“Marshojmë drejt Tiranës më 11 shkurt”, Berisha: Shqipëria mbi gjithçka

Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të marshojnë drejt Tiranës më 11 shkurt.

Krahas një videoje të shpërndarë në Twitter, Berisha shkruan se “Shqipëria është mbi gjithçka, e ardhmja jote dhe e familjes tënde është mbi çdo gjë. Vetëm ti ke fuqinë të largosh kryeministrin që shet interest kombëtare.”

Berisha ka njoftuar 11 shkurtin si datën e protestëts kombëtare që do të mbahet në Tiranë pas skandalit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonifal.

Ky i fundit, akuzohet në SHBA për lidhje me oligarkun rus, Oleg Deripaska, si edhe për deklarimeve të rreme dhe falsifikime dokumentacioni.

Po ashtu, ai rezulton se ka pasur edhe takime të mëparshme me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit nuk është i implikuar në veprimtarinë që McGonigal ka ushtruar më parë në Shqipëri dhe vende të tjera.

Berisha gjithsesi, e ka akuzuar kreun e Qeverisë shqiptare, se me McGonigal, Rama ka pasur si qëllim asgjësimin e opozitës shqiptare.

McGonigal, u hetua fillimisht, më pas arrestua e më tej ende u lirua dhe po gjykohet në liri me kusht, lidhur me deklarime të rreme, falsifikim dokumentesh dhe lidhjet me oligarkun Oleg Deripaska./Albeu.com/


Shtuar 9.02.2023 10:00