Shpresa Bërdëllima Archives - Albeu.com

E bukura e filmave shqiptarë! Sot, 4 vite pa aktoren Shpresa Bërdëllima
4 vite më parë, arti shqiptar humb një nga aktoret që ka lënë gjurmë në kinematografinë e atyre viteve! Shpresa Bërdëllima është ndarë nga kjo botë në moshën 60-vjeçare. “Zonjusha Gajtan”, siç shumë e njohin për shkak të rolit të saj në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”, nuk mundi që t’i fitonte betejën e saj me sëmundjen e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh.

Ajo nuk u kthye më në skenë apo ekranin shqiptar që në vitin 1991, kur si shumë të tjerë zgjodhi emigrimin, por në mendjen e shqiptarëve do të mbetet si një nga vajzat më të bukura në filmat shqiptarë.

Me një portret që do t’ia kishin zili koleget e kinemasë botërore, delikate e plot finesë, Shpresa Bërdëllima do të mbetet “koketa” e përjetshme e ekranit shqiptar. Ashtu si largimi 30 vjet të shkuara, erdhi edhe largimi i saj nga kjo jetë.

Aktorja Shpresa Bërdëllima u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, larg vendit të saj, në Belgjikë, vendin që e mirëpriti për vite me radhë.

Prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e rrëmbeu para kohe.

Shpresa Bërdëllima do të kujtohet për rolet e saj në filmat “Vajzat me kordele të kuqe”, “Përtej mureve të gurta”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Kur ndahesh nga shokët”, “Të shoh në sy”, “Mirela”, “Flutura në kabinën time” etj. Shpresa Bërdëllima ishte padyshim një nga vajzat më të bukura të Tiranës dhe ishte e pamundur që të mos binte në sy të regjisorëve, që ishin në kërkim të portreteve të spikatura.

“Kam qenë gjimnaziste te ‘Petro Nini’, kur erdhi Ilia Terpini për të kërkuar personazhe për filmin ‘Guna përmbi tela’. Isha vetëm 16 vjeçe, kur u përzgjodha për këtë rol, megjithëse edhe më parë, qysh fëmijë, recitimi kishte qenë një nga gjërat e mia më të pëlqyera. Isha marrë vazhdimisht me aktivitete artistike në shkollë edhe për shkak të zërit, që siç më thoshin e kisha shumë të mirë.

Pas filmit të parë, Gëzim Erebara më propozoi të bëja rolin e spiunes te filmi ‘Vajza me kordele të kuqe’. Ka qenë aq mirë i realizuar ky rol, sa edhe në rrugë, pas transmetimit të filmit, fëmijët më qëllonin me gurë, sepse kujtonin se isha vërtet spiune”, kështu do të kujtonte aktorja vite më parë, në një intervistë për gazetën “Panorama”.

Roli i saj i fundit ka qenë në teatër: “Kush e vrau Kastijin”, me regji të Gëzim Kames. Edhe pse një aktore me të dhëna dhe e preferuar nga regjisorët, këta të fundit druheshin për t’i dhënë role të mëdha, sidomos pas martesës me artistin e cirkut, Arian Miluka, të cilin regjimi nuk e kishte pasur me “sy të mirë”.

Që në atë kohë nisi edhe distancimi dhe vajzës së bukur të ekranit do t’i besohej tek-tuk ndonjë rol episodik. Ndërrimi i sistemeve e gjeti 30 vjeç dhe ishte pikërisht atëherë, kur karriera e saj mund të shpërthente, ku bashkë me të shoqin vendosën të largohen nga Shqipëria.

Pas vitesh të vështira në emigracion, u vendosën në Belgjikë. Herë pas here ajo kthehej në Tiranë, me mallin për shtëpinë dhe vendin e saj, por nuk iu kthye më kurrë skenës dhe ekranit. Rolet e saj ndoshta nuk numërohen me dhjetëra, por ajo, për aq sa u aktivizua, mundi të lërë gjurmë në kinematografi.

Filmi shqiptar nuk do të ishte i njëjti pa imazhin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe”, të Ketit te “Flutura në kabinën time” apo Asimeja e bukur te “Përtej mureve të gurta”.

The post E bukura e filmave shqiptarë! Sot, 4 vite pa aktoren Shpresa Bërdëllima appeared first on Albeu.com.

Do të festonte sot 64-vjetorin, përkujtojmë në ditëlindjen e saj aktoren e ndjerë, Shpresa Bërdëllima (FOTO LAJM)
Aktorja Shpresa Bërtëllima u nda nga jeta më 27 tetor 2019, në moshën 60-vjeçare. Edhe pse pati një karrierë të shkurtër, aktorja ka spikatur me rolet e saj duke “rezervuar” një vend në memorien e publikut. Për të gjithë shqiptarët ajo do të mbahet mend për “signorina Gaitani” në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”.

Për shkak të portretit të saj, Shpresa është quajtur “Brigitte Bardot” e vogël. Krahasimi i është bërë nga vetë aktori i madh francez Michel Piccoli, teksa xhironte “Përtej mureve të gurta”, ku edhe luante rolin e Asimesë.

Sot aktorja do të festonte ditëlindjen e 64.

Ajo nuk u kthye më në skenë apo ekranin shqiptar që në vitin 1991, kur si shumë të tjerë zgjodhi emigrimin, por në mendjen e shqiptarëve do të mbetet si një nga vajzat më të bukura në filmat shqiptarë.

Me një portret që do t’ia kishin zili koleget e kinemasë botërore, delikate e plot finesë, Shpresa Bërdëllima do të mbetet “koketa” e përjetshme e ekranit shqiptar. Ashtu si largimi 30 vjet të shkuara, erdhi edhe largimi i saj nga kjo jetë.

“Vajzat me kordele të kuqe” apo edhe “Përtej mureve të gurta” të sjellin menjëherë në mednje portretin e saj.

Filmat:

Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani

Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja

Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali

Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza

Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana

Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina

Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela

Flutura në kabinën time (1988)… Keti

Hetimi vazhdon (1988)… Liljana

Shpresa… 1989

The post Do të festonte sot 64-vjetorin, përkujtojmë në ditëlindjen e saj aktoren e ndjerë, Shpresa Bërdëllima (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

“Amaneti i saj i fundit”, letra e bashkëshortit për aktoren e ndjerë, Shpresa Bërdëllima: Shikoj në qiell e të mendoj
Në fund të tetorit 2019, pasi luftoi me sëmundjen e rëndë për një kohë të gjatë, u nda nga jeta aktorja e njohur e filmave shqiptarë, Shpresa Bërdëllima. Të afërm, kolegë e miq artistë shprehën ngushëllimet e tyre pothuaj dy vit e gjysmë më parë, por familjarët dhe bashkëshorti i aktores së njohur për disa role në kinemanë shqiptare janë ata që nuk mund të harrojnë asnjë ditë të kaluar me të.

Arjan Miluka shkroi kohë më parë një letër të ndjerë për bashkëshorten e tij, aktoren Shpresa Bërdëllima, të cilën mund ta lexoni më poshtë:

Letra:

Në një ditë të zakonshme ndodhi e jashtzakonshmja jonë. Të pashë të ulur aty ku s’e mendoja dhe u njohëm, megjithëse të njihja mirë prej kohësh. Të përshëndeta si pa problem, teksa zemra më rrihte fort. Nuk do t’i përgjigjeshe shikimit tim, mendova. Por jo! Ndërkohë, mora frymë thellë për të mposhtur emocionet dhe me bisht të syrit vërejta qetësinë tënde.

O Zot, shpëtova disi! Por si të vazhdoja?

Me një qetësi të shtirur të tregova nja dy barcoleta që të pëlqenin! Fitova ca pikë që më dhanë guxim. Por tani çfarë të bëj? Sa doja të qëndroja më gjatë, por trembesha se mund të të humbisja.

Jo, i thashë vetes, do të luaj indiferentin, dhe në moment të përshëndeta që të largohesha. Një buzëqeshje e ngrohtë dhe e çiltër e zbukuroi portretin tënd engjëllor. Unë e di si kaluan tri ditë pa u parë, a thua se ishin tre vjet, kështu m’u dukën. Kur shoh, ti po vije si një flutur duke qeshur, dhe m’u duk sikur nuk po më drejtoheshe mua. Ktheva kokën për të parë mbrapa se kush mund të ishte pas meje. Askush! Ec e mos i beso mrekullitë!

-Hë, – më the pa të keq dhe duke qeshur, – po flet me veten? Apo je i zënë tani?

-Jam aq kot, sa nuk e di ç’të bëj, – munda të të thosha, megjithëse, të jem i sinqertë, më prisnin diku.

-Unë jam e lirë nja dy orë, – më the, – dhe mirë që të takova. Sigurisht, nëse je i lirë dhe nuk ke kundërshtim!

Abrakadabra, thashë me vete, si vjen jeta.

-A ke ndonjë barcoletë si atë ditë, – më pyete?

-Kam disa, ose sa të duash ti ,- të thashë gjithë tangërllik, që s’di nga më erdhi.

-A shkojmë te kafe Flora, – m’u duk se më ftove ti.

-Mrekulli, në këtë orë është qetë aty,- të thashë gjithë gëzim.

Shkuam, u kënaqëm, u lumturuam. E çuditshme, po si iku koha kaq shpejt?

Folëm me çiltërsi për shumë gjëra të njëri-tjetrit. U ndamë, dhe i premtuam vetes se do të shihemi së shpejti. Dhe më pas, të shiheshim çdo ditë, na u bë e domosdoshme! Të dy e kërkonim njëri-tjetrin pa zhurmë!

Kishim ndrojtje nga të tjerët. Si zakonisht, në këto raste, një pjesë e miqve tanë kujtonin se njiheshim prej kohësh. Isha i sigurt se do të fillonin intrigat e zakonshme.

Bisedat e takimet tona u bënë të shpeshta, të domosdoshme për të dy, por pa deklarata.

Një pasdite e lamë të shkonim te shtëpia e një shoqes tënde për vizitë.

U ngjitëm në katin e katërt, por për fatin tonë të mirë apo të keq, shoqja jote nuk ishte brenda.

U mërzitëm, e pak dhe si të tronditur paksa, ndoshta nga kjo e papritur, sikur kishim nevojë të uleshim e të mblidhnim veten.

Pa u kuptuar, u afruam dhe u mbështetëm tek njëri-tjetri, krejt natyrshëm.

Sikur një temperaturë 3000 gradë më kapi. Kështu thoshte një shoku im, në të tilla, mund të shkrinte dhe wolframi.

Një tundje e lehtë flokësh preku fytyrën time, pa e kuptuar u afruan buzët e mia, u takuan me të tuat, nuk besova, e gjitha kjo më dukej sikur ishim në një ëndërr.

U kthyem të dy në realitet, e pa folur filluam të zbrisnim shkallët.

Ne po zbrisnim kur shoqja jote ngjiste shkallët.

-O, më falni, – tha jo, – dola bleva diçka për të pirë.

U futëm në apartamentin e shoqes së saj. Ishte tepër modest, por shumë miqësor.

E ndieja se po më këputeshin gjunjët. I thashë vetes, e po, me demek, je dhe i fortë, mbahu tani!

Ishte fillimi i një mrekullie apo i një mundimi?

Telashe në të ardhmen tonë. Ndërsa neve çdo ditë na bëhej më e bukur, të tjerë mundoheshin të na e nxinin. Dy kontraste, po mirë, ç’hall kishin të tjerët?

Kujt t’i bëje ballë përpara: familjeve? Njerëzve të ndryshëm? Institucioneve?

E pa le, komitetit të Partisë! Kaluam vështirësi të panumërta.

I përballuam të gjitha dhe jeta jonë pothuajse u stabilizua, por xhelozia për ne të dy u ashpërsua.

Me ndryshimin e sistemit e pamë të arsyeshme që t’i rrinim larg kësaj lufte të padrejtë. Zgjidhja ishte emigrimi. Kaluam shumë vështirësi që janë të njohura vetëm për ata që emigruan. Por pati dhe diell për ne, erdhën ditë të bukura.

Ti Peka u aktivizove me sukses në veprimtari patriotike, tek emisionet shqip të radio Brukselit.

Po ashtu, në shumë aktivitete dhe në festat tona kombëtare. Recitimet e tua emociononin gjithkënd, shqiptarë dhe të huaj, duke e rritur ndjenjën kombëtare tek emigrantët.

Dëshira jote, Peka e dashur, për këto aktivitete ishte tepër e zjarrtë. Por ja, e keqja e madhe filloi të veprojë mbi shëndetin tënd dhe pas një kohe të mposhti. Ike nga kjo jetë që e doje kaq shumë. Peka, dhimbja ime, e dy vajzave dhe e djalit, nuk kanë përshkrim.

Amaneti i saj për ne ishte që të shkruhej epitafi: “Shqipëri më dhe nder, më dhe emrin Shqiptar”- 27 tetor 2019.

Sa herë është mot i kthjellët shikoj në qiell, ku kam fiksuar një yll dhe të mendoj se je gjithmonë atje!

The post “Amaneti i saj i fundit”, letra e bashkëshortit për aktoren e ndjerë, Shpresa Bërdëllima: Shikoj në qiell e të mendoj appeared first on Albeu.com.

Për cilën bëhet fjalë, njihej si “Zonjusha Gajtani”? Me ndërrimin e sistemeve u largua drejt Belgjikës (FOTO LAJM)
Aktorja Shpresa Bërdëllima do të mbahet mend padyshim si një ndër aktoret më të talentuara të teatrit dhe kinematografise shqiptare.

Edhe pse pati një karrierë të shkurtër, aktorja ka spikatur me rolet e saj duke “rezervuar” një vend në memorien e publikut. Për të gjithë shqiptarët ajo do të mbahet mend për “signorina Gaitani” (Zonjusha Gajtani) në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”.

Për shkak të portretit të saj, Shpresa është quajtur “Brigitte Bardot” e vogël. Krahasimi i është bërë nga vetë aktori i madh francez Michel Piccoli, teksa xhironte “Përtej mureve të gurta”, ku edhe luante rolin e Asimesë.

Aktorja e njohur, Shpresa Bërdëllima ka ndërruar jetë më 27 tetor 2019 në moshën 60-vjeçare. Bërdëllima vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila i mori dhe jetën. Ajo ishte zhvendosur në Belgjikë me familjen e saj.

Ndërrimi i sistemeve e gjeti 30 vjeç dhe ishte pikërisht atëherë, kur karriera e saj mund të shpërthente, bashkë me të shoqin vendosën të largohen nga Shqipëria.

Pas vitesh të vështira në emigracion, u vendosën në Belgjikë. Herë pas here ajo kthehej në Tiranë, me mallin për shtëpinë dhe vendin e saj, por nuk iu kthye më kurrë skenës dhe ekranit.

Filmat:

Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani

Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja

Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali

Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza

Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana

Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina

Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela

Flutura në kabinën time (1988)… Keti

Hetimi vazhdon (1988)… Liljana

Shpresa… 1989

The post Për cilën bëhet fjalë, njihej si “Zonjusha Gajtani”? Me ndërrimin e sistemeve u largua drejt Belgjikës (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

E bukura e filmave shqiptarë, pse la në mes karrierën dhe u largua nga vendi 30 vite më parë aktorja
Ajo nuk u kthye më në skenë apo ekranin shqiptar që në vitin 1991, kur si shumë të tjerë zgjodhi emigrimin, por në mendjen e shqiptarëve do të mbetet si një nga vajzat më të bukura në filmat shqiptarë.

Me një portret që do t’ia kishin zili koleget e kinemasë botërore, delikate e plot finesë, Shpresa Bërdëllima do të mbetet “koketa” e përjetshme e ekranit shqiptar. Ashtu si largimi 30 vjet të shkuara, erdhi edhe largimi i saj nga kjo jetë.

“Vajzat me kordele të kuqe” apo edhe “Përtej mureve të gurta” të sjellin menjëherë në mednje portretin e saj.

Por aktorja vendosi të largohej nga Shqipëria në moshën 30 vjeçare, në vitin 1991 ku pas vitesh të vështira në emigracion, u vendosën në Belgjikë ku nuk vazhdoi karrierën, por u kujdes për familjen. Për arsyet e largimit ajo ka folur në 2015 në një intervistë:

“Si gjithë populli ynë që vuante nga regjimi totalitar, sensibiliteti i artistëve ka qënë gjithmonë më i larte. Largimi jonë që për një jetë më të mirë, për një liri të plotë, për një demokraci të vërtet. Por Odiseja nuk qe kaq e lehtë për të arritur këtu ku kemi mbërritur.U përballëm me shumë vështirësi, derisa arritëm në një frymëmarrje njerëzore dhe një mirëqenie normale; siç ishin sigurimi i jetës së fëmijëve, shkollimi i tyre me standarde të larta.Bashkshorti im, këtu, u punësua në profesionin e tij, si pedagog në shkollën e lartë të artit të cirkut ku ariti një reputacjon internacjonal. Unë ja kam kushtuar jetën familjes time, dhe kam qënë gjithmonë mbështetje për arritjet e bashkëshortit tim. Një nënë me tre fëmijë, dy të fundit kanë lindur në Belgjikë. Vajza e madhe studion për inxhinieri në universitetin e Leuvenit. Vajza e dytë për ‘public relations’Djali është akoma në shkollën e mesme me drejtimin e Ekonomikut.” është shprehur aktorja.

Kur u pyet se çfarë donte të ishte ndryshe në Shqipëri, Shpresa Bërdëllima u përgjigj:

“Për ato çka ndjejmë nga largë, më të theksuara janë stabiliteti, siguria, punësimi, standardet sociale, sigurimi i shëndetësisë”.

Aktorja Shpresa Bërdëllima u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, në Belgjikë, ku prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e rrëmbeu para kohe./albeu.com/

The post E bukura e filmave shqiptarë, pse la në mes karrierën dhe u largua nga vendi 30 vite më parë aktorja appeared first on Albeu.com.