shkrim Archives - Albeu.com
“Reuters” shkrim për Kombëtaren: Nga goli më i shpejtë te tifozët fantastikë, Shqipëria solli surpriza në EURO 2024
Media prestigjoze ndërkombëtare “Reuters”, i ka kushtuar një analizë të veçantë kombëtares shqiptare të futbollit dhe rrugëtimit të saj në EURO 2024, të cilin e konsideron si surprizën më të bukur të Kampionatit Europian që po zhvillohet në Gjermani, të paktën deri në këto momente.
Shkrimi i “Reuters” për kombëtaren shqiptare dhe për tifozerinë “kuqezi”:
Shqipëria kthehet në shtëpi si skuadra e fundit e grupit të tyre në Euro 2024 me vetëm një pikë, por këto fakte nuk tregojnë asgjë për kontributin e saj të shkëlqyeshëm në turne në betejat pasionante kundër tre prej skuadrave kryesore të turneut.
Me Shqipërinë në Gjermani, përballë kampionëve në fuqi, Italisë në ndeshjen e tyre hapëse, trajneri brazilian Sylvinho nuk mund ta imagjinonte kurrë në ëndrrat e tij më të çmendura se sa mirë do të fillonte turneu i dytë Europian në histori për “kuqezinjtë”.
Nga nisja e ndeshjes, Shqipëria bëri tre pasime, Italia gaboi nga rivënia dhe Nedim Bajrami u hodh për të goditur topin, duke shënuar pas vetëm 23 sekondave lojë dhe duke realizuar golin më të shpejtë në historinë e EURO. Një gol që ndezi festën në mesin e dhjetëra mijëra tifozëve të veshur “kuqezi” në Dortmund, kaos në baret dhe shtëpitë e kryeqytetit shqiptar, Tiranë dhe një moment i pavdekshëm për kombin krenar ballkanik.
Italia më pas shënoi dy gola, por Shqipëria i mbajti nën presion deri në fund, për pak sa nuk barazoi në shtesë, duke sjellë duartrokitje në stadium dhe duke habitur mbarë botën për një ekip që askush nuk kishte shpresë se mund të bënte diçka në grupin ku ndodhej.
Kundër Kroacisë në ndeshjen e radhës të Grupit B, Shqipëria i emocionoi sërish tifozët e saj pasi sfidoi dhe barazoi 2-2 me një gol në sekondat e fundit, në një nga ndeshjet më pulsuese të turneut deri më tani.
Shqiptarët u shfaqën më të përmbajtur në ndeshjen e tyre të tretë, në një humbje të ngushtë 1-0 ndaj Spanjës, por gjithsesi i dhanë kundërshtarëve të tyre shumë momente të pakëndshme nëpërmjet Jasir Asanit dhe Kristjan Asllanit.
Federata ambicioze e futbollit e Shqipërisë shpreson që përvoja në Gjermani t’i ndihmojë për të ardhmen, me paraqitje më të rregullta. Një gjë për të cilën mund të jenë të sigurt shqiptarët është mbështetja e jashtëzakonshme.
Shumë ishin të befasuar kur panë shqiptarët në numër më të madh se italianët në ndeshjen hapëse, dhe kjo vazhdoi gjatë gjithë kohës, zhurma dhe ngjyra e tifozëve “kuqezi” përputheshin me numrin e madh të tyre. Disa erdhën nga shtëpia e disa të tjerë nga diaspora globale shqiptare.
The post “Reuters” shkrim për Kombëtaren: Nga goli më i shpejtë te tifozët fantastikë, Shqipëria solli surpriza në EURO 2024 appeared first on Albeu.com.
Shqipëri: “Befas na dilnin përpara kuaj…”
Anna Klein, profesore turizmi në Mynih, së bashku me të shoqin dhe dy të bijat, i kaloi pushimet e sivjetshme verore në Shqipëri. Në intervistë për DW ajo sjell përshtypjet si pushuese dhe specialiste e fushës.
Deutsche Welle: Zonja Klein, ju zgjodhët Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet me familjen tuaj. Si e morët këtë vendim?
Anna Klein: Ne donim të shkonim në jug me kamper-in tonë, sepse vitin e kaluar ishim në veri. Këtë radhë donim ta kishim pak më ngrohtë. Vendet e tjera, si Kroacia, Sllovenia etj.  i kishim vizituar, Shqipëria na u duk pak më ekzotike dhe ndryshe.
​​Ju shkuat për diell, por përfunduat edhe në një stuhi të rrezikshme.
Po, patëm një “aventurë” në Kanionin e Langaricës, në Përmet, teksa po e përshkonim më këmbë. Ishte një rrugë që nuk kishte asnjë pikë uji. Sapo kishim mbërritur nga fundi, pamë që moti nisi të ndryshonte. U kthyem menjëherë me shpejtësi, gati me vrap. Ndërsa për të shkuar na ishin dashur 4 orë, kthimin e bëmë gati për një orë. Vetëm për një fije shpëtuam. Stuhia ishte e frikshme, me bubullima dhe vetëtima, qielli u nxi, nuk kisha parë një gjë të tillë më parë. Vajza e vogël, e cila është gjashtë vjeçe u tremb shumë. Megjithatë, e gjithë përvoja në Shqipëri ishte shumë e bukur.
Si specialiste e fushës, cilat janë sipas jush përparësitë e turizmit në Shqipëri?
Natyra dhe pamja që të shpaloset nëpër udhëtime. Kombinimi mal, det, liqene. Do të veçoja udhëtimin me traget në Liqenin e Komanit, Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, me një panoramë mahnitëse. Rrugët janë më të mira se ç’i kisha pritur. Në veri të Shqipërisë, nëpër male kishte edhe vende ku rruga përfundonte, dhe pastaj ngushtohej shumë dhe bëhej e rrezikshme. Së dyti janë njerëzit, dhe ajo që më ka befasuar më shumë është se edhe në zonat më të thella gjen edhe më të moshuar që flasin anglisht. Për dy vajzat tona ishin edhe kafshët interesante. Vajzat tona numëruan gjithsej mbi 150 qenë. Në Shkodër ishte për ta një përjetim i bukur, sepse befas na dilnin në rrugë kuaj, lopë, dhi. Për fëmijët kjo është diçka e veçantë. Së treti, janë dhe trashëgimitë kulturore, por aty kërkon pak më shumë menaxhim.
Çfarë do të ndryshonit ju po ta kishit në dorë menaxhimin e turizmit në Shqipëri?
Unë do të insistoja që krahas rrugëve automobilistike të kishte edhe rrugë për këmbësorë. Dhe sa u përket kampingjeve, do të përmirësoja infrastrukturën e tyre: Për shembull, vendi për larjen e pjatave duhet të jetë i ndryshëm nga ai i dhëmbëve.  Në shumë kampingje, jo ato në breg të detit, por më në thellësi, kishte vetëm një banjë dhe asgjë tjetër. Për ne që vijmë me automjetet tona, është me rëndësi të gjejmë edhe vende ku të hedhim ujërat e pista, rrymë elektrike dhe çezma me ujë të rrjedhshëm. Por ne këto mangësi i prisnim dhe nuk na zhgënjyen. Ajo që na befasoi pak ishin mbeturinat e hedhura me vend e pa vend, në Parqe Natyrorë, Kombëtare, në liqene, në lumenj. Dhe kam përshtypjen se kjo ka të bëjë edhe me mentalitetin.
Ju i ratë Shqipërisë kryq e tërthor dhe takuat shumë turistë. Cili është turisti që haset me shepesh ne Shqipëri?
Kam përshtypjen se turisti tipik që vjen në Shqipëri, nëpër resorte dhe hotele buzëdetit, janë vetë shqiptarët, shumica nga mërgata që vijnë të kalojnë pushimet në vendlindje, ose shqiptarë nga vendet përreth, Kosova, Maqedonia e Veriut. Turistët perëndimorë, si ne, vijnë për të zbuluar vendin dhe për pak aventurë dhe nuk shqetësohen fort për mungesën e komfortit. Shumica e tyre vijnë nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Polonia. ​​​
Qeveria shqiptare është duke i ristrukturuar zonat turistike. Cila do të ishte këshilla juaj?
E rëndësishme është që të mos përsëriten gabimet e bëra në vende të tjera, si për shembull në Kroaci, në Dubrovnik, që është vendi tipik i keqmenaxhimit turistik. Pra, nuk mjafton vetëm të promovosh dhe të bësh reklamë për turizmin, por duhet menduar qysh më parë edhe se si t’i drejtosh flukset e turistëve. Këtë tani për tani e bën vetëm infrastruktura e papërfunduar.
Shumë vende kanë mbetur të bukura, sepse nuk janë bërë ende rrugët automobilistike që të çojnë deri aty. Në Himarë kishte shumë plazhe ku nuk mund të shkoje me makinë, dhe ato kishin mbetur shumë të bukura. Por nëse shtrohet rruga automobilistike pa menaxhuar flukset e turisteve atëherë këto plazhe vetiu që do të prishen. Pra, duhen pasur parasysh kapacitetet e tyre. Dhe këto gjëra duhen planifikuar që më parë, në bashkëpunim me banorët e zonës. Sepse rreziku është, që kur është vetëm një investitor dominant, atëherë rajoni zhvillohet në një drejtim që mund të mos përkojë me interesat e banorëve të zonës.
Anna Klein është profesore turizmi, e specializuar në menaxhimin destinacioni, pranë IU, Universiteti Ndërkombëtar i Shkencave të Aplikuara, dega Mynih dhe Zëvendëspresidente e Shoqatës Gjermane për Shkencat e Turizmit (DGT)./DW
The post Shqipëri: “Befas na dilnin përpara kuaj…” appeared first on Albeu.com.
U bëmë për 1 lek!
Nga Lutfi Dervishi:
Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit të naftës me 1 lek, ose 0.008 euro kapi të papërgatitur ekspertët, analistët vendas dhe të huaj, shoqatat e biznesit dhe të turistëve dhe sigurisht edhe opozitën dhe popullin opozitar! Edhe vetë qeveria mbeti pa fjalë.
Shoqatat e Turizmit në Shqipëri njëzëri e përshëndetën vendimin e bordit për të ulur çmimin e naftës me 1 lek dhe e quajtën lajmin më të mirë të sezonit. Tanimë, edhe Jugu i vendit që ka patur një sezon të vështirë, do të rigjallërohet. Me 1 lek më shumë në xhepat e tyre turistët vendas do të shpenzojnë më shumë.
Më herët Banka e Shqipërisë, ndërsa përshëndeti vendimin e Bordit si një vendim historik me implikime pozitive në spiralin e pritshëm të rritjes ekonomike, bërë një sqarim të detajuar në një përpjekje për të mos mbiçmuar lekun dhe për të mos e dëmtuar më tej euron dhe dollarin.
Deri dje kur flisnim për 1 lek, sqaroi një zyrtar i Bankës, kishim ne mendje monedhën me peshë 3.00 gr, me diametër 18 mm, me formë të sheshtë që është prej materiali përzierje baker-zink (çelik i veshur me baker) dhe që është në qarkullim në Shqipëri prej vitit 1997. Por sot me vendimin e Bordit të Transparencës, flasim për një monedhë që merr vlerën e arit të zi. Sot motorrët e ekonomisë shqiptare janë vënë në lëzizje dhe janë gati për një hop cilësor.”
“Kjo është shenja më e sigurtë se ne tani po dalim nga kriza që ka kapur gjithë botën. Për këtë arsye qeveria tërhiqet nga paketa e dytë mbështetëse që kishte planifikuar për pensionistët dhe bizneset, sepse thjesht tani nuk është më nevoja. Ky lajm i bordit, – tha një zëdhënës i qeverisë- është edhe një shuplakë për opozitën që na është qepur me gurë në trastë dhe na ka bërë për një lek në sytë e shqiptarëve”.
Agjencitë turistike raportuan për një lum kërkesash për të ardhur në Shqipëri! “Nuk ka më dhoma të lira deri në fund të shtatorit” – tha kryetari i shoqatës së agjencive turistike!
Konfindustria e cilësoi lajmin si ogur të mbarë për ekonominë e vendit dhe një garanci më shumë për investitorët e huaj që pritet të vërshojnë në Shqipëri.
“Klima e biznesit e rënduar nga konflikti i tejzgjatur politik, dhe akuzat krejt të pabaza për korrupsion në çështjen e incineratorëve, është përmirësuar në nivelin e vendeve nordike”.
Turistët e ndodhur në Shqipëri, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me të mësuar lajmin se nafta është ulur me 1 lek, u dyndën në 1370 pikat e karburantit në gjithë vendin, duke bllokuar qarkullimin për disa orë. Bllokim të përkohshëm pati edhe në pikat e kalimit kufitar, pasi shtetas të vendeve fqinjë nxituan të furnizoheshin me naftë në Shqipëri!
Tronditja që kaploi Shqipërinë u pasua menjëherë nga një tërmet i fortë në tregjet financiare dhe në vetë bursën e naftës. Euro dhe dollari pësuan rënien më të madhe karshi lekut që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Për shkak të mbylljes së bursave aziatike, jeni japonez doli më pak i dërrmuar pas këtij vendimi befasues të Bordit të Transparencës. Çmimi i naftës në bursë ra 8.7 USD për fuçi.
Komisioni Europian, G-7 dhe G-20 me një deklaratë të përbashkët, përshëndetën vendimin e Bordit dhe vlerësuan kontributin e ekonomisë shqiptare “në këtë kohë kur nga fronti i ekonomisë në përgjithësi dhe energjisë në veçanti marrim vetëm lajme shqetësuese.”
Një burim i Komisionit të BE-së, në kushtet e anonimatit, pranoi se me këtë lëvizje Shqipëria “ka bërë aq sa për të hapur dhe mbyllur 15 kapituj menjëherë”.
Vëzhguesit e jetës politike shqiptare nga Brukseli thanë se “1 lekshi” pritet që të ulë temperaturat e larta politike në vend.
“Protestat që po planifikonte, shoqëria civile dhe partitë e opozitës tashmë mund të quhen të asgjesuara, dhe në anën tjetër, temë debati në ditët e nxehta të gushtit, pas vendimit historik të Bordit, nuk pritet të jenë më as zjarret, as skandalet e supozuara, as akuzat për korrupsion. Të gjithë tani do të flasin për 1 lekshin. Të jemi të sinqertë deri në fund, Shqipëria me këtë vendim na ka bërë për 1 lek”
P.S. Me rastin e vendimit historik të Bordit të Transparencës, qeveria do të organizojë më 13 gusht një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
/albeu.com
The post U bëmë për 1 lek! appeared first on Albeu.com.
Doni të fitoni një punë të re? Si të shkruani një letër të mirë motivuese
Letrat motivuese konsiderohen shpeshherë kyçe për pranim në universitet, për të fituar bursë apo ndonjë vend pune.
Këto letra njihen ndryshe edhe si letra aplikimi.
Një pjesë e mirë e studentëve harxhojnë shumë energji për të shkruar këtë letër dhe prapëseprapë mund të mos jenë të kënaqur me rezultatin.
Shkruajnë, heqin paragrafë, janë në kërkim të ideve, i kap paniku se çfarë të vendosin në fillim e çfarë në fund të letrës.
Venera Kolshi – Shala, e cila merret me këto letra në baza ditore në agjencinë për konsulencë në fushën e arsimit, Wiseword Kosova, këshillon që ky dokument të mos përfundohet brenda një dite.
“Duhet ta shkruani një herë, ta lini që të kalojë një kohë, një ditë mbase, të nesërmen që t’i ktheheni që të shihni ku keni mundur të gaboni, në mënyrë që ta korrigjoni atë”.
Çfarë duhet të ketë kjo letër?
Në letrën motivuese një person tregon kush është, pse po aplikon për një program të caktuar, cilat janë aftësitë, interesat dhe planet që ka në kokë. Ata që punojnë në zyrat e pranimit këshillojnë që çfarëdo elementi që përmendet, të qartësohet sa më shumë.
Tove Karnerud, koordinatore në Departamentin për Administrim Biznesi në Universitetin Lund në Suedi, ka treguar për Radion Evropa e Lirë se çfarë ia merr vëmendjen kur lexon një letër motivuese.
“Një letër që tregon se kush jeni me të vërtetë dhe që nuk përdor fraza të thata. Frazat e thata janë goxha të shpeshta… se ju jeni njeri pozitiv. Nëse jeni njeri pozitiv, na tregoni si jeni pozitiv në mënyrë që unë ta kuptoj. Është, po ashtu, e rëndësishme të tregoni pse e doni këtë program në veçanti, jo vetëm pse dëshironi të shkoni në Universitetin Lund apo në universitete tjera. Pse pikërisht këtë program? Çfarë të intereson aty? A e keni lexuar kurrikulën? A është ndonjë lëndë? A është ndonjë kah i programit? A janë mësuesit?”.
Sipas Shërbimit për Pranime në Universitete dhe Kolegje në Britani të Madhe – organizatë që merret me procesin e aplikimit në këtë shtet – shfaqja e interesimit për drejtimin që zgjidhni është gjë shumë e rëndësishme.
Nisni duke treguar pse e keni zgjedhur atë drejtim.
Në hyrje tregoni për motivin që keni për të studiuar aty dhe se e kuptoni drejtimin
Flisni me entuziazëm nga fillimi dhe
Lidheni fillimin e letrës me fundin e saj
Po gjërat që nuk duhet përmendur në këtë letër?
“Në letrën motivuese është mirë që të shmangemi prej pjesëve që kanë të bëjnë me politikën, racizmin ose religjionin. Këto janë disa çështje që nuk duhen në një letër motivuese, por edhe pjesa e humorit, ose diçka e tillë, mund të keqinterpretohet kështu që më mirë është që të shmanget”, thotë Kolshi-Shala.
Kontrolloni mirë faqen e universitetit para aplikimit
Tove Karnerud nga Universiteti Lund tregon se disa universitete e kanë praktikë që në faqet e tyre të bashkëngjisin një format të letrës, përmes së cilës marrin përgjigjet që duan.
“Ne jemi në kërkim të përgjigjeve specifike. Shembull në një program ne pyesim: Çfarë kursesh keni kryer që mund t’ju kenë përgatitur për këtë? Kjo na ndihmon të vlerësojmë nëse ata kanë njohurinë e nevojshme të përfundojnë studimet master në atë program”, ka thënë Karnerud.
Nëse nuk ka format të veçantë, Venera Kolshi – Shala nga Wiseword Kosova, tregon më shumë për trupin e një letre të tillë.
“Çdo letër motivuese duhet ta ketë një format, strukturë. Gjithmonë është parahyrja ku mund të ceken informatat se kush je ti, kujt po ja adreson. Mandej është hyrja. Në hyrje ceket institucioni që i drejtohet dhe në pikë të shkurtra se kush je ti, kush është motivi yt dhe pastaj kalojmë në pjesën e mesit të letrës ose thelbi. Aty është pjesa që në fakt e tërheq vëmendjen e lexuesit”.
Një letër motivuese nuk duhet të ketë më shumë se 150-250 fjalë, apo një faqe A4.
Edhe me fonte duhet pasur kujdes.
Rekomandohen:
Times New Roman
Tahoma
Arial
Calibri
Madhësia e shkronjave duhet të jetë 11 ose 12.
Për të aplikuar në shumicën e universiteteve jashtë Kosovës, letrat duhet shkruar në letrën angleze dhe ajo nuk është gjuha e parë e studentëve nga Kosova.
Aplikacionet si Grammarly apo ProWritingAid, mund të ndihmojnë në shmangien e gabimeve drejtshkrimore.
Mos përsërisni të gjitha detajet e CV-së
Në dosjen e aplikimit për bursë apo studime universitare, një student duhet të ketë edhe një CV, notat e shkollimit deri në atë periudhë dhe nivelin e gjuhës angleze.
Zonja Karnerud nga Universiteti Lund këshillon që në letrën motivuese të mos përsëriten të gjitha detajet e CV-së.
“Disa shkruajnë letra vetë dhe pak a shumë përsërisin atë që kanë nëpër CV-të e tyre. Disa tregojnë sa shumë e duan Universitetin Lund dhe ne nuk e kërkojmë as këtë. Ne jemi në kërkim të studentëve që janë të interesuar në programet tona apo në programin ku aplikojnë”.
Shtatë sekonda për impresionim
Sipas faqes ResumeLab, nga 200 vendimmarrës të anektuar, 83 për qind e tyre kanë thënë se një letër e mirë motivuese mund t’ia sigurojë intervistën një kandidati.
Linda Spencer, e cila ka punuar për kohë të gjatë si këshilluese e karrierës në Universitetin e Harvardit ka thënë se një punëdhënësi i duhen shtatë sekonda për të parë aplikacionin tuaj.
Ose vazhdojnë lexojnë, ose letrën e flakin tutje. /REL
The post Doni të fitoni një punë të re? Si të shkruani një letër të mirë motivuese appeared first on Albeu.com.
U zhgënjye nga vajza që pëlqente dhe u hodh nga kati i 23-të, mbijeton 11-vjeçari
Një lajm tronditës ka zgjuar sot Rusinë. Një djalë 11-vjeçar u hodh nga e kati i  23-të dhe raportohet se është në gjendje të rëndë në spital.
Pavarësisht rënies së rezikshme djali ka  mundur të mbijetoi ndërsa mediat e tjera shkruajnse ra mbi një kamion të parkuar poshtë dritares.
Nxënësi i quajtur Mazar, pësoi fraktura dhe po trajtohet në shpital pasi gjendja e tij është mjaft serioze, edhe pse është i vetëdijshëm dhe mund të flasë.
Policia po heton rastin, ndërsa zyrtarët lokalë besojnë se fëmija u hodh pasi la një shënim të shkruar prindërve të tij. “Faleminderit që më dhatë fëmijërinë time”, shkruhej në shënimin.
Mediat e huaja shkruajn se në këtë letër ai shpjegontë se një vajzë që donte t’i kërkonte një takim dhe më vonë të martohej me të, pëlqente dikë tjetër. Autoritetet besojnë se djali ishte përjashtuar nga shkolla dhe vendosi të hidhej nga kati i 23-të i ndërtesës.
Kamerat e sigurisë jashtë ndërtesës regjistruan pamje./albeu.com/
The post U zhgënjye nga vajza që pëlqente dhe  u hodh nga kati i 23-të, mbijeton 11-vjeçari appeared first on Albeu.com.