shtetas te huaj Archives - Albeu.com

Turizëm edhe në dimër/ Për muajin janar, Shqipërinë e vizituan 460 mijë shtetas të huaj
Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion turistik i preferuar. Edhe ky vit ka ardhur i mbarë.

Janari raportohet të jetë mbyllur me hyrjen e 460 mijë vizitorëve. Por, a i ka kapacitetet vendi ynë për turizëm gjithëvjetor?

Kryetari i Shoqatës së Tur-Operatorëve, Besnik Vathi shpjegon: “Turizmi gjithëvjetor është praktikisht i pamundur, pasi çdo lloj turizmi ka sezonalitetin e vet. Nëse flasim për turizëm bregdetar, Shqipëria për shkak të pozicionit gjeografik, e ka të pamundur të ketë turizëm gjithëvjetor. Edhe nëse flasim për turizmin historiko-kulturor, ka po ashtu sezonalitetin e vet që është pranvera dhe vjeshta. Përsa i përket turizmit dimëror, Shqipëria ka dy probleme, infrastruktura dhe investimet në infrastrukturë për turizëm dimëror mungojnë dhe së dyti nuk është turizmi dimëror shumë tërheqës për investime, në këtë sector, pasi temperaturat e ulëta dhe bota në Shqipëri nuk është se zgjasin shumë sa të mbajnë turizëm rentabël dhe të tërheqin investimet në këtë sektor.

Përsa i përket shifrave të janarit, unë mendoj se duhen analizuar me faktorët që kanë ndikuar. P.sh. hyrjet transit nga Kosova kanë qenë dy herë më të larta se çdo janar, pasi këtë herë kosovarët udhëtonin pa viza, dhe përdorin aeroportin e Tiranës, për të udhëtuar në gjithë botën. Ne nuk e dimë se sa janë turistët brenda këtij numri, ndaj themi se patëm një boom edhe në janar, kur në fakt ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë në një muaj apo në një tjetër”.

The post Turizëm edhe në dimër/ Për muajin janar, Shqipërinë e vizituan 460 mijë shtetas të huaj appeared first on Albeu.com.

28 shtetas të huaj nuk lejohen të hyjnë në Mal të Zi, ja arsyeja
Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) ua kanë ndaluar qëndrimin dhe hyrjen në Mal të Zi, 28 shtetasve të huaj, të cilët, siç thonë ata, kanë punuar për interesa të shërbimeve të huaja.

“Përmes operacionit të kryer nga Agjencia për Siguri Kombëtare, subjektet janë identifikuar si bartës të ndikimit malinj të kryer për interesa të shërbimeve të huaja”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

Më herët prokuroria ka konfirmuar arrestimin e dy shtetasve malazezë.

Dy personat janë arrestuar pas bastisjes së banesave të tyre nga Policia, në bazë të njoftimit të ANB-së, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit – ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiq.

Policia ka kontrolluar banesat me urdhër të Gjykatës së Lartë.

Ndaj këtyre dy personave është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë. Hetimi për veprat penale është duke vazhduar nga Prokuroria Speciale e Shtetit.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar më 29 shtator se ka shpallur persona non-grata gjashtë diplomatë rusë të akredituar në Podgoricë.

Në postimin e saj në Teitter thuhet se ata shpallen non-grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, si dhe me marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”.

Në gjashtë muajt e fundit, edhe gjashtë diplomatë të tjerë rusë u dëbuan me të njëjtin shpjegim.

Pas kësaj ngjarje, Ambasada e Rusisë në Malin e Zi ka mbyllur për një periudhë të pacaktuar departamentin konsullor, “për shkak të veprimeve armiqësore të autoriteteve malazeze kundër Ambasadës së Federatës Ruse” .

Këto dëbime lidhen me aksionin e së enjtes të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi (ANB) dhe Prokurorisë Speciale të Shtetit për hetimin e lidhjeve të dyshuara të disa shtetasve malazezë dhe rusë me shërbimet inteligjente të Federatës Ruse.

Marrëdhëniet diplomatike midis Malit të Zi dhe Rusisë janë përkeqësuar nga viti 2014, kur Podgorica ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Moskës, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës edhe për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt të këtij viti.

Rusia është kundërpërgjigjur duke e shpallur Malin e Zi si “shtet jomiqësor”.REL

The post 28 shtetas të huaj nuk lejohen të hyjnë në Mal të Zi, ja arsyeja appeared first on Albeu.com.

Frika nga “spiunët”? Policia deporton 500 shtetas të huaj në Rinas
500 persona të huaj nga vendet e treta janë deportuar nga vendi jonë. Policia Kufitare e Rinasit, bënë të ditur se personat në fjalë kanë qenë të dyshuar për qëllimin e udhëtimit. Shefi i Komisariatit të Policisë Rinas Komisar Përparim Dema ka deklaruar se aktualisht, jemi në pikun e sezonit turistik 2022, gjatë të cilit, sipas tij, fluksi është 50% më shumë së gjatë vitit 2019.

“Nga ana jonë janë marrë masat duke shtuar shërbimet për të menaxhuar fluksin. Risi për këtë vit janë edhe pajisjet e-gate, pajisje këto që ndihmojnë në procedurat e kontrollit kufitar, duke përpunuar deri në 30% të pasagjerëve. Janë shtuar kontrollet edhe për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë e paligjshme në kufi, ku përgjatë sezonit turistik janë goditur mbi 40 raste të dokumenteve të falsifikuara. Shtetas të ndryshëm kanë tentuar të hynë apo të dalin nga RSh, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Kjo, falë edhe pajisjeve moderne të ardhura së fundi në dispozicion të Policisë Kufitare. Gjithashtu, janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare rreth 80 shtetas në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, duke bashkëpunuar edhe me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, kryesisht Interpol Tiranën dhe FAST Albania-n. Masat janë shtuar edhe në hyrje të RSh, duke iu refuzuar hyrjen në Shqipëri, rreth 500 shtetasve të vendeve të treta, të cilët kanë qënë të dyshuar për qëllimin e udhëtimit. Komisariati i Rinasit ka një peshë specifike edhe në përpunimin e shtetasve të deportuar dhe për këtë vit janë përpunuar mbi 3200 shtetas, të cilët janë prapësuar kryesisht nga Britania e Madhe dhe Franca. Me investimet e fundit edhe në këtë drejtim janë rritur masat e sigurisë dhe mjetet teknologjike për përpunimin e dokumentacionit dhe për marrjen e gjurmëve daktiloskopike të të gjithë personave të deportuar.

Nga investimi i thelluar dhe teknologjia e avancuar është bërë e mundur që edhe gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe intervistimit të deportivëve, të kapen rreth 10 persona në kërkim që kishin ndryshuar gjenealitetet, me qëllim shmangien e kontrollit kufitar. Po gjatë këtij viti, në Rinas, janë goditur edhe 12 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi, kryesisht në hyrje por edhe në dalje, si dhe 6 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit të atyre personave që kanë pasur probleme në hapësirën Schengen. Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat për të shtuar kontrollet, për të menaxhuar fluksin gjatë gjithë këtij sezoni.”

The post Frika nga “spiunët”? Policia deporton 500 shtetas të huaj në Rinas appeared first on Albeu.com.