shqetësime Archives - Albeu.com

22 përfaqësues të shoqërisë civile i shkruajnë Hagës, rendisin shtatë shqetësime për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Një letër i është dërguar presidentes së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nga 22 drejtues dhe anëtarë të organizatave të shoqërisë civile, ku paraqiten disa shqetësime për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Në dokument përfshihen edhe kërkesa konkrete.

Në hyrje të letrës theksohet se qëllimi i saj nuk është të paragjykojë vendimmarrjen e Speciales, por të nënvizojë se mënyra se si zhvillohet ky proces ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të prodhojë jo vetëm pasoja juridike, por do të ndikojë edhe te besimi i publikut, marrëdhëniet ndëretnike dhe perceptimi i Kosovës për drejtësinë ndërkombëtare.

Autorët e letrës sqarojnë se kjo nuk është hera e parë që reagojnë publikisht. Ata kujtojnë se edhe më parë kishin ngritur shqetësime për pranimin si prova të dokumenteve të dala nga institucionet e Serbisë.

“Ky nuk është reagimi ynë i parë publik ndaj punës së Dhomave të Specializuara. Në gusht të vitit 2025, disa prej nesh reaguan publikisht ndaj pranimit të dokumenteve që buronin nga institucionet shtetërore serbe. Ne argumentuam atëherë se materiali i tillë kërkonte një nivel më të lartë shqyrtimi, duke pasur parasysh burimin, kontekstin historik dhe rolin e institucioneve shtetërore serbe gjatë viteve 1990. Ky shqetësim nuk është zhdukur. Ai është bërë pjesë e një shqetësimi më të gjerë për drejtësinë, transparencën dhe besimin publik në proces”, thuhet në letër, shkruan Gazeta Express.

Në shkresën drejtuar Trendafilovës janë renditur shtatë shqetësime kryesore për ecurinë e procesit. Si pikë e parë përmendet raporti i britanikëve, ku janë evidentuar disa çështje problematike, si edhe mënyra se si Gjykata Speciale i është qasur atij dokumenti.

“Së pari, shqetësimet për një gjykim të drejtë tashmë janë të dokumentuara, jo vetëm të pretenduara. Rishikimi paraprak i përgatitur nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC), i porositur nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës, ngriti shqetësime serioze lidhur me lirimin e përkohshëm dhe paraburgimin e zgjatur, pavarësinë dhe paanshmërinë gjyqësore, pranueshmërinë dhe besueshmërinë e provave, barazinë e armëve, ligjshmërinë dhe llogaridhënien institucionale. Dhomat e Specializuara kanë kundërshtuar publikisht disa nga karakterizimet e këtij raporti. Ne e vërejmë këtë qëndrim. Por një kundërpërgjigje nuk mjafton. Këto çështje prekin thelbin e perceptimit nëse procedurat janë të drejta në praktikë, e jo vetëm formalisht të vlefshme në letër”, thuhet në letër.

Shqetësimi i dytë lidhet me mbajtjen në paraburgim që nga nëntori 2020. Sipas letrës, kohëzgjatja e kësaj mase ka krijuar përshtypjen se paraburgimi po merr karakter ndëshkues para se të ketë një vendim gjyqësor.

“Së dyti, paraburgimi i zgjatur është bërë një nga çështjet më të dëmshme për besimin publik. Të akuzuarit në rastin Thaçi dhe të tjerët u transferuan në objektet e paraburgimit të DhSK-së në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020. Ata kanë kaluar më shumë se pesë vjet e gjysmë në paraburgim pa një vendim të shkallës së parë. Ne e kuptojmë se vendimet për paraburgimin merren nga gjyqtarët dhe se rreziqet vlerësohen periodikisht. Por nga perspektiva e shumë njerëzve në Kosovë, një kohëzgjatje e tillë, e kombinuar me refuzimet e përsëritura të lirimit të përkohshëm, ka krijuar perceptimin se paraburgimi po shndërrohet në ndëshkim para vendimit gjyqësor”, thuhet tutje në letër.

Në vijim, letra nënvizon se mënyra si trajtohen provat që vijnë nga institucionet shtetërore serbe mbetet një shqetësim i thellë.

“Ne nuk po argumentojmë se dokumente të tilla duhet të përjashtohen automatikisht vetëm për shkak të origjinës së tyre. E kuptojmë dallimin ndërmjet pranueshmërisë dhe peshës provuese. Por dokumentet e prodhuara nga organet shtetërore serbe gjatë viteve 1990 nuk mund të trajtohen si dokumente të zakonshme administrative. Shumë nga të njëjtat struktura shtetërore ishin të përfshira në represion, zhvendosje të detyruara, krime lufte, mohime dhe dezinformim të organizuar kundër shqiptarëve të Kosovës. Për këtë arsye, origjina e tyre, zinxhiri i ruajtjes, verifikimi dhe përdorimi në gjetjet përfundimtare kërkojnë shqyrtimin më rigoroz të mundshëm”.

Si shqetësimi i katërt paraqitet çështja e përgjegjësisë kolektive dhe përkufizimi i Prokurorisë Speciale për ish-krerët e UÇK-së si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

“Dallimi ndërmjet përgjegjësisë individuale dhe fajit kolektiv nuk është mbrojtur qartë në sytë e publikut. Formalisht rasti ka të bëjë me katër individë. Politikisht dhe shoqërisht, megjithatë, shumë kosovarë e shohin procesin si një gjykim ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj luftës së Kosovës për liri, ndërhyrjes humanitare të NATO-s dhe procesit të shtetndërtimit që pasoi. Kjo nuk do të thotë se krimet individuale duhet të injorohen. Ato nuk duhet të injorohen. Por drejtësia penale ndërkombëtare duhet të ketë kujdes që përgjegjësia individuale të mos shndërrohet në faj kolektiv. Në Kosovë, shumë njerëz nuk e dëgjojnë këtë rast vetëm si një proces kundër katër individëve. Ata kanë dëgjuar Prokurorinë duke iu referuar UÇK-së në tërësi si një ndërmarrje e përbashkët kriminale, duke e paraqitur luftën për liri të Kosovës dhe bazën morale të shtetësisë së saj si rezultat të një sipërmarrjeje kriminale. Ky perceptim nuk mund të hidhet poshtë thjesht si emocion apo nacionalizëm”.

Në letër përmenden gjithashtu proceset e zhvilluara më herët nga Tribunali i Hagës, UNMIK-u, EULEX-i dhe gjykatat vendore, ku të pandehur kanë qenë ish-pjesëtarë të UÇK-së. Sipas nënshkruesve, një narrativë që kriminalizon luftën e UÇK-së do ta dobësonte drejtësinë dhe do ta shtonte ndjenjën se procesi po rrëshqet drejt etiketimit kolektiv.

“Pikëpamja jonë për këtë është e qartë, ashtu siç është edhe për shumicën absolute të qytetarëve të Kosovës. Ne besojmë se UÇK-ja zhvilloi një luftë të drejtë dhe mbrojtëse për lirinë e Kosovës kundër një aparati shtetëror shtypës dhe të dhunshëm të udhëhequr nga Slobodan Millosheviçi. Ne gjithashtu riafirmojmë se kudo që janë kryer krime të dyshuara, qoftë kundër civilëve, kundërshtarëve politikë apo anëtarëve të komuniteteve pakicë, këto krime meritojnë drejtësi. Por kjo nuk është hera e parë që krime të tilla janë trajtuar. ICTY, UNMIK, EULEX, gjykatat e Kosovës dhe tani Dhomat e Specializuara kanë trajtuar të gjitha rastet e krimeve të luftës që lidhen me Kosovën, duke përfshirë rastet që përfshijnë ish-anëtarë të UÇK-së.Ajo që është thellësisht shqetësuese është kalimi në një narrativë që rrezikon ta paraqesë luftën e Kosovës për çlirim nga shtypja serbe si kriminale në natyrë. Kjo nuk do ta forconte drejtësinë. Do të thellonte ndjesinë midis shumë kosovarëve se ky proces është zhvendosur nga përgjegjësia individuale drejt etiketës kolektive”.

Një tjetër çështje e ngritur është mungesa e besimit publik ndaj Gjykatës Speciale. Letra vlerëson se shumica e shqiptarëve të Kosovës e perceptojnë atë si të njëanshme, ndërsa serbët e Kosovës mund ta shohin çdo lirim nga akuzat si dështim. Po ashtu, viktima nga komunitete të ndryshme mund të ndihen ende të papërfaqësuara.

“Së pesti, Dhomat e Specializuara nuk kanë ndërtuar besimin publik të nevojshëm. Aktivitetet e tyre informuese kanë qenë tepër të kufizuara, tepër teknike dhe të largëta nga shqetësimet e përditshme të qytetarëve të Kosovës. Si rezultat, shumë shqiptarë të Kosovës e shohin Gjykatën si të njëanshme, shumë serbë të Kosovës mund të shohin çdo lirim nga akuzat si dështim, ndërsa viktimat nga komunitete të ndryshme ende mund të ndihen të papërfaqësuara”.

Nënshkruesit e letrës shprehin edhe shqetësim për pasojat që një vendim i Speciales mund të ketë në planin politik dhe të sigurisë.

“Një vendim i dhënë në një shoqëri që nuk i beson procesit mund të thellojë polarizimin, të ushqejë dezinformimin dhe të krijojë hapësirë të re për aktorët që duan të delegjitimojnë luftën çlirimtare të Kosovës, shtetësinë e saj dhe të ardhmen euroatlantike, si dhe të nxisin armiqësi ndërmjet komuniteteve”.

Në letër, Trendafilovës i rikujtohet edhe mundësia që Serbia dhe Rusia ta shfrytëzojnë vendimin për të vënë në pikëpyetje narrativën e çlirimit të Kosovës dhe argumentin e saj për shtetësi.

“Procesi që çoi në krijimin e Gjykatës ka një histori politike të diskutueshme. Kjo histori është e dokumentuar në literaturën akademike, e cila argumenton se narrativat strategjike, disa prej tyre të lidhura me aktorë armiqësorë ndaj shtetësisë së Kosovës, ndikuan në rrugën drejt themelimit të Gjykatës. Ne nuk kërkojmë që Trupi Gjykues ta gjykojë këtë histori. Ne kërkojmë vetëm që të pranohet se vendimi do të lexohet në këtë kontekst dhe se pothuajse me siguri do të përdoret nga Serbia dhe Rusia për të delegjitimuar narrativën e çlirimit të Kosovës dhe argumentin e saj për shtetësi, pavarësisht përmbajtjes së vendimit”.

Në fund të listës së shqetësimeve, letra ndalet edhe te afati kohor i juridiksionit, për të cilin thuhet se ngre dyshime për llogaridhënie selektive.

“Mandati i Gjykatës shtrihet deri në shtator 1999, pas vendosjes së KFOR-it dhe UNMIK-ut. Mbajtja përgjegjëse e figurave të UÇK-së për ngjarje që ndodhën nën administrimin ndërkombëtar, ndërkohë që aktorët ndërkombëtarë të asaj periudhe nuk i nënshtrohen një shqyrtimi të ngjashëm, perceptohet nga shumë qytetarë të Kosovës si selektive”, thuhet në shkresë.

Pas paraqitjes së shtatë shqetësimeve, autorët e letrës i kanë drejtuar edhe disa kërkesa kryetares së Speciales.

Mes tyre kërkohet një përgjigje substanciale për çështjet e ngritura nga britanikët, sqarim lidhur me provat serbe të pranuara, rishikim i praktikës dhe arsyetimit për zgjatjen e paraburgimit, si edhe mundësimi i monitorimit të pavarur dhe afatgjatë të procesit gjyqësor.

“Të ofrojnë një përgjigje substanciale publike ndaj shqetësimeve të ngritura nga raporti paraprak i BHRC-së dhe Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës.

Të aplikojnë dhe të shpjegojnë publikisht një standard të shtuar shqyrtimi për provat e kontestuara që burojnë nga institucionet shtetërore serbe të viteve 1990.

Të rishikojnë praktikën dhe arsyetimin lidhur me paraburgimin e zgjatur dhe lirimin e përkohshëm.

Të mundësojnë monitorim të pavarur dhe afatgjatë të procesit gjyqësor dhe trashëgimisë së tij.

Të inkurajojnë misionet diplomatike dhe shtetet financuese të mbështesin transparencën, monitorimin e pavarur dhe komunikimin e përgjegjshëm publik”, thuhet në letër.

Në përmbyllje, letra thekson se nuk po kërkohet pandëshkueshmëri, por që çdo pretendim për krime të trajtohet nëpërmjet një procesi që perceptohet si i drejtë dhe i paanshëm.

“Krimet e pretenduara kundër civilëve dhe krimet e luftës, kudo që janë kryer dhe nga kushdo që janë kryer, meritojnë drejtësi dhe llogaridhënie. Por llogaridhënia duhet të realizohet përmes një procesi që njerëzit mund ta njohin si të drejtë dhe të paanshëm. Një proces që perceptohet si selektiv, i largët dhe politikisht i motivuar nuk mund të riparojë besimin dhe as të mbështesë pajtimin. Drejtësia dhe shtetësia e Kosovës nuk janë qëllime kundërshtuese. Ato duhet ta forcojnë njëra-tjetrën. Kosova i pranoi Dhomat e Specializuara sepse iu tha se drejtësia, llogaridhënia dhe legjitimiteti ndërkombëtar do të ecnin paralelisht. Tani Gjykata dhe shtetet që e mbështesin atë kanë përgjegjësinë të dëshmojnë se ky nuk ishte një premtim bosh”, thuhet në letër.

The post 22 përfaqësues të shoqërisë civile i shkruajnë Hagës, rendisin shtatë shqetësime për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.