Shoqata e hidrokarbureve Archives - Albeu.com

Naftës i largohet bordi, por nuk hiqen tre taksat e koncesioneve; Shoqata e Hidrokarbureve: Rrisin çmimin me 4,6 lekë për litër
Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të karburanteve në fillim të muajit mars, kur nafta arriti deri në 260 lekë për litër, nga 192 lekë, që ishte në fund të shkurtit, me një shtrenjtim prej rreth 35%, për stabilizimin e tyre, qeveria ndërhyri me ngritjen e Bordit të Transparencës.

Bordi u shfuqizua më 7 qershor, ku rezulton që edhe disa javë pas shfuqizimit të tij në treg, çmimet kanë mbetur të pandryshuara.

Rënia e çmimit ka ndikuar në shtimin e konsumit. Importet e karburanteve në periudhën janar-maj 2023, sipas të dhënave të MFE kanë shënuar rritje rreth 7% krahasuar me të njëjtën periudhë paraardhëse.

Shoqata e Hidrokarbureve thekson se niveli aktual i çmimeve është minimal. Sipas tyre, janë taksat ato që ndikojnë te çmimet e karburanteve. Me çmimin aktual të karburantit, 120 lekë nga totali i çmimit, apo 70% të tyre, zënë taksat sipas Shoqatës së Hidrokarbureve.

Në Shqipëri, nafta është e ngarkuar me 5 taksa shtetërore, si: akciza, taksa e qarkullimit, taksë karboni, TVSH dhe taksë rilicencimi dhe 3 taksa që paguhen nëpërmjet koncesioneve, si taksa për markimin, skanimin dhe pompat. Nga tre taksat koncesionare, nafta ngarkohet në çmim me 4,6 lekë për litër, sipas Shoqatës së Hidrokarbureve.

“Habitem se si disa teoricienë bëjnë sikur shqetësohen për çmimet e naftës dhe nuk e ngrenë zërin për heqjen e taksave që janë pa vlerë dhe ka përfitime veç për atë që i vjel, si markimi, skanimi dhe kalibrimi. Këto taksa e rrisin çmimin e naftës me 4,6 lekë për litër”, thekson Luigji Aliaj.

Në Maqedoninë e Veriut, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza dhe TVSH 18%. Produkti i naftës në këtë shtet nuk është i ngarkuar me taksën e qarkullimit dhe të koncesioneve.

Konkretisht kontrata e koncesionit të markimit jo vetëm që nuk arrin të realizojë kontrollin e cilësisë së naftës dhe të luftojë kontrabandën, rëndon te çmimi aktual i naftës me 1 lekë për litër. Për naftën e markuar është përcaktuar tarifa e 614 lekëve (me TVSH) në nivelin e 1,000 litrave.

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigji Aliaj, pohoi se nëse importuesit nuk do ta paguanin këtë tarifë, çmimi automatikisht i naftës do të ulej 1 lekë për litër.

Ndërsa nga 1 janari, këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit, që sipas aktorëve duhet të rishikohet çdo tre muaj. Vetëm nga indeksimi i inflacionit, nafta është shtrenjtuar me rreth 3-4 lekë për litër./monitor

The post Naftës i largohet bordi, por nuk hiqen tre taksat e koncesioneve; Shoqata e Hidrokarbureve: Rrisin çmimin me 4,6 lekë për litër appeared first on Albeu.com.

Shoqata Hidrokarbureve: Nëse nuk do të ndërhynte Bordi, çmimi i naftës do të ishte 12 lekë/litër më i lirë
Një litër naftë tregtohet aktualisht me 252 lekë për litër, afër nivele maksimale historike prej 265 lekë për litër, të arritura pak javë më parë.

Që prej fillimit të muajit mars, kur nafta filloi të rritej me shpejtësi në tregun e brendshëm, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, qeveria krijoi Bordin e Transparencës, që vendos periodikisht çmimet e shumicës dhe të pakicës të naftës, benzinës dhe gazit, sipas një formule që merr për bazë çmimet e blerjes në bursa, taksat, kostot operative dhe një marzh fitimi.

Me gjithë ndërhyrjen e bordit, çmimi i naftës ka vijuar të rritet vazhdimisht, duke reflektuar ndryshimet në bursa. Që nga krijimi i Bordit, kur karburanti tregtohej me rreth 230-235 lekë, nafta është shtrenjtuar edhe me 7-9%.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha për “Monitor” se fiksimi i çmimeve nga Bordi vetëm sa ka qenë në dëm si të kompanive, ashtu dhe të konsumatorëve, teksa u ka dhënë operatorëve më pak mundësi atyre të blejnë me eficiencë, duke bërë që çmimet e fiksuara të jenë realisht më të larta sesa do të ishin nëse tregu do të lihej i lirë. “Për shkak të ndërhyrjeve të Bordit, çmimi i naftës në tregun vendas është të paktën 5% më i shtrenjtë sesa do të ishte nëse do të vendosej vetë nga tregu”, tha Shoqata. Sipas këtyre vlerësimeve, çmimi i naftës sot do të ishte 240 lekë për litër, nga 252 lekë, që është aktualisht, apo 12 lekë më pak për një litër.

“Çmimi në bursa shënon luhatje të mëdha, me +- 200-300USD/ton. Në një treg të lirë, secili operator, me studimin që u bën tregjeve merr rrezik të mbyllë kontrata në momentin e uljes së tregut. Por në kushtet që Bordi qëndron mbi kokë nuk guxon askush të bëjë blerje më shumë se nevojat ditore se ka frikë se një rënie më e madhe e kalon direkt në humbje e pa mundësi shitje. Nuk ka vend në botë që çmimi të lëvizë në treg të pakicës çdo ditë. Edhe në vendet që përpiqen ta bëjnë kontrollin e çmimit në ekstrem lëvizjet i bëjnë maksimumi një herë në muaj, kur tregu ka tendencë të fortë. Kjo që bën Bordi ynë është e paprecedentë. Është pa kuptim që dikush në orën 5 pasdite e blen naftën 243 lekë e në orën 6 pasdite, një tjetër e blen me 252 lekë”.

Shoqata sqaron se kjo ndërhyrje ka çuar dhe në luhatjet në drejtim të kundërt të çmimeve në tregun vendas dhe në bursa. “Të premten nafta është rritur në bursa me 75USD/ton. Nga e premtja e shtuna e diela dhe të hënën sot, kompanitë kanë shitur me humbje. Po të ishin të lirë të vepronin do kishin blerë në bursë për 10 ditë që të mërkurën e të enjten. Ato që furnizohen sot apo nesër kalojnë ne humbje po të bjerë nesër. Po të shohësh tregun ndërkombëtar, rritje kishte të premten, të shtunë e të diel nuk ka tregtim të naftës referencë Platz, ndërsa të hënën çmimi në bursa ra pak”.

Sipas Shoqatës këto ndërhyje vetëm po çorientojnë opinionin publik dhe po shtojnë kostot te sipërmarrjet. “Njerëzit me të drejtë hutohen se të hënën, kur në bursa ra, çmimi në tregun vendas u rrit nga Bordi. Ky i fundit, rritjen e zvarrit me 4-5 ditë dhe uljen e reflekton menjëherë. Kjo nuk i vlen gjë as konsumatorit as sipërmarrjes, thjesht krijon kaos e stres për të gjithë Prandaj në një treg të lirë me shumë operatorë është e pa mundur të tentosh të caktosh çmim unik pa logjikë ku çdo sipërmarrje ka kosto te ndryshme si në operim, si në mundësi blerje. Transparencë do të thotë të analizosh tregun a ka pengesë për hyrje të operatorëve të rinj dhe nëse ka, atëherë bën reformë dhe hap tregun. Po ashtu dhe Autoriteti i Konkurrencës të vëzhgojë a ka marrëveshje për fiksim çmimi, ndërsa tatimet të kontrollojnë nëse deklarohen saktë blerjet e shitjet dhe a paguhen në mënyrë korrekte taksat”.

Po falimentojnë të vegjlit dhe po rritet evazioni

Shoqata thotë së kjo ndërhyje në çmime po dëmton më shumë kompanitë e vogla, që po i çon drejt falimentimit.

Ndërkohë operatorët pohojnë se është rritur evazioni, sidomos nga pikat e vogla nëpër rrethe. Ndryshimi i çmimeve po i falimenton të vegjlit, se nëse kanë gjendje me çmim të lartë dhe Bordi ditën tjetër ul çmimin, kjo po bën që ata të manovrojnë me sasitë e deklaruara në pompa./monitor

The post Shoqata Hidrokarbureve: Nëse nuk do të ndërhynte Bordi, çmimi i naftës do të ishte 12 lekë/litër më i lirë appeared first on Albeu.com.

Shoqata e hidrokarbureve: Çmimi i naftës do të stabilizohet brenda Prillit
Çmimi i naftës ka njohur rritje rekord në vendin tonë gjatë 1 jave, duke kapur vlerat maksimale që shkojnë mbi 260 Lekë për litër.

Çmimet janë rritur si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. Këto çmime do të pësojnë luhatje të vazhdueshme, shpjegon përfaqësuesi i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj.

Ky i fundit, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se këto çmime pritet të normalizohen në muajin Prill dhe vlera e naftës do të zbresë në 180-190 Lekë për litër.

“Çmimet gjatë kësaj periudhe do të kenë shumë goditje. Në rastin më të keq, brenda Prillit çmimet do stabilizohen, gati aty para luftës, aty te 180, 190 lekë.

Nafta është një bursë ose dyqan virtual që kërkesa dhe oferta lëvizin 24 orë. Ky treg global kërkon 100 milion fuçi në ditë për gjithë botën. Ky është çmim botëror. Rusia prodhues është i dyti, eksportues i treti.

Bllokimi i naftës ruse akoma s’ka ndodhur. Por e ka rritur mendimi, paniku. Gjithçka mund të jetë e përkohshme”, u shpreh Luigj Aliaj.

The post Shoqata e hidrokarbureve: Çmimi i naftës do të stabilizohet brenda Prillit appeared first on Albeu.com.