shkodrane Archives - Albeu.com

Me VIDEO/ Dalin pamjet kur Benet Beci “zbythet” nga shkodranët në Postribë: “Ik, shporru se nuk ke fytyrë ti”
Shkodranët kanë kujtuar sot 78 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri, atë të Postribës. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë banorë të zonës, intelektualë të Shkodrës dhe përfaqësues të larta të Partisë Demokratike.

Mirëpo, në një moment atje ka shkuar dhe kryebashkiaku Benet Beci, i cili nuk ka duruar dot të përfundonte as këndimi i himnit kombëtar, sepse banorët kanë nisur të kërkojnë në kor largimin e tij.

“Ik, ik, shporru se nuk ke fytyrë ti”, dëgjohet të thonë në kor banorët, derisa kryebashkiaku socialist vendos të largohet me makinën e tij.

Demokratët e kanë konsideruar si provokim praninë e Benet Becit në këtë aktivitet, për përkujtimin e kryengritjes së parë antikomuniste të Shqipërisë, si përfaqësues të një pushteti që ka persekutuar Shkodrën dhe shkodranët.

Edhe ish-kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka reaguar sërish për provokimet e rilindjes në festën e Postribës.

“Ikën i përzënë me bisht ndër shalë pa pritur të mbarojë as Himni Kombëtar, mbasi provokoi njerëzit liridashës të Shkodrës e Postribës dhe dha urdhër për arrestime.

Ti shoku Benet ishe aty i dërguar nga partia për të provokuar dhe përdhosur vuajtjet e popullit të Shkodrës, Postribës e Malësisë.

Ti nuk di çfarë është respekti sepse je një pelivan politik që sot përfaqëson persekutorët e Shkodrës dhe Postribës. Ti shoku Benet, përfaqëson narkoshtetin dhe persekutorët e Shkodrës dhe shkodranët po të njohin dita ditës”, shkruan Spahia ne shënimin e tij në facebook.

Kryengritja antikomuniste e Postribës në rrethin e Shkodrës është një nga kryengritjet e para dhe të pakta ndaj regjimit komunist. Me në krye Shaban Haxhinë, pjesëmarrës në Luftën e Koplikut 1920 dhe në rezistencën kundër pushtimit Italian në Shkodër, 1939. Më 9 Shtator kryengritësit sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve politikë.

Revolta u shtyp me gjak nga ushtria, por jo vetëm kaq. Filluan reprezalje ndaj popullsisë së Postribës, me djegien e shtëpive të fshatit, gjyqe ushtarake, pushkatime, burgime dhe internime pa masë, si një kundërpërgjigje e diktaturës komuniste për kryengritjen.

The post Me VIDEO/ Dalin pamjet kur Benet Beci “zbythet” nga shkodranët në Postribë: “Ik, shporru se nuk ke fytyrë ti” appeared first on Albeu.com.

Tri “shkodranë” për Shkodrën pa llogaritur… kryeministrin
Nga Lutfi Dervishi

Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të momentit- fituesin e reality show-t dhe kryebashkiakun e ri të Shkodrës, ngall kuriozitet për të kuptuar se çfarë ka ndërmend të bëjnë njeriu që qeveris vendin, njeriu më i famshëm për momentin dhe njeriu që do të drejtojë kryeqytetin e Veriut.

Tema e podcastit të shtatë pritej më e qetë, në analogji me ditën e 7-të: “Pasi krijoi qiejt dhe tokën, së bashku me të gjitha krijesat e gjalla, Zoti vuri re se puna e tij ishte kryer dhe e shpalli ditën e shtatë si ditë pushimi.

Podcasti “Blu Brothers”, një gjetje që bashkon protagonistin e “djathtë” shkodran të Big Brother me të “djathtin” e sapo zgjedhur si kryebashkiak, nuk zhgënjen.

Tema e intervistës me Luis Ejllin dhe Benet Becin ishte Shkodra.

Në 44 minuta, Shkodra vetëm nga intervistuesi (kryeministër) u përmend 20 herë. Ideja kontrolluese e bisedës ishte: “Ne (të tre) e kemi Shkodrën në zemër dhe në mendje”.

Podcasti shërbeu edhe për përsëritjen e mesazheve/batuta të fushatës përmes podcastit. “Ky është i djathtë, por këtë radhë qyteti ka votuar jo me zemër, por me mendje”, “Po të pyes si një i djathtë që ka votuar…”,  “The se isha i djathtë, por në punë je futur në kohën e qeverisë së majtë…”.

Edhe shigjeta kryesore që kryeministri kishte në zgjedhje u fut “natyrshëm” në podcast, përmes pyetjeve të shkurtra informuese për Luizin:

-Ti e ke familjen në Amerikë?

-Po.

-Po a shkon atje….?

-Po.

-Domethënë e merr vizën?

-Unë nuk jam “non grata”.

Intervistuesi ja arriti qëllimit deri tek minutat e fundit të bisedës.

Tejet i qartë në objektiv, (Shkodra) duke kombinuar pyetjet e gjata me të shkurtra (pse? kush?), dëgjimin me vëmendje dhe me pyetje follow-up, gjuajtjen e “lajmit”, me rrëfëmin e shkurtër, ironinë me autoironinë (unë kam mbarur punë me flokët).

Tek minutat e fundit intervistuesi veshi xhaketën e kryeministrit dhe tregoi llërët e politikanit që mban gjithmonë lapsin në dorë: “projektet e mëdha i bëj vetë”.

“Ti do të rrish në Shkodër, këtë mos ta diskutojmë se e kam gati zëvëndësuesin…” dhe (pyetja drejtuar Luizit)“çfarë do doje ti nga Beneti, se nderin ja ktheve s’mund t’i kthesh nderin gjithë jetën? Ja lave jeni zero-zero”.

Podcast nis me kuriozitet për fëmijërinë e dy protagonistëve që intervistuesi kërkon t’i lidhë me Shkodrën edhe pse kryebashkiaku i ri  është rritur në Tiranë.

“…po më përpara (Benet) në fëmijëri ke shkuar në Shkodër”?

Mes dy “shkodranëve”  të sotëm edhe intevistuesi kthehet 32 vite pas dhe e fut veten mes shkodranëve anti-regjim në meshën e parë të Dom Simon Jubanit në Shkodër në dhjetor të ‘90.

Por nga minuta e parë deri tek e fundit, biseda ofron sa aftësitë e intervistuesit, edhe një lloj droje për t’u futur në batuta me Luiz Ejllin.

-Kjo martesa sapo dole është e vërtetë apo vazhdim i spektaklit?

Pyetja është një ngritje topi për Luizin që ja kthen duke futur në lojë Lali Erin.

Intervistuesi e nuhat që nuk duhet ta vijojë ping-pongun dhe kalon nga Beneti, tashmë nuk e pyet, por i dikton si kryeministër: “Duhet të shoh faturën e dritave që konsumon duke ndenjur në Shkodër dhe jo si disa (kryebashkiakë) që shkojnë dhe vijnë në Tiranë.

Mbyllja e podcastit janë fjalët që intervistuesi kryeministër ja “grabit” çdo kritiku: “Këta ishin të ftuarit sot dhe besoj se jo për meritën time, kjo do të jetë një ngjarje në historinë e podcastit dhe do të ndiqet shumë, sepse vazhdon një kuriozitet i caktuar që unë nuk kam lidhje, por që natyrisht regjimi i shfrytëzon të gjitha dhe të gjithë”.

Nëse do të kishte më shumë kohë Kryeministri pa dyshim për pasionin e dukshëm që ka dhe për mungesën e konkurrencës mund të arrijë të bëj intervista dhe biseda shumë të  mira.

Pyetja: Nëse kohën e podcasteve do t’i kushtohej qeverisjes, natyrisht merr përgjigje të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.

The post Tri “shkodranë” për Shkodrën pa llogaritur… kryeministrin appeared first on Albeu.com.