Shqipëria më e shtrenjta Archives - Albeu.com

Çmimet e ushqimeve/ Shqipëria më e shtrenjta, në korrik u rritën pesë herë më shpejt se në BE
Rënia e fortë e euros këtë verë do të duhej të ndihmonte në uljen e çmimeve të produkteve të importuara, por siç tregojnë të dhënat e Eurostat çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë ose pesë herë më shumë se në Bashkimin Europian ku shtrenjtimi ishte vetëm 0.6%.

Të dhënat e Eurostat-it, tregojnë se presionet mbi çmimet e ushqimeve po lëvizin në kahe të kundërta. Në Shqipëri, norma vjetore u përshpejtua nga 2.9% në qershor në 3.2% në korrik, ndërsa në BE u ngadalësua nga 1% në qershor në 0.6 % në Korrik.

Nga renditja e Eurostat-it rezulton se Shqipëria ishte e pesta me normën më të lartë të inflacionit të ushqimeve mes 36 vendeve europiane. Norma më të larta u regjistruan vetëm në Turqi, me 37.6%, Rumani, me 4.6%, Qipro, me 4.5%, dhe Islandë, me 4.4%.

Ushqimet dhanë gati një të tretën e inflacionit

Inflacioni i përgjithshëm i harmonizuar në Shqipëri arriti në 3.4% në korrik, nga 3.2% në qershor. Ushqimet dhe pijet joalkoolike dhanë kontributin më të madh, me 1.09 pikë përqindje, ose gati një të tretën e rritjes së përgjithshme të çmimeve.

Kjo lidhet edhe me peshën e lartë që kanë ushqimet në shpenzimet e konsumatorëve shqiptarë. Sipas iNSTAT-it, ato zënë 34.46% të shportës së përdorur për llogaritjen e indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Në Bashkimin Europian, inflacioni i përgjithshëm ishte 3% në korrik, vetëm 0.4 pikë përqindje më i ulët se në Shqipëri. Por diferenca te ushqimet ishte shumë më e madhe.

Kjo tregon se presioni inflacionist në Shqipëri është më i përqendruar te produktet bazë të konsumit sesa në pjesën më të madhe të BE-së.

Shqipëria me rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria kishte normën më të lartë të rritjes vjetore të çmimeve të ushqimeve në Korrik 2026.

Ajo pasohej nga Kosova 2,7%, Mali i Zi 2.3%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi çmimet e ushqimeve ishin më të ulëta se një vit më.

Në Serbi çmimet në muajin korrik 2026 ishin -5.6 për qind më të ulëta se në korrik 2025, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ishin -0.3 % më të ulëta.

Për të gjithë vitin 2026, Shqipëria për çdo muaj kishte rritje të çmimeve të ushqimeve shumë me tepër se mesatarja e BE-së.

Edhe krahasuar me vendet e afërta anëtare të BE-së, rritja në Shqipëri ishte më e lartë. Në Bullgari, ushqimet u shtrenjtuan me 1.2%, ndërsa në Kroaci dhe Greqi çmimet ranë përkatësisht me 0.1% dhe 0.4%.

Ushqimet, Shqipëria më e shtrenjtë se BE-ja

Shqiptarët vijojnë të kenë të ardhura dhe fuqi blerëse ndër më të ulëtat në Europë, por kur bëhet fjalë për ushqimet, po paguajnë çmime më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë arritur në 102.9% të mesatares së BE-së në vitin 2025, nga 99.6% një vit më parë.

Kjo do të thotë se një shportë ushqimore që kushton 100 euro në BE, në Shqipëri kushton mesatarisht 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse.

Ndërkohë, të ardhurat për frymë të shqiptarëve mbeten vetëm 43% e mesatares europiane, ndërsa konsumi individual për frymë arrin në 48%. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për këta tregues, duke lënë pas vetëm pak vende të rajonit.

Diferenca mes çmimeve dhe të ardhurave po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Edhe pse Shqipëria mbetet një nga vendet më bujqësore në Europë, konsumatorët po përballen me kosto të larta për produktet ushqimore, duke bërë që një pjesë gjithnjë e më e madhe e buxhetit familjar të shkojë për nevojat bazë./ Monitor

The post Çmimet e ushqimeve/ Shqipëria më e shtrenjta, në korrik u rritën pesë herë më shpejt se në BE appeared first on Albeu.com.