shtepite e vjetra Archives - Albeu.com

Kroaci, shtëpitë e vjetra shiten me çmim të ulët për të tërhequr banorë të rinj
Keni ëndërruar ndonjëherë të keni një shtëpi në gadishullin e Istrias? Një qytezë historike në Kroaci shpreson të tërheqë banorë të rinj duke shitur objekte të vjetëruara në pronësi të qytetit, në qendrën e tij mesjetare. Blerësit mund ta shtyjnë pagesën deri në dy vite, nëse angazhohen për t’u zhvendosur në këtë qytet dhe për ta rinovuar banesën. Kostot e punimeve do t’u zbriten nga çmimi i blerjes së objektit.

Qyteza historike kroate Vodnjan gjendet në gadishullin e Istrias. Dikur kishte rreth 10 mijë banorë, tashmë kanë mbetur më pak se 6 mijë.

Deri në Luftën e Dytë Botërore, zona ishte pjesë e Italisë dhe banohej kryesisht nga italianë. Por pas luftës, qyteza që quhej në atë kohë Dignano, u bë pjesë e ish-Jugosllavisë komuniste dhe vuajti pasojat e shpopullimit. Numri i banorëve vazhdoi të bjerë edhe pasi Kroacia fitoi pavarësinë në vitin 1991 dhe në vitet e fundit popullsia po tkurrej me 5% në vit. Rrugët janë tashmë të zbrazëta dhe objektet e banimit dhe ato tregtare qëndrojnë bosh.

Këshilli bashkiak vendosi të tërheqë banorë dhe biznese të reja. Duke ndjekur shembullin e qyteteve të tjera evropiane, në Vodnjan po shiten tashmë me çmim të ulët objektet në pronësi publike që janë lënë pas dore. Blerësve u lejohet të mos paguajnë asgjë për dy vite, ndërsa angazhohen të zhvendosen aty dhe të rinovojnë pronën e blerë. Madje qyteti do t’ua zbresë kostot e punimeve nga çmimi i blerjes së pronës, që në shumë raste mund të rezultojë pothuajse falas. Për 14 godinat e para të nxjerra në ankand, u paraqitën menjëherë 140 aplikime.

“E gjithë ideja është të nxisim rritjen e qytetit. Nga 100 mijë banorë që ka patur dikur, tashmë kemi 5850. Pra megjithëse kishte më pak godina rreth 70 vite më parë, numri i njerëzve ishte atëherë dyfishi i popullsisë së tanishme”, thotë Edi Pastrovicchio, kryebashkiak i Vodnjanit.

Ai thotë se qyteti mund të ofrojë shumë më tepër se thjesht prona me çmime të ulëta.

“Ka mundësi këtu, ka turizëm. Shumë njerëz vendosin të qëndrojnë dhe të punojnë këtu. Kemi të rinj që kanë bizneset e tyre të vogla, shumë prej të cilave lidhen me turizmin. Kemi edhe sektorin bujqësor, në veçanti kultivimin e ullinjve. Ka potencial për më shumë në një zonë të re biznesi që nuk është çelur ende. Pra, ka mundësi për rritje”, thotë zoti Pastrovicchio.

Qyteti Vodnja ka gjithashtu edhe një ritëm të qetë, thonë banorët.

“Është mirë të jetosh në Vodnja. Më pëlqen ritmi i qetë i jetës dhe nuk më kanë tërhequr ndonjëherë qytetet e mëdha, me gjithë zhurmën dhe kaosin e tyre. Vodnja ofron një mënyrë të këndshme jetese, me një ritëm të qetë dhe të thjeshtë”, thotë banori Marino Morozin.

Qyteti ka një panoramë tërheqëse rurale dhe gjendet rreth 10 kilometra larg portit Pula dhe 5 kilometra larg bregdetit. Matija Debeljuh është artist dhe ka në pronësi një galeri. Ai thotë se skema e propozuar nuk mjafton.

“Ideja e qytetit për të ofruar godinat që ka në pronësi është një hap drejt krijimit të një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë. Disavantazhi më i madh është se duhet të shkosh në Pula për çdo gjë. Qyteti duhet të bëjë më shumë për t’i përfshirë të rinjtë, gjatë gjithë vitit, për familjet e reja, për fëmijët. Në mënyrë që njerëzit që vendosin të qëndrojnë në Vodnjan, pasi të kenë zgjidhur çështjen e strehimit, të kenë disa aktivitete që mund të ndjekin”, thotë zoti Debeljuh.

Për momentin, qyteti Vodnjan shpreson se skema e re për pronat do të shërbejë si një fillim i ri dhe do t’i rikthejë qytetit energjinë e dikurshme. /voa

The post Kroaci, shtëpitë e vjetra shiten me çmim të ulët për të tërhequr banorë të rinj appeared first on Albeu.com.

“Deri në 50 mijë dollarë grant nëse rindërtoni shtëpinë e vjetër”, Rama tregon kur nisin aplikimet (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se personat që rindërtojnë shtëpinë e vjetër, do të përfitojnë një grant deri në 50 mijë dollar.

Rama tha se në janar të vitit 2021 qeveria do të hapë aplikimet për të familjet që kanë një banesë të vjetër dhe duan ta kthejnë atë në një biznes atraktiv në fushën e turizmit.

Kryeministri Edi Rama shtoi gjithashtu se mbështetja do të nisë nga 10 mijë dollarë për restaurime të pjesshme si rregullimi i çatisë apo pjesëve të tjera të godinës dhe deri në 50 mijë dollarë për transformim rrënjësor të saj.

Komentet Rama i bëri nga Kalaja e Beratit, ku po shpaloste programin e tij.

“Dua t’i përgëzoj sinqerisht pronarët dhe investitorët e këtij mjedisi i cili sot është transformuar në një mjedis shembull rijetëzimi. U bëj një apel të gjithë familjarëve që kanë shtëpi të tilla që tanimë me bonusin e rijetëzimit, ne jemi në krah me dy instrumente mbështetje. Një për restaurimin dhe konsolidimin. Do të japim deri në 10 mijë dollarë mbështetje dhe për instrumentin e dytë, për ata që duan të futen në një plan transformimi deri në 50 mijë dollarë. Është instrument që është marrë nga modeli i BE ku shteti jep një pjesë të parave, jo kredi por dhuratë bazuar në një angazhim të subjekteve nga ana e tyre që duhet të prezantojnë një projekt dhe duhet të vendosin edhe ata një shumë parash.

Besoj shumë se në kushtet kur e kemi zeruar taksën për biznesin e vogël, ky bonus do i japë një mundësi familjeve të angazhohen në biznes dhe të përfitojnë nga trashëgimia e tyre të ardhura që në të gjitha rastet janë më të larta se rrogat e shtetit. Në këtë mënyrë hapen edhe vende pune si dhe nxitet ekonomia. Do të kemi më shumë turistë sepse do të kemi kapacitet mbajtës. Kjo ndodh me disa ndërhyrje të rëndësishme që po bëhen në Berat dhe Gjirokastër. Pas vitit të ri do të kemi kantieret që do ta transformojnë sheshin e makinave në krah të sheshit kryesor”, tha Rama.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se kjo nismë nuk do të mbështesë vetëm hapjen e restoranteve apo hoteleve për shmangur konkurrencën e pandershme por edhe biznese në fushën e artit dhe zejeve.

“Shteti do i gjendet pranë me një skemë granti. Ne kemi filluar të ngremë disa projekte për të parë se çfarë impakti mund të ketë në komunitete. Bonussi do jetë në dy mënyra. Ai për restaurim si problemi me çatinë apo rregullime të tjera. Do jetë gjithmonë bashkëfinancim mes shtetit dhe privatit. Do mbështesim gjithmonë e më tepë artizanatin për artin dhe zejet. Nuk duam të kemi vetëm hotele apo vetëm restorante sepse kjo nuk do krijonte konkurrencë të ndershme. Do të ecim me shërbimin në platformën online. Duam të aplikoni me dokumentacionin e duhur nga certifikata e pronësisë. Në institutin e trashëgimisë do të dorëzojmë projektet”, tha ajo./albeu.com/

The post “Deri në 50 mijë dollarë grant nëse rindërtoni shtëpinë e vjetër”, Rama tregon kur nisin aplikimet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.