shqiptari e vret Archives - Albeu.com

Marokeni i shau të dashurën, shqiptari e vret: Mëso të respektosh një grua
Një shqiptar ka vrarë një shtetas maroken në Itali mbrëmjen e së dielës duke e qëlluar më dy plumba në gjoks.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se shkaku i sherrit mes shqiptarit dhe marokenit, ka ardhur pasi ky i fundit ka fyer të dashurën e shqiptarit.

“Mëso si trajtohet një femër’, kështu i është drejtuar shqiptari marokenit para se ta qëllonte me pistoletë në gjoks.

Ndërkohë mediat raportojnë se marokeni Abderrahimi Elkharmoudi rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Elkharmoudi rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes 45-vjeçarit dhe të dashurës së shqiptarit.

Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është arratisur në Shqipëri dhe është ndihmuar nga disa miq të tij.

Ai u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në vendngjarje dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë.

Sipas mediave viktima mësohet se kishte debatuar me një grua brenda lokalit Agorà, në Piazza Libertà

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të mbrëmjes së të dielës. E dashura e shqiptarit ka diskutuar me marokenin dhe iu është drejtuar: “Çfarë dini ju se si trajtohen femrat, në vendin tuaj nuk i lini as të dalin nga shtëpia”.

Kjo fjali e thënë nga gruaja e ka zemëruar marokenin që ishte i dehur. Debati mes tyre se si duhet të trajtohen gratë ka zgjatur për disa minuta.

Brenda në lokal ndodhej një mike e gruas së përfshirë në debat dhe disa burra, mes tyre edhe shqiptari.

Kur viktima doli nga lokali, ata e ndoqën dhe nisën sherrin sërish jashtë.

Pak para se të mbërrinte në makinën e tij të parkuar, autori ka nxjerrë armën dhe e qëlluar në gjoks dhe bark.

“Mëso si të trajtosh gratë”, kështu iu është drejtuar shqiptari pasi e ka qëlluar dhe më pas është larguar.

Sipas hetuesve, markokeni i plagosur dhe i gjakosur ka arritur të hipë në makinën e tij dhe të ndezë motorin, ka shtypur pedalin në gaz dhe është larguar.

Por ai nuk shkoi larg, pasi disa qindra metrash ka humbur ndjenjat. Policia u njoftua nga disa banorë që dëgjuan të shtënat, por kur karabinierët mbërritën në vendngjarje nuk kishte mbetur më njeri.

Edhe banakieri kishte mbyllur lokalin, në pa dijeni se çfarë kishte ndodhur pas sherrit në klub, “e morëm vesh mëngjesin e së hënës, kur na kërkuan pamjet e kamerave”, tha ai.

Karabinierët kontrolluan zonën dhe në via Varese, në mes të rrugës, vunë re makinën e marokenit. 45-vjeçari u dërgua në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

The post Marokeni i shau të dashurën, shqiptari e vret: Mëso të respektosh një grua appeared first on Albeu.com.