shtet Archives - Albeu.com

“Nuk ka më tërheqje”, Bahtiri flet për largimin e prokurorëve serbë dhe operacionin në Ujman
<html><head></head><body>

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka theksuar se Republika e Kosovës nuk bën më hapa pas, duke nënvizuar se sundimi i ligjit dhe sovraniteti tani zbatohen pa asnjë lëshim.

Ai e cilësoi si të përfunduar me sukses procesin e largimit të prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë, duke shtuar se personat që braktisën institucionet vendase për t’iu bindur Beogradit nuk do të kenë më mundësi të rikthehen në detyrë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bahtiri shkroi se vendi ka dhënë dy sinjale të forta se ligji dhe sovraniteti po zbatohen pa kompromis.

Sipas tij, dekretimi i dorëheqjeve nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, vulosi përfundimisht epilogun e kësaj çështjeje. Ai shtoi se kohët kur kryetarët e komunave veriore jepnin dorëheqje dhe ktheheshin sërish sipas interesave politike i përkasin të shkuarës. Kushdo që u kthen shpinën institucioneve të Kosovës për shkak të Beogradit, nuk ka më asnjë rrugë për t’u riintegruar në sistemin e drejtësisë, deklaroi deputeti.

Po ashtu, Bahtiri përshëndeti aksionin për vendosjen e rendit në Liqenin e Ujmanit, ku u shembën 11 vila të ndërtuara pa leje. Ky operacion, sipas tij, dëshmoi se askush nuk mund të përvetësojë më pronën shtetërore dhe asetet strategjike. Toka publike iu kthye sërish qytetarëve, theksoi ai.

Në fund të postimit, Bahtiri theksoi se nuk ka kthim prapa dhe se Kosova po forcohet çdo ditë si shtet i së drejtës, ku sundon ligji e jo anarkia. Ai konfirmoi mbështetjen e tij të plotë për institucionet që ruajnë pronën publike dhe sovranitetin e Republikës.

</body></html>

The post “Nuk ka më tërheqje”, Bahtiri flet për largimin e prokurorëve serbë dhe operacionin në Ujman appeared first on Albeu.com.

Kelmendi pas certifikimit të zgjedhjeve: Shteti dëmtohet nga zvarritja e krizës politike
<html><head></head><body>

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke e mbyllur zyrtarisht procesin zgjedhor dhe duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë së re dhe ngritjes së institucioneve të reja të vendit, sipas afateve kushtetuese.

Në një prononcim për “Bota sot”, juristi Muhamet Kelmendi tha se nga zgjedhjet e 7 qershorit nuk doli një fitues absolut, por një mesazh i qartë politik për bashkëpunim mes subjekteve.

Sipas tij, vota e qytetarëve ishte kërkesë për kompromis, dialog dhe ngritje të institucioneve funksionale, e jo përplasje politike apo qeverisje të njëanshme.

“Zgjedhjet e 7 qershorit nuk prodhuan një fitues absolut. Ato prodhuan diçka edhe më të rëndësishme: një orientim të qartë politik për mënyrën se si duhet të qeveriset Kosova. Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë: askush nuk e ka besimin e mjaftueshëm për të qeverisur i vetëm, prandaj pushteti duhet të ndërtohet mbi bashkëpunimin, kompromisin dhe përgjegjësinë e përbashkët.

Në demokracitë parlamentare, ky është kuptimi i votës. Kur elektorati e shpërndan mbështetjen mes disa subjekteve politike, ai nuk kërkon dominim, por ekuilibër. Nuk kërkon arrogancë politike, por kulturë dialogu. Nuk kërkon përjashtim, por përfshirje. Ky është verdikti që dhanë qytetarët e Kosovës.

Prandaj, çdo përpjekje për ta interpretuar rezultatin zgjedhor si të drejtë ekskluzive për të qeverisur, ose si arsye për të refuzuar çdo bashkëpunim politik, është në kundërshtim me frymën e votës qytetare. Vullneti i qytetarëve nuk ishte për vazhdimin e përplasjeve politike, por për ndërtimin e institucioneve funksionale”, u shpreh ai.

Kelmendi nënvizoi se tani barra për krijimin e institucioneve bie mbi liderët politikë, të cilët, sipas tij, duhet ta vendosin interesin shtetëror mbi atë partiak. Ai vlerësoi se koalicionet përfaqësojnë pjekuri demokratike dhe se Kosovës i duhen institucione funksionale, jo bllokime politike.

“Sot, përgjegjësia nuk qëndron më te qytetarët. Ata e kryen detyrën e tyre demokratike. Përgjegjësia u takon liderëve politikë. Ata duhet të dëshmojnë se janë në gjendje të dallojnë interesin e shtetit nga interesi i partisë dhe të ndërtojnë një shumicë parlamentare që garanton stabilitet institucional.

Koalicionet nuk janë shenjë dobësie politike. Përkundrazi, ato janë dëshmi e pjekurisë demokratike. Në shumicën e demokracive parlamentare evropiane, qeveritë ndërtohen pikërisht mbi marrëveshje politike, programe të përbashkëta dhe përgjegjësi të ndara. Ato funksionojnë sepse partitë e kuptojnë se interesi kombëtar është më i madh se interesi partiak.

Kosova nuk ka nevojë për fitues që nuk arrijnë të qeverisin, as për opozita që e konsiderojnë bllokadën si strategji politike. Ajo ka nevojë për institucione që funksionojnë, për një qeveri që merr vendime dhe për një Kuvend që prodhon ligje e reforma. Qytetarët presin zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit, sundim të ligjit, arsim më cilësor, shëndetësi më të mirë dhe përparim në rrugën euroatlantike. Asnjëra prej këtyre nuk arrihet në kushtet e një krize të pafund institucionale”, shtoi ai.

Në fund, Kelmendi theksoi se vazhdimi i krizës politike i shkakton dëm shtetit dhe cenon besimin e qytetarëve te institucionet demokratike.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë që ta respektojnë verdiktin e zgjedhjeve dhe të ndërtojnë institucionet përmes dialogut, kompromisit dhe përgjegjësisë.

“Historia politike e Kosovës ka dëshmuar se krizat e zgjatura nuk prodhojnë fitues. Humbësi i vetëm është shteti. Sa më gjatë të zgjasë ngërçi politik, aq më shumë dëmtohet besimi i qytetarëve në institucionet demokratike dhe në vetë politikën.

Prandaj, zgjedhjet e 7 qershorit duhet të lexohen ashtu siç janë: si një mandat për bashkëqeverisje. Qytetarët nuk votuan për përçarje, por për përgjegjësi. Nuk votuan për bllokadë, por për funksionalitet. Nuk votuan për ego politike, por për zgjidhje.

Klasa politike duhet ta kuptojë se demokracia nuk përfundon në ditën e zgjedhjeve; aty vetëm fillon. Fitorja e vërtetë nuk matet me numrin e mandateve, por me aftësinë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme që u shërbejnë qytetarëve.

Në fund, verdikti i qytetarëve është më i mençur se kalkulimet e partive. Ata nuk zgjodhën një qeveri njëpartiake. Ata zgjodhën një Kosovë që qeveriset me dialog, kompromis dhe përgjegjësi. Eshtë detyrë e liderëve politikë ta respektojnë këtë mandat. Çdo gjë tjetër do të ishte shpërfillje e vullnetit qytetar dhe një humbje për demokracinë e Kosovës”, përfundoi ai për “Bota sot”.

</body></html>

The post Kelmendi pas certifikimit të zgjedhjeve: Shteti dëmtohet nga zvarritja e krizës politike appeared first on Albeu.com.

Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, ja punët që kishin pagat më të larta në 2025-n
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në vitin 2025, nga 77.4 mijë lekë një vit më parë. Diferencat e pagave janë shumë të larta dhe ato varen nga vendi i punës ku punoni.

A e dini cilat janë ato punë ku pagat janë më të lartat. “Monitor” ka bërë një renditje, bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT.

Në vend të parë renditen institucionet ndërkombëtare, që u japin të punësuarve më shumë se dyfishin e pagës mesatare në vend.

Paga mesatare mujore bruto për vitin 2025 ishte 189 mijë lekë, ose gati 2 mijë euro me kursin e sotshëm. Në raport me vitin 2024, rroga është 4% më e lartë.

Në vend të dytë për pagesat më të mira janë “Aktivitetet Financiare dhe Sigurimit”. Puna në bankë apo dhe sigurime ka qenë gjithnjë e preferuar për ata që kanë mbaruar ekonomikun.

Mesatarisht një punonjës banke mori 160 mijë lekë në muaj në 2025-n, ose 6.7% më shumë se vitin e mëparshëm (+10.1 mijë lekë). Kjo është rritja më e lartë e pagës në vlerë në 2025-n, nga të gjitha aktivitetet.

“Informacioni dhe Komunikacioni” ka shënuar rritjen të lartë të pagës në vlerë nga të gjitha aktivitetet e tjera. Punonjësit e IT-së janë tashmë ndër më të paguarit në vend, me 127.4 mijë lekë në muaj, 10 mijë lekë më shumë se një vit më parë (+8.9%).

“Industria nxjerrëse” është një punë e voshtre, por që ofron nivelin e katërt më të lartë të pagave në vend, me 109 mijë lekë në muaj, por që ka rënë me gati 3% në raport me 2024-n.

“Aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe teknike” janë një sektor që janë rritur me shpejtësi vitet e fundit. Në 2025-n ata i paguanin punonjësit mesatarisht me 105 mijë lekë në muaj (+8.7 mijë lekë).

Paga në shtet u rrit me shpejtësi 3 vitet e fundit, teksa qeveria e përdori si strategji për të barazuar rrogat me rajonin si dhe për të nxitur privatin. Paga mesatare në “Administrimi publik dhe i mbrojtjes” arriti për herë të parë mbi 100 mijë lekë në 2025-n (104.5 mijë lekë), ndërsa në 2022-n ishte 72.5 mijë lekë, duke u rritur me 44% brenda tre vitesh.

Aktiviteti i “Furnizimi me Energji Elektrike, Gaz e Avull dhe me Ajër të Kondicionuar” kishte një pagë mesatare 102.7 mijë lekë në 2025-n (+7 mijë lekë). Edhe ky sektor lidhet indirekt me shtetin, pasi punëdhënësit më të mëdhenj janë ndërmarrje publike si OSHEE, apo KESH.

Në arsim, paga mesatare iu afrua për herë të parë nivelit prej 100 mijë lekë (99.3 mijë lekë). Edhe për mësuesit, paga u rrit me shpejtësi tre vitet e fundit, pas politikës së ndjekur për gjithë punonjësit shtetërore. Në 2022-n arsimi paguhej mesatarisht me 70 mijë lekë, ose 30 mijë lekë më pak sesa sot.

Në të njëjtën linjë edhe “Shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale” ka parë një rritje të shpejtë në tre vitet e fundit, por paga mesatare është më e ulët se ajo e mësuesve. Në 2025-n, mesatarja e këtij aktiviteti ishte 92 mijë lekë, nga 68 mijë lekë në 2022-n, me një rritje prej 24 mijë lekësh.

Me një rritje të fortë vitet e fundit janë dhe pagat për “Shërbime në shtëpi”. Në 2014-n, ky aktivitet kishte një pagë mesatare prej 29.5 mijë lekësh, sa 65% të mesatares vjetore të atij viti (45.5 mijë lekë).

Në 2025-n, paga mesatare e punonjësve të shtëpisë arriti në 77 mijë lekë, ose sa 91% e pagës mesatare. Rritja e kërkesës për këtë shërbim, së bashku me formalizimin e punonjësve, teksa një pjesë e tyre janë të huaja, kryesisht filipineze, ka ndikuar në këtë tendencë.

Ndër aktivitetet që i ka rritur më shumë pagat në 2025-n janë dhe pasuritë e paluajtshme, teksa shumë agjenci real estate janë hapur vitet e fundit. në 2025-n, ky aktivitet paguante mesatarisht 84 mijë lekë, ose 8 mijë lekë më shumë se një vit më parë (+10.7%). Edhe në ndërtim pagat u rritën me 12% në një vit, në 69 mijë lekë.

Pagat në Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit, ndonëse po rriten (+11.8%0 si rrjedhojë e kërkesës për punonjës turistikë, mbeten më të ulëtat në vend, përveç bujqësisë, me përkatësisht 56.4 mijë lekë në muaj, nga 55.5 mijë në bujqësi./Monitor

The post Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, ja punët që kishin pagat më të larta në 2025-n appeared first on Albeu.com.

Pagat/ Të gjithë duan të punojnë në shtet, DAP: 20 aplikime për një vend pune
Puna në shtet po bëhet gjithmonë e më e preferuar dhe duket se përtej “rehatisë” që citohej dikur rëndom si arsye në bisedat e përditshme, duket se rol po luan trajtimi më i mirë financiar.

Zyrtarisht Instituti i Statistikave, raportoi në mars se shteti paguan 30 për qind më shumë se privati, duke thelluar hendekun në vitin që lamë pas.

Raporti Vjetor 2025 i Departamentit të Administratës Publike (DAP), tregon një rritje të ndjeshme të interesit për punësim në shërbimin civil, ndërsa paralelisht është shënuar një rënie e dorëheqjeve dhe largimeve nga sistemi.

Mesatarja e aplikantëve për çdo pozicion pune arriti në 20 gjatë vitit 2025, nga 17.55 një vit më parë. Për procedurën e pranimit në shërbimin civil, kjo mesatare u rrit në 23.4 aplikantë për vend pune, nga 20.3 në vitin 2024, duke sinjalizuar rritje të konkurrencës për hyrje në administratë.

Në të njëjtën kohë, dorëheqjet u tkurrën me 19.3%, duke rënë nga 140 raste në vitin 2024 në 113 në vitin 2025. Edhe numri total i lirimeve nga shërbimi civil shënoi rënie të ndjeshme me 32.8%, nga 396 në 266 raste.

DAP e lidh këtë dinamikë me konsolidimin e procesit të rekrutimit dhe rritjen e transparencës. Në raport theksohet se proceset janë përmirësuar përmes “implementimit të masave për thjeshtimin e procesit dhe rritjen e transparencës, nëpërmjet portalit online të rekrutimit për aplikantët”, si dhe përmes publikimit të materialeve orientuese dhe pjesëmarrjes në panaire pune.

Paralelisht me këtë trend, viti 2025 u shoqërua edhe me zbatimin e reformës së pagave në administratën publike, përfshirë rritjen e pagave që hyri në fuqi më 1 korrik për të gjithë administratën.

Kjo reformë ka rikonfiguruar pozicionin e sektorit publik në tregun e punës, duke e bërë atë më konkurrues për profesionistët.

Në një ekonomi ku sektori privat vijon të përballet me mungesë fuqie punëtore dhe emigracion të lartë, administrata publike po shfaqet gjithnjë e më qartë si një nga punëdhënësit më të preferuar në vend./Monitor

The post Pagat/ Të gjithë duan të punojnë në shtet, DAP: 20 aplikime për një vend pune appeared first on Albeu.com.

Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave, rritje në të dy sektorët, por dinamika të ndryshme
Në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat, ishte 22.7% më e ulët në se në sektorin shtetëror, duke thelluar me tej diferencën në krahasim me vitin 2023 prej 19.9% dhe në 2022 me 16.3%.

Në 2024 punonjësit në sektorin publik morën mesatarisht 20.8 mijë lekë në muaj më shumë se të punësuarit në privat, në vitin 2022 kjo diferencë ishte 16.3 mijë lek.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror arriti 92,069 lekë më 2024 ose rreth 12.4 për qind më shumë se në vitin 2023.

Në sektorin privat paga bruto mujore shënoi 71,179 lekë me rritje vjetore 8.5 për qind më shumë se në vitin 2023.

Hendeku i pagave mes sektorit shtetëror dhe atij privat në vitin 2024, u thellua kryesisht për shkak të rritjes së fortë të pagave në administratën publike, ndërkohë që sektori privat nuk mundi të ndjekë të njëjtin ritëm për shkak të kostove të larta.

Të dhënat më të fundit mbi pagat mesatare mujore në Shqipëri për periudhën 2014–2024, tregojnë një rritje të ndjeshme të pagave si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat, megjithatë diferenca mes tyre vijon të mbetet e dukshme.

Në vitin 2014, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror ishte 53,025 lekë, ndërsa në sektorin privat 41,970 lekë, duke krijuar një hendek prej 11,055 lekësh ose rreth 20.8% në favor të administratës publike.

Gjatë viteve në vijim, të dy sektorët kanë shënuar rritje të konsiderueshme të pagave, por dinamika ka qenë e ndryshme.

Në vitin 2018, paga mesatare mujore në shtet arriti 61,023 lekë, ndërsa në privat 45,759 lekë, duke e thelluar hendekun në 15,264 lekë ose 25%.

Kjo tendencë vazhdoi deri në vitin 2021, kur diferenca në përqindje arriti mbi 24%.

Të dhënat tregojnë se pas vitit 2022, sektori privat ka shënuar një ritëm më të shpejtë rritjeje të pagave, duke ngushtuar përkohësisht diferencën me sektorin publik.

Në vitin 2022, hendeku ra në vetëm 16.8%, duke shënuar nivelin më të ulët në dekadën e fundit.

Kjo lidhet kryesisht me rritjen më agresive të pagave në sektorin privat, e nxitur nga konkurrenca më e fortë për fuqinë punëtore, rritja e kërkesës dhe emigrimi i lartë.

Situata ndryshon sërish në vitet 2023 dhe 2024. Në 2023, paga mesatare në sektorin shtetëror arriti 81,887 lekë, ndërsa në privat 65,566 lekë, duke rritur sërish hendekun në mbi 16,300 lekë ose rreth 19.9%.

Tendenca është edhe më e fortë në vitin 2024, ku paga mesatare në administratë ngjitet në 92,069 lekë, ndërsa në sektorin privat 71,179 lekë, duke krijuar një diferencë prej 20,890 lekësh, që përfaqëson rreth 22.7%.

Në vitin 2024, qeveria ndërmori një nga rritjet më të mëdha të pagave në sektorin shtetëror gjatë dekadës së fundit.

Kjo lidhet me reformën e pagave, e cila synon të tërheqë dhe mbajë profesionistët në administratë, sidomos në sektorë strategjikë si arsimi, shëndetësia, drejtësia dhe siguria kombëtare.

Ndërkohë që administrata publike përfitoi rritje të ndjeshme, sektori privat nuk arriti të mbajë të njëjtin ritëm.

Shumë biznese, sidomos të vogla dhe të mesme, janë përballur me kosto të larta operacionale për shkak të inflacionit dhe shtrenjtimit të burimeve dhe rënies së kërkesës nga jashtë./ Monitor

The post Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave, rritje në të dy sektorët, por dinamika të ndryshme appeared first on Albeu.com.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosin ta njohin Palestinën si shtet
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë njoftuar të mërkurën se kanë vendosur ta njohin Palestinën si shtet të pavarur.

Kryeministri i Irlandës, Simon Harris, tha se ky ishte një vendim i përbashkët mes vendit të tij, Spanjës dhe Norvegjisë.

Ky vendim historik nxiti kundërshtim të ashpër nga Izraeli dhe gëzim nga palestinezët. Izraeli i tërhoqi menjëherë ambasadorët e vet nga Norvegjia dhe Irlanda.

Këto tre vende njoftuan njëra pas tjetrës përmes konferencave për media për vendimin e tyre për Palestinën.

I pari, kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, tha se “nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, nëse nuk ka njohje”.

Gahr Store tregoi se shteti skandinav do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez nga 28 maji.

“Duke e njohur Palestinën si shtet, Norvegjia e mbështet planin për paqe arabe”, tha ai.

Disa vende të Bashkimit Evropian kanë lënë të kuptohet në javët e fundit se e kanë ndër mend ta njohin Palestinën, duke argumentuar se zgjidhja me dy shtete është thelbësore për paqe afatgjate në rajon.

Norvegjia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian por ndjek politikat e saj, ka qenë mbështetëse e zjarrtë e zgjidhjes me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve.

“Terrori është kryer nga Hamasi [i shpallur grup terrorist nga SHBA dhe BE] dhe nga grupet militante, të cilat nuk janë përkrahëse të zgjidhjes me dy shtete, dhe nga shteti i Izraelit”, tha lideri i Qeverisë norvegjeze.

“Palestina ka të drejtë thelbësore për të qenë shtet i pavarur”, tha ai.

Vendimi i tyre vjen në një kohë kur forcat izraelite po kryejnë sulme në pjesët veriore dhe jugore të Rripit të Gazës, duke shkaktuar zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve, dhe duke e kufizuar dukshëm futjen e ndihmave në enklavën palestineze.

“Prandaj, Norvegjia do ta njohë Palestinën si shtet të pavarur me të gjitha të drejtat dhe obligimet”, shtoi Gahr Store.

Norvegjia po e njeh Palestinën si shtet më shumë se 30 vjet pas marrëveshjes së parë të Oslos, e cila u nënshkrua më 1993.

Prej atëherë, “palestinezët kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes me dy shtete”, tha Qeveria norvegjeze.

Ajo tha se Banka Botërore ka theksuar se Palestina i ka përmbushur kriteret kyçe për të funksionuar si shtet më 2011, dhe se institucione kombëtare janë ndërtuar për t’i ofruar shërbime të rëndësishme popullit.

Ndërkohë, kryeministri irlandez Harris tha se “kjo është një ditë historike dhe e rëndësishme për Irlandën dhe Palestinën”.

Ai tha se vendimi i vendit të tij për ta njohur Palestinën si shtet ka për qëllim të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin palestinezo-izraelit përmes zgjidhjes me dy shtete.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se vendi i tij do ta njohë Palestinën si shtet më 28 maj.

Sanchez, lider socialist i Spanjës prej vitit 2018, e dha lajmin e pritur gjatë një fjalimi në Parlament të mërkurën.

Sanchez i ka kaluar disa muaj nëpër vendet evropiane dhe të Lindjes së Mesme, për të fituar mbështetje për njohjen e Palestinës, si dhe për një armëpushim të mundshëm në Gazë.

Në fillim të këtij muaji, ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, tha se e kishte njoftuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për qëllimin e Qeverisë së tij për ta njohur Palestinën.

Kundërshtimi nga Izraeli

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, i urdhëroi ambasadorët izraelit në Irlandë dhe Norvegji të kthehen menjëherë në Izrael, pas njoftimit të këtyre dy vendeve për ta njohur Palestinën.

“Irlanda dhe Norvegjia kanë për qëllim t’u dërgojnë mesazh sot palestinezëve dhe tërë botës: terrorizmi shpërblehet”, tha Katz.

Ai tha se njohja mund t’i pengojë përpjekjet për kthimin e pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë dhe se e bën më pak të mundur arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim “duke i shpërblyer xhihadistët e Hamasit dhe Iranit”.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abhas, e mirëpriti vendimin e Norvegjisë për njohjen e shtetit palestinez dhe u bëri thirrje vendeve të tjera ta bëjnë të njëjtën./rel

The post Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosin ta njohin Palestinën si shtet appeared first on Albeu.com.

Spanja dhe 3 vende të BE-së gati për të njohur Palestinën si shtet: E vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund luftës
Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Maltës kanë njoftuar se janë të gatshëm të njohin shtetin e Palestinës duke e konsideruar këtë si mënyrën e vetme për të arritur paqen dhe sigurinë në rajonin e përfshirë nga lufta.

Katër liderët u mblodhën në margjinat e një samiti në Bruksel të premten për të diskutuar gatishmërinë e tyre për të njohur Palestinën, duke shtuar se ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë në momentin e përshtatshëm për të dhënë një kontribut pozitiv.

“Ne jemi dakord që mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është përmes zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete, me shtetet izraelite dhe palestineze që jetojnë krah për krah, në paqe dhe siguri,” thuhet në një deklaratë të përbashkët të 4 shteteve.

Duke folur pas samitit, kryeministri slloven Robert Golob tha se ai besonte se mund të bëhej shumë në javën e ardhshme për të forcuar mbështetjen politike për një shtet palestinez në Kombet e Bashkuara.

Golob shtoi se ishte për disa javë mund të krijohen kushtet për një qeveri të re në Palestinë.

The post Spanja dhe 3 vende të BE-së gati për të njohur Palestinën si shtet: E vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund luftës appeared first on Albeu.com.

SHBA shqyrton mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez
Shtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive, lidhur me krijimin e një shteti të pavarur palestinez që ofron garanci sigurie për Izraelin dhe po bashkëpunojnë me partnerët në rajon me të gjitha alternativat, tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Matthew Miller, nuk pranoi të jepte detaje mbi punën e brendshme që po zhvillonte departamenti për këtë çështje, por tha në një konferencë shtypi se përpjekja ka qenë objektiv i administratës së Presidentit Joe Biden.

“Po përpiqemi në mënyrë aktive për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, me garanci reale sigurie për Izraelin, sepse ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për Izraelin, për palestinezët dhe për rajonin”, tha zëdhënësi Miller.

“Ka një numër mënyrash për ta arritur këtë, një sërë hapash që mund të kryhen për ta përmbushur këtë objektiv. Kemi një gamë të gjerë alternativash të cilat po i diskutojmë me partnerët tanë në rajon si dhe me partnerët e tjerë brenda qeverisë amerikane”, tha zëdhënësi Miller.

Portali Axios, njoftoi herët të mërkurën se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Departamentit të Shtetit që të zhvillojë një analizë dhe të ofrojë alternativa, lidhur me politikat mbi një njohje të mundshme amerikane dhe ndërkombëtare të një shteti palestinez pas luftës në Gazë.

Shefi i diplomacisë britanike, David Cameron, i tha një grupi ligjvënësish të Mbretërisë së Bashkuar se Londra, aleatët e saj dhe Kombet e Bashkuara “do ta shqyrtojnë çështjen e njohjes së një shteti palestinez”, njoftoi rrjeti BBC të martën.

Uashingtoni e ka lidhur krijimin e një shteti palestinez me përpjekjet që Arabia Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.

Përpjekjet kanë marrë një shtysë edhe më të madhe pas sulmit të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit, ku i vranë 1200 njerëz dhe u morën peng më shumë se 250 të tjerë.

Ndërkohë, muajt e fundit kanë shënuar rifillimin e dialogut. Zyrtarët amerikanë e shohin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të gjitha pengjeve, në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm si element thelbësor që mund të ndikojë në përparimin e përpjekjeve, për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Gjatë një fjalimi në Davos në fillim të këtij muaji, zoti Blinken tha se për Lindjen e Mesme kishte një “ekuacion të ri”, në të cilin fqinjët arabë dhe myslimanë të Izraelit ishin të përgatitur për ta integruar Izraelin në rajon, por ishin po aq të përkushtuar për një rrugë drejt një shteti palestinez.

Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e kundërshton propozimin e administratës së Presidentit Biden për krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Ai tha gjatë fundjavës se nuk do të bënte kompromis mbi “kontrollin e plotë të sigurisë izraelite në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”.

The post SHBA shqyrton mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez appeared first on Albeu.com.

Në këtë shtet nuk rriten pemët
Ishujt Faroe janë një shtet në mes të askundit, në Atlantikun e Veriut, të “bllokuar” midis Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Islandës, ose më mirë midis ujërave të vrullshëm që përplasen me brigjet e tij.

Ajo që bie në sy në këtë vend të largët është mungesa thuajse totale e pemëve, një veçori që sigurisht ka një shpjegim shkencor.

Sipas Encyclopaedia Britannica, është një fenomen natyror i përcaktuar nga kushtet e Ishujve Faroe. Me fjalë të tjera, rrethanat mjedisore dhe klimatologjike nuk janë ideale për rritjen e pothuajse çdo lloji peme. Kjo vjen kryesisht për shkak të verës së ftohtë, erërave të forta perëndimore dhe stuhive të shpeshta që shkatërrojnë arkipelagun. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajri ushqehet me kripësinë e detit, gjë që kontribuon në vështirësinë e rritjes dhe mbijetesës së pemëve.

Gjithsesi, në këtë shtet janë mbjellë disa pemë rezistente, por kjo është bërë në plantacione të mbrojtura.

Pse në këtë shtet europian pemët nuk rriten dot

Përveç pemëve, në Ishujt Faroe mungojnë edhe minjtë, gjë që e bën një vend të përshtatshëm për ata njerëz që i kanë fobi. Lajmi i keq është se meqenëse është një ishull, disa anije i transportojnë këta brejtës si “udhëtarë”.

Ishujt Faroe u kolonizuan nga vikingët norvegjezë rreth vitit 800 pas Krishtit, kjo është arsyeja pse shumë vendas janë pasardhës të atij populli. Gjithsesi, mendohet se edhe atëherë, panorama ka qenë e ngjashme me atë që është sot: ajo e ishujve pa pemë.

The post Në këtë shtet nuk rriten pemët appeared first on Albeu.com.

Gruaja dënohet me vdekje për 30 gram heroinë, shteti me vendime ekstreme
Një grua 45 vjeçare, e dënuar me vdekje për trafikun e 30 gramëve heroinë në 2018, është ekzekutuar këtë të premte në Singapor. Saridewi Djamani është gruaja e parë që dënohet me vdekje në Singapor në të paktën 20 vite, ndërsa është ekzekutimi i dytë brenda javës për dënime që lidhen me trafikun e drogës, pas varjes së një tjetër personi që kishte trafikuar 50 g heroinë në 2017.

Gjykata e Lartë kishte hedhur poshtë ankesën e Saridewi Djamani kundër dënimit të saj, ndërsa edhe një peticion për falje presidenciale, nuk solli rezultat. Saridewi është një nga dy gratë e dënuara me vdekje në Singapor për trafik droge së bashku me parukieren Yen May Woen në 2004.

Mediat lokale raportuan se Saridewi dëshmoi gjatë gjyqit se ajo po grumbullonte heroinë për përdorim personal gjatë muajit të agjërimit islamik. Ajo nuk e mohoi shitjen e drogave të tilla si heroina dhe metamfetamina nga banesa e saj, por tha se ky aktivitet ishte minimal.

Singapori është një nga shtetet që ka në fuqi nga ligjet më të ashpra kundër drogës. Ligji penal në Singapor specifikon se dënimi me vdekje aplikohet për të gjitha ata që kapen duke trafikuar më shumë se 500 g kanabis, ose 15 gramë heroinë. Autoritetet argumentojnë se ligjet e rrepta kundër drogës ndihmojnë në mbajtjen e Singaporit si një nga vendet më të sigurta në botë dhe se dënimi me vdekje për veprat penale të drogës gëzon mbështetje të gjerë publike. Por avokatët kundër dënimit me vdekje e kundërshtojnë këtë.

“Nuk ka asnjë provë që dënimi me vdekje ka një efekt unik parandalues ose ka ndonjë ndikim në përdorimin dhe disponueshmërinë e drogës. Mesazhi i vetëm që dërgojnë këto ekzekutime është se qeveria e Singaporit është e gatshme të kundërshtojë masat mbrojtëse ndërkombëtare për përdorimin e dënimit me vdekje”, tha një zyrtare e Amnesty International. Sipas kësaj organizate së bashku me Kinën, Iranin dhe Arabinë Saudite, Singapori është një nga katër vendet që kanë kryer së fundmi ekzekutime që lidhen me trafikun e drogës.

The post Gruaja dënohet me vdekje për 30 gram heroinë, shteti me vendime ekstreme appeared first on Albeu.com.