shpallja non grata e ndroqit Archives - Albeu.com

U shpall “non grata” nga SHBA, reagon Ylli Ndroqi: Do kërkoj heqjen e emrit nga lista sepse besoj te drejtësia
Pas shpalljes “non grata”, Presidenti i Presidenti i Yldon Media Group është shprehur se do të punojë për heqjen e emrit nga “lista e zezë”.

Ndroqi bën me dije se vendimi është marrë mbi informacione të gabuara dhe se beson te drejtësia, dhe se do të përdorë të drejtën e tij për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë.

Reagimi i Plotë i Ylli Ndroqit:

Me keqardhje mësova sot lajmin se unë Ylli Ndroqi jam futur në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve. Lidhur me këtë lajm dëshiroj ti bëj me dije publikut si vijon:

Kam respektuar ligjet e RSH duke kontribuar për ekonominë e vendit. Vlerësoj të ndaj me publikun faktin se nuk kam mbajtur asnjë pozicion në administratën shtetërore.

Unë besoj fort tek organet e drejtësisë dhe prej 2 vitesh po mbroj të vërtetën time para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe kam besim që ajo do të vendosë si një gjykatë e pavarur dhe e krijuar me ligj.

Kam qenë dhe mbetem mbështetës i reformave të kryera në vend duke përfshirë Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha jam dhe mbetem mbështetës i interesave të SHBA në vend dhe më gjerë dhe besoj fort që miqësia midis vendit tonë dhe SHBA është e një rëndësie thelbësore dhe bazohet në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Unë besoj në vlerat mbi të cilat janë krijuar dhe funksionojnë SHBA, të cilat janë universale. Po ashtu, duke vlerësuar që ky vendim është marrë mbi bazën e informacioneve të gabuara, duke besuar fort në drejtësinë e vendimmarrjes së institucioneve të SHBA, do të përdor të drejtën time për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë.

Vlerësoj me rëndësi të sqaroj publikun se sipas legjislacionit amerikan vendosja e emrit në këtë listë është e rishikueshme dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga rastet e mëparshme në Shqipëri

Shpreh besimin që ky vendim do të rishikohet dhe emri do të hiqet nga kjo listë.

Po ashtu do t’ju mbaj në dijeni për hapat e mëtejshme.

The post U shpall “non grata” nga SHBA, reagon Ylli Ndroqi: Do kërkoj heqjen e emrit nga lista sepse besoj te drejtësia appeared first on Albeu.com.