Shkolla Archives - Albeu.com

Alarm për bombë te “Edith Durham” në ditën e parë të shkollës! Antiterrori arreston autorin e thirrjes (EMRI)
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës, në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Durham. Menjëherë policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse, ku telefonata rezultoi alarm i rremë.

Uniformat blu të e Tiranës, kanë përgjuar numrin e denoncuesit ku u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani.

Ky person është arrestuar nga Policia dhe shërbimet e Antiterrorit.

Jatagani rezulton i shoqëruar disa herë nga Policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë.

The post Alarm për bombë te “Edith Durham” në ditën e parë të shkollës! Antiterrori arreston autorin e thirrjes (EMRI) appeared first on Albeu.com.

AKK kritikon mungesën e dokumentacionit pedagogjik edhe në javën e dytë të mësimit
<html><head></head><body>

Edhe pas përfundimit të javës së parë të vitit të ri shkollor, në shumë shkolla të Kosovës vijon të mungojë dokumentacioni themelor pedagogjik, ka bërë të ditur Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se shkollat ende nuk kanë në dispozicion librat e klasës dhe librat amë, dokumente të domosdoshme për organizimin dhe regjistrimin e rregullt të procesit mësimor.

Ibrahimi ka vlerësuar se vonesa nuk mund të shpjegohet thjesht me arsye teknike. Sipas tij, ajo pasqyron mungesë të planifikimit, bashkërendimit dhe përgjegjësisë nga institucionet përkatëse.

“Edhe në javën e dytë të vitit të ri shkollor, shkollat në komunat e Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesën e dokumentacionit bazë pedagogjik”, ka thënë drejtori i AKK-së.

Ai ka theksuar se barra e kësaj gjendjeje po bie mbi komunat, drejtuesit e institucioneve arsimore, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.

AKK-ja i ka kërkuar Ministrisë që dokumentacioni pedagogjik të sigurohet dhe të dërgohet pa vonesë në shkollat e komunave të Kosovës.

Gjithashtu, Asociacioni ka kërkuar nga MASHTI që t’i informojë komunat për datën e saktë të furnizimit, të japë sqarime publike për shkaqet e vonesës dhe të vendosë një komunikim të rregullt me drejtoritë komunale të arsimit.

“Viti shkollor nuk mund të fillojë me improvizime. Institucionet përgjegjëse duhet t’i përmbushin obligimet e tyre para se nxënësit të hyjnë në klasa, e jo pasi të ketë filluar java e dytë e mësimit”, është shprehur Ibrahimi.

Sipas tij, sistemi arsimor ka nevojë për planifikim dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa neglizhenca dhe improvizimi nuk janë zgjidhje.

</body></html>

The post AKK kritikon mungesën e dokumentacionit pedagogjik edhe në javën e dytë të mësimit appeared first on Albeu.com.

AVONET kërkon sqarime nga MAShTI për mungesën e ditarëve në shkolla
<html><head></head><body>

AVONET ka reaguar për mungesën e ditarëve shkollorë në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës, edhe katër ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor.

Sipas rrjetit të organizatave qeveritare, ditari është një instrument themelor për regjistrimin, dokumentimin dhe menaxhimin e procesit mësimor. AVONET e cilëson të papranueshme që mësimdhënësit të mos e kenë këtë mjet pune disa ditë pas fillimit të mësimit, duke ngritur shqetësime serioze për planifikimin dhe bashkërendimin institucional.

“Katër ditë pa një mjet bazë të punës janë tregues i një dështimi në planifikim dhe koordinim institucional”, thuhet në reagimin e AVONET-it.

Organizata kërkon përgjigje nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me arsyen pse ditarët nuk u siguruan dhe nuk u shpërndanë para nisjes së procesit mësimor, si dhe për personat që mbajnë përgjegjësi për këtë vonesë.

AVONET vlerëson se kjo mungesë nuk mund të konsiderohet thjesht si një problem administrativ apo si një vonesë pa rëndësi.

“Është e pakuptimtë që në Kosovë të flitet për reforma të thella në arsim, digjitalizim, rritje të cilësisë dhe modernizim të sistemit arsimor, ndërkohë që shkollat përballen me mungesën e mjeteve elementare për zhvillimin dhe dokumentimin e procesit mësimor”, thekson organizata.

AVONET i kërkon Ministrisë së Arsimit të publikojë urgjentisht arsyet e mungesës së ditarëve, masat që janë marrë për furnizimin e shkollave, afatin konkret brenda të cilit të gjitha institucionet arsimore do të pajisen me to, si dhe të sqarojë përgjegjësinë institucionale për këtë situatë.

Sipas organizatës, nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit kanë nevojë për institucione të përgjegjshme, të organizuara dhe të afta për t’i përmbushur detyrimet në kohë, e jo për arsyetime.

</body></html>

The post AVONET kërkon sqarime nga MAShTI për mungesën e ditarëve në shkolla appeared first on Albeu.com.

ZKA për sigurinë në shkolla: 33% e 771 nxënësve të anketuar raportuan dhunë ose bullizim
<html><head></head><body>

Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë publike rezultatet e auditimit me titull “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë”, i cili përfshin klasat VI-XII dhe periudhën 2022-2025.

Gjatë tryezës së diskutimit, drejtoresha e Auditimit, Ariana Gjonbalaj, deklaroi se 33% e 771 nxënësve të anketuar në Gjakovë, Ferizaj dhe Prishtinë kanë pohuar se janë përballur me dhunë ose bullizim.

Të dhënat e auditimit tregojnë gjithashtu se 15% e nxënësve të përfshirë në anketë nuk ndihen të lirë t’i raportojnë raste të tilla.

Në këtë tryezë u trajtuan edhe kërkesat që paraqiten më shpesh, mes tyre kontrolli i nxënësve, shtimi i kamerave dhe rojeve, ndërmarrja e masave disiplinore, organizimi i aktiviteteve kundër bullizimit, si dhe rritja e mbështetjes nga mësimdhënësit dhe psikologët.

</body></html>

The post ZKA për sigurinë në shkolla: 33% e 771 nxënësve të anketuar raportuan dhunë ose bullizim appeared first on Albeu.com.

Erisa Xhixho shpreh shqetësim për rindërtimin e shkollës “Edith Durham”: 4.9 milionë euro investim dhe 40 klasa nga 45 sa ka sot
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar për projektin e rindërtimit të shkollës “Edith Durham”, për të cilin parashikohet një investim në vlerën 4.9 milionë euro.

Sipas të dhënave të projektit, godina e shkollës, e cila aktualisht disponon 45 klasa, pas përfundimit të punimeve do të ketë 40 ambiente mësimore.

Kjo nënkupton se në strukturën e re nuk do të ketë më hapësirë për pesë nga klasat ekzistuese.

Xhixho ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohet ky projekt, duke e lidhur atë edhe me periudhën e zgjatur të mësimit me turne dhe pasojat që kjo situatë do të sjellë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit gjatë dy viteve të rindërtimit.

Ajo vë në diskutim edhe faktin se si një investim i kësaj përmase nuk çon në rritje të kapacitetit të shkollës, por, përkundrazi, në uljen e tij.

https://www.facebook.com/reel/2406303113181197/

The post Erisa Xhixho shpreh shqetësim për rindërtimin e shkollës “Edith Durham”: 4.9 milionë euro investim dhe 40 klasa nga 45 sa ka sot appeared first on Albeu.com.

Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 7 persona në Laç
Finalizohet operacioni i koduar “Perimetri 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

7 persona janë arrestuar, ndërsa u sekuestruan lëndë narkotike Cannabis Sativa, 6 automjete, celularë dhe 7 pajisje të ndryshme elektronike për lojëra fati.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike shpërndahej në zona të ndryshme në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër shkollave.

Njoftimi:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Seksioni i Mbështetjes Operacionale dhe Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Perimetri 2”.

Operacioni u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për disa shtetas që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytetin e Laçit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarie kriminale, ndalimi i 4 shtetasve dhe arrestimi në flagrancë i 2 të tjerëve, të gjithë banues në Laç, Kurbin, si të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën e ndanin në doza dhe e shitnin në zona të ndryshme në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër shkollave.

Gjithashtu, gjatë operacionit, u zbulua 1 lokal ku organizoheshin lojëra fati, me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast, u arrestua pronari i lokalit, babai i 2 prej shtetasve të arrestuar, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit, në organet kompetente.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

The post Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 7 persona në Laç appeared first on Albeu.com.

Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla
Ushqimet e skuqura në vaj të bollshëm dhe ato me shumë sheqer do të kufizohen në shkollat ​​në Angli sipas planeve të reja për rishikimin e vakteve në shkolla, sipas BBC.

Sipas propozimeve të qeverisë, frutat do të zëvendësojnë produktet me shumë sheqer për pjesën më të madhe të javës shkollore dhe shkollat ​​nuk do të lejohen më të ofrojnë çdo ditë opsione të pashëndetshme të gatshme për t’u marrë me vete si role’ me salsiçe dhe pica.

Shoqata e Udhëheqësve të Shkollave dhe Kolegjeve tha se mbështet përmirësimin e cilësisë së ushqimit shkollor, por tha se fondet shtesë për të paguar ndryshimet do të ishin “thelbësore”.

Demokratët liberalë thanë se fondet për vaktet shkollore ishin të nevojshme për t’iu përshtatur kostove në rritje, ndërsa ”Reform UK” akuzoi qeverinë se “përpiqet të mikromenaxhojë jetën e njerëzve”.

Partia e Gjelbër tha se heqja e ushqimit të pashëndetshëm nga menutë e shkollave ishte “e mirëpritur dhe e vonuar prej kohësh”.

Departamenti i Arsimit tha se ndryshimet do të nënkuptojnë që miliona fëmijë do të marrin vakte më të shëndetshme dhe më ushqyese në shkollë çdo ditë.

”Aktualisht, më shumë se një në tre fëmijë e lënë shkollën fillore në mbipeshë ose obezë, ndërsa prishja e dhëmbëve nga dietat me shumë sheqer është shkaku kryesor i shtrimeve në spital për fëmijët e moshës midis pesë dhe nëntë vjeç”, thotë DfE.

Sipas rregullave të reja, ëmbëlsirat do të kufizohen në një herë në javë, dhe më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota do të duhet të shtohen në menutë e shkollave.

Këto janë ndryshimet e para në standardet e ushqimit shkollor në një dekadë, thotë qeveria, pasi planet për t’i rishikuar ato u vonuan për shkak të pandemisë.

Ato do të zbatohen për shkollat ​​fillore dhe të mesme në Angli, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijëve.

Standardet përfundimtare të ushqimit shkollor do të shpallen këtë shtator dhe do të hyjnë në fuqi nga shtatori 2027.

The post Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla appeared first on Albeu.com.

Austria ndalon shaminë në shkolla për fëmijët nën 14 vjeç
Austria ka miratuar një ligj të ri që ndalon mbajtjen e shamisë së kokës për vajzat nën moshën 14 vjeç në të gjitha shkollat e vendit, një vendim që ka ndezur menjëherë debate të forta politike, juridike dhe shoqërore. Koalicioni qeverisës i qendrës, i përbërë nga ÖVP, SPÖ dhe Neos, e ka përshkruar këtë ndërhyrje si një “angazhim të qartë për barazinë gjinore” dhe një përpjekje për të mbrojtur vajzat nga çdo formë presioni apo shtypjeje. Por kritikët paralajmërojnë se ligji është i diskutueshëm në aspektin kushtetues dhe rrezikon të nxisë ndjenja anti-muslimane në vend.

Ligji ndalon mbajtjen e mbulesave tradicionale myslimane, si hixhabi apo burka, nga vajzat më të vogla se 14 vjeç, si në shkollat publike ashtu edhe në ato private. Në rast shkeljeje, nxënëset do të duhet të zhvillojnë biseda me drejtuesit e shkollës dhe prindërit, ndërsa përsëritja e situatës mund të çojë në përfshirjen e agjencisë së mirëqenies së fëmijëve. Masa më e ashpër parashikon gjoba që mund të arrijnë deri në 800 euro për familjen. Qeveria këmbëngul se qëllimi është fuqizimi i vajzave të reja, duke deklaruar se rreth 12 mijë nxënëse do të preken nga ndalimi.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe të përplasura. Shefi parlamentar i Neos, Yannick Shetty, ka insistuar se kjo nuk është një masë e drejtuar kundër ndonjë feje, por një mbrojtje e lirisë individuale. Në të kundërt, ekstremi i djathtë FPÖ, i cili votoi pro ligjit, e kritikoi masën si të pamjaftueshme, duke kërkuar ndalim të plote të shamive si për nxënëset ashtu edhe për mësueset dhe stafit të shkollave, me argumentin se “islami politik nuk ka vend” në institucionet arsimore. Ndërkohë, të Gjelbrit në opozitë e cilësuan ligjin “qartësisht jokushtetues”, duke kujtuar se në vitin 2020 Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar një ndalim të ngjashëm për vajzat nën 10 vjeç, me argumentin se targetonte drejtpërdrejt komunitetin mysliman.

Bashkësia zyrtare Islame në Austri, IGGÖ, reagoi ashpër duke akuzuar qeverinë se po shkel të drejtat themelore të fëmijëve dhe po përçon shoqërinë. Sipas tyre, një masë e tillë nuk fuqizon vajzat, por i stigmatizon dhe i margjinalizon. IGGÖ ka njoftuar se do të shqyrtojë në mënyrë të detajuar kushtetutshmërinë e ligjit dhe nuk përjashton marrjen e hapave juridikë për anulimin e tij. Edhe brenda qeverisë ka pasur ndjenja pasigurie, me deputetin Shetty që pranoi se “nuk dihet” nëse ligji do t’i mbijetojë testit kushtetues, edhe pse, sipas tij, është bërë “më e mira e mundshme” për të shmangur problemet ligjore të së kaluarës.

Ligji do të kalojë fillimisht në një periudhë prove për rritjen e ndërgjegjësimit, e cila nis në shkurt të vitit 2026, ndërsa ndalimi i plotë pritet të hyjë në fuqi në shtator 2026, me fillimin e vitit të ri shkollor. Debati mbi kufirin mes barazisë gjinore, lirisë fetare dhe integrimit të komuniteteve vazhdon të ndajë opinionin publik, duke e shndërruar këtë ligj në një nga çështjet më të diskutueshme të politikës austriake të viteve të fundit.

The post Austria ndalon shaminë në shkolla për fëmijët nën 14 vjeç appeared first on Albeu.com.

Fshati që po shuhet në Gjirokastër/ Nuk ka fëmijë, më i riu është 65-vjeç, mbyllet shkolla
Vetëm 7 kilometra larg Gjirokastrës ndodhet fshati Andon Poçi, aty ku jeta duket sikur është ndalur në kohë.

Shkolla 9-vjeçare e fshatit, që dikur mblidhte rreth 120 nxënës, sot është e mbyllur me dry. Në fshat nuk ka më asnjë fëmijë, ndërsa edhe të rinjtë janë larguar prej vitesh.

Më i riu në fshat është 65-vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë të moshuar mbi 70-vjeç, që jetojnë vetëm dhe punojnë tokat për të mbajtur veten.

Njëri prej atyre që e kujton me mall kohën kur fshati kishte jetë, është Nasho Shituni, ish-mësuesi i shkollës.

Ai ka dhënë mësim aty për 20 vite dhe sot, në moshën 85-vjeçare, e sheh me dhimbje gjendjen në të cilën ka mbetur godina.

“Shkolla ka qenë e rregullt, me nxënës të mirë dhe prindër të përkushtuar. Më vjen keq ta shoh kështu sot”, thotë ndër të tjera ai.

The post Fshati që po shuhet në Gjirokastër/ Nuk ka fëmijë, më i riu është 65-vjeç, mbyllet shkolla appeared first on Albeu.com.

Kushtet sanitare në shkolla: Lagështi, tualete të amortizuara dhe mungesë dokumentacioni
Nëse cilësia e arsimit matet edhe nga mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, atëherë të dhënat e fundit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, tregojnë se shumë institucione arsimore në Shqipëri vijojnë të përballen me probleme elementare higjieno-sanitare.

Gjatë vitit 2024, trupat inspektuese të ISHSH kanë zhvilluar 12,365 inspektime dhe 765 riinspektime në të gjithë vendin, duke kontrolluar shkolla, institucione parashkollore, Universitete, ambiente akomodimi dhe shërbimi, qendra shëndetësore, institucione të përkujdesjes sociale, subjekte farmaceutike, si dhe biznese që ofrojnë shërbime estetike e berberësh.

Objektivi i këtyre inspektimeve, ka qenë garantimi i kushteve të duhura higjieno-sanitare dhe sigurimi i shërbimeve të cilësisë për qytetarët, veçanërisht në mjediset ku rreziku për shëndetin publik është më i lartë.

ISHSH e ka përqendruar vëmendjen në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm, krijimin e kushteve optimale të mësimit dhe çlodhjes në institucionet arsimore, si dhe kontrollin e standardeve higjienike në vendet e punës.

Një peshë të konsiderueshme në totalin e inspektimeve e zënë institucionet e arsimit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë kryer 4,033 inspektime dhe riinspektime në shkolla, çerdhe, kopshte, Universitete dhe konvikte, me qëllim sigurimin e zbatimit të legjislacionit për kushtet shëndetësore të mësimit dhe jetesës së nxënësve. Nga këto, 3,944 ishin inspektime të rregullta, ndërsa 89 riinspektime.

Sipas të dhënave të ISHSH, Qarku i Tiranës, mban numrin më të lartë të kontrolleve (701 gjithsej), ndjekur nga Vlora, Shkodra dhe Durrësi.

Por përtej shifrave, gjetjet ngrenë shqetësime të njohura, por ende të pazgjidhura: shumë shkolla kanë ndërtesa të amortizuara, prani lagështie në klasa dhe korridore, tualete në gjendje të rënduar, si dhe mungesë furnizimi me ujë të rrjedhshëm apo të ngrohtë.

Në disa raste, institucionet nuk dispononin dokumentacionin e detyrueshëm higjieno-sanitar as për ambientet, as për personelin, ndërsa në çerdhe dhe kopshte janë konstatuar mangësi në dosjet e fëmijëve, përfshirë mungesën e vërtetimeve të vaksinimit dhe analizave periodike.

Në total, gjatë vitit 2024 janë vendosur 7 masa administrative me gjobë, 6 vendime për mbyllje provizore dhe 439 paralajmërime, duke reflektuar një numër të konsiderueshëm rastesh ku standardet nuk janë respektuar.

Raporti i ISHSH tregon se, pavarësisht ndërgjegjësimit më të lartë për çështjet e higjienës dhe kontrollit sanitar, infrastruktura arsimore dhe kujdesi për ambientet ku qëndrojnë fëmijët vijojnë të mbeten një ndër hallkat më të dobëta të sistemit publik.

Dhe ndërsa inspektimet vazhdojnë, gjetjet e tyre dëshmojnë se për shumë institucione, standardet shëndetësore mbeten më shumë një detyrim formal sesa një praktikë e konsoliduar./ Monitor

The post Kushtet sanitare në shkolla: Lagështi, tualete të amortizuara dhe mungesë dokumentacioni appeared first on Albeu.com.