shoqeria civile Archives - Albeu.com

Shoqëria civile u bën thirrje partive për ujdi rreth presidentit, për t’i shmangur zgjedhjet e parakohshme
Dhjetë organizata të shoqërisë civile në Kosovë u kanë bërë thirrje përmes një letre partive parlamentare ta vendosin interesin qytetar para atij partiak dhe të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në mënyrë që t’i shmangin një palë zgjedhjesh të tjera parlamentare.

Kosova duhet ta ketë një president të ri më së largu deri më 4 mars, sipas Kushtetutës, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati në prill.

Osmani nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për t’u rizgjedhur, ndërsa partitë kryesore politike nuk kanë arritur deri tani ndonjë marrëveshje për ndonjë kandidat të caktuar.

Në letrën e tyre, organizatat e shoqërisë civile u kërkuan partive të “angazhohen me seriozitet dhe përgjegjësi në dialog konstruktiv ndërpartiak; të vendosin interesin qytetar mbi kalkulimet partiake; të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje që siguron funksionimin e plotë institucional”.

Së voni, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti, i takoi liderët opozitarë, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të folur për këtë çështje.

Por, ata nuk kanë arritur pajtueshmëri për ndonjë kandidat të caktuar, megjithëse afati po soset.

Për të garuar për president të vendit, një kandidat duhet t’i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 vende për ta fituar atë pozitë.

Kuorumi arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61 sosh.

Megjithëse roli i presidentit të Kosovës është ceremonial, moszgjedhja e tij në kohë i kushton shtetit.

Dështimi për ta zgjedhur presidentin e vendit para 4 marsit do ta fuste vendin në krizë të re duke nxitur zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të dytë brenda muajsh.

Kosova u përball me krizë politike e institucionale tërë vitin 2025, që i kushtuan me mungesë fondesh ndërkombëtare e vonesa në kalimin e buxhetit për vitin e ri fiskal.

Shoqëria civile tha se, duke i parë zhvillimet rreth votimit për president, “ka rrezik real që vendi të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme për shkak të mungesës së marrëveshjes politike”.

“Duke pasur parasysh se vendi ka kaluar tashmë një periudhë të zgjatur pa stabilitet të plotë institucional, çdo vonesë e mëtejshme në konstituimin e plotë të institucioneve cenon funksionimin demokratik të institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në sistemin politik”, thuhet në letrën e saj.

Demokraci Plus, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Lëvizja FOL dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) janë 10 organizatat nënshkruese./REL

The post Shoqëria civile u bën thirrje partive për ujdi rreth presidentit, për t’i shmangur zgjedhjet e parakohshme appeared first on Albeu.com.

“Askush s’është mbi ligjin”, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
Disa organizata të shoqërisë civile i dërguan të martën një kërkesë publike kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe deputetëve anëtarë të Këshillit për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin që të shqyrtojnë “pa vonesa apo ndërhyrje politike” kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mbledhja e menjëhershme e Këshillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotë i parimit se “askush nuk është mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe të paanshëm të procedurave parlamentare”.

Apeli i shoqërisë civile vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do të fuste në ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit të Ballukut.

Organizatat nënshkruese ‘Drejtësi Sociale’, ‘Qëndresa Qytetare’, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, SCiDEV, ‘Tek Bunkeri’, Qendra ‘Hana’ dhe ‘Qyteti Im’ theksojnë se me anë të apelit publik për Kuvendin bazohen në rolin e tyre “për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit publik” dhe bazohet në Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, që kanë rregulluar çështjen me procedurë dhe afate dhe jo “si jo si hapësirë për debat politik mbi çështje penale në themel”.

Në këtë kontekts organizatat ngrenë shqetësimin për rrezikimin e këtyre procedurave kushtetuese dhe kthimin e tyre në objekt zvarritjeje, relativizimi ose instrumentalizimi politik.

“Çdo vonesë e pajustifikuar procedurale, çdo devijim nga procedura e përcaktuar në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit, si dhe çdo instrumentalizim politik i një kërkese penale, rrezikon të cenojë parimin e barazisë para ligjit, detyrimin kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e publikut në funksionimin e institucioneve demokratike”– ”,- thuhet në letrën publike.

Mazhoranca socialiste po mban të bllokuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK, që prej dhjetorit si fillim me justifikimin për t’u lënë kohë anëtarëve të Këshillit të njihen me dosjen voluminoze dhe më pas me pritjen e vendimin të Gjykatës Kushtetuese për një çështje tjetër.

Por për organizatat e shoqërisë civile Kuvendi nuk mund të trajtojë procedurat kushtetuese si ‘zgjedhje politike”.

“Mandati përfaqësues nuk mund të përdoret për të krijuar pengesa procedurale apo perceptim mbrojtjeje ndaj askujt që përballet me drejtësinë. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i rregullave procedurale janë themeli i besimit publik në institucionet demokratike”,- theksohet në qëndrimin e tyre.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Kryetari i Kuvendit ka refuzuar të thërrasë mbledhjen dhe pas kërkesave të anëtarëve të opozitës në Këshill, ndërkohë që shtyrja përtej 3 muajve e shqyrtimit të kërkesës së SPAK mund të çojë në rrëzimin automatik të saj, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit./BIRN

The post “Askush s’është mbi ligjin”, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

Drejtësi për Jonadën/ Shoqëria civile sërish nesër në protestë, Berisha dëshmon mbështetjen në “Facebook”
Vrasja e Jonadën nga polici skafist në Himarë ngriti qytetarët në protestë në Tiranë pasditën e 4 gushtit dhe në fundin e saj shoqëria civile dha një ultimatum për kryeminsitrin Rama, i cili duket se ka shkuar “vesh në shurdhët”.

Ata i dhanë 24 orë kohë Kryeministrit që të shkarkonte drejtorin e Policisë, Gledis Nano, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro deri të hënën, ose në të kundërt protestat do të vazhdonin.

Duke parë situatën, ditën e djeshme u lajmërua protesta e radhës para Ministrisë së Bredshme e cila do të organizohet ditën e hënë në orën 19:30.

Ditën e sotme posterin “Drejtësi për Jonadën” e ka shpërndarë në “facebook” edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se mbështet plotësisht këtë protestë qytetare.

“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre! Sb”, shkruan Berisha./albeu.com

The post Drejtësi për Jonadën/ Shoqëria civile sërish nesër në protestë, Berisha dëshmon mbështetjen në “Facebook” appeared first on Albeu.com.

Shoqëria civile mbledh tryezën, i pranishëm ish-kryeministri Berisha
Shoqërisa civile po zhvillojnë një tryezë diskutimi me temë “Shqipëria në rrezik. Ç’duhet të bëjmë”?, ku i pranishëm është dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Temat e diskutimit gjatëmbledhjes do të jenë gjendja ekonomike, falimentimi, shpopullimi dhe problemet e tjera sociale.

Organizatori Altin Goxhaj pohoi në prag të nisjes së aktivitetit se, në gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, përballë një diktature totalitare institucionale, të gjitha pushtetet janë totalisht të kapura nga Partia Shtet e Patronazhistëve duke e kthyer Shqipërinë në periudhën më të errët të kohës së komunizmit.

“Ekonomia po fundoset duke kthyer ditët më të errëta të varfërisë së fundit të komunizmit. Sot shqiptarët janë përballë shtypjes dhe represionit qeveritar nga njëra anë dhe pamundësisë për të përballuar nevojat më bazike të jetesës! Trendi i braktisjes së vendit nga pjesa më aktive e tregut të punës po e zbraz nga dita në ditë territorin e Shqipërisë ndërsa oligarkët e lidhur me pushtetin pasurohen me ritme të frikshme. Ky bashkëbisedim synon pikërisht bashkimin në një tryezë të përbashkët të shqetësimeve dhe propozimeve të pjesës më aktive të nervit shoqëror, të aktivistëve dhe të kritikëve në zë të gjithë këtyre viteve ndaj së Keqes që po mbyt Shqipërinë, për të shkuar drejt një fronti të bashkuar rezistence kombëtare ndaj kësaj Axhende që po zhbën Shqipërinë!

Në këtë takim nuk do flitet për të analizuar jo thjeshtë gjendjen e Shqipërisë, por për të gjetur rrugën drejt koordinimit konkret të rezistencës qytetare me Opozitën për të frenuar dhe ndaluar të Keqen dhe shpëtuar Shqipërinë! Ajo që shpresojmë të arrijmë është krijimi një Fronti të Bashkuar të Rezistencës Kombëtare ndaj Axhendës”, tha Altin Goxhaj./albeu.com

The post Shoqëria civile mbledh tryezën, i pranishëm ish-kryeministri Berisha appeared first on Albeu.com.

Dhuna ndaj grave, “një emergjencë kombëtare” në Shqipëri
Në Tiranë, “Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje” zhvilloi sot Konferencën Kombëtare mbi Çështjet Gjinore në Media.

Veprimtarët dhe opinioni publik janë të shqetësuar për dy vrasje të tjera të grave nga bashkëshortët e tyre javën e kaluar.

Dhuna fizike ndaj gruas është vetëm një prej padrejtësive më të rënda, që prekin gratë dhe vajzat, të cilat shpesh humbin jetën në këto situata, si dy zonjat që u vranë nga bashkëshortët javën që shkoi.

Përfaqësuesja e Rrjetit për Barazi në Vendimmarrje, Edlira Cepani, thotë se gratë e vajzat në Shqipëri vuajnë paragjykime dhe diskriminime shumë të mëdha.

Përpjekjet në këtë fushë nuk duhet t’i lihen vetëm shoqërisë civile, thotë ajo, por dhuna ndaj grave është shndërruar në një emergjencë kombëtare, ku duhet të ndërhyjnë autoritetet shtetërore.

“Një nga pankartat që unë marr gjithmonë në protesta është “Duam Mbrojtje dhe jo Fjalë”. Ne kemi një përmirësim të ndjeshëm në ligjet e kësaj fushe, por këto janë vetëm në letër. Sot ato duhen zbritur në terren me seriozitetin e duhur dhe me ndjesinë që është kjo është realisht një emergjencë kombëtare” – thotë zonja Çepani.

Edhe veprimtare e përfaqësuese të administratës shtetërore vlerësojnë se ligjet e miratuara janë me standarte që respektojnë liritë e të drejtat njerëzore, por ato nuk zbatohen sa duhet.

Nënkryetarja e Këshillit të Qarkut të Korçës, Mimoza Shuli, thotë se aktualisht nevojiten ligje më të ashpra dhe zbatim më të fortë të ligjeve ndaj atyre që dhunojnë gratë.

“Edhe pse kemi vite që punojmë për barazinë gjinore, kundër dhunës gjinore në familje, aktet e dhunës sa vijnë e shtohen. Kjo ëhstë vërtet për të ardhur keq. Ka faktorë të ndryshëm për këtë, por mendoj se faktori kryesor është ai ekonomik. Ndoshta edhe papunësia. Ne po vazhdojmë përpjekjet në bashkëpunim mes shqërisë civile dhe institucioneve shtetërore për ta ndryshuar gjendjen” – u shpreh zonja Shuli.

Nga viti 2006 dhe 2008 Kuvendi ka miratuar ligjet për barazinë gjinore dhe ligjin kundër dhunës më bazë gjinore, ku parashikohet veprimi i njëkohshëm i një serie institucionesh për të frenuar këtë dhunë.

Analistja e medias dhe e çështjeve gjinore, Valbona Sulçe, thotë se mekanizmi është projektuar që të gjith institucionet të veprojnë njëherësh, por sapo njëri ndalon, atëherë dështojnë të gjithë së bashku.

“Policia, gjykata, bashkia, drejtoritë arsimore, drejtoritë e kujdesit shëndetëor, shoqëria civile dhe disa aktorë të tjerë të bashkëpunojnë në mënyrë që të parandalojnë dhunën në familje, sapo njëra nga këto hallka të këtij zinxhiri nuk funksionon, dhuna gjen terren dhe rishfaqet” – thotë zonja Sulçe.

Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci, mendon se edhe mediat shqiptare kanë dështuar deri tani të raportojnë mbi diversitetin në shoqëri dhe shkruajnë ftohtë për vrasjet dhe dhunën ndaj grave, pa hyrë në brendinë njerëzore të ngjarjeve.

“Unë sot jam shumë i fokusuar ndaj raportimeve tematike në nivele komunitare për çështje konkrete, në komunitete të gjalla që kanë këtë problem. Edhe dhuna na familje duhet futur brenda këtyre filtrave. Ne e përdorim si etiketë “Dhuna ndaj grave”, por ajo është një çështje thellësisht sociale, që duhet hulumtuar me imtësi nga gazetarët” – thotë zoti Goci.

Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje është një nga organizatat me më shumë veprimtari në fushën e të drejtave njerëzore sa u takon grave dhe vajzave.

Konferenca e sotme bashkoi edhe gazetarë të rinj nga Tirana, Shkodra dhe Elbasani për të shqyrtuar steritipet diskriminuese të grave dhe vajzave në media dhe për t’i shmangur ato.

Konferenca është pjesë e nismës “WomenSpeakUp: Changing Conversation in Media” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, përmes Programit të Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë./VOA

The post Dhuna ndaj grave, “një emergjencë kombëtare” në Shqipëri appeared first on Albeu.com.