shqiptare ne zvicerr Archives - Albeu.com

Publikohen shifrat zyrtare, në Zvicër jetojnë 300 mijë shqiptarë!
Sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë ku pjesa dërmuese janë nga Kosova.

Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 2 milionë e 200 mijë apo 26% janë të huaj, ne mesin e tyre edhe 3% shqiptarë.

Gazetari Nefail Maliqi raporton nga Berna se politikat diskriminuese dhe antishqiptare e regjimit të Beogradit para vitit 1999 dhe invasioni serb gjatë këtij viti në Kosovë dëboi mijëra shqiptarë, kështu duke rritur dukshëm numrin e refugjateve në Zvicër dhe ne vendet tjera evropiane.

Në ato vite, Zvicra kishte 150 mijë shqiptarë, ku një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serbe. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.

Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, për televizionin Top Channel ka deklaruar se “numri i shqiptareve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti se komunitet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave mbi 90 mijë shqiptare posedojnë pasaporta zvicerane.

Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale e Statistikave, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albabanofon, që flasin gjuhen shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova.

Këtu bëhet falë për 200 mijë, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mije, nga Lugina e Preshevës 20 mijë, nga Shqiperia 3.500 dhe të tjerët janë nga Mali i Zi dhe viset tjera ish-jugosllave.

Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbejnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend, të cilet janë shembull suksesi dhe integrimi. Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike, siç deklaroi ditë më parë për Top Channel edhe shefi i diplomacisë zvicerane z. Ignazio Cassis.

The post Publikohen shifrat zyrtare, në Zvicër jetojnë 300 mijë shqiptarë! appeared first on Albeu.com.