“Shqipëria 2030” Archives - Albeu.com

Blendi Gonxhe: Shqipëria 2030, qendër e kulturës evropiane
Këtë të enjte, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, në aktivitetin “Shqipëria turistike 2030”, shprehet se, “Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një copëz toke e bekuar që bota po e zbulon me kureshtje, me entuziazëm dhe me dashuri”.

Ministri renditi avantazhet dhe sfidat që paraqet vendi ynë, si një muze i hapur nën qiell, ku çdo gur flet dhe çdo rrugë është një kapitull trashëgimie.

“Sfida jonë është që këto pasuri dhe vlera të lidhen në një rrjet të madh rrëfimesh dhe eksperiencash, ku vizitori nuk vjen thjesht për të parë, por për të jetuar historinë tonë”, tha Gonxhe, sipas të cilit kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike, deri në gusht të këtij viti, u vizituan nga mbi 1 milion turistë, ose 58% më shumë sesa viti 2023.

Për rrjedhojë, edhe të ardhurat janë rritur me 84%, krahasuar me dy vjet më parë.

Vetëm në dy vitet e fundit është shënuar një rritje historike në ndërhyrjet për rijetësime e shpëtime, krahasuar me vitin 2023: 309% më shumë projekte restaurimi e konservimi dhe 363% më shumë investime direkte në monumentet dhe objekte të pasurisë kulturore.

Për Shqipërinë 2030, është parashikuar një program i gjerë investimesh në infrastrukturën kulturore dhe trashëgiminë kombëtare, për ta kthyer vendin në një qendër të kulturës evropiane.

“Do të rilindin, do të ngrihen nga e para, do të transformohen apo do të hapin dyert: Teatri Kombëtar, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu i Arteve të Bukura, Biblioteka Kombëtare e zgjeruar dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, ndërsa do të ngrihen muze të rinj si Muzeu Hebraik, Muzeu “Besa”, Muzeu i Filmit dhe Muzeu i Arbëreshëve, së bashku me rrjetin e muzeve arkeologjikë, etnografikë dhe kinoteatrove në qytetet kryesore të Shqipërisë”, u shpreh kreu i MEKI-t.

Gjithashtu, ministri theksoi ngritjen e qendrave të reja të vizitorëve në Butrint, Apoloni dhe Bylis si dhe rijetësimin e 100 kullave historike në 14 bashki.

Më tej, ai tha se gjatë këtij viti do të themelohet Fondacionin Publik “CulturAlb”, i cili synon fuqizimin e prodhuesve tradicionalë dhe ekonomisë kreative vendore.

Ministri nuk la pa përmendur edhe pasurimin e kalendarit kulturor. Sivjet parashikohen 3500 aktivitete, 52% më shumë se një vit më parë, me 600 mijë vizitorë e spektatorë të pritshëm.

Gonxhe tha se gjatë vitit 2025 u shpallën 275 projekte fituese, ku më shumë se gjysma përfaqësohen nga të rinj që shprehin krijimtarinë e tyre për herë të parë.

The post Blendi Gonxhe: Shqipëria 2030, qendër e kulturës evropiane appeared first on Albeu.com.

“Shqipëria 2030”/ Edi Rama: Paga e mësuesve do të shkojë 1250 euro, e mjekëve 2000
Kryeministri Edi Rama, prezantoi këtë të shtunë programin ekonomik të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Një vend të rëndësishëm në ofertën e socialistëve zuri paga dhe pensionet. Fillimisht, Rama prezantoi rritjen e pagës minimale në vitin 2026, e cila do të shkojë në 500 euro.

Më pas, shefi i qeverisë u ndal edhe tek pagat e kategorive specifike në sektorin publik.

Rama theksoi se paga e mësuesve brenda vitit 2030 do të shkojë në 1250 euro, nga 950 euro që është aktualisht.

“Paga mesatare e mësuesve. Paga mesatare e mësuesve është dyfishuar krahasuar me kohën kur ne e morëm detyrën. Ishte 420 euro në vitin 2013 dhe sot është 950 euro. Ndërkohë që në Shqipërinë 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro”.

Gjithashtu, ai premtoi se brenda mandatit të katërt, do të realizohet programi i ushqimit në shkolla, si dhe programi “After School”.

“Brenda mandatit të katërt, çdo bashki qendër qarku do të nisë programin e ushqimit në shkolla dhe do të nisë po ashtu një program i ri pas shkollor, programi After School, i cili është një hap më tutje mbi bazën e shkollës qendër komunitare, sepse aty ku do të jetë ushqimi, do të jetë edhe mundësia që prindërit të mos shqetësohen për të marrë fëmijët nga shkolla, duke lënë punën, apo për të marrë vesh se ku po shkon fëmija pasi del nga ora e mësimit. Po do të kemi qartësi për një hark qëndrimi në shkollë që do të zgjasë shumë përtej orës së mësimit”, tha Rama.

Rama premtoi dhe rritje të pagave për mjekët, të cilat pritet të shkojnë në 2000 euro brenda vitit 2030.

“Paga e mjekëve ishte 490 euro, në 2024 mesatarja e pagës së mjekëve është 1670 euro. Në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të shkojë 2000 euro”.

Sa i takon Prodhimit të Brendshëm Bruto, kryeministri tha: “Kur morëm detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot është 25 miliardë euro. E kemi rritur Prodhimin e Përgjithshëm dy herë e gjysmë. Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh”, tha Rama.

The post “Shqipëria 2030”/ Edi Rama: Paga e mësuesve do të shkojë 1250 euro, e mjekëve 2000 appeared first on Albeu.com.

Rama prezanton programin “Shqipëria 2030”: Pasaporta e BE, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri
Kryeministri Edi Rama, ka shpalosur programin “Shqipëria 2030”, teksa u shpreh se yjet janë rreshtuar në fatin e vendit tonë për integrimin në BE.

Rama theksoi se po negociohet me vrull të jashtëzakonshëm, duke theksuar se duhet t’i dërgohet mesazhi BE se “duam pasaportën”.

Kreu i qeverisë shtoi se; “kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama”.

Edi Rama: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë.

Ylli i fatit tonë është rreshtuar me yjet e fatit të Europës, këtë mundësi se kemi pasur kurrë.

Ne po negociojmë me një vrull të jashtëzakonshëm, vrull i dyanshëm.

Ti çojmë mesazh BE, duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe çdo shqiptar.

Pasaporta është një ambicie që deri para pak vitesh më parë do të dukej çmenduri ta kishim në prag të zgjedhjeve për mandatin e katërt.

Kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama.

Çdo konfuzion e bën afatin e 2027 të digjet.

The post Rama prezanton programin “Shqipëria 2030”: Pasaporta e BE, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri appeared first on Albeu.com.