shoferit betonieres Archives - Albeu.com

Aksidenti tragjik me 4 viktima në Fushë-Prezë/ Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Harrova të ndez bllokazhin…
Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një aksident tragjik ku humbën jetën katër të rinj, u regjistrua në Fushë-Prezë. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është përfshirë nga flakët, duke bërë që të rinjtë të digjen plotësisht brenda në makinë.

Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë, ku duket se automjeti ku ndodheshin katër të rinjtë ka parakaluar 2 kamionë që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në rrugë në sensin e drejtë dhe kanë vijuar udhëtimin kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar.

Shoferi 24-vjeçar i betonieres, Aleksandër Krrashi, ka dëshmuar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore, i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.

Ai tha se ka provuar ta ndezë dy herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë, për të marrë naftë dhe ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës.

Në dëshminë e parë shoferi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka thënë që ka qenë në lëvizje, më pas në dëshminë e dytë ka dhënë variantin e mësipërm.

Ndërkohë, ka dyshime që këtij të fundit i është prishur betonierja dhe më pas i është fikur dhe nuk ka ndezur asnjë dritë bllokazhi dhe nuk ka vendosur as sinjalistikën e nevojshme në rrugë, pra trekëndëshin e sigurisë që përdoret në rast defektesh të tilla për të paralajmëruar automjetet në ardhje.

Grupi hetimor dyshon se përplasja ka qenë e fortë, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushëpamjes së drejtuesit në makinën e aksidentuar.

Faktor për mungesën e fushëpamjes, besohet se ka qenë edhe mungesa e ndriçimit në zonë.

Bazuar në ekspertizën e kryer nga grupi hetimor, kur është përplasur me betonieren mjeti ku ndodheshin 4 të rinjtë ka qenë më shpejtësi rreth 140 km/orë.

The post Aksidenti tragjik me 4 viktima në Fushë-Prezë/ Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Harrova të ndez bllokazhin… appeared first on Albeu.com.