shkencetari japonez Archives - Albeu.com

Shkencëtarët japonezë ia nisin “punës”, a do të lindin bebe nga dy baballarë?
Një studiues japonez ka njoftuar se ka krijuar vezë të qëndrueshme nga qelizat e minjve meshkuj.

Ky është krijimi i parë laboratorik i ovociteve të gjitarëve nga qelizat mashkullore.

Hapi tjetër, jo i lehtë, do të jetë ndjekja e diçkaje të ngjashme me qelizat njerëzore, pasi ekziston, ndër të tjera, rreziku i shkaktimit të ndryshimeve gjenetike të padëshiruara.

Hulumtimi, i cili është ende në fazat e hershme, ka të bëjë me shndërrimin e kromozomeve XY mashkullore në XX femërore.

Ky zhvillim i hap rrugën çifteve meshkuj që të kenë fëmijët e tyre dhe jo më nëpërmjet birësimit.

Njoftimi u bë nga profesori Katsuhiko Hayashi i Universitetit të Osakës, i cili gëzon një reputacion ndërkombëtar në fushën e tij, në një konferencë të Institutit të Gjenetikës Francis Crick në Londër, sipas BBC dhe Guardian.

Profesori George Daly i Shkollës Mjekësore të Harvardit, SHBA, vuri në dukje se si do të kalojë shumë kohë përpara se shoqëria të përballet në praktikë me zgjedhjen e foshnjave nga dy baballarë.

Vetë Hayashi deklaroi se puna e tij është në një fazë shumë të hershme. Vezët që ai krijoi janë të cilësisë së ulët dhe teknika aktualisht nuk mund të përdoret në mënyrë të sigurt te njerëzit.

Megjithatë, ai shprehu optimizëm se vështirësitë aktuale mund të kapërcehen për dhjetë vjet dhe se një teknikë riprodhuese për çiftet e të njëjtit seks do të bëhet e disponueshme përfundimisht.

“Nëse njerëzit e duan dhe shoqëria e pranon një teknologji të tillë, unë jam dakord ”, tha shkencëtari japonez.

Megjithatë, ai u shfaq në mëdyshje në lidhje me metodën e përdorur nga një burrë për të krijuar një fëmijë nga sperma e tij dhe vezët e krijuara artificialisht.

“Teknikisht kjo është e mundur,” tha ai. “Por nuk jam i sigurt nëse është diçka e sigurt apo e pranueshme shoqërore në këtë fazë”.

Metoda përfshin marrjen e një qelize të lëkurës nga një brejtës mashkull dhe kthimin e saj në një qelizë staminale pluripotente që mund të shndërrohet në lloje të tjera qelizash. Këto qeliza si meshkuj kanë kromozome XY.

Më pas studiuesit fshijnë kromozomin Y të këtyre qelizave, dyfishojnë X dhe në fund “ngjisin” dy X-të së bashku. Kjo lejon që qeliza staminale të riprogramohet për t’u bërë vezë.

Qelizat më pas rriten në një organoid ovarian që imiton kushtet në vezoret e miut. Kur vezët u fekonduan me spermë, u krijuan 600 embrione, nga të cilët lindën shtatë minj (një shkallë e ulët suksesi prej rreth 1%). Megjithatë, këta brejtës dukeshin të shëndetshëm dhe kishin një jetëgjatësi normale, dhe ata vetë kishin pasardhës.

Teknika mund të ndihmojë gjithashtu çiftet jopjellore të seksit të kundërt, në të cilat gruaja nuk është në gjendje të prodhojë vezët e saj për shkak të një problemi serioz siç është sindroma Turner (ku mungon një kopje e kromozomit X). Por do të kalojnë vite derisa (dhe nëse) një trajtim i tillë i ri i infertilitetit të bëhet i disponueshëm. Shkencëtarë të tjerë e konsiderojnë horizontin kohor të dekadës shumë optimist, duke pasur parasysh se vezët e qëndrueshme njerëzore nga qelizat femërore nuk janë krijuar ende në laborator./Albeu.com/

The post Shkencëtarët japonezë ia nisin “punës”, a do të lindin bebe nga dy baballarë? appeared first on Albeu.com.