shperthimet ne veri Archives - Albeu.com

Shpërthimet veri të Kosovës, Osmani: Situata përshkallëzohet prej bandave kriminale që përkrahen nga Vuçiç
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se situata në veri përshkallëzohet  për shkak të bandave kriminale që përkrahen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Sikurse në shumë raste paraprake, situata në veri eskalon, sepse bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiq kanë për qëllim eskalim të situatës dhe destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë çmos që përmes institucioneve të sigurisë të vendosim rend dhe ligj, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetar”, tha ajo.

Për ngjarjet e sotme në veri, Osmani ka thënë se është informuar gjatë ditës përmes raporteve të institucioneve përkatëse dhe ka shtuar se po presin në fund të ditës raportin përfundimtar.

Osmani theksoi se në samitin e sotëm BE-Ballkanik Perëndimor nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

Për versionin e ri i cili i është dorëzuar sot kryeministrit Albin Kurti, Osmani ka thënë se do të ketë takim ndërinstitucional në Kosovë dhe do të koordinohen qëndrimet rreth tij.

“Versioni është dorëzuar sot, megjithatë nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri në takime, është diskutuar parimi si i tillë. Do të kemi një takim tjetër ndërinstitucional për t’i koordinuar qëndrimet sa i përket versionit të ri. Do t’i ndajmë sapo t’i kemi të gatshme”, ka thënë Osmani në një konferencë për media pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

The post Shpërthimet veri të Kosovës, Osmani: Situata përshkallëzohet prej bandave kriminale që përkrahen nga Vuçiç appeared first on Albeu.com.

Shpërthimet në veri të Kosovës, Policia: Dyshohet për të shtëna armësh
Policia e Kosovës ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me situatën në veri të vendit ku gjatë natës ka pasur disa incidente dhe ditën e sotme janë raportuar dy shpërthime në Zubin Potok.

Në njoftimin e policisë thuhet se në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.

Policia pranon se në disa zona në Zubin Potok dhe në Veri të Mitrovicës janë regjistruar disa incidente ku ka patur të shtëna shkrepje dhe shpërthime.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore komfor situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit.

Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.

Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.

Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

The post Shpërthimet në veri të Kosovës, Policia: Dyshohet për të shtëna armësh appeared first on Albeu.com.