shqiptarëve Archives - Albeu.com

Dua Lipa dhe Lea Ypi u drejtohen sërish shqiptarëve: Mos u tërhiqni, protestat sjellin ndryshim dhe mbrojnë demokracinë (VIDEO)
Biseda e veçantë mes yllit të muzikës pop, Dua Lipa dhe autores së njohur, Lea Ypi, ka sjellë në vëmendje një diskutim të thellë mbi demokracinë, elitat politike dhe rëndësinë e protestës në shoqërinë e sotme.

Në episodin e radhës të podcast-it Service95 Book Club, dyshja ka ndalur vëmendjen te lëvizjet qytetare në Shqipëri dhe mesazhi që ato përcjellin për përballjen me apatinë politike.

Dua Lipa, ka komentuar një nga sloganet e forta të protestës: “Shqipëria nuk shitet”, dhe i është përgjigjur një prej komentuesve të programit i cili ngre pyetjen: “Si mund të shmangim lodhjen nga protestat”? – duke nxitur kështu një diskutim të thellë mbi lëvizjet qytetare në Shqipëri.

Gjatë podcastit, Lea Ypi shprehet se, “është e rëndësishme ta shohim demokracinë si diçka që jeton edhe përmes këtyre rasteve të protestës, dhe jo ta reduktojmë demokracinë thjesht në pjesëmarrje në zgjedhje”.

Biseda në podcast:

Dua Lipa: Do të doja t’ua kaloja fjalën në këtë moment lexuesve të Service95, sepse kam disa pyetje nga ata për të ndarë. Kjo pyetje lidhet me protestat “Shqipëria nuk shitet”, dhe thotë: “Si mund të shmangim lodhjen nga protestat?” – Cassidy

Lea Ypi: Mendoj se është e rëndësishme ta shohim demokracinë si diçka që jeton edhe përmes këtyre rasteve të protestës, dhe jo ta reduktojmë demokracinë thjesht në pjesëmarrje në zgjedhje, jo ta reduktojmë te elitat ekzistuese, dhe të mos mendojmë se e kemi kryer detyrën thjesht në atë ditë kur kemi shkuar dhe kemi zgjedhur një përfaqësues në vend të një tjetri. Dhe të kuptojmë se në këto raste, protestat mund të jenë gjithashtu krijuese. Ato mund të gjenerojnë ide, mund të gjenerojnë projekte, dhe…

Dua Lipa: Po.

Lea Ypi: Për mua, është shumë përcaktuese t’i përmbahemi kësaj dhe të mos i dorëzohemi apatisë e cinizmit. Dhe këtu, në fillim, njerëzit po këndonin, po kërcenin dhe po u shpërndanin lule policisë, kështu që ishte thjesht një mënyrë vërtet ndryshe për të bërë një protestë…

Dua Lipa: Po, për të protestuar.

Lea Ypi: …të cilën e ndjeva se ishte vërtet frymëzuese dhe mund të shërbente si shembull se si vendet e tjera duhet t’u përgjigjen elitave të tyre dhe t’i përgjigjen kësaj kapjeje oligarkike të politikës.

The post Dua Lipa dhe Lea Ypi u drejtohen sërish shqiptarëve: Mos u tërhiqni, protestat sjellin ndryshim dhe mbrojnë demokracinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Hetemi: Më shumë se 80% e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës ishin civilë
<html><head></head><body>

Më shumë se 80% e viktimave të etnisë shqiptare, të vrara gjatë luftës së fundit në Kosovë, kanë qenë civilë. Këtë të dhënë e bëri publike drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, në një intervistë për RTK Prime, pas lansimit të Raportit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Hetemi saktësoi se mbi 80% e viktimave nga komuniteti shqiptar janë civilë të vrarë në luftë. Ndërkohë, sipas tij, mbi 52.4% e personave të vrarë, të zhdukur ose të vdekur për shkak të luftës kanë qenë të armatosur apo janë evidentuar si pjesëtarë të forcave të armatosura.

Për dokumentimin e krimeve të luftës, Instituti ka siguruar materiale nga më shumë se 15 vende të ndryshme të botës. Hetemi tha se bëhet fjalë për qindra metra linearë material arkivor dhe mbi 21 terrabajt të dhëna, të mbledhura me synimin që të verifikohet çdo viktimë.

Mbështetja në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, sipas tij, ka përbërë shtyllën e dytë arkivore. Procesi i grumbullimit të materialeve ka përfshirë tri kategori: personat e vrarë, ata të zhdukur me dhunë dhe personat që kanë vdekur si pasojë e luftës.

Lista është cilësuar preliminare nga Hetemi, i cili theksoi se Instituti mbetet i hapur për pranimin e rasteve të tjera, në mënyrë që arkivi historik i vendit të pasurohet më tej.

Ai shpjegoi se dallimi qëndron te metodologjia dhe te kriteret bazë të përdorura për përcaktimin e personave që përfshihen në listë. Katër kriteret përfshijnë personat që kanë lindur ose kanë pasur vendbanim në Kosovë gjatë luftës; ata që kanë marrë plagë vdekjeprurëse apo janë zhdukur në rrethana të lidhura drejtpërdrejt me luftën; personat që kanë humbur jetën nga plagët e marra gjatë saj; si dhe, bazuar në dokumentacion, personat që kanë lidhje me luftën e fundit në Kosovë.

Në ndarjen sipas gjinisë, Hetemi bëri të ditur se 11 mijë e 415 viktima, ose 86.3% e të vrarëve, janë meshkuj, ndërsa janë vrarë edhe 1.811 gra. Sipas tij, analiza e këtyre të dhënave tregon se pasojat e luftës nuk janë kufizuar vetëm te meshkujt.

Nga raporti rezulton se goditjen më të madhe gjatë luftës e kanë pësuar personat në moshë pune. Hetemi deklaroi se 57.5% e viktimave i përkasin grupmoshës nga 18 deri në 50 vjeç.

Ai shtoi se 14.7% e viktimave ishin mbi 65 vjeç, ndërsa më shumë se 1 mijë e 240 u përkisnin moshave nga 0 deri në 17 vjeç.

Në prezantimin e sotëm u njoftua se raporti ka dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës për periudhën nga janari 1998 deri më 20 qershor 1999. Në të janë regjistruar gjithashtu 1.247 fëmijë të vrarë të moshës 0 deri në 17 vjeç, ndërsa 94 të tjerë kanë vdekur për shkak të kushteve të luftës. Fati dhe vendndodhja e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë vazhdojnë të mbeten të panjohura.

</body></html>

The post Hetemi: Më shumë se 80% e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës ishin civilë appeared first on Albeu.com.