Shqiperia e ruajtur nga NATO Archives - Albeu.com

Kongresi i PS, Peleshi: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon
Si asnjëherë më parë Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur punimet me panele në shesh, ku po zhvillohen takime me grupe interesi për disa çështje.

Në panelin Rajoni, Europa, Siguria, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dha detaje për Forcat e Armatosura. Ministri theksoi se janë 8000 efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO-s.

Peleshi tha se FA do të hyjë së shpejti në një proces të shpejtë të ngritjes së forcës rezerviste. Ministri tha gjithashtu se Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor janë në një nyje kritike të historisë. Sipas tij prishje e rendit të sigurisë vjen me disavantazhe dhe kërcinime, por edhe me mundësi.

“Vokacioni historikisht perëndimor i shqiptarëve u materializua 13 vjet më parë me anëtarësimin në NATO. Sot Shqipëria është eksportues sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti në rajon

Rreth 8000 efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO, BE, OKB, nga Afganistani, Iraku, Letonia, Mali, Sudani e deri në Bosnje-Hercegovinë e padyshim në Kosovë.

Këtë vit nisi puna për jetësimin e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Në mars u hap në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Forcave të Operacioneve Speciale amerikane në Europë. Vitin e kaluar Shqipëria u bë vendi pritës i “Defender 21”, stërvitjes më të madhe të zhvilluar në 30 vitet e fundit në rajon.

Si asnjëherë më parë, FA ndërvepruan me rreth 6000 forca amerikane dhe të vendeve të tjera të NATO-s. Si rezultat i agresionit rus, mjedisi i sigurisë në Evropë dhe në kufirin lindor të Aleancës është i kërcënuar dhe i paparashikueshëm. Çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s.

Do të hyjmë në një proces të shpejtë të ngritjes së forcës rezerviste. Ristrukturimi i AFA sipas modelit të Ëest Point do të rrisë kapacitet njerëzore në shërbim të sigurisë. FA po zhvillojnë aftësitë për kryerjen e operacioneve ushtarake në tokë, det, ajër si dhe në hapësirën kibernetike.

Projekte madhore kombëtare, si ndërtimi i portit të ri në Porto Romano apo rindërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës e më pas lidhja me hekurudhë me Maqedonine e Veriut dhe Greqinë ofrojnë mundësi për dislokueshmëri dhe lëvizshmëri të lartë.

Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor janë në një nyje kritike të historisë. Prishje e rendit të sigurisë vjen me disavantazhe dhe kërcinime, por edhe me mundësi”, deklaroi Peleshi.

The post Kongresi i PS, Peleshi: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon appeared first on Albeu.com.