shqiperi gjeorgji Archives - Albeu.com

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji/ Policia publikon masat, ja cilat janë rrugët që do të bllokohen që prej orës 15:00
Policia e Shtetit, ka publikuar planin e masave të sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Gjeorgji.

Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të zhvillohet sot, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare.

Masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Gjeorgjisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium;

Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n;

Gardën e Republikës;

Policinë Bashkiake;

Shërbimin Zjarrfikës;

Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);

Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Gjeorgjisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, ditën e sotme, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

Rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”;

Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.

Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 18:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe për qytetarët që të jenë vigjilentë për të mos rënë pre e mashtrimit me çmimet e biletave, të cilat janë të bëra publike zyrtarisht, si dhe që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin.

Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas rradhës, do të kalojë vetëm, për t’u kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë.

Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

The post Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji/ Policia publikon masat, ja cilat janë rrugët që do të bllokohen që prej orës 15:00 appeared first on Albeu.com.

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri
Shqipëria do të nisë rrugëtimin në UEFA Nations League më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës, sfidë që do të luhet në Çeki në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre edhe për sfidën e parë në grupin B1 të UEFA Nations League, Ukrainë – Shqipëri në fshf.org në linkun https://fshf.org/shop/. Çmimi i biletës në “fans away sector” është 1.200 lekë.

Biletat janë elektronike dhe do ju dërgohen në “email”-in tuaj 3 ditë përpara ndeshjes më 4 shtator.

Procesi i shitjes së biletave vijon edhe për ndeshjen e dytë të Shqipërisë në grupin B1 ndaj Gjeorgjisë. Ky takim do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45 dhe të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.

The post Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Gjimshiti: Me Spanjën e kishim rezultatin në dorë, me Gjeorgjinë do të jetë një ndeshje ndryshe
Berat Gjimshiti është shprehur se ndaj Gjeorgjisë do të jetë një tjetër ndeshje dhe do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të shënuar.

Ndeshja do të luhet në “Air Albania” të martën në orën 19:45 dhe Gjimshiti është i bindur se ekipi ka një tjetër kualitet pasi ka shumë lojtarë të mirë.

Humbja në minutat e fundit: “Sigurisht besoj kur ta kesh rezultatin në dorë në fund nuk ka nevojë për shumë teknikë, por për përqendrim që të mos bësh gabime dhe që të mos e pësosh në fund. Mbas ndeshjes u mërzitëm të gjithë, por siç e thash është përqendrimi, një ndeshje luhet më shumë se 90 minuta dhe përqendrimi duhet të jetë në maksimum, sidomos me skuadrat e mëdha si Spanja që me një gabim e pëson. Duhet të mos rrezikosh në fund, pasi gabimi penalizohet menjëherë.”

Ndikimi psikologjik nga kjo humbje: “Kemi zhgënjim, menjëherë pas ndeshjes të gjithë ishim të mërzitur, pasi ishte një moment historik, pasi të merrje barazimin në Spanjë do ishte gjë e bukur, më pas ishim të mërzitur, por më pas duhet të mësosh nga gabimet e të ecësh para, pastaj ditën tjetër gjërat shihen me sy ndryshe, pasi sheh gabimet, por sheh edhe çfarë ke bërë mirë.”

Ndikoi frika: “Unë mund të flas për veten më shumë se për të tjerët si janë ndierë, por nuk besoj se ka rol frika në këto ndeshje pasi i shijon 100%, sidomos kur ke rezultatin në dorë, ndikon përqendrimi, pasi të gjitha gjërat që i bën në 90 minuta në 3 minutat e fundit duhet të kesh kujdes.”

Mendonit se do e pësonit më keq ndaj Spanjës?: “Çdo futbollist që hyn në fushë mendon më të mirë nuk mendoj që hyn në fushë dhe beson se do mundet 4-0, çdo futbollist që hyn në fushë jep më të mirën, pastaj ka të bëjë fati, përqendrimi.”

Qëndrimi në mbrojtje: “Përvojë italiane nuk e di për çfarë e ke fjalën, në klubin tim nuk luaj ashtu, të gjithë mbrapa dhe topa të gjatë, besoj se dhe të tjerët nuk janë mësuar të luajnë ashtu futboll, se futbolli po ecën përpara, por në minutat e fundit duhet të mbrohesh.”

Ndeshja me Gjeorgjinë: “Besoj se me ndeshjen që bëmë kundër Spanjës tifozët e kanë parë që dhamë gjithçka në fushë, por me Gjeorgjinë do jetë një ndeshje ndryshe edhe pse luajnë shpejt, pasi kualiteti nuk është i njëjtë si ai i Spanjës, por besoj do jetë një ndeshje ndryshe dhe do kemi më shumë raste.”/ h.ll/albeu.com

The post Gjimshiti: Me Spanjën e kishim rezultatin në dorë, me Gjeorgjinë do të jetë një ndeshje ndryshe appeared first on Albeu.com.