shoqetim ne komisariat Archives - Albeu.com

Po xhironin klip me mjete luksoze në mes të rrugës, policia shoqëron 5 persona në komisariat (VIDEO)
Policia Rrugore në Tiranë, përmes denoncimeve, ka arrestuar dhe shoqëruar shoferë si dhe ka vënë gjoba, për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Në mesin e të shoqëruarve janë dhe disa persona që po xhironin një klip në Unazën e Madhe me makina luksoze. Shoqërimi i tyre u bë pasi ata akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

“Telefonatat në numrin 112 që shpëtojnë jetë”!

Përditë e më shumë po vijojnë denoncimet e qytetarëve për problematika të ndryshme, ku ndërmjet tyre një numër i konsiderueshëm i dedikohen shkeljeve të qarkullimit rrugor. Qytetarët që duan rregull dhe siguri, nuk ngurojnë të japin kontributin e tyre, sa herë konstatojnë paligjshmëri dhe shkelje që cenojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, duke telefonuar menjëherë në numrin e emergjencave 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Nga informacionet e ardhura nga qytetarët, nga një numër jo i vogël i telefonatave në numrin 112, janë adresuar denoncime që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës në rrugë. Nëse nuk do të reagohej në kohë nga strukturat e kontrollit të territorit, do të kishte pasoja të rënda për jetën.

1-Telefonatë e adresuar nga qytetarët në numrin 112: “Drejtuesi i një automjeti tip “Pegueot” po bën manovra të rrezikshme, mund të jete në gjendje të dehur. Drejtuesi u konstatua nga patrulla e Policisë Rrugore, në Unazë të Re, nuk pranoi të kryente testin e alkoolit dhe u shoqërua në komisariat. Pas shoqërimit në komisariat, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur. Pas disa minutash, një drejtues mjeti taksi njoftoi patrullën se i njëjti automjeti i kishte aksidentuar me dashje mjetin e tij dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”.

2-Telefonatë e adresuar te 112: “Drejtuesi i një automjeti është nën ndikimin e alkoolit, po lëviz nga Brryli në drejtim të Rrugës së Elbasanit. Shërbimet e Policisë konstatuan mjetin dhe ndaluan drejtuesin, i cili rezultoi ne gjendje të dehur në masën 0.87 mg/l testi i parë dhe 0.96 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, nga verifikimi, drejtuesi i mjetit rezultoi dhe me leje drejtimi të pezulluar deri më datë 20.02.2022”.

3-Telefonatë e adresuar te 112: “Automjeti tip “Ford” me targa të Zvicrës, që drejtohet nga një femër shkeli semaforin tek ura e Tajvanit. Pasi u lokalizua dhe u ndalua, u konstatua se drejtuesja e mjetit nuk kishte vendosur rripin e sigurisë dhe kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit. Drejtuesja e mjetit u shoqërua për verifikime të tjera, nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

4-Telefonatë e adresuar te 112: “Në Unazën e Madhe janë disa mjete luksoze që kanë bllokuar të gjithë rrugën dhe po bëjnë videoklip. Me marrjen e njoftimit, menjëherë u nis patrulla e Policisë Rrugore, e cila konstatoi se ishin 5 automjete të ndryshme që po xhironim videoklip dhe kishin penguar lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor gjatë xhirimeve në rruge. Në këto kushte u bë kapja në flagrancë e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, si dhe shoqërimi i tyre, bashkë me automjetet, në ambientet e komisariatit, për veprime të tjera hetimore e procedurale”.

5-Telefonatë e adresuar te 112: “Në rrugën Velipojë-Shkodër, një autoveturë tip “Ford” po kryen parakalime të rrezikshme. Shërbimet e Policisë Rrugore bënë të mundur ndalimin e mjetit tek vendi i quajtur “Harku i Berdices”. Pas testimit për alkool, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. V., rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.56 mg/l testi i parë dhe 1.62 mg/l testi i dytë.

6-Telefonatë e adresuar te 112: “Drejtuesi i automjetit tip “Toyota” po bën manovra të çuditshme në rrugën “Mine Peza”, duket nën efektin e alkoolit. Automjeti u ndalua pranë sheshit “Karl Topia” dhe nga verifikimi me alkooltestues, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.07 testi i parë dhe 0.80 mg/l testi i dytë. /albeu.com

The post Po xhironin klip me mjete luksoze në mes të rrugës, policia shoqëron 5 persona në komisariat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.