shpenzimeve Archives - Albeu.com

Partia Demokratike: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?
Përmes një deklarate, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime mbi mungesën e transparencës për shpenzimet e kryeministrit Edi Rama gjatë udhëtimeve të tij zyrtare.

Sipas Vangjelit, fluturimi i fundit i Ramës drejt Hagës, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, u realizua me një avion charter VIP të markës Gulfstream G IVSP, i cili nuk është pronë e shtetit shqiptar dhe dyshohet të jetë marrë me qira me kosto të larta, mes 6,500 dhe 7,500 dollarë për orë fluturimi.

Sipas marrëveshjes së vitit 2020 mes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania, fluturimet e kryeministrit duhet të kryhen me avionin Airbus A319 të regjistruar në emër të shtetit, por për fluturimin në Hagë është përdorur një avion tjetër, çka ngre pyetje mbi zbatimin e marrëveshjes dhe transparencën në shpenzimet.

PD kërkon nga qeveria të publikojë faturën tatimore të këtij udhëtimi, vlerën totale të shpenzuar për charterat e kryeministrit dhe mënyrën e pagesave ndaj ofruesit të shërbimit Air Albania, pasi në databazën e thesarit rezulton vetëm një pagesë simbolike prej 200 mijë lekësh që nga viti 2019.

Deklarata:

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar disa ditë më parë drejt Holandës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, duke zbritur në aeroportin Schiphol në Hagë me një avion charter të markës Gulfstream G IVSP VIP, me numër regjistrimi TC-EMR (sipas pamjeve të publikuara nga mediat).

Ky avion nuk është në pronësi të shtetit shqiptar dhe, dyshohet të jetë marrë me qira me një kosto që varion nga 6,500 deri në 7,500 dollarë për orë fluturimi, duke përfshirë karburantin, ekuipazhin, shërbimin VIP dhe udhëtimin privat. Avioni “TC EMR” është i njohur ndërkombëtarisht për fluturimet luksoze dhe përdoret nga klientë të nivelit të lartë.

Në 30 Janar 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Air Albania me objekt ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posacme charter për KM e RSH.

Sipas pikës 3.1.6 të kësaj akt-marrëveshjeje Air Albania do të vendosë në dispozicion të DSHQ mjetin

Avion Air craft Airbus A319

Kapacitet mbartës 32 persona

Kodi i rregjistrimit TC -ANA

Vitet e përdorimit 20

Pagesat variojnë sipas destinacionit dhe sipas pikës pikës 3.2.4 , DSHQ merr përsipër pagimin e faturës tatimore lëshuar nga Air Albania.

Sipas mediave, e pyetur nga BIRN, Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se: “Kryeministria nuk ka paguar ndonjëherë dhe nuk paguan për chartera, por ka një marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania, në një shumë vjetore mesatare të shpenzimeve vjetore të kryeministrit në vitet paraardhëse”.

Qytetarët shqiptarë në fakt meritojnë përgjigje të qarta lidhur me:

A është zbatuar pika 3.2.6 e akt marrëveshjes së lidhur ndërmjet Air Albania dhe DSHQ, duke qenë se avioni me të cilin KM fluturoi në Hagë është i ndryshëm nga ai i përcaktuar në aktmarrëveshje, dhe nëse po, kërkojmë të publikohet dakortësimi me shkrim i Air Albania

Sa është vlera e fluturimit të udhëtimit të KM në Hagë sipas faturës tatimore respektive lëshuar nga ofruesi i shërbimit?

Sa është çmimi i paguar deri tani nga DSHQ për udhëtimet charter të KM?

Duke qenë se në thesar nuk gjejmë fatura të ekzekutuara sipas nominimit akt marrëveshjes dt 30 Janar 2020, si është procedurar me pagesat në favor të ofruesit të shërbimit Air Albania, i cili sipas data bazës së spending data nga thesari që prej v.2019 deri tani, rezulton të ketë përfituar vetëm 200 mijë lek për udhëtime.

The post Partia Demokratike: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës? appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Shërbimet arsimore kryesuan rritjen e shpenzimeve të familjeve në periudhën 1995-2023
Nga 12 grupet kryesore të konsumit të familjeve shqiptare, shërbimet arsimore rezultojnë me rritjen më të madhe të shpenzimeve gjatë tri dekadave të fundit, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në vitin 1995, të gjitha familjet shqiptare shpenzuan gjatë gjithë vitit për shërbimet arsimore vetëm 1,6 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2023, këto shpenzime të paindeksuara me inflacionin arritën në 32,4 miliardë lekë (shiko grafikun e mëposhtëm) me rritje 1855%.

Teksa numri i fëmijëve erdhi në rënie, shpenzimet e familjeve erdhën në rritje për shkak se në dekadën e dytë të tranzicionit, shërbimet arsimore u diversifikuan.

Deri në vitin 1995, shteti ishte ofruesi i vetëm i shërbimit arsimor dhe familjet zakonisht harxhonin nga të ardhurat e tyre vetëm për mjete shkollore.

Me liberalizimin e ekonomisë dhe lëvizjet demografike, nisën të zhvillohen me shpejtësi ofruesit privat të çerdheve dhe të kopshteve.

Në mes të viteve 2000 nisën të funksionojnë Universitetet private dhe dhjetëra shkolla të arsimit parauniversitar në privat.

Zhvillimi i arsimit privat dhe vënia e tarifave në arsimin e lartë publik, i kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e familjeve për arsimin gjatë viteve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vitet e fundit, shpenzimet familjeve shqiptare kanë shënuar rritje me fortë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, shpenzimet vjetore të familjeve shqiptare për arsimin u rritën me 17.5% në krahasim me vitin 2021 dhe në vitin 2023 u rriten me rreth 8%.

Burimet nga tregu kanë pohuar se ritmet e rritjes së çmimeve në shërbimet arsimore kanë qenë të larta edhe më 2024, çka do të reflektohen në shpenzimet e familjeve.

Teksa numri i studentëve dhe nxënësve në Shqipëri në tërësi po ulet prej rënies së popullsisë së të rinjve, institucionet private të arsimit të lartë po presin gjithnjë e më shumë studentë.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, në arsimin e lartë privat, kishte 25,514 studentë, të cilët përbënin 17.3% të totalit të studentëve. Vitin e kaluar, numri i tyre arriti në 32,3 mijë ose 27,6% e totalit të studentëve.

Tregu i arsimit të lartë privat në vitin 2022 arriti në rreh 65 milionë euro, ndërsa në total familjet shqiptare shpenzuan me 2023 për shërbimet arsimore një vlerë të përafërt me 324 milionë eurosh./ Monitor

The post INSTAT: Shërbimet arsimore kryesuan rritjen e shpenzimeve të familjeve në periudhën 1995-2023 appeared first on Albeu.com.