shpërblimin Archives - Albeu.com

BE “godet” përdoruesit e TikTok, hiqet programi që mund të fitoje para
Rrjeti social TikTok, do të heqë përgjithmonë funksionin e shpërblimeve të përdoruesve në aplikacionin e përdorur në Francë dhe Spanjë, pas presionit nga rregullatorët evropianë, thanë Bashkimi Evropian (BE) dhe kompania kineze.

Platforma TikTok Lite, mbërriti në Francë dhe Spanjë të vetmet vende të BE-së ku është e disponueshme në prill të këtij viti.

Përdoruesit mbi 18-vjeç, mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat i shkëmbejnë me mallra si kuponë ose karta dhuratash (gift card) përmes një programi shpërblimi.

“Ne ia dolëm të tërhiqnim përgjithmonë programin TikTok Lite Rewards, i cili mund të kishte efekte të varësisë”, tha komisionari evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.

TikTok Lite, është një version më i vogël i aplikacionit popullor TikTok, i cili merr më pak memorie në telefonin tuaj të mençur dhe është krijuar për të punuar me një lidhje më të ngadaltë interneti.

TikTok, u zotua ta heqë programin nga blloku 27-vendesh dhe të mos ekzekutojë “asnjë program tjetër që do të anashkalonte tërheqjen”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Është fitorja e parë e madhe për Aktin e Bashkimit Evropian për Shërbimet Digjitale (DSA), një ligj i ri gjithëpërfshirës që kërkon që firmat digjitale që operojnë në bllok të monitorojnë në mënyrë efektive përmbajtjen në internet, për të mbrojtur përdoruesit nga efektet e dëmshme.

Komisioni nisi një hetim mbi aplikacionin Lite në prill për shqetësimet rreth efekteve “varësi”, duke e detyruar TikTok-un të pezullojë përkohësisht programin.

Çështja tani është mbyllur pasi TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, hyri në angazhime të detyrueshme.

Çdo shkelje e premtimit, mund të çojë në dënime të rënda, sipas DSA-së.

“Ne do të monitorojmë nga afër pajtueshmërinë e TikTok-ut. Vendimi i sotëm dërgon gjithashtu një mesazh të qartë për të gjithë industrinë e mediave sociale”, tha zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit, Margrethe Vestager.

TikTok, ka konfirmuar se ka “tërhequr” programin e shpërblimeve.

“Ne gjithmonë përpiqemi të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive me Komisionin Evropian dhe rregullatorët e tjerë. TikTok është i kënaqur që ka arritur një zgjidhje miqësore”, tha një zëdhënës i kompanisë.

TikTok mbetet nën hetim që kishte nisur që nga shkurti mes shqetësimeve se rrjeti social mund të mos jetë, duke bërë mjaftueshëm për t’i trajtuar ndikimet negative te të rinjtë.

TikTok është ndër 25 platformat “shumë të mëdha” në internet, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe YouTube-n, të cilat duhet të jenë në përputhje me rregullat më të rrepta të DSA-së nga gushti i vitit 2023.

Rregullat gjithashtu, presin që shitësit digjitalë me pakicë të veprojnë në mënyrë efektive për t’i mbrojtur blerësit në internet.

DSA i jep BE-së fuqinë për të gjobitur kompanitë, deri në gjashtë për qind të të ardhurave të tyre vjetore globale.

Shkelësit e përsëritur mund të shohin platformat e tyre të bllokuara në BE.

Hetimet po vazhdojnë për rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, si dhe faqen kineze të shitjeve online AliExpress dhe kompaninë Meta, e cila përfshin Facebook dhe Instagram.

TikTok po përballet, gjithashtu, me një sërë problemesh përtej Atlantikut.

Kompania kineze që zotëron TikTok-un, ka ngritur një padi për të ndaluar një ligj amerikan që kërkon që aplikacioni të shitet vitin e ardhshëm, ose të përballet me një ndalim nga SHBA.

ByteDance, pretendon se kjo shkel të drejtën e Amendamentit të Parë për fjalën e lirë.

Shtetet e Bashkuara rritën presionin ndaj TikTok-ut javën e kaluar me një padi, duke e akuzuar aplikacionin për shkelje të privatësisë së fëmijëve, duke mbledhur të dhëna rreth tyre pa lejen e prindërve të tyre kur ata përdorin platformën.

TikTok, tha se nuk pajtohet me pretendimet dhe se kompania ka masa mbrojtëse për të siguruar përvoja të përshtatshme për moshën.

The post BE “godet” përdoruesit e TikTok, hiqet programi që mund të fitoje para appeared first on Albeu.com.