shqipeti Archives - Albeu.com

Meteorologia Porja jep parashikimin e fortë: Ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë
Moti i kësaj fundjave parashikohet të sjellë nuanca të ndryshme. Sinoptikania Lajda Porja shprehet se do të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. Mesdita e së premtes do të shënojë rritje të ndjeshme të termometrit.

‘Kjo fundjavë do të jetë dinamike sepse do t’i kemi të gjitha nuancat përgjatë kësaj fundjave. Dita e sotme, sikundër e kemi parë, ka nisur me mot të kthjellët, vijojnë të jenë prezentee kthjellimet në pjesën më të madhe të territorit dhe në fakt, pothuajse, përgjatë gjithë 24-orëshit do të jemi nën mbizotërimin e motit të kthjellët, vranësira do të jenë të lehta dhe kalimtare, ndonëse do të jenë prezente në zonat malore gjatë ditës së sotme, nuk pritet që të ketë reshje. Sa u përket vlerave termike, mëngjeset vijojnë të jenë ende të freskëta, madje ka pasur një rritje të lehtë të tyre, megjithatë minimalet në zonat malore shënojnë 0 gradë. Do të kemi një rritje të ndjeshme në vlerat e mesditës, sot presim 19 gradë Celsius.’, tha ajo në Klan News.

Të shtunën temperaturat do të rriten menjëherë për shkak të ndryshimit të masave ajrore. Priten vranësira të lehta të cilat do të zhvillohen mmë tej gjatë së dielës. Ditën e fundit të javës do të jenë të pranishme edhe intervalet e reshjeve ‘duke pikturuar’ një tablo pranvere e vjeshte bashkë.

‘Sa i përkes së shtunës dhe së dielës, pritet që sot gjatë natës të kemi ndryshim të masave ajrore. Tashmë kjo masa e ftohtë po largohet drejt vendeve lindore duke sjellë një masë ajrore me origjinë perëndimore, e cila do të sjellë menjëherë një rritje të temperaturave duke bërë që e shtuna të ketë rritje me të paktën 2-3 gradë në të paktën orët e para të mëngjesit dhe rritje në mesditë. Presim që zonat malore të ngjiten deri në 3 gradë dhe maksimalet të ngjiten në 22 gradë përgjatë së shtunës, megjithatë do të shtohen ndjeshëm vranësirat. Parashikohet që vranësirat të jenë prezente në pjesën e dytë të së shtunës ku në disa zona veriperëndimore dhe të qendrës përfshirë Tiranë, Elbasan, Librazhd të ketë momente të pakta me pika shiu. Dita e diel do të ndryshojë totalisht tablonë e motit. Mbetemi me temperatura mjaft të larta, minimalet ngjiten në 5-6 gradë në zonat malore, maksimalet në 23-24 gradë.’, shtoi Porja.

Dita e diel, që nga mesdita e në vijim do të sjellë zhvillim të vranësirave, reshje që më së shumti do të jenë shiu për shkak të temperaturave. Në majat e maleve, reshjet do të jenë në formën e dbëorës. Parashikohet që herë pas here të kemi ndërprerje të tyre dhe intervale me kthjellime, kështu që dita e diel do t’i ketë të gjiitha nuancat si një ditë pranvere sa u përket temperaturave, si një ditë vjeshte sa u përket vranësirave dhe herë pas here, reshje.

Shpejtësia e erës do të jetë e lartë dhe do të sjellë probleme në trafikun detar.

The post Meteorologia Porja jep parashikimin e fortë: Ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë appeared first on Albeu.com.