shqiptaret neper bote Archives - Albeu.com

VIDEO/ Muriqi shkëlqen me gol e asistim dhe beson te kualifikimi i Fenerbahçes ndaj Lyonit
Vedat Muriqi ishte një nga figurat kryesore në fitoren 4-2 të Fenerbahçes kundër Konyasporit, ku realizoi një gol dhe dha një asistim.

Sulmuesi kosovar shprehu kënaqësinë për rikthimin në këtë stadium, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e tifozëve, të cilët brohoritën emrin e tij.

“Jam shumë i lumtur. Kanë kaluar gjashtë vjet. Të luaj në këtë fushë, para këtyre tifozëve dhe të dëgjoj tifozët e mrekullueshëm që brohorasin emrin tim është diçka e mrekullueshme. I falënderoj ata dhe të gjithë ata që më dhanë këtë mundësi”, tha Muriqi.

27-vjeçari e konsideroi këtë rezultat veçanërisht të rëndësishëm, pasi skuadra vinte pas humbjes së pësuar në javën e parë të kampionatit.

“Humbja që pësuam në javën e parë ishte një tronditje për ne. Kjo javë ishte shumë e rëndësishme. Tani është ndeshja me Lyonin. Shpresojmë ta fitojmë dhe të vazhdojmë rrugën tonë”, deklaroi sulmuesi kosovar.

Fenerbahçe dhe Lyoni do të takohen në Stamboll për ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Kampionëve, pasi përballja e parë në Francë u mbyll në barazim 1-1.

Muriqi pret një duel të vështirë, por është i bindur se Fenerbahçe ka cilësitë për ta kaluar këtë pengesë.

“Do të jetë një ndeshje krejt e re. Ata do të jenë më agresivë dhe do të përpiqen të na frikësojnë, por ne kemi lojtarë shumë të talentuar. Nëse shënojmë një gol, në varësi të rrjedhës së ndeshjes, do ta kthejmë avantazhin. Jemi një ekip më i mirë se ata”, u shpreh Muriqi.

Sulmuesi kosovar foli gjithashtu për synimin e tij që ta ndihmojë ekipin turk të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se do të marrim pjesë në Ligën e Kampionëve, të cilën e kemi dëshiruar me padurim. Mund të më mungojnë golat, por kur nënshkrova kontratën për herë të parë thashë se nuk do të shmangesha kurrë nga lufta. Kjo do të vazhdojë”, përfundoi Muriqi.

Fenerbahçe – Lyon do të luhet për një vend në fazën e Ligës së Kampionëve, ndërsa Muriqi pritet të ketë një rol të rëndësishëm në formacionin e skuadrës turke.

The post VIDEO/ Muriqi shkëlqen me gol e asistim dhe beson te kualifikimi i Fenerbahçes ndaj Lyonit appeared first on Albeu.com.

Anketa e OECD në Shqipëri: 79% emigrojnë për paga më të larta, korrupsioni faktor madhor, rekord ikja e të rinjve
Rreth 79 për qind e Shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor emigrojnë në vende të tjera për paga më të larta.

Rezultati doli nga një anketë që OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) realizoi këtë vit në 6 vendet e Ballkanit perëndimor. Shqipëria ka përqindjen më të lartë te të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë.

Të anketuarit u pyetën për arsyet e tyre kryesore që i shtyjnë ata të emigrojnë për t’u zhvendosur në një vend tjetër. Nga një listë me 13 arsye të mundshme, 79% e të anketuarve renditen pagat më të larta si arsyen më të rëndësishme për të lënë vendin e tyre.

Një grup faktorësh që nxisin emigrimin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë, Maqedoni, Mal i Zi përfshijnë, ndër të tjera, lidhen me standardet më të ulëta të jetesës në krahasim me vendet e destinacionit, nivele më të larta të korrupsionit dhe paqëndrueshmëria politike.

Anketa evidentoi se, dobësitë në tregun e punës dhe pagat e ulëta krijojnë stimuj për emigracion nga Ballkani Perëndimor. Norma mesatare e papunësisë në Rajon është më e lartë se dyfishi i mesatares së OECD-së, duke filluar nga 9% në Serbi, 12% në Shqipëri dhe deri në 26% në Kosovë.

Të punësuarit marrin mesatarisht paga shumë më të ulëta se punonjësit në destinacionet kryesore të BE-së. Për shembull pagat minimale mujore në Gjermani dhe Francë dy herë më të larta se në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi, dhe gati katër herë më e lartë se në Shqipëri.

Sistemet arsimore të Ballkanit Perëndimor shfaqin dobësi të forta duke u bërë shkak për emigracion. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) tregon se mesatarisht gjysma e të gjithëve 15-vjeçarëve në rajon nuk i arrijnë aftësitë bazë në shkrim-leximit apo ne matematikë. Më shumë se dy të pestat e bizneseve të anketuara në Rajon përmendin mungesën e aftësive të aplikantëve si arsye për vendet e lira të paplotësuara.

Mospërputhja midis ofertës për aftësi dhe kërkesës për punë po stimulon të rinjtë në veçanti të kërkojnë mundësi të përshtatshme pune jashtë vendit. Kjo është më e dukshme në Shqipëri, e cila ka përqindjen më të lartë te të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë.

Anketa evidentoi se, zhvillimi i sektorit privat pengohet nga një klimë sfiduese e biznesit, nivele të larta të korrupsioni dhe lidhjet e dobëta ndërmjet investimeve të huaja direkte (IHD) dhe sektorëve vendas. Për më tepër, më shumë se një e pesta e bizneseve në Ballkanin Perëndimor e identifikojnë korrupsionin si një pengesë kryesore për të bërë biznes në Rajon.

“Një mjedis i tillë pengon potencialin për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, të cilat nga ana e tyre mund të përforcojnë faktorët e emigrimit” thuhet në studimin e OECD-së.

Anketa vë në dukje se, normat e larta të emigrimit mund të çojnë në mungesë të aftësive dhe në shtrembërime të tregut të punës në Ballkan. Nivele të larta emigracioni mund të rezultojë në një humbje të investimeve në kapitalin njerëzor dhe të pengojë rritjen e produktivitetit./Monitor/

The post Anketa e OECD në Shqipëri: 79% emigrojnë për paga më të larta, korrupsioni faktor madhor, rekord ikja e të rinjve appeared first on Albeu.com.