shqiptaret me gomone Archives - Albeu.com

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, ministri Çuçi: Është problemi i Britanisë, jo i joni
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka folur në Kuvend për shqiptarët që udhëtojnë ilegalisht me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Çuçi deklaroi se është e natyrshme që njerëzit duan të lëvizin për një jetë më të mirë.

Gjithashtu sipas tij numri i azilkërkuesve është ulur ndjeshëm në krahasim me vitin 2015.

Sipas ministrit, shqiptarët që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe janë emigrantë në shtete të tjera të Europës që largohen drejt një shteti tjetër.

“Në 2015 kanë qenë 65 mijë azilkërkues, në 2021 kemi vetëm 11 mijë. Shiko çfarë rënie nga viti 2015 dhe deri më sot. Kjo është çështje shumë dimensionale. Nuk është vetëm për ministrin e Brendshëm. Njerëzit duan të lëvizin dhe të gjejnë një jetë më të mirë.

Kjo është e natyrshme. Por numri është ulur. Për emigrantët e paligjshëm drejt Mbretërisë ë Bashkuar nuk kemi pasur ndonjëherë marrëdhënie më të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve. Është problem i Britanisë së Madhe. E dimë që pjesa më e madhe janë shqiptarë.

Jemi partner te kjo gjë. Kemi çuar njerëz atje për t’u marrë me këto  çështje. E keqja që ka rritur numrin është legjislacioni që ata kanë për këtë gjë. Shqiptarët që kanë shkuar atje janë shqiptarë që kanë emigruar në vendet e Europës dhe ikin nga vendet e Europës drejt Britanisë së Madhe”, u shpreh Çuçi./albeu.com/

The post Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, ministri Çuçi: Është problemi i Britanisë, jo i joni appeared first on Albeu.com.

“Paguaj dy dhe i treti shkon falas me gomone”, qeveria angleze e shqetësuar nga ofertat e trafikantëve shqiptarë
Më shumë se 5 mijë shqiptarë kanë kaluar me gomone për në Angli deri më tani që nga fillimi i këtij viti.

Sipas mediave angleze, baronët e drogës po dërgojnë për në Angli persona pa precedentë penalë për t’i përfshirë më pas në bandat e krimit të organizuar në Britani. Mediat angleze shkruajnë më tej se dyshohet që emigrantët pa precedentë kriminalë po përfshihen në bandat e trafikut të drogës në mënyrë që të shlyejnë borxhet e bosëve të drogës. Shifrat zyrtare tregojnë se shqiptarët përbëjnë grupin më të madh që shprehen se kanë rënë pre e trafikimit të qenieve njerëzore në kërkesat e tyre për azil. Kontrabandistët po trafikojnë emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe me jahte luksoze.

Siç shkruhet në artikullin e DailyMail, janë trafikantët shqiptarë, ata që po kontrollojnë të gjitha lëvizjet. Madje gjithashtu, theksohet se ata kanë dalë në ofertë.

Me çmimin e dy personave, mund të ikin në Angli tre, pra njëri e përfiton ‘udhëtimin’ falas. Sipas autoriteteve britanike, kjo ofertë, deri diku joshëse do të bëjë që numri i emigrantëve të rritet ndjeshëm.

The post “Paguaj dy dhe i treti shkon falas me gomone”, qeveria angleze e shqetësuar nga ofertat e trafikantëve shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm me gomone, trafikantët shqiptarë edhe me jahte në Angli
Duket se fluksi i shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Angli vijon të mbetet i madh.

Veç gomoneve, trafikantët duket se kanë gjetur një tjetër mënyrë për të dërguar emigrantë në ishullin britanik.

Lajmin e bën të ditur Daily Mail, një gazetar i të cilit shkruan se duke u paraqitur si një emigrant javën e kaluar kontaktoi “bosët shqiptarë të krimit”, të cilët pretendojnë se përdorin rregullisht jahte për të kontrabanduar njerëz nëpër Kanalin Anglez dhe Detin e Veriut.

Një trafikant ofroi një vend në një jaht që largohej nga Belgjika këtë fundjavë për 17 mijë paund, ndërsa një tjetër tha se kishte hapësirë ​​në një jaht që nisej nga afër Calais për 16 mijë paund.

Çuditërisht, detektivët në Holandë thonë se kontrabandistët janë kapur duke përdorur jahte përgjatë një shtrirje prej më shumë se 100 miljesh të vijës bregdetare holandeze nga Vlissingen në jug deri në Den Helder në veri.

Mënyra e “marketimit” është bërë krejt e zakonshme edhe në Tik Tok.

Çmimet kanë pësuar një ulje marramendëse, ku nga 4-5 mijë paundë, gjithçka kërkohet tanimë është në rangun e 2 mijë e 500 paundëve.

Është bërë aq e njohur kjo metodë, sa është e vështirë të lundrosh (literalisht) në median sociale Tik Tok, pa t’u shfaqur përpara një postim i gomoneve të mbushura me klandestinë shqiptarë, të cilët kalojnë kanalin e Le Manche (ngushtica midis Francës dhe Britanisë së Madhe), nën premtimin e një jete më të mirë.

Fenomemi gjithsesi, sipas medias britanike “Telegraph”, ka filluar të bëhet i preferuar që prej vitit 2020, kur për herë të parë e tejkaloi kalimin e jashtëligjshëm nëpërmjet aeroporteve.

Vetëm në muajt e fundit, mbi 18 mijë emigrantë e kanë kaluar kanalin e Le Manche.

Vitin e shkuar, kalimet në Le Manche kanë qenë 77.53% më të larta se ato nëpërmjet rrugëve ajrore.

Këto shifra, për Shqipërinë, bëhen edhe më shqetësuese, pasi sipas raportimeve nga autoritetet britanike, katër në dhjetë emigrantë të jashtëligjshëm janë shqiptarë dhe për këtë, duhet “falënderuar” edhe Tik Tok-u, i cili po lejon reklamimin e rrugëve të jashtëligjshme.

Më 3 gusht, Albanian Post e pasqyroi situatën, duke dhënë edhe prova se si profile të tëra në Tik Tok i dedikohen këtij fenomeni.

A ndalet gjithçka këtu? Sërish jo…

Sepse edhe metodologjia, ka ndryshuar rrënjësisht, në rastin e shqiptarëve.

Këtë gjë e ka shpjeguar ish-drejtuesi i Policisë Kufitare britanike, Tony Smith.

Ai arsyeton se si shqiptarët po udhëzohen nga vetë trafikantët, të pretendojnë përpara autoriteteve britanike se kanë qenë pjesë e një rrjeti trafikimi.

Në këtë mënyrë, ata mund të kërkojnë azil në një vend si Britania e Madhe dhe të qëndrojnë aty pa probleme dokumentacioni.

Kjo shpjegon sipas tij jo vetëm sofistikimin e rrjetit shqiptar të trafikimit, por edhe arsyen se pse kjo përqindje kaq e lartë (40%) e emigrantëve, janë shqiptarë.

Vetëm se të gjatë, nuk do e kenë shumë as këto metoda, të cilat janë paraparë nga Policia britanike dhe nga zyrat e ndryshme që veprojnë për emigrimin e jashtëligjshëm, duke marrë masa konkrete për depërtimin e çdo shtetasi, të cilit dokumentacioni nuk i përputhet me ato të pranuar për lejeqëndrimi.

Për Britaninë, imperativ ka qenë fakti se i gjithë sistemi duhet ndrequr dhe përmirësuar dhe këtë gjë po e bëjnë ata.

Zbulimi i rrjeteve të Tik Tok-ut, është vetëm hapi i parë, në veprimtarinë e instancave.

Këtu, hyn në lojë edhe marrëveshja për deportimin e kriminelëve në vendlindje, pasi nëse vërtetohet se dëshmia e “të trafikuarve” është e rreme, kjo quhet vepër penale dhe lind e drejta e shtetit britanik për deportim.

Gjithsesi, teksa gjithë ky mekanizëm dinamik vlon, të njëjtën gjë vijojnë edhe trafikantët e Tik Tok-ut, të cilët dita ditës, publikojnë jo pak video nga trafiku klandestin i suksesshwm i shqiptarwve.

The post Jo vetëm me gomone, trafikantët shqiptarë edhe me jahte në Angli appeared first on Albeu.com.

“Kërcënojnë” deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda
Pothuajse 500 milionë paund janë shpenzuar në 7 vitet e fundit për parandalimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian.

Në total përfshihen shuma të mëdha që i janë dorëzuar qeverisë franceze në një përpjekje për të parandaluar azilkërkuesit e mundshëm që të largohen nga brigjet e tyre, si dhe për koston fillestare të marrëveshjes së azilit që Britania e Madhe ka firmosur me Ruandan.

Por, media britanike DailyMail ka publikuar një raport sekret të ushtrisë britanike, që zbulon se 40% e emigrantëve që kanë kaluar me gomone janë nga Shqipëria.

Rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin gomone për të hyrë në Britani ka bërë që deputetët anglezë mbrëmjen e djeshme t’i bëjnë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë.

“Është e qartë se shumë shqiptarë që vijnë në MB me varka të vogla nuk po ikin nga lufta apo persekutimi, ata janë emigrantë ekonomikë. Ky është një kriminalitet flagrant dhe nënvizon urgjencën për të vazhduar me Ruandën dhe skema të ngjashme”.

Tom Hunt, deputeti konservator për Ipsëich, tha se shifrat “vërtet hapëse theksojnë pse është kaq kritike që qeveria të fillojë dhe të prezantojë Ruandën si skemë”, duke shtuar:

“Duhet ta çojmë deri në fund këtë farsë. Legjislacioni për të realizuar skemën e Ruandës duhet të jetë në krye të “tabakasë” kur Parlamenti të kthehet pas pushimeve verore”.

Një burim në fushatën e lidershipit të Liz Truss tha se ka një plan për ta zgjeruar këtë forcë kufitare.

“Liz ka një plan për të zgjeruar forcën kufitare, për të siguruar që Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut të funksionojë për Britaninë dhe të reformojë ligjet moderne të skllavërisë që po abuzohen. Nevoja për parandalim është thelbësore, prandaj ne do të sigurojmë që marrëveshja e migracionit me Ruandën të funksionojë dhe të kërkojmë të arrijmë marrëveshje të tjera”.

Një zëdhënës i fushatës së Rishi Sunak tha se ndalimi i kalimeve do të ishte një përparësi kryesore për të, duke shtuar:

“Është krejtësisht e papranueshme që emigrantët nga vende paqësore, si Shqipëria, po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”./Abcnews.al/

The post “Kërcënojnë” deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda appeared first on Albeu.com.