shqiptaret vetepunesim Archives - Albeu.com

Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë (FOTO LAJM)
Vetëpunësimi, përmes hapjes së një dyqani, njësie shërbimi, apo ofrimit të shërbimeve të profesionalizuara është forma më e përhapur se si fitohet jetesa në Shqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./monitor/

The post Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.