shpjegimi i endrrave Archives - Albeu.com

Që nga sikleti i ndjekjes e deri te rënia e dhëmbëve: Shpjegimi i ëndrrave më të zakonshme
Nëse je tipi që sheh shumë ëndrra, mirë se erdhe në këtë artikull!

Le të shpjegojmë pesë ëndrrat më të zakonshme:

Sheh në ëndërr sikur të ndjekin?

Një afat apo marrëdhënie po të shtyn t’i japësh fund. Nënvetëdija jote po të thotë të mos përjetosh më barrën e rëndë të një situate apo raporti që do ta ndërpresësh. Një ndjesi mbytjeje të përshkon dhe të përndjek edhe në ëndrra.

Zbulon një rrugë/ shteg të ri

Në fakt, kjo është një ëndërr pozitive, pasi do të thotë të zbulosh një pjesë të panjohur të vetes, apo edhe aftësi dhe mundësi të reja.

Vonesa

Emocionet që po mbizotërojnë në jetë tënde janë ankthi, zhgënjimi dhe pamundësia për të vepruar në kohë. Kjo ëndërr nënkupton se po humbet diçka në jetën tënde dhe ti apo të tjerët, nuk po bëjnë asgjë për ta ndryshuar.

Je i/e papërgatitur përpara një provimi

Kjo do të thotë se mund të ke dyshime në vete. Ndoshta nuk je i/e sigurt për kryerjen e një detyre, apo je i/e shqetësuar se ç’ide kanë krijuar për ty njerëzit e afërt.

Rënia e dhëmbëve

Kjo ëndërr mund të lidhet me ndjesinë e plakjes, ndryshimin në rutinën e ushqimit, por edhe ndoshta se ke marrë përsipër diçka që është më e madhe se ti dhe se ke frikë ta përballosh.

The post Që nga sikleti i ndjekjes e deri te rënia e dhëmbëve: Shpjegimi i ëndrrave më të zakonshme appeared first on Albeu.com.

Psikologu shpjegon 9 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre
Për të përditshmen britanike The Independent, psikologu Ian Wallace (i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në më shumë se 30 vite praktikë) ka hartuar një listë me 9 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre.

1. Rënia

E kemi parë të gjithë këtë ëndërr dhe është e frikshme. Ndjenja e rënies besohet që nënkupton se jeni duke u varur shumë fort tek një situatë e caktuar dhe duhet të liroheni. Në thelb, mos u bëni kaq të ngurtë për gjërat, dhe ndoshta ju do të pushoni së rëni nga rrokaqiejt në gjumë.

2. Gjetja e një dhome të papërdorur

Kjo është më pak e shpeshtë dhe s’mund të krahasohet me rënien (ndonëse është njësoj e rëndësishme për nga kuptimi). Ajo nënkupton që pa e ditur keni zbuluar një talent të fshehur.

3. Të jesh pa përgatitur për provim

Nuk je njeri nëse nuk e ke parë këtë ëndërr të paktën një herë. Pavarësisht sa shumë studion, një natë para provimit shpesh shihet kjo ëndërr. Kjo tregon se po analizon veten në mënyrë kritike, por psikologu thotë që nuk duhet. Duhet të keni besim dhe të mbështesni aftësinë tuaj për t’ia dalë mbanë, përndryshe këto lloj ëndrrash do ju kthehen vazhdimisht.

4. Fluturim

Klasike: të gjithë që kanë parë një film me superheronj kanë ëndërruar që fluturojnë mbi qytete – është thjesht e natyrshme. Po çfarë do të thotë? Të fluturosh në ëndrra simbolizon të jesh i lirë dhe i çliruar, zakonisht sepse ia ke dalë të marrësh një vendim të madh në jetë, apo je ngritur mbi përgjegjësitë e mëdha. Kjo po që është e thellë…

5. Të jesh në një automjet jashtë kontrolli

Vërtetë e frikshme, por çfarë zbulon kjo ëndërr me aksident për psikikën tonë? Me sa duket, jo atë që mendoni. Kjo ndjenjë e të qënit ‘jashtë kontrolli’ në thelb do të thotë që ju nuk mendoni se keni kontroll të mjaftueshëm mbi rrugën tuaj drejt suksesit.

6. Lakuriq në publik

Ndërkohë që të gjithë na pëlqen të rrimë lakuriq në rehatinë e shtëpisë, ideja e të qënit lakuriq në publik na tmerron. Kjo ëndërr bën pikërisht këtë: sugjeron se jeni të dobët dhe të ekspozuar dhe nënkupton që ndoshta duhet të keni pak më shumë besim në aftësitë tuaja.

7. Ku është tualeti?

Nuk ka ndjenjë më të keqe në botë se sa kur ke nevojë të dëshpëruar të shkosh në tualet. Në ëndërr, kjo do të thotë që ka një problem në jetën tuaj të përditshme që e gjeni sfidues për të shprehur nevojat tuaja.

8. Dhëmbë që bien

Më pak një ëndërr dhe më shumë një makth. Të të bien dhëmbët në ëndërr është sikur në jetën reale të të godasin fort… në vend të keq. Dhëmbët në këtë rast simbolizojnë besimin tuaj, kështu që kjo do të thotë se ai po dobësohet në jetën reale. Shkurt, fuqizoni egon nëse doni të mos humbni më dhëmbë në ëndërr.

9. Kur të ndjekin

Të gjithë jemi ndjerë të ndjekur gjatë një ëndrre. Ndonjëherë është shumë e frikshme, apo jo? Thjeshtë do të thotë që nuk doni të përballeni me një problem kur nuk dini se si. Nuk doni që të ju ndjekin më në ëndrra? Përballuni me problemet që keni.

The post Psikologu shpjegon 9 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre appeared first on Albeu.com.