shpenzime Archives - Albeu.com

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët: 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së
Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë pothuajse po aq euro për frymë sa qytetarët e Bashkimit Europian.

Ky kontrast bën që ushqimet të marrin një pjesë shumë më të madhe të buxhetit të konsumit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, konsumi individual aktual në Shqipëri arrin në 8,656 euro për banor në vit, ose rreth 20.3 miliardë euro në shkallë vendi.

Mesatarja e BE-së është 27,463 euro për frymë, ç`ka do të thotë se të ardhurat për frymë të një shqiptari janë vetëm rreth 32% të një banori në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Diferenca më e fortë shfaqet te ushqimet, për peshën ndaj totalit, por jo për vlerën, një tregues i varfërisë në vend. Nga 8,656 euro që përbëjnë konsumin vjetor për banor në Shqipëri, 2,513 euro shkojnë për ushqime dhe pije joalkoolike.

Në total, kjo kategori përllogaritet në rreth 5.9 miliardë euro, ose 29% të gjithë konsumit individual.

Në BE, për ushqime shpenzohen mesatarisht 2,847 euro për frymë, pra vetëm rreth 13% më shumë në vlerë absolute se në Shqipëri.

Por, për shkak të të ardhurave shumë më të larta në dispozicion, që u jep më shumë mundësi të konsumojnë në kategoritë e tjera, pesha e tyre në shportën europiane është vetëm 10.4%. Ushqimet zënë në Shqipëri një pjesë 2.8 herë më të lartë se në mesataren e BE.

Pas tyre, ndër kategoritë me peshën më të madhe në Shqipëri janë shpenzimet për banesën dhe energjinë. Për banesën, ujin, energjinë elektrike, gazin dhe lëndët e tjera djegëse llogariten 1,172 euro për banor, ose rreth 2.75 miliardë euro gjithsej.

Kjo kategori merr 13.5% të konsumit, më pak se niveli prej 18.8% në BE.

Edhe mobilimi, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e banesës kanë peshë dukshëm më të lartë në Shqipëri. Për këtë grup shpenzohen 751 euro për banor, ose rreth 1.77 miliardë euro në total. Kategoria përbën 8.7% të konsumit, kundrejt vetëm 3.8% në BE.

Në të kundërt, shëndetësia merr një pjesë më të vogël të konsumit shqiptar. Eurostat llogarit 662 euro për frymë, ose rreth 1.56 miliardë euro në nivel vendi, ekuivalente me 7.6% të totalit. Në Bashkimin Europian, pesha arrin në 13.4%.

Edhe transporti zë më pak peshë në strukturën shqiptare: 576 euro për banor dhe rreth 1.36 miliardë euro në total, ose 6.7%, përkundrejt 9.9% në BE.

Për restorante dhe akomodim përllogariten 427 euro për frymë, ndërsa pjesa ndaj konsumit është 4.9%, krahasuar me 7.2% në Union.

Për veshje dhe këpucë, një shqiptar shpenzon 205 euro në vit (2.4% e totalit, përkundrejt 881 euro mesatarja e BE-së (3.2% e totalit).

Një nivel i lartë shpenzimesh raportohet për zërin “Rekreacion, sport dhe kulturë”, ku përfshihen dhe paketat turistike.

Në Shqipëri përllogariten 1,162 euro për frymë, me një vlerë totale prej rreth 2.73 miliardë eurosh, nga 1900 euro për frymë mesatarja e BE-së.

Pesha arrin në 13.4%, pothuajse dyfishi i mesatares europiane prej 6.9% me një banor të Ber-së që shpenzon mesatarisht 2730 euro në vit për transport.

Ky zë në pamje të parë duket shumë i lartë, por më shumë sesa shpenzime të larta për argëtim. Arsyeja kryesore është mënyra si ndërtohen llogaritë kombëtare.

INSTAT, i cili është burimi i parë i të dhënave për Shjqipërinë, shpjegon se konsumi final i familjeve nuk merret vetëm nga Anketa e Buxhetit, por rindërtohet nga një numër burimesh administrative dhe ekonomike.

Pikërisht për grupin “Rekreacion dhe kulturë”, INSTAT thotë se paketat turistike vlerësohen duke ekstrapoluar të dhënat sipas prodhimit të sektorit të akomodimit dhe ushqimit, ndërsa pajisjet audiovizive, pajisjet e mëdha për rekreacion, artikujt rekreativë, kopshtaria, kafshët shtëpiake, librat e kancelaria vlerësohen edhe nga prodhimi i tregtisë.

Pajisjet audio/video janë vlerësuar edhe nga importet, duke u shtuar TVSH-ja dhe marzhi tregtar. Në kontrast, Anketa e Buxhetit të Familjeve 2024, ku familjet raportojnë shpenzimet e tyre, e nxjerr rekreacionin dhe kulturën vetëm 2.6%.

Eurostat shpjegon se treguesi i konsumit individual aktual është më i gjerë se pagesat që familjet bëjnë drejtpërdrejt nga xhepi, pasi përfshin edhe shërbime individuale të financuara nga shteti, sidomos në fusha si shëndetësia dhe arsimi./Monitor

The post Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët: 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së appeared first on Albeu.com.

Të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë gjatë tremujorit të dytë
<html><head></head><body>

Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2026, të hyrat e përgjithshme të Qeverisë së Përgjithshme arritën në 974.7 milionë euro, bëri të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës. Në periudhën e njëjtë të vitit 2025, ato ishin 972.6 milionë euro.

Tatimet në produkte përbënin burimin kryesor, me 67% të totalit të të hyrave. Sipas ASK-së, tatimet rrjedhëse në të ardhura zinin 18%, ndërsa aktivet dhe detyrimet financiare 7%. Pjesa tjetër ndahej ndërmjet kategorive të tjera të të hyrave.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 kapën vlerën e 997.9 milionë eurove, krahasuar me 784.9 milionë euro në TM2 2025.

Në strukturën e shpenzimeve, kontributet sociale dhe përfitimet kishin peshën më të madhe, me 36%. Kompensimi i punëtorëve përbënte 24%, kurse konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur ishte e shpërndarë në kategoritë e tjera të shpenzimeve.

</body></html>

The post Të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë gjatë tremujorit të dytë appeared first on Albeu.com.

54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare, nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000 euro.

Sipas të dhënave nga anketa Security Meter 2025 e Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të familjeve që nuk përballojnë një emergjencë.

Shqipëria raporton shkallën më të lartë të pasigurisë financiare në Rajon në vitin 2025, me 54.5% e të anketuarve që deklarojnë se nuk mund ta mbulonin një shpenzim të tillë në mënyrë të pavarur, një rritje e lehtë nga 53.3% në 2024.

Ngjashëm, Maqedonia e Veriut tregon një nivel të lartë, me pothuajse gjysmën (48.1%) të popullsisë të paaftë për të menaxhuar një kosto të tillë emergjente në vitin 2025.

Në të kundërt, Kosova spikat me nivele relativisht më të larta të përballimit të emergjencave, ku 50.1% e të anketuarve ranë dakord se mund ta mbulonin shpenzimin, një përmirësim i dukshëm nga 38.2% në vitin 2024.

Bosnja dhe Mali i Zi, shfaqen përmirësime në 2025 me rreth një të tretën e popullsisë që bien dakord se mund ta menaxhonin koston në vitin 2025.

Serbia paraqet një trend me shqetësues. Në vitin 2025, vetëm 25.2% e të anketuarve thanë se mund ta përballonin një shpenzim prej 1,000 euro, një rënie e ndjeshme nga 35.0% në vitin 2024.

Për më tepër, Serbia kishte një përqindje të lartë të të anketuarve që u përgjigjën “vështirë të thuhet” në vitin 2025, me 38.7%, duke treguar pasiguri në rritje ose mungesë qartësie mbi financat e familjes.

Të dhënat e vitit 2025 zbulojnë se vetëm një e treta (33.1%) e të anketuarve në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ndihen të sigurte se familja e tyre mund të menaxhojë një shpenzim të papritur prej 1,000 euro pa marrë hua ose pa u mbështetur tek të tjerët.

Kjo shënon një rënie të lehtë nga 36.7% që ishte në vitin 2024, çka sugjeron një përkeqësim të perceptimit mbi qëndrueshmërinë financiare.

Të dhënat tregojnë se, situata është përkeqësuar në shumë vende të Ballkanit Perëndimor midis viteve 2024 dhe 2025, duke reflektuar brishtësinë ekonomike të vazhdueshme dhe presionet që mund të nxisin emigrimin ose të kufizojnë mirëqenien në rajon./Monitor

The post 54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon appeared first on Albeu.com.

Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro: Tatimi do të rillogaritet dhe diferenca rimbursohet me kërkesë
Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi. Kush del me tepricë kreditore (tatim të mbipaguar) do t’i kthehet diferenca e lekëve të paguar për tatim, por nëse bën kërkesë në tatimet rajonale.

Sipas sistemit e-Tax, pas datës 22 janar 2026 nis gjenerimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025, ku për herë të parë do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Afati për plotësimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.

Zbritja prej 48,000 lekësh apo 100,000 lekësh për prindërit e fëmijëve dhe për shpenzimet e arsimimit nuk është kompensim direkt.

Kompensimi do të llogaritet si diferencë mes tatimit të ri (pas aplikimit të zbritjeve) dhe tatimit të paguar gjatë vitit 2025.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton që vlerat 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë (sipas rasteve) do të ulen nga baza e tatueshme, dhe kompensimi do të llogaritet si rezultat i diferencës së tatimit të ri (pasi janë bërë zbritjet e shpenzimeve sipas shkallës të të ardhurave të individëve) dhe tatimit që është paguar në 2025.

Pra nëse individi do të rezultojë me tatim të mbipaguar, pasi t’i zbriten shpenzimet, shumën e tepricës do ta kërkojë për rimbursim nëpërmjet një kërkesë që do t’i bëjë drejtorive rajonale të tatimeve.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se është duke u hartuar udhëzimi përkatës me procedurat e për plotësimin e deklaratës, dokumentacioni që nevojitet dhe si do të bëhen kërkesat pranë drejtorive rajonale të tatimeve.

Shembull

Zbritjen e shpenzimesh në vlerën e 48 mijë lekëve apo rreth 480 euro nga totali vjetor i të ardhurave bruto, do ta përfitojnë të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave, nëse kanë fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç.

Ndërsa zbritjen e shpenzimeve me vlerë maksimale deri 100 mijë lekë apo rreth 1,000 euro për arsimin e fëmijëve do të përfitohet nëse të ardhurat vjetore bruto të deklaruara janë deri në 1.2 mln lekë.

Njëri nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç, pra ai që ka të ardhurat më të larta, do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi e paguara mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale.

Nëse të ardhurat bruto vjetore të një individi A janë 150 mijë lekë apo 1,8 mln lekë në vit.

Tatimi i paguar çdo muaj është:

Deri në 30,000 lekë- tatim 0

Pjesa 30,001–130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000 lekë

Pjesa mbi 130,000 → (150,000 − 130,000) × 23% = 20,000 × 23% = 4,600 lekë

Tatimi mujor i paguar është 17,600 lekë. Tatimi vjetor është 211,200 lekë.

Individi ka një fëmijë të moshës 7 vjeç. Pra numri i personave nën 18 vjeç në kujdestarinë e deklaruesit është 1.

Si fillim të ardhurat vjetore të këtij individi janë mbi 1,2 mln lekë. Automatikisht i lind detyrimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave.

Me hyrjen në fuqi të zbritjes së shpenzimeve për fëmijët, nga totali i të ardhurave bruto të këtij individi do të zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë.

Duke qenë se të ardhurat e deklaruara janë mbi 1.2 mln lekë nuk do të përfitojë zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekë për arsimimin.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve:

Të ardhurat mujore pas zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë do të jenë 146 mijë lekë apo rreth 1,7 mln lekë në vit.

Deri në 30 mijë lekë tatimi është zero

Pjesa 30,001 – 130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000

Pjesa Mbi 130,000 (146,000 − 130,000) × 23% = 16,000 × 23% = 3,680

Tatimi mujor i rillogaritur = 13,000 + 3,680 = 16,680 lekë apo 200,160 lekw nw vit.

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje) = 211,200 lekë

Gjendja kreditore – 211,200 lekw tatimi i paguar gjatw vitit 2025 -200,160 lekw tatimi i rillogaritur = 11,040 lekë

Kjo është shuma që individi mund ta kërkojë për rimbursim pas plotësimit të DIVA-s.

Kërkesë do të dorëzohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA, në drejtoritë rajonale tatimore.

Llogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve rreth 1000 euro për arsimin

Po ashtu nga viti 2026 prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1,2 mln lekë në vit, do të përfitojnë edhe zbritje për shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në vlerën 100 mijë lekë.

Pra nëse merr më pak se 100 mijë lekë (apo rreth 1000 euro) në muaj pagë, përmes faturave të ruajtura për shpenzimet e bëra për arsimimin e fëmijës mund të përfitosh deri në 100 mijë lekë zbritje nga tatimet. Edhe këtë zbritje e merr pasi të plotësosh DIVA-n.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë. Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të arshurave personale deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjecc. (840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

Individi do të rezultojë në Deklaratën Individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).

Këtë gjendje kreditore do ta kërkojë brenda një afati 3 muaj nëpërmjet një kërkesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve.

The post Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro: Tatimi do të rillogaritet dhe diferenca rimbursohet me kërkesë appeared first on Albeu.com.

Raporti i KLSH: 245 projekte në minutë të fundit! Si dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord
Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është karakterizuar nga luhatje të mëdha të likuiditeteve dhe një përqendrim i pazakontë i shpenzimeve në muajin dhjetor, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ekuilibrin fiskal të vendit.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë, ç`ka tregon për administrim të pamjaftueshëm të mjeteve monetare.

Për më tepër, konvertimet e panevojshme të valutave kanë prodhuar kosto të shtuara për buxhetin e shtetit, duke rënduar më tej situatën financiare.

Dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.

Vetëm në periudhën shtator–dhjetor janë detajuar për herë të parë 245 projekte investimi me vlerë totale 14.8 miliard lekë, ku një pjesë e fondeve rezulton të jetë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve.

Pavarësisht miratimit të Aktit Normativ nr. 5 më 19 dhjetor, i cili duhej të sillte rishikime të fundit të buxhetit, 150 projekte me financim të brendshëm rezultojnë me realizim zero.

Mungesa e e masave për mbylljen e këtyre projekteve të që nuk kanë avancuar ka bërë që fondet e parashikuara për to të mbeten të pavlefshme, duke krijuar barrë të re për vitet pasardhëse.

Akumulimi i shpenzimeve në dhjetor ka përthithur të gjithë suficitin fiskal të muajve janar–nëntor dhe e ka kthyer bilancin në deficit me rreth 17 miliardë lekë.

Vetëm në dhjetor të ardhurat arritën në 62.6 miliard lekë, ndërsa shpenzimet u ngjitën në 152.1 miliard lekë, që përbën 21% të gjithë shpenzimeve vjetore.

Sipas KLSH-së ky devijim i fortë, sipas të dhënave, lidhet me mungesën e planifikimit të saktë, orientimin e shpeshtë të fondeve drejt nevojave të reja pa adresuar detyrimet e mbartura dhe tejkalimin e tavaneve buxhetore.

Fenomeni ka rritur ndjeshëm riskun fiskal të vendit, duke ekspozuar financat publike ndaj pasigurive të krijuara nga menaxhimi jo i kujdesshëm i likuiditeteve, zgjerimi i angazhimeve kontraktuale përtej hapësirës së miratuar dhe zbatimi jo i rregullt i planifikimit afatmesëm buxhetor./ Monitor

The post Raporti i KLSH: 245 projekte në minutë të fundit! Si dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim
Shqipëria, renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare, për kërkim dhe zhvillim në Europë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute.

Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së.

Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara nga buxhetet qeveritare për R&D.

Diferenca është e thellë dhe tregon për mospërputhje serioze mes Shqipërisë dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme në dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Ekspertët e lidhin këtë nivel të ulët shpenzimesh në Shqipëri, me mungesën e vëmendjes institucionale ndaj kërkimit shkencor dhe me strukturën e ekonomisë shqiptare, e cila është e përqendruar kryesisht në sektorë si ndërtimi dhe turizmi – të cilët nuk nxisin kërkim, teknologji apo risi.

Për më tepër, mungesa e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim ka çuar në një nënfinancim të qëndrueshëm dhe në mungesë të infrastrukturës akademike moderne.

Në një epokë ku ekonomitë globale po orientohen drejt teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve digjitale, mungesa e investimeve në kërkim dhe zhvillim përbën një pengesë serioze për rritjen afatgjatë të Shqipërisë.

Sipas Eurostat, investimet publike në R&D, janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

Europa

Sipas Eurostat, Në vitin 2024, alokimet buxhetore të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian për kërkim dhe zhvillim (GBARD) arritën në rreth 127.9 miliardë euro, ose 0.71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Kjo përfaqëson një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro.

Në vitin 2024, buxheti qeveritar për kërkim dhe zhvillim në nivelin e BE-së ishte ekuivalent me 284.7 euro për banor, që përbën një rritje prej 57.0% krahasuar me vitin 2014, kur ishte 181.3 euro për banor.

Vendet që shpenzuan më shumë për R&D për frymë ishin Luksemburgu (759.2 euro për banor), ndjekur nga Danimarka (586.8 euro) dhe Holanda (542.7 euro).

Ndërkohë, shpenzimet më të ulëta për banor u regjistruan në Rumani (19.1 euro), Bullgari (38.3 euro) dhe Hungari (58.7 euro).

Duhet theksuar se ndryshimet në shpenzimet për frymë mund të pasqyrojnë gjithashtu ndryshime në popullsinë e vendeve përkatëse.

Të gjitha vendet e Bashkimit Europian, kanë rritur buxhetet e tyre për kërkim dhe zhvillim gjatë periudhës 2014–2024, të llogaritura në euro për banor.

Rritjet më të mëdha në përqindje janë regjistruar në vendet e Europës Lindore, duke reflektuar një përpjekje për të kapur hendekun me pjesën tjetër të kontinentit.

Letonia kryeson listën me një rritje prej 313%, duke kaluar nga vetëm 19.1 euro për banor në vitin 2014 në 78.9 euro në vitin 2024.

Pas saj vjen Sllovenia me një rritje prej 252%, nga 78.3 euro në 275 euro për banor, dhe Lituania me 197%, duke kaluar nga 42.7 euro në 123 euro për banor.

Sa i përket shpërndarjes sipas objektivave socio-ekonomike, 35.7% e fondeve buxhetore qeveritare për kërkim dhe zhvillim (GBARD) u drejtuan për avancimin e përgjithshëm të dijes, kryesisht të financuara përmes një granti të përgjithshëm publik të njohur si fondet publike të përgjithshme universitare (GUF), të cilat përdoren nga institucionet e arsimit të lartë publik për të mbështetur aktivitetet e tyre.

Përveç kësaj, 16.6% e fondeve GBARD iu dedikuan gjithashtu avancimit të përgjithshëm të dijes, por nga burime të tjera përveç GUF.

Ndërkohë, 9.4% e fondeve u orientuan drejt prodhimit industrial dhe teknologjisë, 7.0% për shëndetësinë dhe 6.1% për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapesires/Monitor

The post Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim appeared first on Albeu.com.

Shpenzime të ulëta për festa/ Shumica më pak se 100 euro, shqiptarët përqendrohen tek ushqimet
Atmosfera e festave të fundvitit shoqërohet me shpenzime, të cilat shkojnë për dhurata, ushqime, udhëtime etj.

Por, një sondazh i Monitor me 504 persona përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me kampion rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore, evidentoi se shumica do të shpenzojnë jo më shumë se 100 euro për të gjithë shpenzimet e festave.

Rezultatet e sondazhit treguan se 142 persona ose 28.2%, do të shpenzojë 50-100 euro, 27 për qind do të shpenzojnë 100-200 euro, rreth 20% kanë programuar 200-500 euro dhe një pakicë 11 për qind pohuan se do të shpenzojnë më shumë se 500 euro.

Një pjesë 13.9 përqind pohuan se do të shpenzojnë më pak se 50 euro.

Më së shumti shpenzimet do të përqendrohen për ushqimet e darkës tradicionale dhe dhurata. 62 për qind e të anketuarave pohuan se ndjehen të limituar financiarisht për shpenzimet që kërkon festa.

Shumica e shpenzimeve shkojnë për ushqim dhe pije

Të dhënat e sondazhit, tregojnë se pjesa ma e madhe e shpenzimeve të shqiptarëve do të kanalizohen për ushqime dhe pije. 62 % e të anketuarave ose 314 persona, pohuan se shpenzimet më të mëdha gjatë ndërrimit të viteve, do të jenë për ushqime dhe për pije.

Shumica e tyre pohuan se rritja e kostos së jetës, ka qenë një sfidë e madhe për vitin e që shkoi.

Një kategori tjetër, 22 për qind pohuan se shpenzimet më të mëdha do të jenë për dhurata, një pjesë tjetër 9.7% pohuan se shpenzimet kryesore gjatë ndërrimit të viteve ishin për udhëtim dhe akomodim.

Një pjesë tjetër 4.6 përqind, pohuan se shpenzimet më të mëdha do të bëheshin për aktivitetet sociale (p.sh., festa, evente) etj.

62% të limituar në shpenzimet festive.

Anketa tregoi se shumica, 62 % ndjehen të limituar për shpenzimet që kërkon festa e fundvitit. Një pjesë tjetër gati një e katërta, pohuan se ndjehen në një masë të limituar për shpenzime dhe vetëm 18% pohuan se gjenden në vështirësi për shpenzimet e festës.

30 % nuk planifikojnë dhurata, shumica jo më shumë se 50 euro

Një pjesë e madhe e të anketuarve, 30 përqind pohuan se nuk do të bëjnë asnjë dhuratë për fund vit dhe 17% pohuan se nuk ishin të sigurt. Pak më shumë se gjysma 53% pohuan se do të bëjnë dhurata.

Shumica e të anketuarve 52 % pohuan se do të bëjnë dhurata nga 20-50 euro, 20% pohuan se do të bëjnë dhurata 50 deri në 100 euro, 20 përqind më pak se 50 euro dhe vetëm 8% do të bëjnë dhurata me shumë se 100 euro.

The post Shpenzime të ulëta për festa/ Shumica më pak se 100 euro, shqiptarët përqendrohen tek ushqimet appeared first on Albeu.com.

Të dhënat e INSTAT: Familjet shqiptare shpenzuan 467 milionë euro për shëndetin më 2023
Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin, janë duke u rritur vit pas viti. Të dhënat e INSTAT, mbi konsumin final të familjeve në vitin 2023, tregojnë se shpenzimet për shëndetin arritën një vlerë prej 46,7 miliardë lekësh, ose 467 milionë eurosh, me rritje rreth 64% në krahasim me vitin 2020 kur shpërtheu pandemia Covid-19.

Në 6 vitet e fundit, shpenzimet mesatare për shëndetin kanë rezultuar mbi 34 miliardë lekë në vit, por në vitin 2020 ato u ulën për shkak të masave të izolimit dhe shtyrjes së ekzaminimeve dhe trajtimeve për diagnozat që nuk kishin të bënin me Covid-19. Teksa popullsia e vendit po tkurret, shpenzimet e familjeve për shëndetin po rriten.

Ekspertët pohojnë se një seri faktorësh po çojnë në rritjen e shpenzimeve për shëndetin, por themelori është rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë. Ndotja e lartë e ajrit, jeta sedentare, kequshqyerja po ndikojnë në përhapjen e sëmundjeve jo të transmetueshme. Nga ana tjetër, plakja e popullsisë rrit gjithnjë e më shumë nevojën për shërbime shëndetësore.

Studimet e mëparshme kanë treguar se, popullsia mbi 65 vjeç vuan nga më shumë se dy sëmundje kronike. Diabeti dhe sëmundjet që lidhen me qarkullimin e gjakut janë shndërruar në pandemi.

Të dhënat nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore tregojnë, se barra e sëmundjeve kronike në popullatë po shënon rritje mesatare vjetore me 5%.

Pandemia Covid-19 ndikoi edhe më shumë, pasi tek shumë të prekur krijoi artrite, dëmtoi veshkat dhe organe të tjera jetësore që kërkojnë trajtim gjithë jetën.

Teksa shpenzimet e familjeve shqiptare për shëndetin po rriten, politikat publike nuk po ndihmojnë në lehtësimin e barrës financiare, pasi fondet për rimbursimin e barnave nuk po ecin me të njëjtat ritme.

Gati për një dekadë, buxheti i rimbursimit të barnave ka mbetur thuajse në vendnumëro, në një kohë që të ardhurat buxhetore janë dyfishuar dhe burimet financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FDSKSH) janë rritur.

Në vitin 2013, shpenzimet për rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa në vitin 2024 ky raport u përkeqësua, pasi ato zënë vetëm 1,6% të totalit të shpenzimeve buxhetore.

Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike) është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare. Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%. /Monitor

The post Të dhënat e INSTAT: Familjet shqiptare shpenzuan 467 milionë euro për shëndetin më 2023 appeared first on Albeu.com.

Studimi/ 60% e familjeve në Shqipëri nuk kanë para të përballojnë shpenzime të papritura
60% e familjeve në Shqipëri, mund të kenë likuiditet të mjaftueshëm për të kaluar muajin, apo për të bërë aktivitetet e tyre të pritshme.

Por, nëse ato do të përballen me shpenzime të papritura si p.sh. një sëmundje apo problem tjetër, ata nuk do të ishin në gjendje ta përballonin.

Materiali “A janë familjet shqiptare financiarisht të brishta”, nga Elona Dushku, Departamenti i Kërkimeve, në Bankën e Shqipërisë ka analizuar brishtësinë financiare të familjeve shqiptare bazuar në aftësinë e familjeve për të përballuar një shpenzim të papritur, si dhe analizon krahas treguesve socio-ekonomikë (si: mosha, gjinia, borxhi), rolin e kompozimit të portofolit të aktiveve të familjeve.

Familjet financiarisht të brishta janë ato familje që mund të përballojnë shpenzimet e pritshme, por nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar shpenzimet e papritura.

Duke përdorur të dhënat e marra nga raundi i parë i Vrojtimit të Pasurisë së Familjeve në Shqipëri, është vlerësuar se 60% e familjeve në Shqipëri konsiderohen financiarisht të brishta, pra janë familje që nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar një shpenzim të papritur, në masën e medianës së të ardhurave totale të familjeve.

Vlerësimet e marra nga regresionet multinomiale tregojnë se probabiliteti i familjeve për të qenë financiarisht të brishta lidhet negativisht me nivelin e arsimimit të personit referues, vlerësohet në studim.

Gjithashtu, rezultatet tregojnë se aksesi financiar dhe lidhjet familjare zvogëlojnë gjasat që familjet të jenë financiarisht të brishta, sipas BSH.

Të dhëna të tjera të INSTAT, tregojnë që një familje shqiptare çon mesatarisht 40% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer.

Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se buxheti që shpenzojmë për t’u ushqyer është më i larti në Europë.

Ky është një tregues indirekt i varfërisë, teksa shpenzimet për ushqime janë një nevojë ekzistenciale e domosdoshme.

Teksa ushqimi merr pjesën kryesore të buxhetit, mbetet pak likuiditet për të përballuar nevoja të tjera, sidomos ato të paparashikuara.

Të dhënat e Eurostat, tregojnë se një familje europiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit, ose tre herë më pak sesa në Shqipëri.

Edhe në vendet e rajonit ky tregues është më i ulët, ku nivelin më të ulët e ka Serbia (24.1%), Mali i ZI (27.2%), Maqedonia e Veriut (30.6% për vitin 2019), Bosnjë-Hercegovina (32.2%).

Të dhënat për Kosovën mungojnë, por treguesit e mëparshëm ishin më të ulët sesa të Shqipërisë.

Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. P.sh., për argëtim dhe kulturë, një familje europiane shpenzon 8.4% të buxhetit, ndërsa një familje shqiptare vetëm 2.7%.

Për restorante Europa shpenzon 8.5% ndërsa Shqipëria 7.3%. Më i lartë është buxheti për komunikim, me 3.9% në Shqipëri kundrejt 2.3% mesatarja eurpiane për shkak të çmimeve më të shtrenjta.

Europa shpenzon më shumë për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar, me 24.1% të totalit, përkundrejt 9.8% të familjeve shqiptare.

The post Studimi/ 60% e familjeve në Shqipëri nuk kanë para të përballojnë shpenzime të papritura appeared first on Albeu.com.

Raporti: Shpenzimet për Shëndetin e Mbrojtjen Sociale më të ulëtat në rajon
Raporti i fundit i shoqatës “Together for Life” mbi analizën e shpenzimeve të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) identifikoi rolin e zbehur të sferës së shëndetësisë në financimet e qeverisë, zhvendosje të pajustifikuara të prioriteteve në zërat buxhetorë, si edhe probleme me konsolidimin dhe transparencën e të dhënave financiare nga MSHMS.

Një raport i publikuar nga shoqata ‘Together for Life’ në muajin qershor pasqyron monitorimin e shpenzimeve të sektorit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale përgjatë vitit që lamë pas.

Analiza e ekspertëve evidenton se në raport më shpenzimet e përgjithshme publike, buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në Shqipëri shënon rënie me 11.3%, ku evidentohet niveli më i ulët i këtij buxheti që prej vitit 2017.

“Ulja me gati 1 pikë përqindje të shpenzimeve të fushës së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dëshmon që prioritetet e qeverisë janë zhvendosur në fusha të tjera”, citon raporti, duke theksuar se kjo rrjedhimisht përkthehet dhe në pagesa të larta nga xhepat e qytetarëve shqiptarë për shëndetin e tyre.

“Sikurse raportohen në të dhënat zyrtare, shpenzimet e xhepit të Shqiptarëve për shëndetin rezultojnë më të larta në rajon me një nivel prej 59.7% për vitin 2021”, shtoi raporti.

Në krahasim me vendet e rajonit, shpenzimet në sektorin e shëndetësisë për Shqipërinë në raport me shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë më të ulëtat në Ballkan, me mesatarisht 10.1% përgjatë periudhës 2016-2021.

Buxheti fillestar i ndarë për vitin 2023 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) ishte në masën 78.04 miliardë lekë.

Programet e miratuara për ndarjen e fondeve të buxhetit në 2023 janë specifikisht ato lidhur me planifikimin menaxhim-adminstrim, shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, atij dytësor, shërbime të kujdesit publik, përkujdesja social, si edhe rehabilitimi i të përndjekurve politikë.

Analiza e raportit gjithashtu synon të paraqesë devijancat e planit buxhetor dhe arsyet që fshihen pas tyre.

“Devijancat e planit buxhetor fillestar të ndarë për vitin 2023 arrijnë shumën 693.4 milionë lekë më pak krahasuar me buxhetin fillestar dhe konsistojnë në një zhvendosje të burimeve financiare nga politikat shëndetësore në ato të mbrojtjes sociale”, shkruajnë ekspertët e raportit

Sipas raportit, vërehen gjithashtu zhvendosje të pajustifikuara të prioriteteve, nga projektet për investime në infrastrukturë në programin ‘Shërbime të kujdesit parësor’, tek ato për furnizim dhe vendosje pajisjesh.

Raporti i ‘Together for Life’ gjithashtu nënvizon nevojën për një transparencë të rritur lidhur me shpenzimet buxhetorë të MSHMS.

“Cilësia e raporteve të publikuara të monitorimit vazhdon të jetë e dobët duke u shoqëruar me një mungesë të theksuar transparence në përdorimin e fondeve buxhetore”, përfundon raporti./BIRN

The post Raporti: Shpenzimet për Shëndetin e Mbrojtjen Sociale më të ulëtat në rajon appeared first on Albeu.com.