shpenzimet buxhetore Archives - Albeu.com

Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie, më të ulëtat në Rajon
Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por në anën tjetër shpenzimet buxhetore në raport me PBB për pagesat e pensioneve, janë në trend rënës pas pandemisë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve arritën në 7.4 për qind të PBB-së vitin e kaluar një nivel i ngjashëm me 2023 dhe niveli më i ulët që nga viti 2014.

Teksa shpenzimet buxhetore për sigurimet shoqërore si pjesë e PBB-së shënuan rënie, numri i përfituesve në skemë u rrit me 20% ndërmjet 2014 dhe 2023.

Nga rreth 4,8 % e PBB-së në fillim të tranzicionit, shpenzimet buxhetore për skemën publike të pensioneve arritën në 6 % të PBB-së në fillim të viteve 2000, për të shënuar një ngjitje graduale pas 2010-ës, duke kapur 7 % në 2013 e më pas kulmin prej rreth 8,1 % në 2020, kur pandemia rriti faturën e pensioneve dhe përfitimeve të përkohshme. Pesha ka zbritur lehtë deri në rreth 7,4–7,5 % të PBB-së në 2023-2024.

Shpenzimet e Shqipërisë për skemën e pensioneve në raport me PBB-në, janë shumë më të ulëta se në vendet e tjerat të Ballkanit Perëndimor.

Përveç Kosovës dhe Shqipërisë, të gjitha vendet e tjera shpenzojnë më shumë se 10% të PBB-së të tyre për pagesën e pensioneve.

Të dhënat nga Ministria e Financave, tregojnë se Shqipëria ka një rritje të qëndrueshme, por ende të moderuar të shpenzimeve për sigurimet shoqërore krahasuar me fqinjët.

Nga njëra anë qeveria e ka një avantazh për më shumë qëndrueshmëri fiskale, por nga ana tjetër pagesat e ulëta të përfitimeve sociale, nuk janë të favorshme për një treg pune që po zbrazet nga emigracioni dhe po plaket me shpejtësi.

Këtë vit Bosnjë-Hercegovinë (FBiH), zbatoi formulën ligjore të indeksimit bazuar në inflacion dhe rritje të PBB-së, duke rrit pensionet me 4,49 % në 2025.

Gjatë këtij viti, Kosova aplikoi rritjen më të madhe te pensioneve me 20 %.

Mali Zi, vendosi që në 2025 asnjë pensionit të mos përfitojë më pak se 450 euro në muaj.

Maqedonia e Veriut, kaloi nga indeksimi në një shtesë fikse, duke lehtësuar pensionet e ulëta dhe mesatare.

Serbia po jep pensionin e 13 duke ndarë ne shtesa të barabarta mujore, për të ruajtur fuqinë blerëse deri në rritjen e radhës sipas modelit zviceran.

Në Shqipëri indeksimi i fundit 4,1 për qind ishte në tetor 2024), teksa qeveria ka shpërndare bonus të njëhershme sa 25 për qind e pensionit mesatar ketë vit./ Monitor

The post Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie, më të ulëtat në Rajon appeared first on Albeu.com.

Rënia e shpenzimeve buxhetore për arsimin dhe shëndetësinë, përkeqësoi shërbimet
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi më shumë të ardhura, shpenzimet publike për sektorët prioritarë të vendit, arsimi dhe shëndetësia, kanë shënuar ulje në vitin 2022, si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet e përgjithshme buxhetore.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se në vitin 2022, shpenzimet publike në sektorin e arsimit ishin 62.9 miliardë lekë, ose 2,9% e PBB-së.

Krahasuar me vitin 2021, shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje, ndërkohë shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,1 pikë përqindje.

Shpenzimet publike për shëndetësinë ishin sa 2.98% e PBB-së më 2022, sipas INSTAT.

Si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar rënie me 0,44 pikë përqindje në raport me 2021, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021.

Dy shërbimet themelore publike, arsimi dhe shëndetësia, janë të nënfinancuara në raport me vendet e tjera të rajonit dhe Europës.

Financimet në arsim kanë kthyeshmëri të lartë në krahasim me sektorët e tjerë, pasi rrisin kualitetin dhe aftësitë e kapitalit human.

Një forcë pune e mirarsimuar është në gjendje të çojë përpara një model më të avancuar ekonomik.

Gjatë gjithë tre dekadave të tranzicionit, shpenzimet kanë qëndruar në rreth 3% të PBB-së.

Ndërkohë, rezultatet mësimore në arsimin parauniversitar janë përkeqësuar vitet e fundit.

Pas rezultateve të programit PISA 2018, aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në Shqipëri për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar në testimin e PISA 2022, një vlerësim global i aftësive të 15-vjeçarëve nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, një organizatë ndërqeveritare me 38 vende anëtare e themeluar në 1961 për të nxitur përparimin ekonomik).

Në matematikë, Shqipëria mori vlerësimin prej 368 pikë nga 472 pikët e mundshme.

Nga vlerësimi i ecurisë së nxënëseve në matematikë krahasuar me programin PISA 2018, Shqipëria ka një rënie prej 69 pikësh më e lartë ndër 80 shtetet e testuara.

Për aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, Shqipëria u vlerësua me 358 pikë, nga 476 pikë që është mesatarja e pikëve të mundshme. Edhe në lexim, krahasuar me rezultatet e 2018-s, rënia është 47 pikë.

Rezultatet e testimit PISA 2022 ishin edhe më të ulëta se ato të vitit 2008.

Në sektorin e shëndetësisë, situata është më e ndërlikuar pasi për shkak të shpenzimeve të ulëta, qytetarët nuk kanë akses në ilaçe cilësore falas.

Rimbursimi mbulon vetëm 35% të konsumit të produkteve farmaceutike.

Vlera e importeve të produkteve farmaceutike është rritur me shpejtësi nga viti në vit, sidomos pas pandemisë COVID-19, e cila ka rritur barrën e sëmundjeve në popullatë.

Vitin e kaluar, importet e produkteve farmaceutike arritën në 28 miliardë lekë, rreth 270 milionë euro, ndërsa fondi shtetëror i rimbursimit ishte 11,4 miliardë lekë.

Të dhënat tregojnë se pacientët shqiptarë financuan nga xhepi për blerjen e medikamenteve 61% të vlerës së produkteve farmaceutike të importuara më 2022.

Ky raport ishte më i përkeqësuar gjatë pandemisë Covid-19, ku më 2021, shqiptarët paguan nga xhepi me 64.5% të vlerës së produkteve farmaceutike.

Nga viti 2018 e deri më 2021 janë miratuar gjithsej 46 barna që trajtojnë sëmundjet onkologjike, por Shqipëria ka pranuar në listat e saj të rimbursimit vetëm 3 prej tyre.

Për të njëjtën periudhë 61 barna të reja përdoren për trajtimin e sëmundjeve të rralla në Europë, ndërsa në Shqipëri janë përfshirë në listat e rimbursimit vetëm dy prej tyre.

Kapacitetet e Shqipërisë për të përfshirë terapi të reja në listën e rimbursimit janë ulur dukshëm vitet e fundit.

P.sh., gjatë vitit 2014-2017, Europa miratoi për përdorim 154 barna të reja, ndërsa Shqipëria pranoi në listat e rimbursimit 18 prej tyre.

The post Rënia e shpenzimeve buxhetore për arsimin dhe shëndetësinë, përkeqësoi shërbimet appeared first on Albeu.com.

Euro forcohet sërish, përqendrimi i shpenzimeve buxhetore në dhjetor mund të ketë zhvlerësuar Lekun
Euro vijoi forcimin e shpejtë në kursin e këmbimit me Lekun edhe ditën e premte.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane e mbylli javën në nivelin e 117.49 lekëve, në rritje me pothuajse 1.4 pikë krahasuar me të enjten dhe me afërsisht 4.3 pikë krahasuar me datën 28 dhjetor, kur Euro preku minimumin e saj historik prej 112.83 lekësh. Për një javë, Euro ka rifituar të gjithë terrenin e humbur në dy muajt e fundit dhe ka prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i muajit nëntor.

Sipas burimeve nga tregu, ringritja e shpejtë e Euros i detyrohet një rritje të papritur të kërkesës nga tregu në ditët e fundit të muajit dhjetor, sidomos nga bizneset. Agjentët e tregut hipotizojnë se një ndikim të konsiderueshëm mund të ketë dhënë rritja e zakonshme, e përqendruar, e shpenzimeve publike gjatë muajit dhjetor.

Kjo ka sjellë një rritje të fortë të ofertës së Lekut në tregun valutor. Në këto kushte, shumë biznese mund të kenë shfrytëzuar likuiditetin e lirë të krijuar për të blerë në avancë rezerva Euroje, duke parë kursin e ulët historik të monedhës europiane.

Nga ana tjetër, ekspertët e tregut nuk përjashtojnë që rënia e Euros të lidhet edhe me blerje në vlera të mëdha nga korporata të veçanta. Përgjithësisht, lëvizjet forta në një kah në tregun valutor shqiptar ndodhin kur ka një kërkesë të madhe, të përqendruar në një periudhë të shkurtër kohore. Duke pasur parasysh përmasat e vogla të tregut, një kërkesë e tillë nxit një goditje të fortë në kursin e këmbimit valutor.

Nëse kërkesa e fortë për Euro në ditët e fundit ka ardhur si rezultat i blerjeve në avancë prej bizneseve, ekspertët mendojnë se kjo do të ndikojë në një kërkesë më të ulët për monedhën europiane deri në fund të tremujorit të parë. Në këtë rast, gjasat janë që Euro të pësojë sërish një rënie graduale për periudhën në vijim.

Megjithatë, parashikimet për kursin e këmbimit valutor ngelen subjekt i një pasigurie të lartë, edhe duke pasur parasysh zhvillimin e zgjedhjeve lokale në muajin maj.

Vitet zgjedhore shoqërohen me rritje të shpenzimeve publike në muajt që paraprijnë zgjedhjet, që nënkupton më shumë ofertë leku në treg. Por, nga ana tjetër, historia ka treguar se në periudhat parazgjedhore ka një rritje të flukseve valutore nga burime informale. Kjo përkthehet kryesisht rritje të ofertës së Euros.

Në ditët e para të këtij viti leku po humbet terren terren me ritme të shpejta edhe ndaj valutave të tjera kryesore, duke filluar nga dollari amerikan dhe paundi britanik. Megjithatë, kjo reflekton forcimin e këtyre valutave ndaj Euros në tregje ndërkombëtare dhe nuk lidhet me zhvillimet në tregun e brendshëm valuator./monitor

The post Euro forcohet sërish, përqendrimi i shpenzimeve buxhetore në dhjetor mund të ketë zhvlerësuar Lekun appeared first on Albeu.com.