shqipetaret Archives - Albeu.com

EMRAT/ Kush janë 2 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit shqiptar në Itali
Dy bashkëpunëtorë në vrasjen e biznesmenit shqiptar në Itali, Fatmir Ara, janë vënë në pranga nga policia italiane të shtunën e 24 shtatorit, pak ditë pasi autori kryesor i dyshuar për ngjarjen të përfundonte pas hekurave.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për arrestimin e  43-vjeçares Barbara Ghena dhe 29-vjeçarin Andrea Fagnoni  të dy të papunë dhe të padënuar më parë.

Ata u arrestuan nga karabinierët e Venarias, në zonën e Torinos, të dyshuar si bashkëpunëtorë për vrasjen me paramendim të Fatmir Ara, sipërmarrësit shqiptar i icli u gjet i vdekur në San Carlo, Canavese më 3 shtator.

Çifti i të arrestuarve kanë dhënë dëshmitë e tyre të para për orë të tëra para karabinierëve ditën e djeshme.

Davide Osella, i cili kishte pranuar krimin, u arrestua më 6 shtator për vrasjen.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes së rëndë ku mbeti i pajetë shqiptari, baba i dy fëmijëve.

KRIMI

Fatmir Ara, 43-vjeçari shqiptar, i gjetur pasditen e 3 shtatorit pa shenja jetë në fshatin San Carlo, sipas autopsisë u vra me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Ai u ekzekutua me armë gjahu dhe para krimit u dhunua nga autori.

Ara ishte vrarë një ditë para se të gjendej trupi i tij i pajetë.

Ai u zhduk mëngjesin e së premtes pasi u nis për të shkuar në punë dhe nuk u kthye më në shtëpi, ku ndodhej edhe në arrest shtëpiak.

Bashkëjetuesja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë, denoncoi zhdukjen e tij mëngjesin e së shtunës.

Trupi i pajetë u gjet pasdite në një fushë në zonën Ronchi-Ceretti. Ai kishte me vete dokumentet dhe kuletën dhe jo shumë larg viktimës u gjet makina e tij.

Fatmir Ara ka pasur disa probleme me sistemin e drejtësisë, është dënuar për armëmbajtje pa leje, ishte denoncuar për keqtrajtim dhe ishte arrestuar në vitin 2020 i akuzuar për drejtimin e një rrjeti droge që, sipas hetuesve, furnizonte sheshin e Ciriès.

Nga e kaluara e tij nisën hetimet e karabinierëve dhe nuk përjashtohet pista që të jetë vrarë për larje hesapesh.

The post EMRAT/ Kush janë 2 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit shqiptar në Itali appeared first on Albeu.com.

Eurostat: Shqiptarët e përdorin internetin më pak se të gjithë në Europë, për të lexuar lajme online
Ndonëse portalet online janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, rezulton se lexueshmëria e tyre në pjesën më të madhe është e ulët nga ata që e përdorin internetin.

Eurostat ka publikuar të dhënat rreth përdorimit të internetit në Europë për leximin e lajmeve online. Në Shqipëri, vetëm 58% e përdoruesve të internetit të moshës 16-74 vjeç lexojnë faqet e lajmeve në internet, gazetat ose revistat e lajmeve, nga 72% që është mesatarja për Bashkimin Europian.

Rekordin në rajon e mban mali i Zi me 80%, Serbia 77%, Maqedonia e Veriut 72%., Bosnja 73% Për Kosovën, të dhënat janë për vitin 2019, me 79% të përdoruesve të internetit që lexonin lajme online.

Për Shqipërinë, e dhëna më e hershme e raportuar është për vitin 2019, me 57% të përdoruesve. Në dy vjet ka një rritje me vetëm 1 pikë përqindje.

Në Europë kryeson Finlanda me 93%

Sipas Eurostat, në vitin 2021, rreth nëntë nga dhjetë (89%) njerëz në BE, të moshës ndërmjet 16 dhe 74 vjeç, përdorën internetin (të paktën një herë brenda tre muajve para datës së anketimit) dhe aktivitete kulturore, duke përfshirë ndër të tjera leximin në internet. lajmet, ishin një nga përdorimet më të njohura.

Të dhënat për vitin 2021 tregojnë se 72% e përdoruesve të internetit në BE të moshës 16-74 vjeç lexojnë faqet e lajmeve në internet, gazetat ose revistat e lajmeve, një rritje prej 2 pikë përqindjeje (pp) krahasuar me vitin 2016.

Ndër vendet anëtare të BE-së, përqindjet më të larta të përdoruesve të internetit që lexojnë lajme në internet u regjistruan në Finlandë (93%), Lituani dhe Çeki (të dyja 92%) dhe Kroaci dhe Greqi (të dyja 90%). Përdorimi më i ulët u raportua në Rumani (59%), Gjermani (62%), Francë (63%), Itali (64%) dhe Belgjikë (67%).

Për shkak të mediave online, numri i gazetarëve në vend arriti rekord në 2019-n

Numri i gazetarëve ka shënuar nivelin rekord në vitin 2019, duke iu afruar shifrës 2 mijë (viti i fundit kur janë të dhënat e disponueshme).

Sipas të dhënave të INSTAT, në aktivitetin “Publikime dhe prodhime programesh” kishte gjithsej 1,965 të punësuar në vitin 2019, ose 0.37% e totalit të punësimit në privat, duke qenë pak mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Numri i të punësuarve në aktivitetin e “Publikime dhe Prodhime programesh” është dyfishuar në krahasim me 2010-n, sipas INSTAT, ndërsa u rrit me 8% në raport me 2018-n.

Në vitin 2019, në aktivitetin e “Publikime dhe prodhime programesh” kishte 426 ndërmarrje nga vetëm 57 të tilla në 2011-n./MONITOR

The post Eurostat: Shqiptarët e përdorin internetin më pak se të gjithë në Europë, për të lexuar lajme online appeared first on Albeu.com.

Dyfishohet, numri i kërkesave për azil nga shqiptarët, ja cili shtet kryeson
Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian ka vijuar të mbetet i lartë edhe në maj 2022, ndonëse me rënie në raport me muajt e fundit të 2021-t, ndërsa si pesë mujor është shumë më i lartë se e njëjta periudhë e 2021-it, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë..

Sipas të dhënave të Eurostat, në maj të këtij viti kishte gjithsej 920 kërkesa për azil (për herë të parë dhe riaplikime), pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat e të cilës nuk raportohen më që nga nëntori i vitit 2020. Ky është niveli më i lartë i aplikimeve që nga janari.

Për periudhën janar-maj u shënuan gjithsej 3,850 aplikime dhe riaplikime, me një rritje prej 108% në krahasim me 5 muajt e parë të vitit të kaluar, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.

Pas heqjes së kufizimeve për udhëtime, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar u shënuar një rritje e fortë e aplikimeve dhe raiaplikimeve, që kulmoi në nëntor, duke i tejkaluar dhe nivelet e para-pandemisë.

Franca vijon të mbetet shteti më i preferuar për azilantët shqiptarë, për shkak të lehtësive social që ai ofron. Gati dy mijë persona, apo 50% e totalit iu drejtuan Francës për herë të parë, apo riaplikuan në pesë muajt e parë të këtij viti. E dyta është Gjermania, me 22% të totalit të aplikimeve, Italia 9.2%, Greqia 10.2% dhe Belgjika 4%.

Bien aplikimet në BE

Në prill 2022, 54 145 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 66% më shumë krahasuar me prillin 2021 (32 570) dhe 28% më pak krahasuar me marsin 2022 (74 950), sipas Eurostat.

Rënia nga marsi në prill 2022 mund t’i atribuohet kryesisht uljes së aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 12 885 në mars në 1 510 në prill; -88%), numri i të cilëve ishte rritur në mars për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në prill 2022, kishte edhe 5 555 aplikantë për herë të dytë (persona që riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim për një kërkesë të mëparshme). Kjo ishte 2% në rritje krahasuar me prillin 2021 dhe një rënie prej 16% krahasuar me mars 2022./MONITOR

The post Dyfishohet, numri i kërkesave për azil nga shqiptarët, ja cili shtet kryeson appeared first on Albeu.com.

Hapja e negociatave, Berisha: Arritje e madhe për shqiptarët
Kreu i PD, Sali Berisha, reagon për hapjen e negociatave, pas mbajtjes në Bruksel të Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke e cilësuar atë një arritje të madhe për shqiptarët.

Në një postim në “Facebook”, Berisha thekson se “PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në ëhstë mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohe normalitetin dhe shpejtësinë që meriton!”

Mesazhi i Berishës:

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët!

Të dashur miq, sot në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Duke përshëndetur këtë akt dhe falënderuar me mirënjohje të thellë Bashkimin Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të vendit kandidat nga Komisioni Europian në vitin 2012, të cilin e bllokoi Edi Rama me këshilltarët e Fierit, kjo është një arritje madhore e bazuar ne arritjet e përmendura më sipër.

Më këtë rast, Partia Demokratike, duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Europian, thekson se Edi Rama, njeriu që përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel, me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit është shkaku kryesor:

1- i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite.

2- i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun gjerman.

PD thekson se sot negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, duke dhunuar votën e shqiptarëve, monizimin e plotë, pushtetin një partiak të njëjtë me janarin e vitit 1990.

Ne këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në ëhstë mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohe normalitetin dhe shpejtësinë që meriton!/albeu.com

The post Hapja e negociatave, Berisha: Arritje e madhe për shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Fuqia punëtore po largohet nga Shqipëria, shqetësim për ekonominë
Në Shqipëri ka një shqetësim të vazhdueshëm për largimin e fuqisë punëtore nga vendi. Rreth 1.2% e popullsisë është larguar çdo vit kohët e fundit dhe ekspertët shprehin shqetësim, pasi 80% e tyre janë të moshës më aktive për punë 15-44 vjeç. Ata thonë se qeveria duhet të nxisë politika në sektorë të rëndësishëm si bujqësisa dhe turizimi që po vuajnë krizën e fuqisë punëtore. Autoritetet nënvizojnë se kanë hartuar disa nisma, si ajo për garancinë rinore dhe për të nxitjen e punësimit me qëllim për të frenuar, kryesisht ikjen e rinjve nga vendi.

Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për rënien e fuqisë punëtore, thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë ku më të prekurit sipas ekspertëve janë turizmi, bujqësia dhe shërbimet. Kërkesat për punë janë më të ulëta se ofertat në treg, gjë që konfirmohet edhe nga autoritetet. Në zyrat e punës në 6 muajt e parë të këtij viti ishin të regjistrura 13 mijë kërkesa për punë nga 20 mijë vende të lira, ndërsa u ndërmjetësuan 12 mijë. Ekspertët mendojnë se edhe tre krizat e njëpasnjëshme tërmeti, pandemia e Covid-19 dhe agresioni rus në Ukranië, kanë patur ndikimin e tyre.

“Ndoshta brezi i ri, që është gjëja më kryesore, po tenton të largohet për të kompensuar, pjesën e munguar ekonomike të këtyre dy viteve. Dy vite nuk janë pak të mos marrësh një rrogë çdo muaj. Ndoshta njerëzit tani po tentojnë rrugët më të shpejta që japin të ardhura më të shpejta, më të mëdha, në një kohë më të shkurtër, për të kompensuar këto dy vite. Boshllëku ekonomik që patëm të gjithë, ky mund të jetë një faktor, që ne kemi largime jashtë shtetit sidomos të rinisë.”- tha për Zërin e Amerikës Kliton Gërxhani, Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve

Sipas të dhënave të INSTAT në 7 vitet e fundit janë larguar nga vendi mesatarisht rreth 37 mijë qytetarë cdo vit, ose 1.2 % e popullsisë dhe shqetësim, sipas ekspertëve, mbetet fakti se rreth 80% e tyre janë të grupmoshës më aktive për punë, 15-44 vjeç. Një studente e degës së Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës, thotë për Zërin e Amerikës se do ketë mjaft vështirësi në punësim, për shkak të kuotave të larta të studentëve, në raport me vendet e punës. Ajo tregon ndjesitë personale kur kthehet në qytetin e saj të lindjes gjatë verës, për shkak të braktisjes së tij nga të rinjtë.

“Kur u ktheva në qytetin tim në Burrel ,ishte për të ardhur keq se si qyteti ishte boshatisur nga djemtë e rinj. Kishte vetëm të moshuar. Nisur nga rasti im familjar, tek vendi ku unë banoj, ka patur mbi 20 djem dhe asnjëri prej tyre nuk janë sot këtu, kanë ikur në emigracion”– i tha Zërit të Amerikës Desada Xhetani, studente në degën Gjuhë -Letërsi në Universitetin e Tiranës.

Një tjetër student i tregon Zërit të Amerikës pengesat që hasin të sapodiplomuarit në tregun e punës.

“Nuk kanë pagesa shumë të larta për të përballuar jetesën. Atyre do t’u duhet të bëjnë ose dy punë ose një punë jashtë proflit të tyre që ka një pagë më të lartë. Dhe për t’u rritur në karrierë dhe për të marrë një pagë më të lartë, atyre do t’u duhet të kalojnë shumë vite që të arrijnë një pagë për të përballuar shpenzimet e tyre minimale jetike”– u shpreh Jurgen Spaho, student në degën informatikë e aplikuar, Universiteti Marin Barleti.

Autoritetet thonë se po bëhen disa përpjekje për të mbajtur rininë në vend. Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë veçon për Zërin e Amerikës nismën e garancisë rinore, që mendohet të aplikohet vitin e ardhshëm si dhe programin e nxitjes së punësimit.

“Kjo është një nismë e veçantë, e cila i është dedikuar krejtësisht të rinjve, pra grupmoshës 16-29 vjeç që janë regjistruar si të papunë. Këtyre të rinjve brenda një periudhe kohore prej 4 muajsh pas regjistrimit në zyrat e punës si punëkërkues, do t’u behet një ofertë konkrete, një program nxitjeje, një program trajnimi apo formimi në vendin e punës. Do të doja të veçoja dhe programin e punësimit i cili është një mbështetje buxhetore, që i ofrehet gjithë punëkërkuesve por edhe punëdhënësve. Janë 12 paga për një periudhë një vjeçare për punëkërkuesin, i cili atashohet pranë një biznesi”– tha për Zërin e Amerikës Olta Manjani, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Numri i papunësisë në vend sipas INSTAT, është 11. 5%, me një rënie me 2.2% krahasuar me 5 vite më parë, por ekspertët thonë se situata e parë në një këndvështrim më të thellë, në mjaft sektorë, paraqitet e rëndë. Rexhep Uka, njohës i vjetër i sëktorit të bujqësisë, ka ndërtuar një njësi agroturizëmi në periferi të kryeqytetit. Ai shprehet për Zërin e Amerikës se bujqësia ka nevojë për një reformë të thellë strukturore. Njerëzit zgjedhin të punojnë në bujqësi në vendet fqinje- thotë ai, ku të ardhurat janë disa herë më të larta.

“Nuk ka problem më të vështirë sot, se të gjesh forca pune. Është një problem, që mund të çojë deri në faliment. Deri tani mund të kemi ndërruar mbi 20 herë stafin, mendo pastaj se çfarë nënkupton përgatitja kualifikimi i tyre. Agroturizmi është një burim i madh të ardhurash dhe bujqësia shqiptare përgatitet jo vetëm për 2 milionë e 3 milionë turistë, por edhe 5 e 10 milionë. Por kjo do një përgatitje, nivel shkollimi, trajnimi dhe kualifikim. Kërkon shkolla profesionale, të cilat mungojnë për mendimin tim. Mund të bëj krahasimin me Fultz-in. Ka një shkollë bujqësore që t’i ngjajë Fultz-it? Ka një shkollë bujqësore që t’i ngjajë Golemit, Delvinës, shkollës së mesme të Korcës? Jo, nuk ka”– u shpreh Rexhep Uka, ekspert në fushën e bujqësisë dhe agroturizmit.

Zyrtarët janë të vetëdijshëm për problematikat në sektorin bujqësor dhe thonë se kërkesat për kualifikim në shkollat profesionale në këtë fushë janë të ulëta.

“Në këtë sektor ka disa probleme i pari është gjithë proçesi i urbanizimit, fakti që bujqësia nuk është një sektor ku do të donin të investoheshin të rinjtë, problemet e informalitetit apo probleme të tjera që lidhen me trajnimin apo formimin e forcës punëtore në këtë sektor. Në këtë kuadër do të doja të përmendja, që janë rreth 35 shkolla profesinale në Shqipëri dhe 10 qendra publike të formimit profesional, të cilat në pjesën më të madhe të tyre, ndër sektorët e tjerë që mbulojnë me kurse apo me kurikula të arsimit dhe formimit profesional është dhe sektori i bujqësisë”– vijon Olta Manjani, Zv. Ministre e financave dhe ekonomisë.

Ekspertë të tregut të punës mendojnë se ka ardhur koha për një qasje të re të sipërmarrësve në kuadrin e trajtimit të fuqisë punëtore duke nisur nga krijimi i kushteve të punës, infrastruktura e nevojshme, motivimi i punonjësve, vlerësimi mbi bazën e rezultatit në punë dhe jo mbi orët e punës, promovimi i brendshëm në karierë etj.

“Nëpërmjet pakënaqësive të krijuara shumë punonjës e shumëfishojnë imazhin negativ të funksionimit të brendshëm në kompani dhe institucione. Ata ndërtojnë një steriotip të asaj çfarë pasqyron sot tregu i punës për sa i përket të qenit atraktiv për punonjësit vendas dhe mundësimit dhe kultivimit të pretendimeve dhe pritshmërive që ata kanë për tu zhvilluar profesionalisht”– u shpreh për Zërin e Amerikës Erion Muça, ekspert për tregun e punës.

Kriza e mungesës së fuqisë punëtore në vende si Shqipëria ku mekanizmat për minimizimin e saj janë të dobëta, bëhet edhe më e madhe. Shqipëria prej vitesh është prekur edhe nga tkurrja e popullsisë. Në 7 vitet e fundit numri i popullsisë është ulur me afro 70 mijë, ose 2.4% e popullsisë. Përvec emigracionit shkak është bërë dhe rënia e lindjeve, rreth 7 mijë më pak se 10 vjet më parë. Nëse nuk merren masa për të frenuar tkurrjen, të gjithë këta faktorë të kombinuar me njëri tjetrin, sipas ekspertëve, do ta vënë në vështirësi të mëdha tregun e punës në Shqipëri./VOA

The post Fuqia punëtore po largohet nga Shqipëria, shqetësim për ekonominë appeared first on Albeu.com.

Berisha sulmon qeverinë: Bullgaria nuk pengon hapjen e negociatave, Rama shkon në Bruksel dhe flet përçart
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me aktivistët e shoqërisë civile ku gjatë fjalës së tij tha se bllokimi i negociatave për Shqipërinë nuk vjen si arsye e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, por për shkak të Edi Ramës.

Berisha tha se Rama në Bruksel dhe “flet pesë herë më shumë për Serbinë se për Shqipërinë, kurse Kosovën e ka të ndaluar të thotë një fjalë të mirë”, teksa shtoi se ai sulmon një vend mik të Shqipërisë, Bullgarinë.

“Një qeveri që shkon në Bruksel dhe flet pesë herë më shumë për Serbinë se për Shqipërinë, kurse Kosovën e ka të ndaluar të thotë një fjalë të mirë për të, një kryeministër që sulmon në mënyrë të shplarë një vend mik nga i cili në 32 vitet e fundit shqiptarët kanë pasur vetëm miqësi, Bullgarinë. Dhe pse? Jo se ka penguar Shqipërinë, e vërteta është se e ka bllokuar Rama, i tha bukur padroni i tij, janë disa vende që nuk pranojnë të hapen negociatat. Me Shqipërinë, Bullgaria nuk ka asnjë problem. Shqipëria ka problem një njeri që mburret se s’ka master e doktoratë, që nuk kupton çfarë flet, që do të shfrytëzojë çdo fatkeqësi të qytetarëve për të fituar kapital politik përmes tyre./albeu.com

Gjithashtu ai ka folur në lidhje me rritjen e cmimeve dhe taksat që janë të papërballueshme për qytetarët.

Shikoni çfarë  bëhet me çmimet, rriten si në asnjë vend tjetër.

Nëse ai avancon me paketën fiskale, me mijëra biznese dhe profesionistë të profesioneve të lira do ta lënë Shqipërinë, u vendos një taksë që se përballon asnjëri prej tyre. Rritja e çmimeve e çon inflacionin në 29%. Sa janë rritur rrogat? Sa janë indeksuar? Asgjë s’ka ndodhur veç politikës së vjetër që nuk zbehet, ‘shtrëngimit të rripit’ që thuhej dikur.

Kam kënaqësi sot që shoh këtu përfaqësues të diasporës, është i domosdoshëm, i një rëndësie të madhe për këtë lëvizje mbështetja e diasporës dhe e emigracionit. Kjo lëvizje ka synim të rivendosë të drejtat e mohuara për diasporën, të drejtën e votimit. Ne do bëjmë gjithçka për avokatinë e të drejtave të tyre në Shqipëri. Por unë shpresoj dhe besoj se dhe ata vetë do përcjellin kudo që janë mesazhin e qartë të familjarët e tyre, të bashkohen në këtë lëvizje pavarësisht bindjeve të tyre”, tha ai./albeu.com

The post Berisha sulmon qeverinë: Bullgaria nuk pengon hapjen e negociatave, Rama shkon në Bruksel dhe flet përçart appeared first on Albeu.com.