shpallja non grata e 10 ambasadoreve Archives - Albeu.com

Erdogan tha se do shpallë “non grata” 10 ambasadorë, reagon Gjermania: Jemi të hutuar nga paralajmërimet e presidentit turk
Gjermania u shpreh e shqetësuar dhe e habitur me veprimet e fundit të presidentit turk, Erdogan në lidhje me paralajmërimet e tij për shpalljen “Non Grata” të disa ambasadorëve të huaj, përfshirë atë të Gjermanisë dhe SHBA-së.

“Jemi të shqetësuar dhe hutuar nga paralajmërimet e presidentit turk. Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga pala turke. Ne jemi në konsultim të ngushtë me partnerët që janë prekur nga këto kërcënime”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallë “persona non grata” (persona të padëshirueshëm) dhjetë ambasadorë nga shtetet perëndimore, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara, pasi ata kanë bërë thirrje për lirimin e filantropistit, Osman Kavala.

Kavala është në burg që prej vitit 2017, pasi akuzohet se ka financuar protestat mbarëkombëtare të vitit 2013 dhe për përfshirje në tentim grushtshtetin e vitit 2016. Ai i mohon të gjitha akuzat.

Përmes një deklarate të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Zelandës së Re kërkuan që sa më shpejt të zgjidhet çështja e Kavalas. Ata u thirrën në bisedë nga Ministria e Jashtme, që e quajti këtë deklaratë të përbashkët si të papërgjegjshme.

Ku ka qenë edhe shkaku kryesor që duket se e ka shtyrë Erdogan drejt marrjes së një vendimi drastik, gjë që do të sillte një mbyllje përfundimtare të Turqisë me Perëndimin./albeu.com/

The post Erdogan tha se do shpallë “non grata” 10 ambasadorë, reagon Gjermania: Jemi të hutuar nga paralajmërimet e presidentit turk appeared first on Albeu.com.