shperthim ne kampin e refugjateve Archives - Albeu.com

Shpërthim në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Gaza, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur
Dhjetëra persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një shpërthim në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Rripin qendror të Gazës të shtunën vonë në mbrëmje, sipas një zyrtari në një spital aty pranë.

Dr. Khalil Al-Daqran, kreu i infermierisë në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir Al-Balah tha për CNN se kishte parë të paktën 33 trupa nga ajo që ai pretendonte se ishte një sulm ajror izraelit.

“Një nga shtëpitë në kamp u godit. Kjo shtëpi ishte e mbushur me banorë. Banorët e saj u bombarduan ndërsa ishin të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha Dr. Al-Daqran.

Ushtria izraelite nuk kishte një koment të menjëhershëm nëse kishte në shënjestër zonën.

Dr. Al-Daqran tha se shumë nga viktimat ishin gra dhe fëmijë dhe se numri i të vdekurve do të rritet pasi më shumë trupa po silleshin në spital.

Banori i kampit Al-Maghazi, Jamal Al Aloul tha se ai po flinte i qetë kur papritmas “e gjithë ndërtesa ra mbi ne”.

Ai tha se dy fëmijët e tij u vranë nga shembja dhe shtoi se nuk e dinte se kush ishte vrarë, por kishte shumë njerëz të tjerë në ndërtesë.

“Pashë një dritë të kuqe, pastaj po dridheshim në divan, pashë të gjitha motrat e mia duke bërtitur…kur e gjeta veten gjallë, shkova të shihja se kush është ende gjallë”, tha Samah Shaqoura, një tjetër banore e kampit. Ajo tha se pak çaste më vonë e gjeti babain e saj të vdekur.

Dr. Al-Daqran tha mes të tjerash se spitali nuk ishte i gatshëm për të pranuar numrin e madh të pacientëve që vinin nga vendi i ngjarjes dhe tha se mungesa e karburantit dhe furnizimeve e bëri të pamundur trajtimin adekuat të të plagosurve.

“Numri i njerëzve brenda spitalit që kanë nevojë për trajtim është më shumë se dyfishi i numrit të shtretërve në spital,” tha ai për CNN. Kampi i refugjatëve Al-Maghazi ndodhet në pjesën qendrore të enklavës bregdetare në jug të Wadi Gazës.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, kampi karakterizohet nga rrugica të ngushta dhe një dendësi e lartë popullsie me mbi 33,000 njerëz që jetojnë në një sipërfaqe prej jo më shumë se 0.6 kilometra katrorë.

IDF ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që civilët në Gaza të lëvizin në jug të Wadi Gazës, pasi ajo ka intensifikuar sulmet e saj ajrore dhe tokësore.

The post Shpërthim në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Gaza, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur appeared first on Albeu.com.

Shpërthim i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Gaza, raportohet për dhjetëra viktima
Raportohet për dhjetëra të vrarë të martën nga një shpërthim i madh në një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga grupi militant palestinez Hamas, tha se kampi i refugjatëve Jabalia u godit nga së paku gjashtë sulme ajrore, si pasojë e të cilave u shkatërrua një numër i blloqeve banesore në një zonë banimi.

Ajo raportoi për një numër të madh viktimash, por nuk dha hollësi.

Ushtria e Izraelit ende nuk e ka komentuar shpërthimin në kampin e refugjatëve në veri të Gazës.

I vendosur në Qytetin e Gazës, Jabalia është kampi më i madh i refugjatëve i Gazës nga tetë sosh.

Mbi 160.000 refugjatë ishin regjistruar në të nga Kombet e Bashkuara deri në korrik 2023.

Refugjatët filluan të zhvendosin në këtë kamp pas luftës së vitit 1948. Është një zonë e vogël por e populluar dendësisht dhe përbëhet kryesisht nga ndërtesat e banimit.

Jabalia i ka 26 shkolla në 16 ndërtesa, një qendër për shpërndarjen e ushqimit, dy qendra të mjekësisë familjare, një bibliotekë dhe shtatë bunarë për ujë.

Bashkë me kampin Shati, Jabalia ndodhet në zonën të cilën Izraeli e ka deklaruar si zonë evakuimi pasi nisi bombardimet e Rripit të Gazës, pas sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor në qytetet e Izraelit jugor, ku i vranë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

The post Shpërthim i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Gaza, raportohet për dhjetëra viktima appeared first on Albeu.com.