shtepi bari ne londer Archives - Albeu.com

Vranë shqiptarin, shpallen fajtorë dy autorët, si ndodhi krimi i rëndë brenda “shtëpisë së barit” në Londër (FOTO LAJM)
Dy burra, njëri prej të cilëve është nga Romford, janë shpallur fajtorë për vrasje pas një bastisjeje të dështuar në një shtëpi bari. Renato Geci u vra me thikë më 22 mars të vitit të kaluar. Sot, Gjykata ka vendosur që Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38, të shpallen fajtorë për vrasjen e 21-vjeçarit, Renato Geci.

Shaddai Smith

Sipas mediave britanike, autorët ishin pjesë e një grupi prej shtatë vetash me tre makina dhe një furgon, të cilët u hynë në një pronë në Granville Avenue në orët e para të mëngjesit të 22 marsit. Adresa po përdorej si një fermë marihuane për të rritur më shumë se 200 bimë me vlerë deri në 95,000 £.

Jason Sebran

Megjithatë, plani i tyre u prish kur gjetën Renaton dhe vëllain e tij Vilson Gecin brenda pronës. Vëllezërit Geci kishin fjetur, por kur dëgjuan zhurma shkuan për të kontrolluar. Më pas, mes dy grupeve nisi një përleshje të dhunshme, në të cilën Renato u godit me një kaçavidë dhe një thikë dhe 29-vjeçari Vilson u spërkat me një lëng, që më pas u zbulua se ishte acid.

Të pandehurit kanë ikur nga dritarja.

“Në të njëjtën kohë, ata burra nuk po vepronin në interes të publikut. Në vend të kësaj, ata shkuan për të bërë para”, shtoi prokurori. Pas arrestimit të tij, Smith pranoi se do të vidhte drogën dhe pretendoi se ishte sulmuar. Sebran i tha policisë se dikush tjetër kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai priste jashtë në makinën e tij. Megjithatë, përshkrimi i Vilson Gecit për tatuazhet e një sulmuesi përputhej me shkronjat dhe numrat në krahët e Sebranit dhe përkonin me emrat dhe ditëlindjet e dy fëmijëve të tij.

Anëtarët e jurisë iu tha se të dy burrat janë deklaruar fajtorë për vjedhje por koha e dënimit ende nuk është përcaktuar nga Gjykata.

The post Vranë shqiptarin, shpallen fajtorë dy autorët, si ndodhi krimi i rëndë brenda “shtëpisë së barit” në Londër (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

INVESTIGIMI/ “Piranjat” depërtojnë në një “Shtëpi bari” në Londër
“Piranjat” futen jo vetëm aty ku nuk hyn dielli dhe as doktori, por dhe aty ku nuk hyn dot as policia.

Këtë të martë në emisionin “Piranjat” në abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, u publikua një tjetër investigim brenda “Shtëpive të barit”.

Një bashkëpunëtore e emisionit “Piranjat” ka sjellë një video EKSKLUZIVE brenda një “shtëpie bari” në Londër të Britanisë së Madhe, ku sigurisht dhe aty ka shumë shqiptarë që punojnë për të fituar para, pavarësisht se rreziku është shumë i madh.

I riu shqiptar 22-vjeç ka treguar edhe ai punën që kryen në këtë “Shtëpi bari” që fatkeqësisht është kthyer në ëndërr për të gjithë ata që braktisin vendin dhe paguajnë mijëra euro, për të shkuar në ishullin britanik.

Por ndryshe nga shqiptari që punonte në Barcelonë, 22-vjeçari që punon në Londër, ka një mesazh krejt tjetër, i cili fton të rinjtë që më mirë të shkojnë dhe të bëjnë burg në Angli se sa të jetojnë në Shqipëri./abcnews.al

The post INVESTIGIMI/ “Piranjat” depërtojnë në një “Shtëpi bari” në Londër appeared first on Albeu.com.