jashtë vendit. Bazuar në informacionin nga më shumë se 12,000 të anketuar, sondazhi përfshin stilin e jetesës së emigrantëve, lehtësinë e vendosjes në një vend të ri, punën, financat personale dhe koston e jetesës.

Këtë vit, të anketuarve iu kërkua gjithashtu të jepnin informacion mbi përvojat me Covid-19 dhe mënyrën se si pandemia ka ndikuar në stilin e jetës.

10. Vietnam

9. Kanada

8. Ekuador

7. Australi

6. Zelanda e Re

5. Portugali

4. Malajzi

3. Kosta Rika

2. Meksikë

1. Tajvan

The post Këto shtete u votuan si më të mirat për emigrantët në vitin 2021 appeared first on Albeu.com.