Shoqata e Transportit Publik Archives - Albeu.com

Babëzia e transportit urban, duan sërish para nga taksat e kryeqytetasve, por shërbimin e kanë përtokë
Transporti publik i Tiranës pretendon të jetë në gjendje të rënduar financiare për shkak të rënies së numrit të pasagjerëve dhe mungesës së rimbursimit të plotë të aboneve të studentit nga Bashkia e Tiranës, ndërsa shërbimi është përtoke duke i rrezikuar çdo ditë jetën kryeqytetasve.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni tha se aktualisht numri i pasagjerëve në linjat urbane është tkurrur 35% krahasuar me vjet. Sipas tij arsyeja kryesore e rënies është emigracioni i lartë, kryesisht i të rinjve.

Shqetësim për operatorët e linjave urbane mbetet thellimi i humbjeve nga mungesa e kompensimit të plotë të abonesë për studentët.

Nisma e bashkisë së Tiranës “Abone falas për studentët” ka nisur zbatimin nga 1 nëntori 2022. Me vendim nr. 101, datë 1 9.10.2022 “Për kompensimin e biletës së pajtimit mujor, të përgjithshëm (abonesë së studentit) për studentët e pajisur me kartë studenti për të gjitha linjat, në transportin qytetas në bashkinë e Tiranës” është përcaktuar dhe mënyra e kompensimit, bazuar në vendimin e mësipërm, pra kompensimi për 600 lekë/abone e shitur. Drejtues të shoqatës pohuan se deri tani operatorët nuk kanë përfituar kompensimin për çmimin e plotë të saj në vlerën e 1,600 lekëve, çka ka sjellë jo vetëm rënie të biletave, por edhe abuzime me shitjen e aboneve.

Në letrën “Ankesë për mungesën e kompensimit të abonesë së studentit” dërguar bashkisë së Tiranës Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas thotë se mos kompensimi çdo muaj po shkakton dëme financiare dhe rënie 35% të shitjeve të biletave.

“Pavarësisht faktit se nuk kemi qenë dakord me aplikimin e kësaj nisme në mënyrë kaq të shpejtë dhe urgjente, pavarësisht se jemi ndjerë “të detyruar” ta zbatojmë atë, ne kemi respektuar çdo kërkesë tuajën. Gjendur në këto kushte kërkojmë që kompensimi të kryhet në çdo kohë, për çdo muaj, duke mos na shkaktuar, më dëme financiare që po çojnë gjithnjë e më tepër drejt falimentit.

Shpërndarja falas e aboneve të studentit ka rritur kostot tona financiare, ka ulur ndjeshëm në masën 35% shitjet e biletave të tjera dhe ka shkaktuar gjendje të vështirë ekonomike-financiare në kryerjen me eficencë të shërbimit. Duke shtuar faktin se kjo nismë, tashmë po vazhdon është aplikuar, duke mos realizuar kompensimin sipas ligjit për çdo muaj, ju po vazhdoni të rëndoni gjendjen tonë financiare, duke krijuar pamundësi në realizimin e shërbimit me eficencë dhe cilësi”.

Kompanitë ngritën edhe më herët shqetësimin se për secilin operator në Tiranë shitjet e biletave ranë 37% nga shpërndarja e aboneve falas. Në fund të muajit tetor Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në një letër drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ministres së Arsimit Evis Kushi kërkonte rimbursimin e plotë në vlerën e 1,600 lekë të aboneve të studentëve që shpërndahen falas, pasi dhënia e tyre falas rrezikonte falimentimin e 11 kompani të transportit urban për 16 linja.

Po ashtu Shoqata kombëtare e Transportit Qytetas paralelisht i ka dërguar edhe një kërkesë bashkisë për realizimin e premtimeve, si: Rimbursimin e vlerës për abonenë e studentit nga 600 lekë në 1,600 lekë bazuar në kushtet aktuale dhe ndikimit të nismës “Abone studenti falas”; Rimbursimin e akcizës së karburantit bazuar në konsumin e deklaruar sipas raportimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pranë Drejtorisë së transportit në Bashkinë Tiranë nga secili operator i transportit publik qytetas; Rimbursimi i TVSH-së në shitje për biletat dhe abonetë.

Shoqata thekson se në rast se pikat e mësipërme nuk arrijnë të zbatohen brenda një periudhe afatshkurtër, atëherë me dakortësinë e të gjithë operatorëve të transportit publik qytetas kërkojmë që secili operator të paguhet në lekë/km./ monitor

The post Babëzia e transportit urban, duan sërish para nga taksat e kryeqytetasve, por shërbimin e kanë përtokë appeared first on Albeu.com.

Shoqata e Transportit Publik kërcënon qytetarët: Do dyfishojmë çmimin e biletës
Shoqata e Transportit Publik ka kërcënuar qytetarët se do të dyfishojë çmimin e biletave për qytetarët.

Këto deklarata vijnë edhe pse u ata u zotuan se subvencioni i qeverisë do të shmangte ndërprerjen e shërbimit apo rritjen e çmimit të biletës.

Sipas shoqatës, kërkesa do të lindë natyrshëm në përfundim të paketës së dytë, nëse nuk do të pasohet nga një tjetër.

Ata shtojnë se në të kundërt, me këtë rritje të inflacionit, ata rrezikojnë falimentimin.

DEKLARATA

Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, bëri me dije dje në një intervistë për mediat se do të kërkojnë rritje çmimi, e madje edhe më shumë nga sa është kërkuar më herët.

“Në bazë të kërkesës që bëmë ne përpara disa kohësh, për të cilën bëmë edhe një konferencë ku deklaruam se nuk ishim në gjendje të përballonim më shërbimin, pra e studiuam tregun në detaje, për të pasur shërbim cilësor dhe për të përmirësuar flotën e autobusëve do të nevojitej një biletë në vlerën e 70 deri 80 lekëve”, tha ai.

Ai nuk la pa përmendur edhe mungesën e subvencioneve nga shteti midis dy paketave, për muajt qershor e korrik, të cilat çuan ata drejt reduktimit të flotës urbane e madje edhe në kërcënime për mosnxjerrjen në qarkullim të biletave të pajtimit mujor. Për këtë arsye, Memaj insiston për krijimin e një politike afatgjatë për sektorin që përfaqëson.

“Nëse nga shteti nuk ka subvencione afatgjata, ne do ta kërkojmë rritjen e biletës”, shprehet prerë Memaj teksa shton se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

Dhënia e subvencioneve me periudha tre mujore i ka dhënë një frymëmarrje këtij sektori, i cili me reduktimin e lëvizjeve duket se po var shpresat për mbijetesë në ndihmën e qeverisë duke e kthyer situatën në pikën zero. Paketa e dytë e ndihmës përfundon në muajin pasues, tetor, dhe urbanët do të kthejnë sytë nga qeveria, ose nga udhëtarët. Subvencion ose rritje çmimi. Aq më tepër, kur parashikimet për uljen e çmimit të naftës duken të zymta.

Një gjë e tillë ka bërë disa linja urbane midis qyteteve të abuzojnë duke rritur në mënyrë të njëanshme e të paligjshme çmimin e biletës së udhëtarëve. Sikur kjo të mos mjaftonte, kushtet në shumicën dërrmuese të autobusëve (veçanërisht ato në rrethe) janë jashtë çdo standardi, me mjete të vjetra në qarkullim dhe mungesë kushtesh./albeu.com/

The post Shoqata e Transportit Publik kërcënon qytetarët: Do dyfishojmë çmimin e biletës appeared first on Albeu.com.