shpetim Archives - Albeu.com

Gjykata ruse kërkon arrestimin e “spiunes” që u kap në Gramsh, a po kërkon FSB të shpëtojë “Agjenten” përmes burgut?
Gjykata e Moskës e Qarkut Meshchansky, ka lëshuar një urdhërarresti për rusen e kapur në Gramsh, Svetlana Valeryevna Timofeyeva, e cila sëbashku me dy shtetas të tjerë tentoi të hyjë fshehurazi në Uzinën e Përpunimit të Armëve.

Aktualisht Svetlana Valeryevna Timofeyeva, sëbashku me Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, ndodhen në paraburgimin e Elbasanit, ndërsa gjykata ka lënë masën e arrestit me burg, pas akuzave për spiunazh të ngritura nga Prokuroria shqiptare.

Pas arrestimit të tyre në lojë hyri diplomacia, ku rusët tentuan të sfumonin ngjarjen, duke e cilësuar forgrafimin e pikave strategjike të ushtrisë shqiptare si hobi të të rinjve.

Por ajo që të tërheq vëmendjen është pikërisht urdhërarresti i gjykatës së Moskës për “Lanën” e famshme, e cila nuk është hera e parë që akuzohet për spiunazh në Ballkan.

Mesa duket marrëdhëniet diplomatike, dhe lëvizjet nën “tavolinë” këtë herë nuk i bënë punë FSB-së ruse për të nxjerrë sa më parë agjentët e tyre nga një vend i huaj.

Prandaj është shpikur dhe “karta” e fundit, ajo e urdhëarrestit, me pretendimin se Lana akuzohet për posedimit të materialeve sensitive, raporton Abcnews.al.

Prapaskenat

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ishte i para që paralajmëroi në Abcnews.al se për “Lanën” do të bëhej një luftë e fortë, dhe se fillimisht në adresë të institucioneve shqiptare kishin mbërritur me dhjetëra e-maile, dhe se hapi i dytë ishte ai i marrëdhënieve diplomatike dhe në fund ekzistonte dhe frika që në Shqipëri të futej njësia 29155 GRU, e cila mund të bënte dhe eliminimin fizik të “spiunes”.

Por mesa duket në një kohë që asnjë nga lëvizjet e para nuk i ka bërë punë FSB-së, është shpikur fletëarresti, i cili është lëshuar në datë 26 Gusht, disa ditë pas arrestimit të Lanës dhe “miqve” të saj në Uzinën e Armëve në Gramsh, ku pati dhe një përplasje fizike mes tyre dhe dy ushtarëve shqiptarë Ardi Bici dhe Gentjan Xhaka, ku dy të fundit mbetën të plagosur.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se një gjykatë në Moskë ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në emër të saj duke kërkuar arrestimin dhe ekstradimin në shtetin amë.

Akuzat

Rusja akuzohet në Shqipëri se është pjesë e agjenturave ruse dhe kishte ardhur me mision në vendin tonë, ndërkohë që ajo që e shton më shumë misterin lidhet me faktin se gjykata në vendin e saj kërkon ekstradimin urgjent.

Timofeyeva njihet si fotografe që shkrep fotografi të fabrikave funksionale dhe atyre të braktisura, dhe i publikon në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka mbi 250 mijë ndjekës.

Timofeyeva dhe dy burrat tjerë, njëri rus, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s.

Shqipëria po ashtu mbështet Ukrainën teksa mbrohet nga pushtimi rus.

Fabrika e armëve në Gramsh është hapur më 1962 për të prodhuar pushkë të llojit AK-47 dhe armë tjera.

Aty është ndalur prodhimi pas rënies së komunizmit më 1990 dhe më pas ka nisur shkatërrimi i armëve. Fabrika përdoret ende për të riparuar armë ushtarake, mirëpo nuk prodhon më të tilla.

Autoritetet shqiptare kanë thënë se Timofeyeva dhe Mykhaylov janë ndaluar afër fabrikës, ndërsa Zorin ka qenë brenda. Ai ka hedhur sprej piperi ndaj dy roje ushtarave që kanë tentuar të kapin.

Më 24 gusht, autoritetet në Shqipëri kanë marrë vendim që tre personat të qëndrojnë në burg derisa të përfundojnë hetimet.

Incidenti në Gramsh

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç u arrestuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray dy ushtarët shqiptarë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Për këtë ngjarje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se hetimet vijojnë./abcnews.al

The post Gjykata ruse kërkon arrestimin e “spiunes” që u kap në Gramsh, a po kërkon FSB të shpëtojë “Agjenten” përmes burgut? appeared first on Albeu.com.

Mes suksesit dhe zhgënjimit, Duro tregon pse iku nga Laçi
“Duke marrë shkas nga ajo që ndodhi në ndeshjen e kthimit me Petrokubin dhe veçanërisht nga ai shpërfytyrim në 30 minutat e fundit, kam vendosur të mos vazhdoj më bashkëpunimin me Laçin. Të jem i sinqertë, jam mërzitur shumë.

Në tri ndeshjet e para ishim një ekip në ekuilibër të plotë dhe nuk pësuam asnjë gol. Nuk e kuptova atë shpërfytyrim pas barazimit 1-1 ku pësuam edhe tre gola të tjerë. Ky është një vendim i pakthyeshëm që e kam marrë që para dy ditësh me veten time. Respekt për të gjithë në klubin e Laçit, kemi kaluar dy sezone fantastike me rezultate të mëdha dhe historike. Zhgënjimi i vetëm është që nuk kaluam këtë tur të dytë me ekipin moldav”, ka thënë trajneri Duro për largimin e tij nga Laçi.

SUKSESI DHE ZHGËNJIMI Nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, Laçi vjet shkroi historinë në Kupat e Europës duke shkuar deri në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ndërsa në edicionin e fundit kurbinasit u shpallën nënkampionë të Superiores.

Në prononcimin për gazetën trajneri kryeqytetas tregon sukseset dhe zhgënjimin që i solli eliminimi nga moldavët e Petrokubit, që për Duron ishte një kundërshtar i kalueshëm, por i tillë është futbolli.

“Jam i zhgënjyer, pasi mund ta kalonim edhe turin e dytë në ligën e Konferencës ndaj Petrokubit, por kështu ndodh dhe futbolli i ka këto. Gjithsesi, duhet pranuar se në dy vite në drejtimin e Laçit në Europë bashkë më futbollistët kemi arritur të derdhim në arkën e klubit rreth 1 milion e gjysmë euro nga ecuria në Ligën e Konferencës. Vjet patëm një arritje historike duke shkuar deri në raundin e tretë, ndërsa këtë sezon u eliminuam në turin e dytë.

Gjithsesi, kam bërë histori me Laçin, ku këtë për herë të parë dolëm nënkampionë dhe si objektiv për këtë vit në Europë klubi kishte kalimin e turit të parë në Ligën e Konferencës, por mundësitë ishin për ta kaluar edhe turin e dytë dhe për të përsëritur suksesin e edicionit të shkuar. Për mua është një eksperiencë e jashtëzakonshme në dy vitet e fundit me Laçin për vetë sukseset e arritura me këtë klub.

Çdo fillim e ka një fund dhe këto janë idetë e mia, pavarësisht se çfarë mendojnë drejtuesit. Me mirëkuptim po largohem dhe i falënderoj të gjithë në klub dhe tifozët që më kanë përkrahur. Besoj se ua kam shpërblyer atyre në këto dy vite fantastike. Futbolli kështu është, sot je në majë, pas dy javësh futesh në ‘dhé’. Këtë vendim e kisha marrë me veten time që pas ndeshjes, por nuk e bëra publik, pasi doja që të qetësoheshin gjërat”, u shpreh Shpëtim Duro, pas dorëheqjes pa kthim nga skuadra e Laçit, për të cilën shkak u bë shpërfytyrimi i skuadrës në 30 minutat e fundit të ndeshjes së kthimit me Petrokubin./ PanoramaSport

The post Mes suksesit dhe zhgënjimit, Duro tregon pse iku nga Laçi appeared first on Albeu.com.

Nëna u bë “mburojë” e dy djemve nga shpërthimi në Ukrainë, mjeku polak i shpëton shikimin
Ishte mëngjesi i 11 marsit në rajonin lindor të Ukrainës, Dnipropetrovsk Oblast, kur një bombë ra në shtëpinë e Olena Selichzianowa-s. Duke folur në rusisht, nëna e djemve binjakë pesëvjeçarë, Nazar dhe Timur, tregon sesi ra në tokë dhe nisi të tërhiqte pranë vetes djemtë e saj për t’i mbrojtur.

Pas shpërthimit ajo nuk mban mend asgjë. Të tre u verbuan nga copat që ranë në fytyrë e u shkaktuan të prera në trup. Lëkura u ishte djegur keq, një copë xhami e vogël u fut në njërin sy të Olenës ndërsa këmba iu thye.

Pas shpërthimit familja u nxor nga rrënojat dhe u dërgua në një spital aty pranë, por plagët e tyre ishin aq të rënda sa duhej të zhvendoseshin shpejt.

Në Lviv, specialistja e syve Dr Nataliya Preys u njoftua për lëndimet e kësaj familjeje. Dr Preys i dërgoi imazhe të plagëve një profesori të saj në Poloni, profesor Robert Rejdak, në Universitetin Mjekësor të Lublinit. Ai e dinte që të tre duhej të trajtoheshin menjëherë.

“Ata kanë ardhur nga ferri”, tha profesor Rejdak për BBC.

“Nëna ishte plotësisht e verbër, vetëm zgjaste duart për të prekur fëmijët e saj. Fëmijët ishin aq të uritur dhe të lodhur kur mbërritën sa që vetëm hanin, flinin dhe qanin.”

Mjeku është prekur dukshëm teksa rrëfen takimin e tyre të parë. Më pas, ekspertiza e tij si kirurg kryesor në një nga spitalet më të mëdha të syve në Evropë merr drejtim.

“Vendosëm të operonim nënën. Bëra operacion dypalësh të kataraktit. Operacioni ishte vërtet i ndërlikuar për shkak të plagëve, për shkak të një copë xhami brenda njërit sy.” Fatmirësisht operacioni shkoi vërtet në mënyrë perfekte dhe Olena sheh pothuajse plotësisht dy ditë pas. Procesi i shërimit ka ecur mirë dhe shpresoj se do të jetë edhe më mirë, por të paktën tani ajo mund të shohë djemtë e saj.”

Rrugëtimi i djemve të vegjël drejt shërimit do të zgjasë më shumë. Një prej tyre ka humbur njërin nga sytë. Nëse ata nuk do të kishin mbërritur në Poloni në kohë, dëmet për ta mund të ishin të pariparueshme.

The post Nëna u bë “mburojë” e dy djemve nga shpërthimi në Ukrainë, mjeku polak i  shpëton shikimin appeared first on Albeu.com.

Shpëtuan të moshuarën, babë e bir shqiptarë shpallen heronj të New York
Dy shqiprarët, babë e bir, Qazim Suljovic dhe Loui Suljovic, do të nderohen me tituj nderi në Neë York pasi shpëtuan nga grabitja një të moshuar pranë vendit të tyre të punës.

Agresori i cili tentoi të grabiste të moshuarën duke e sulmuar me thikë.

Babë e birë kur kanë parë se çfarë po ndodhte para picerisë së tyre, kanë vrapuar dhe janë “ kacafytyr” me keqbërësit duke shpëtuar gruan. Ata vepruan në rrezik dhe se pësuan goditje me thikë nga dy grabitësit. Mediat njujorkeze shkruajnë se babë e birë shpëtuan gruan nga goditja me thikë duke rrezikuar jetën e tyre, ndërsa qytetarët e New Yorkut mbledhin ndihma për Qazim dhe Loui Suljoviç.

Sipas gazetës New York Post, citohet: Një pronar picerie dhe babai i tij u shpallën Hero nga Qyteti i New Yorkut, teksa po luftojnë për jetën e tyre pasi u goditën disa herë me thikë kur u hodhën për të ndaluar grabitjen e një gruaje 61-vjeçare jashtë restorantit të tyre në Queens, thanë të afërmit dhe policia”.

Louie Suljoviç, një veteran i ushtrisë amerikane 38-vjeçar, ishte duke punuar pas banakut të picerisë së tij “Elmhurst, Louie’s,” kur ai dhe babai i tij, Qazim Suljoviç, panë të moshuarën duke u grabitur nga dy burra.

Ata të dy ndodhen në spital. “Qazimi është në një situatë të rëndë ndërsa djali i tij Louie po përmirësohet, ai është i shtruar në spital dhe besoj se do të bëhet më mirë”, tha kushërira e Qazimit, Remzija.

Stacioni i policisë Precinct 110 NYPD deklaron: “Ata janë heronj, pasi u hodhën për të shpëtuar një të moshuar që po grabitej me dhunë fizike”, citon INA.

Viktima e moshuar e gjinisë u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga pas, e shtynë dhe ia hoqën çantën nga krahu duke e kërcënuar me thikë.

Oficerët arritën të arrestonin dy të dyshuar. Robert Whack, 30 vjeç dhe 18-vjeçari Supreme Gooding u arrestuan për sulmin. Policia gjeti te 30 vjeçari edhe sasi droge heroinë.

The post Shpëtuan të moshuarën, babë e bir shqiptarë shpallen heronj të New York appeared first on Albeu.com.

“Heroi i vogël”, 11 vjeçari udhëtoi i vetëm nga Ukraina për në Sllovaki për ti shpëtuar luftës
Lufta në Ukrainë ka sjellë pamje prekëse nga largimi qytetarëve për të shpëtuar nga bombardimet ruse.

Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar momentin kur një 11 vjeçar pasi ka udhëtuar 1200 km ka arritur në Sllovaki për të qenë më i sigurtë, nga Ukraina lindore. I mituri me vetëm dy çanta të vogla në krahë, një pasaportë dhe numrin e telefonit të të afërmve të tij, pasi vogëlushit iu desh që të largohej i vetëm nga banesa e tij në Zaporizhzhia sepse nëna e tij nuk mund të linte nënën e saj të moshuar.

Ajo e hipi në një tren dhe kur më në fund arriti në kufi, u ndihmua nga doganierët. Zyrtarët thanë se ai ishte një hero i vërtetë dhe i kishte fituar të gjithë me buzëqeshjen e tij.

Djali mbërriti në kufi me një qese plastike, një çantë shpine të vogël të kuqe dhe pasaportën e tij. Ai u pranua nga vullnetarë të cilët i dhanë ushqim dhe pije ndërsa zyrtarët e kufirit ranë në kontakt me të afërmit në kryeqytetin sllovak Bratislavë.

Nëna e tij, në një video të postuar nga policia sllovake, falënderoi të gjithë për kujdesin për djalin e saj dhe shpjegoi pse ai kishte udhëtuar në të gjithë vendin kur ishte nën kontrollin e një pushtimi rus.

The post “Heroi i vogël”, 11 vjeçari udhëtoi i vetëm nga Ukraina për në Sllovaki për ti shpëtuar luftës appeared first on Albeu.com.

Janë të bezdisshëm, si të shpëtoni nga bërrylat e thata
Mund të keni vënë re se bërrylat dhe gjunjët tuaj janë ndër pjesët e trupit që kanë një tendencë për tharje. Veçanërisht bërrylat e thata janë një simptomë shumë e zakonshme. Mund të shkaktohet nga shkaqe të ndryshme, si ndryshimet e motit, mungesa e hidratimit apo acarimet nga disa pëlhura apo produkte kozmetike.

Hulumtimet kanë treguar se lëvozhga e avokados është e pasur me antioksidantë, si karotenoide, fenole dhe flavonoidë, të cilët mbrojnë trupin nga inflamacioni. Avokadot gjithashtu përmbajnë vitaminë E, magnez dhe lecithin, elementë që gjithashtu ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën.

Shtresa e jashtme e lëkurës i përthith lehtësisht këta përbërës duke kontribuar në formimin e lëkurës së re.

The post Janë të bezdisshëm, si të shpëtoni nga bërrylat e thata appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të bëjmë nëse na bie telefoni në ujë? Ky është “procesi i shpëtimit” më efikas
Shumë njerëz ballafaqohen me problemin e të rënit celulari në ujë, mirëpo shumë pak e dinë ‘procesin e shpëtimit’.

Porsa të ju bjerë celulari në ujë ju duhet ta merrni atë sa më shpejtë që është e mundur, ta thani me peshqir dhe të ja hiqni të gjitha pjesët.

Pastaj, jo me tharës të flokëve por me fshesë me korrent e thani celularin të tërin në çdo pjesë.

Sapo ta përfundoni procesin me fshesë me korrent, futeni celularin në një qese të mbushur me oriz dhe lëreni aty për 3 ditë. /albeu.com

The post Çfarë duhet të bëjmë nëse na bie telefoni në ujë? Ky është “procesi i shpëtimit” më efikas appeared first on Albeu.com.

Arsyeja do t’ju bind plotësisht, pse duhet të mbani gjithmonë me vete pak kripë
Shumë njerëz mbajnë me vete një biskotë, një karamele apo një pako të vogël sheqeri.

I përdorin si mjete emergjente kryesisht kur ndjejnë se kanë rënie të nivelit të sheqerit. Por, nëse nuk e keni menduar më parë, të mbani një pako kripë të vogël ose pak kripë të mbështjellë në një letër, mund t’ju shpëtojë jetën.

Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton shenja të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë dhe lëkurë të ftohtë.

Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.

Uji i kripur mund t’ju ndihmojë në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj.

Ajo që duhet të bëni është të shtoni pak kripë (rreth 1 lugë çaji) në një gotë ujë, ose në mungesë të gotës në një shishe të vogël përgjysmë me ujë. Pijeni këtë përzierje sapo të ndjeni shenjat e lartpërmendura..

The post Arsyeja do t’ju bind plotësisht, pse duhet të mbani gjithmonë me vete pak kripë appeared first on Albeu.com.

Si e shpëtuan italianët Volkswagenin 60 vjet më parë
Në Wolfsburg u përkujtua dje ardhja e punëtorëve të parë mysafir nga Italia 60 vjet më parë.

Në fillim të viteve të ‘60-a, Volkswageni, me bazë në qytetin gjerman, filloi të zgjerohej, por edhe të përballej me një mungesë serioze punëtorësh.

Natën e 17 janarit 1962 mbërriti një tren me rreth 100 punëtorë të punësuar nga Volkswageni e që ishin nga Italia. Ata u pasuan nga dukshëm më shumë bashkatdhetarë, por edhe njerëz nga vende të tjera.

Për shkak të situatës aktuale me koronavirus, pranë monumentit në stacionin kryesor hekurudhor është organizuar vetëm një ceremoni e shkurtër dhe e vogël. Në ceremoni ishin të pranishëm dëshmitarë të kohës, anëtarë të komunitetit italian dhe përfaqësues të Volkswagenit, qytetit të Wolfsburgut dhe IG Metal.

Në fund të vitit 1962, më shumë se 3.100 italianë punonin në fabrikën kryesore të Volkswagenit. Në fund erdhën më shumë se 35 mijë.

Volkswageni asokohe nuk mund të llogariste në fuqi punëtore nga Gjermania Lindore për shkak të rrethanave politike dhe kufijve të mbyllur, por më pas italianët erdhën për t’i shpëtuar.

The post Si e shpëtuan italianët Volkswagenin 60 vjet më parë appeared first on Albeu.com.

Sa herë do të bëhesh gati për 5 minuta dhe të dukesh e veshur shtrenjtë, vish këtë fustan (FOTO LAJM)
Na ndodh shpesh të mos kemi dëshirë apo kohë për të menduar rreth kombinimit të radhës. Sërish, duam të dukemi të veshura mirë dhe të jemi komodë në të njëjtën kohë. A mund t’i kemi të gjitha? Të kursejmë kohë, energji dhe të dukemi të veshura shtrenjtë?!

Po, nëse jeni fanse të fustaneve-këmisha! Nëse i mendonit të mërzitshëm, thjesht s’keni gjetur të duhurin dhe s’i keni kombinuar mirë. Ky lloj fustani të shpëton mëngjeseve dhe sa herë keni dilema me veshjen!

The post Sa herë do të bëhesh gati për 5 minuta dhe të dukesh e veshur shtrenjtë, vish këtë fustan (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.