Shpenzime ne kundershtim me kontrateb Archives - Albeu.com

Shfrytëzimi i naftës, auditimi: Kompanitë përfshijnë shpenzime në kundërshtim me kontratën
Marrëveshjet hidrokarbure, ato të koncesioneve të hidrocentraleve si dhe shfrytëzimi i lejeve minerare vijon të shfaqë probleme të shumta.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka audituar Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore ku lista e problematikave të konstatuara është e gjatë në të gjithë aspektet që mbulon ky institucion.

Kështu së pari autidutesit kanë nënvizuar se kompanitë që mbajnë kontrata shfrytëzimi të burimeve hidrokarbure vijojnë me shpenzimet të konsiderueshme të cilat nuk përfshihen në kontratat e tyre. Po kështu investimet janë më të ulëta duke sjellë kështu ulje të prodhimit dhe i famshmi faktor R mbi 1 që lidhet me fitimin dhe ndarjen me shtetin mbetet i paarritshëm

“Në lidhje me shfrytëzimin e burimeve hidrokarbure konstatohet së kontraktorët nuk respektojnë planet e zhvillimit të miratuara, kryesisht në ulje të nivelit të investimeve, i cili shoqërohet me ulje të prodhimit, duke mos arritur faktorin R mbi 1, e cila përkthehet në arritje të fitim dhe ndarje të tij, me qeverinë shqiptare.

Nga auditimet e kryera nga AKBN për kostot hidrokarbure, rezulton së përfshihen shpenzime në kundërshtim me kontratën në vlera të konsiderueshme në kundërshtim të hapur me përcaktimet kontraktore. Përfshirja e këtyre shpenzimeve padrejtësisht ndikon në uljen e faktorit R dhe rrjedhimisht mos derdhje të fitimit për llogari të qeverisë” thuhet në auditim.

Raporti i institucionit suprem të kontrollit në vend ndalet edhe tek pjesa minerare ku gjithashtu ka konstatuar jo pak problematika. Kështu konstatohen parregullsi në fushën e zbatimit të kërkesave të ligjit minerar dhe akteve të tjera të Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë në vitet 2018- 2021, pasi konstatohet së nuk janë hartuar dhe dërguar në strukturën shtetërore përgjegjëse, informacionet tremujore dhe vjetore me treguesit mbi realizimin e prodhimit, investimeve, vlerën e produkteve të shitura, punimeve minerare të realizuara dhe gjithë operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve minerare në përputhje me detyrimet e përcaktuara në lejen e tij minerare dhe planin vjetor të punës.

Nga ana tjetër nuk është kryer mbikëqyrja dhe monitorimi i veprimtarive dhe aktivitetit minerar të raportuar nga subjektet e licencuara, në përputhje me përcaktimet e dispozitave ligjore në fuqi, pasi për vitet 2018-2019 nuk i janë nënshtruar skemës së mbikëqyrjes dhe inspektimit 247 subjekte të licencuar në fushën e shfrytëzimit të pasurive minerare metalore dhe jometalore, ndërkohë që detyrimi ligjor është që duhet ti nënshtrohen monitorimit dhe inspektimit dy herë brenda një viti.

“Për periudhën objekt audituar nga rezulton së nuk janë përfshirë asnjëherë në skemën e inspektimit, monitorimit dhe kontrollit nga struktura përgjegjëse shtetërore (AKBN), asnjë nga 17 impiantet e pasurimit/fabrikat e pasurimit që kanë përpunuar mineralet e kromit apo bakrit. Konstatohet mos shlyerja e garancive financiare vjetore të përcaktuara për rehabilitimin mjedisor të zonës së lejuar minerare, nga subjektet me leje minerare shfrytëzimi” thuhet në dokument.

KLSH ndalet edhe tek konctratat konceisonare të ndërtimit të hidrocentraleve ku buxhetit të shtetit i është shkaktuar jo pak dëm nga veprimet dhe mosveprimet e institucioneve.

“Grupi i punës për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i VKM nr.822, datë 07.10.2015, nga burimet hidrike të energjisë i ngritur me Urdhrin e Ministres së MIE nr.233 datë 06.06.2019 ka evidentuar së 35 % të kontratave koncesionare janë jashtë afatit, me shkelje, si dhe në procese gjyqësore.

Mangësia e monitorimeve të njëtrajtshme në planifikim dhe zbatim, për vitin 2019 ka ndikuar në ngarkesën e punonjësve dhe cilësinë e monitorimit për shkak të intensifikimit të punës në periudha të veçanta të vitit. Kjo pasi vetëm nga raportimet e monitorimeve të tremujorit të tretë dhe të katërt 2019 rezultojnë penalitete për mosrespektim të detyrimeve kontraktore për 41 % të kontratave të monitoruara, duke shkaktuar deformim të sipërmarrjes në fushën prodhimit të energjisë elektrike nga burimet ujore, si rezultat veprimeve dhe mosveprimeve të MIE në cilësinë e Autoritetit kontraktor” vlerësojnë audituesit.

Të tjera gjetje janë ato ku është konstatuar se disa koncesionar kanë ndryshuar kapacitetin e prodhimit, megjithatë nga ana e AKBN nuk janë bërë llogaritjet për pasojat e veprimit në lidhje me sasinë e energjisë dhe të ardhurave që do të mungojnë nga prodhimi më i ulët i energjisë për shtetin (për rastet kur kapaciteti është më i ulët), si dhe problematika që krijohet në deformimin e skemave të miratuara dhe pasojat në funksionim.

Po kështu pavarësisht monitorimit kontraktorët paraqesin mangësi të theksuara të plotësimit të dokumentacionit tekniko ligjor, madje në disa raste nuk bëhet njoftim për pjesëmarrje në testim nga ana e AKBN, si proces i detyrueshëm, për evidentimin e saktësisë së realizimit të veprave, krahasuar me parashikimin.

KLSH vlerëson se devijimet e shumta si në skema, kapacitete, ndryshime gjatë zbatimit të kontratave, mund të shoqërohen me vështirësi për realizimin e këtyre veprave dhe në ndonjë rast dështimin e tyre./Monitor

The post Shfrytëzimi i naftës, auditimi: Kompanitë përfshijnë shpenzime në kundërshtim me kontratën appeared first on Albeu.com.